Broshurë mbi llojet e gjakut të natyrshëm të femrave (Shqip)

Broshurë mbi llojet e gjakut të natyrshëm të femrave

  • earth Gjuha
    (Shqip)
  • earth Autori::
    الشيخ محمد بن صالح العثيمين
PHPWord

 

رِسَالَةٌ فِي الدِّمَاءِ الطَّبِيعِيَّةِ لِلنِّسَاءِ

 

Broshurë mbi llojet e gjakut të natyrshëm të femrave

 

 

بِقَلَمِ فَضِيلَةِ الشَّيْخِ العَلَّامَةِ

مُحَمَّدِ بْنِ صَالِحٍ العُثَيْمِينِ

غَفَرَ اللَّهُ لَهُ وَلِوَالِدَيْهِ وَلِلمُسْلِمِينَ

 

Nga alamet shejhu

Muhamed ibn Salih Uthejmini

Allahu e faltë atë, prindërit e tij dhe mbarë muslimanët!

 


بِسْمِ اللهِ الرَّحمَنِ الرَّحِيمِ

Broshurë mbi llojet e gjakut të natyrshëm të femrave

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimet i takojnë Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë dhe tek Ai pendohemi. I mbështetemi Allahut të na mbrojë prej të këqijave të vetes sonë dhe punëve tona të liga. Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk e nxjerr nga rruga e drejtë, ndërsa atë që Ai e nxjerr nga rruga e drejtë, askush nuk e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, i Cili është i Vetëm pa ortak. Dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i ndjekin ata me vepra të mira deri në Ditën e Gjykimit.

Llojet e gjakut që shfaqen te femra si: gjaku i menstruacioneve, gjaku i çrregullt (hemorragjia) dhe gjaku i lehonisë, janë nga ato çështje që kanë rëndësi të veçantë dhe është e nevojshme që të sqarohen dhe të njihen dispozitat e secilit prej tyre. Si dhe të bëhet dallimi midis mendimeve të sakta dhe të gabuara nga mendimet e dijetarëve që kanë folur për to, duke u mbështetur në saktësimin apo dobësimin e mendimeve të tyre në dritën e argumenteve që ceken në Kuran dhe në Sunet.

1- Sepse Kurani dhe Suneti janë dy burimet themelore mbi të cilat ndërtohen dispozitat e Allahut të Madhëruar, me të cilat i ka ngarkuar robërit e Tij dhe i ka kërkuar atyre ta adhurojnë Atë përmes tyre.

2- Dhe sepse mbështetja në Kuran dhe në Sunet është qetësi për zemrën, kënaqësi për shpirtin dhe lirim nga përgjegjësia.

3- Dhe sepse burimet e tjera veç Kuranit dhe Sunetit nuk janë argument absolut, dhe për rrjedhojë ato vetë kanë nevojë për mbështetje nga Kurani dhe Suneti.

Argumenti absolut gjendet vetëm në fjalën e Allahut të Lartësuar dhe në fjalën e Pejgamberit ﷺ, si dhe në fjalën e dijetarëve nga mesi i sahabëve, sipas mendimit më të saktë, me kusht që fjala e tyre të mos bie ndesh me Kuranin dhe Sunetin. Dhe me kusht që të mos bie ndesh me fjalën e një sahabiu tjetër. Nëse ajo që gjendet në Kuran dhe në Sunet bie ndesh me fjalën e sahabiut, atëherë bëhet i detyrueshëm zbatimi i asaj që gjendet në Kuran dhe në Sunet. Nëse atij mendimi i kundërvihet fjala e një sahabiu tjetër, atëherë kërkohet të bëhet krahasimi (peshimi) ndërmjet dy mendimeve, dhe merret ai që është më i saktë prej tyre; për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴿...فَإِن تَنَٰزَعۡتُمۡ فِي شَيۡءٖ فَرُدُّوهُ إِلَى ٱللَّهِ وَٱلرَّسُولِ إِن كُنتُمۡ تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ وَأَحۡسَنُ تَأۡوِيلًا﴾

"Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur." (En Nisa, 59)

Kjo është një broshurë e përmbledhur mbi shpjegimet e nevojshme të këtyre llojeve të gjakut dhe dispozitat fetare të tyre. Ajo përbëhet nga kapitujt e mëposhtëm:

Kapitulli i parë: Përkufizimi i menstruacioneve dhe urtësia e tyre.

Kapitulli i dytë: Koha e menstruacioneve dhe afati i tyre.

Kapitulli i tretë: Situata të papritura gjatë menstruacioneve.

Kapitulli i katërt: Dispozitat e menstruacioneve.

Kapitulli i pestë: Gjaku i çrregullt (hemorragjia) dhe dispozitat fetare të tij.

Kapitulli i gjashtë: Lehonia dhe dispozitat e saj fetare.

Kapitulli i shtatë: Përdorimi i barnave që parandalojnë menstruacionet apo që i përshpejtojnë ato, si dhe përdorimi i barnave që parandalojnë shtatëzaninë ose që shkaktojnë abort.

 

Kapitulli i parë: Përkufizimi i menstruacioneve dhe urtësia e tyre.

Menstruacionet (ar. hajd) në aspektin gjuhësor nënkuptojnë: rrjedhje dhe derdhje e diçkaje.

Ndërsa në aspektin fetar, "menstruacionet" janë gjaku që i del femrës në mënyrë të natyrshme, pa kurrfarë shkaku, në kohë të caktuara. Pra, është gjak i natyrshëm, që nuk shkaktohet nga sëmundja, plaga, aborti apo lindja. E, meqë është i tillë, ai ndryshon në varësi të gjendjes së femrës si dhe të ambientit dhe klimës ku ajo jeton. Për këtë arsye femrat ndryshojnë dukshëm nga njëra-tjetra në këtë çështje.

Urtësia e menstruacioneve është se duke qenë që embrioni në barkun e nënës nuk ushqehet dot siç ushqehet ai që është jashtë barkut, dhe duke qenë se njeriu më i mëshirshëm ndaj tij (nëna) nuk mundet që ta ushqejë atë, andaj Allahu i Lartësuar krijoi te femra lëngje prej gjaku, me të cilat ushqehet embrioni në barkun e nënës, pa patur nevojë që të hajë dhe të tresë ushqim. Këto lëngje depërtojnë në trupin e tij përmes kërthizës dhe kalojnë në venat e tij, duke u kthyer në ushqim për të. Sa i madhërishëm është Allahu, Krijuesi më i mirë!

Kjo pra është urtësia e menstruacioneve. Prandaj vërejmë se kur femra ngelet shtatëzanë, asaj i ndërpriten menstruacionet dhe rastet që një femre shtatëzanë mund t'i vijnë menstruacione janë të rralla. Gjithashtu dhe nënat gjidhënëse nuk kanë menstruacione, përveçse në disa raste të pakëta, sidomos në fillim të gjidhënies.

Kapitulli i dytë: Koha e menstruacioneve dhe afati i tyre.

Diskutimi në këtë kapitull ndahet në dy pjesë:

Pjesa e parë: Mosha kur vijnë menstruacionet.

Pjesa e dytë: Afati i menstruacioneve.

Sa i takon pjesës së parë, mosha në të cilën zakonisht i vijnë menstruacionet femrës është nga mosha dymbëdhjetë vjeç deri në moshën pesëdhjetë vjeç. Ka raste kur një femër të ketë menstruacione më herët dhe më vonë, kjo varet nga gjendja, mjedisi dhe klima ku ajo jeton.

Dijetarët kanë mendime të ndryshme sa i takon përcaktimit të fillimit dhe mbarimit të moshës së menstruacioneve dhe se a është e mundur që femra të ketë menstruacione para apo pas kësaj moshe dhe se gjaku që rrjedh para apo pas kësaj moshe është gjak i çrregullt (hemorragji) apo gjak menstruacionesh?

Pra, dijetarët kanë mendime të ndryshme sa i takon kësaj çështjeje. Darimiu, pasi i cek mendimet e ndryshme mbi këtë çështje, thotë: "Këto mendime sipas meje janë të gjitha gabim, sepse kriteri bazë në këtë çështje është prania e gjakut. Prandaj, duhet që çdo sasi e gjakut që është e pranishme te femra në çdo gjendje apo moshë të konsiderohet menstruacion! Allahu është më i dijshmi!"1

Kjo që ka thënë Darimiu është pikërisht mendimi i saktë. Ky është gjithashtu dhe mendimi që parapëlqente shejhulislam Ibn Tejmija. Kështu që gjaku që sheh femra konsiderohet menstruacion edhe nëse është para moshës nëntë vjeç apo pas moshës pesëdhjetë vjeç.2 Kjo sepse Allahu dhe i Pejgamberi i Tij i kanë lidhur dispozitat e menstruacioneve me praninë e tyre, duke mos përcaktuar për to asnjë moshë të veçantë. Andaj lind si detyrë që në këtë çështje t'i referohemi pranisë së menstruacioneve, me të cilën janë të lidhura dispozitat e saj. Ndërsa përcaktimi i një moshe të caktuar për to ka nevojë për një argument konkret nga Kurani ose Suneti, gjë që nuk ekziston.

Pjesa e dytë, afati i menstruacioneve d.m.th: kohëzgjatja e tyre.

Lidhur me këtë çështje ka pasur shumë mospajtime dhe ekzistojnë gjashtë apo shtatë mendime të ndryshme të dijetarëve. Ibn Mundhiri ka thënë: "Një pjesë e dijetarëve kanë thënë se nuk ekziston ndonjë afat specifik për kohëzgjatjen minimale apo maksimale të menstruacioneve."3

Them: Ky mendim është i njëjtë me mendimin e lartpërmendur të Darimiut, i cili ishte dhe mendimi i përzgjedhur i shejhulIslam Ibn Tejmijes. Dhe pikërish ky është dhe mendimi i saktë, ngase për saktësinë e tij dëshmon Kurani, Suneti dhe përvoja.

Argumenti i parë: Dëshmi për këtë kemi ajetin kuranor:

﴿وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡمَحِيضِۖ قُلۡ هُوَ أَذٗى فَٱعۡتَزِلُواْ ٱلنِّسَآءَ فِي ٱلۡمَحِيضِ وَلَا تَقۡرَبُوهُنَّ حَتَّىٰ يَطۡهُرۡنَ...﴾

"Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave (menstruacionet). Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen..." (El Bekare, 222) Fakti që Allahu e ka vendosur pastrimin nga menstruacionet si cak të ndalesës dhe nuk ka vendosur si cak të saj kalimin e një dite dhe të një nate, as kalimin e tre ditëve apo kalimin e pesëmbëdhjetë ditëve, dëshmon që arsyeja e kësaj dispozite është prania dhe mungesa e menstruacioneve. Andaj në çastin që shfaqen menstruacionet hyjnë në fuqi dhe dispozitat e tyre dhe në çastin që femra pastrohet nga menstruacionet, shfuqizohen dhe dispozitat e tyre.

Argumenti i dytë: Hadithi i cili është shënuar në sahihun e Muslimit, se Pejgamberi ﷺ i tha Aishes, të cilës i kishin ardhur menstruacionet në kohën që ajo kishte hyrë në ihram për të kryer umren:

«افْعَلِي مَا يَفْعَلُ الْحَاجُّ، غَيْرَ أَنْ لَا تَطُوفِي بِالْبَيْتِ حَتَّى تَطْهُرِي». قَالَتْ: فَلَمَّا كَانَ يَوْمُ النَّحْرِ طَهُرَتْ، فَأَفَاضَتْ.

"Bëje atë që bën haxhiu, por mos bëj tavaf rreth Qabesë derisa të pastrohesh." Ajo tregoi se në ditën e Bajramit u pastrua dhe kreu ritet e haxhit. Hadithi4.

Në dy sahihët shënohet se Profeti ﷺ i tha asaj:

«انتَظِرِي فَإِذَا طَهُرْتِ فَاخْرُجِي إِلَى التَّنْعِيمِ».

“Prit, e kur të pastrohesh, dil në Tenim.”5 Pejgamberi ﷺ caktoi si limit kohor të ndalesës pastrimin nga menstruacionet, dhe jo një afat të caktuar kohor, gjë e cila dëshmon se dispozitat e menstruacioneve lidhen me praninë dhe mospraninë e tyre.

Argumenti i tretë: Përllogaritjet dhe detajet që i kanë përmendur në këtë çështje disa prej fukahave, nuk gjenden në Librin e Allahut të Lartësuar dhe as në Sunetin e Pejgamberit ﷺ edhe pse ishte e nevojshme bile e domosdoshme që të sillej një sqarim për to. Prandaj, nëse këto përllogaritje dhe këto detaje do të ishin gjëra që besimtarët duhet t'i kuptonin dhe duhet të adhuronin Allahun përmes tyre, atëherë Allahu dhe Pejgamberi i Tij do të kishin sjellë një sqarim të qartë për çdo njeri, për shkak se me to lidhen dispozita të rëndësishme fetare siç janë; namazi, agjërimi, martesa, divorci, trashëgimia etj. Njësoj siç e ka sqaruar Allahu dhe Pejgamberi i Tij numrin e namazeve, kohën e tyre, rukunë dhe sexhden e tyre, Apo siç kanë sqaruar llojet e pasurive të zekatit, vlerën, sasinë dhe njerëzit që e meritojnë ta marrin atë. Apo afatin dhe kohën e agjërimit. Si dhe dispozitat e haxhit dhe çështje të tjera që kanë rëndësi më të vogël se këto që thamë. Madje dhe normat e ngrënies, pirjes, gjumit, marrëdhënieve intime, uljes, hyrjes dhe daljes nga shtëpia, normat e kryerjes së nevojave fiziologjike si dhe sa herë duhet të pastrohemi me gurë (letër etj) kur kryejmë nevojën fiziologjike apo dhe detaje të tjera të vogla apo të mëdha, përmes së cilave Allahu i Lartësuar ka përsosur fenë islame dhe ka plotësuar dhuntinë e Tij ndaj besimtarëve, ashtu siç ka thënë Ai i Lartësuar:

﴿...وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ تِبۡيَٰنٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ...﴾

"Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje." (En Nahl, 89) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...مَا كَانَ حَدِيثًا يُفْتَرَى وَلَـكِن تَصْدِيقَ الَّذِي بَيْنَ يَدَيْهِ وَتَفْصِيلَ كُلَّ شَيْءٍ...﴾

"Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar, por ai është vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij, është shpjegues i çdo gjëje." (Jusuf, 111)

Duke qenë se këto përllogaritje dhe këto detaje të hollësishme nuk gjenden në Librin e Allahut apo në Sunetin e Pejgamberit ﷺ na bëhet e qartë se ne nuk mund të mbështetemi në to për të vendosur dispozitat fetare, por na duhet të mbështetemi vetëm te përkufizimi i menstruacioneve, sepse me prezencën dhe mungesën e tyre janë të lidhura dispozitat fetare. Ky argument (kam për qëllim argumentin që mungesa e cekjes së një dispozite në Kuran apo Sunet, dëshmon se ajo dispozitë nuk merret në konsideratë) vlen në këtë çështje, por edhe në çështje të tjera të dijes, ngase dispozitat fetare nuk mund të hyjnë në fuqi pa argument fetar nga Kurani, Suneti, unanimiteti i sigurt dhe analogjia e saktë. Shejhulislam Ibn Tejmija, në një prej parimeve e rregullave të tij, ndër të tjera ka thënë: "Pjesë e kësaj është dhe emri i menstruacioneve, me të cilin Allahu ka lidhur dispozita të ndryshme në Kuran dhe në Sunet, duke mos e cekur afatin e tyre minimal dhe maksimal dhe as afatin e pastrimit midis dy menstruacioneve, ndonëse kjo është një çështje që prek mbarë botën islame dhe nevoja për sqarime lidhur me të është e madhe. Përderisa gjuha nuk bën dallim midis një afati të menstruacioneve dhe të një tjetri, atëherë vendosja e një afati të caktuar për menstruacionet është në kundërtshim me Kuranin dhe Sunetin." (Deri këtu ishin fjalët e Ibn Tejmijes)6

Argumenti i katërt: Përvoja (analogjia), d.m.th. analogjia e saktë dhe e rregullt. Allahu i Lartësuar e ka arsyetuar gjakun e menstruacioneve me faktin që ai është diçka e dëshmshme (e neveritur), kështu që saherë që të ketë menstruacione ka dhe neveri dhe këtu nuk ka dallim midis ditës së parë dhe ditës së dytë, e as midis ditës së tretë dhe ditës së katërt. sikurse nuk ka dallim midis ditës së gjashtëmbëdhjetë dhe ditës së pesëmbëdhjetë, e as midis ditës së tetëmbëdhjetë dhe ditës së shtatëmbëdhjetë. Menstruacionet janë të njëjta kurdoherë dhe neveria është e njëjtë kurdoherë. Duke qenë se arsyeja është e pranishme në të dyja ditët në mënyrë të barabartë, andaj nuk bën që të bëhen dallime në dispozitë midis ditëve, ndërkohë që arsyeja është e njëjtë! Një gjë e tillë bie ndesh me analogjinë e saktë, sepse analogjia e saktë kërkon që ditët të gjykohen të barabarta, ngase arsyeja në to është e barabartë.

Argumenti i pestë: Mospajtimet e dijetarëve që kanë vendosur afate të ndryshme dhe paqëndrueshmëria e tyre, dëshmon se në këtë çështje nuk ekziston një argument konkret që duhet ndjekur dhe se këto mendime janë thjesht dispozita të përfituara nga studime personale të dijetarëve, të cilat mund të jenë të gabuara, por mund të jenë dhe të sakta dhe asnjë nga këto mendime nuk ka epërsi ndaj tjetrit. Dhe rregulla, kur kemi mospajtime, thotë t'i referohemi Kuranit dhe Sunetit.

Pasiqë u bë e qartë epërsia e mendimit që thotë se nuk ekziston ndonjë limit kohor minimal apo maksimal për menstruacionet dhe u bë e qartë se ky është dhe mendimi më i saktë në këtë çështje, atëherë duhet të dish se gjaku i natyrshëm që e sheh femra, i cili nuk rrjedh për shkak të ndonjë plage apo të diçkaje tjetër të ngjashme, është gjak menstruacionesh dhe këtij gjaku nuk i përcaktohet asnjë afat kohor apo moshë specifike, vetëm nëse nuk ndërpritet asnjëherë ose ndërpritet vetëm për një apo dy ditë në muaj, në këtë rast ai konsiderohet gjak i çrregullt. Më tutje do të sqarojmë (me lejen e Allahut) se ç'është gjaku i çrregullt dhe cilat janë dispozitat e tij.

Shejhulislam Ibn Tejmija ka thënë: "Në parim, çdo gjak që rrjedh nga mitra e femrës konsiderohet gjak menstruacionesh, derisa të vërtetohet me fakte se ai është gjak i çrregullt."7

Ai gjithashtu ka thënë: "Çdo gjak që rrjedh është konsideruar gjak menstruacionesh, për sa kohë që nuk dihet që të jetë gjak i një damari apo i një plage."8

Ky mendim jo vetëm që është më i sakti nga ana e argumentit, por ai është gjithashtu dhe më afër mendjes e logjikës dhe më i lehtë për t'u praktikuar, se sa mendimet e tjera që kanë cekur dijetarët që kanë përcaktuar kohë. Andaj ky mendim është më i denjë për t'u pranuar, ngase ai përputhet me shpirtin e fesë islame dhe me parimet e tij të lehtësimit dhe të thjeshtësisë. Allahu i Lartësuar ka thënë:

﴿...وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖ...﴾

"...dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj..." (El Haxh, 78) Po ashtu Profeti ﷺ ka thënë:

«إِنَّ الدِّينَ يُسْرٌ وَلَنْ يُشَادَّ الدِّينَ أَحَدٌ إِلَّا غَلَبَهُ فَسَدِّدُوا وَقَارِبُوا وَأَبْشِرُوا».

"Feja është e lehtë dhe kushdo që e merr fenë me ashpërsi, do ta mundë. Andaj, jini mesatarë, afrojuni përsosmërisë dhe përgëzohuni." (Shënon Buhariu, nr. 9)9

Prej moralit të Profetit ﷺ ishte

«أَنَّهُ مَا خُيِّرَ بَيْنَ أَمْرَيْنِ إِلَّا اخْتَارَ أَيْسَرَهُمَا مَا لَمْ يَكُنْ إِثْمًا».

se "saherë që i jepej e drejta për të zgjedhur midis dy gjërave, ai zgjedhte më të lehtën, për sa kohë që ajo nuk ishte mëkat."10

Mestruacionet e femrës shtatëzanë:

Në shumicën dominuese të rasteve femrës i ndërpriten menstruacionet gjatë periudhës së shtatëzanisë. Imam Ahmedi ka thënë: "Femrat e kuptojnë që janë shtatëzanë nëpërmjet ndërprerjes së menstruacioneve."11

Sakaq kur femra shtatëzanë ka rrjedhje gjaku, nëse ky gjak i rrjedh dy apo tre ditë para lindjes i shoqëruar me dhimbjet e lindjes, atëherë ai konsiderohet gjak lehonie. E nëse ky gjak i rrjedh shumë kohë para lindjes apo pak kohë para lindjes, por nuk shoqërohet me dhimbjet e lindjes, ai nuk konsiderohet gjak lehonie. Mirëpo a është ai gjak menstruacionesh, që si rrjedhojë duhet të zbatohen dispozitat e menstruacioneve apo është gjak i prishur dhe nuk duhen zbatuar dispozitat e menstruacioneve?

Në këtë çështje ka mospajtime midis dijetarëve. Mendimi i saktë është se ky gjak konsiderohet gjak menstruacionesh, nëse rrjedh në periudhën e zakonshme të menstruacioneve të femrës. Kjo sepse në parim gjaku që rrjedh nga mitra e femrës është gjak menstruacionesh për sa kohë që nuk ekziston ndonjë arsye që vërteton të kundërtën, e ndërkohë në Kuran dhe në Sunet nuk ekziston ndonjë tekst që e mohon mundësinë e menstruacioneve të femrës shtatëzanë.

Ky është mendimi i Malikut dhe Shafiut dhe mendimi që ka përzgjedhur shejhulislam Ibn Tejmija, i cili në librin e tij "El Ihtijarat", f.30 thotë: ''Bejhekiu ka cituar se ky ishte njëri prej mendimeve të Ahmedit, madje ai ka cituar se Ahmedi më vonë iu përmbajt këtij mendimi."1213

Në bazë të kësaj femra shtatëzanë që është me menstruacione, duhet të zbatojë dispozitat e femrës me menstruacione, e cila nuk është shtatëzanë, me përjashtim të dy rasteve:

Rasti i parë: Divorcimi (ar. talak). Është e ndaluar të ndahet gruaa që duhet të kryejë idetin (pritjen pas ndarjes) gjatë kohës së menstruacioneve, nëse ajo nuk është shtatzënë. Ndërsa, nuk është e ndaluar nëse ajo është shtatzënë, sepse divorcimi i femrës joshtatëzanë në periudhën e menstruacioneve bie ndesh me fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿...فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ...﴾

"...divorcojini duke respektuar periudhën e tyre (periudha e pastërtisë)..." (Et Talak, 1) Ndërsa divorcimi i femrës shtatëzanë në periudhën e menstruacioneve nuk bie ndesh me fjalën e Allahut, sepse në këtë rast divorcimi i femrës shtatëzanë -qoftë ajo e pastër apo me cikël menstrual- është bërë në periudhën e saj të pritjes që është shtatëzania. Kjo është dhe arsyeja që bashkëshorti mund ta divorcojë atë pas marrëdhënieve intime, ndërkohë që në rastin e gruas joshtatëzanë nuk i lejohet ta divorcojë pas marrëdhënieve intime.

Rasti i dytë: menstruacionet e femrës shtatëzanë nuk shërbejnë për të mbyllur pritjen, ndryshe nga menstruacionet e femrës joshtatëzanë, sepse periudha e pritjes tek femra shtatëzanë mbyllet vetëm nëpërmjet lindjes, pa marrë parasysh nëse i vijnë menstruacionet apo jo. Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿...وَأُوْلاَتُ الأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ...﴾

"...Kurse, për gratë shtatzëna, afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës..." (Et Talak, 4)

Kapitulli i tretë: Situata të papritura gjatë menstruacioneve.

Situatat e papritura gjatë menstruacioneve ndahen në disa lloje:

Lloji i parë: menstruacione të zgjatura ose të shkurtuara, si për shembull, një femre zakonisht gjaku i menstruacioneve i zgjat gjashtë ditë, ndërsa kësaj here i ka zgjatur shtatë ditë ose zakonisht i zgjat shtatë ditë, ndërsa kësaj here është pastruar në ditën e gjashtë.

Lloji i dytë: rrjedhja e gjakut të menstruacioneve para datës së zakonshme ose pas datës së zakonshme të tyre, si përshembull, kur një femër e ka datën e zakonshme të ciklit në fund të muajit, e ndërkohë menstruacionet i nisin në fillim të muajit ose data e saj e zakonshme është në fillim të muajit, e ndërkohë menstruacionet i vonohen dhe i shfaqen në fund të muajit.

Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me dispozitën e këtyre dy llojeve që përmendëm, mirëpo mendimi i saktë është se gjaku që i rrjedh femrës nga mitra në këtë rast, konsiderohet gjak menstruacionesh, kur të ndërpritet rrjedhja e gjakut ajo konsiderohet e pastër, pa marrë parasyshë nëse rrjedhja zgjat më shumë se ditët e zakonshme apo më pak dhe pa marrë parasysh nëse fillon më herët apo më vonë se datat e zakonshme. Argumentin e këtij mendimi e kemi cekur më lart në kapitullin paraprak, ku kemi cekur faktin se Allahu i Lartësuar i ka lidhur dispozitat e menstruacioneve me praninë e tyre.

Ky është mendimi i Shafiut dhe këtë mendim e ka përzgjedhur shejhulislam Ibn Tejmija dhe e ka cilësuar si mendim të fortë dhe e ka mbrojtur autori i librit ''El Mugni'', i cili ka thënë: "Nëse data e zakonshme e menstruacioneve të femrës do të merrej në konsideratë në formën që është përmendur në shkollën tonë hambelite, atëherë Pejgamberi ﷺ do të duhej t'ia kishte sqaruar umetit të tij këtë çështje dhe nuk do t'i lejohej ta linte pa e sqaruar atë,1415 sepse shtyerja e sqarimit të çështjes nga koha e vet nuk është e lejuar, sidomos kur gratë e tij dhe gratë e tjera muslimane kishin nevojë për sqarimin e kësaj çështjeje në çdo kohë, kështu që ai nuk mund ta neglizhonte sqarimin e kësaj çështjeje. E ndërkohë nga Pejgamberi ﷺ nuk përcillet të ketë përmendur datat e zakonshme të menstruacioneve e as ndonjë sqarim konkret lidhur me datat e zakonshme, me përjashtim të çështjes së femrës së cilës i rrjedh gjak i çrregullt."16

Lloji i tretë: gjak i verdhë ose i turbullt, pra kur femra sheh gjak të verdhë si lëngu i verdhë i plagëve ose gjak të turbullt midis ngjyrës së verdhë dhe të zezë. Nëse ky lloj gjaku shfaqet gjatë periudhës së menstruacioneve ose para pastrimit, duke qenë i pashkëputur nga menstruacionet, ky gjak konsiderohet pjesë e menstruacioneve dhe ai merr dispozitat e menstruacioneve. E nëse shfaqet pas pastrimit, ai nuk është pjesë e menstruacioneve, bazuar në fjalët e Umu Atijes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): "Ne nuk e konsideronim gjakun e verdhë apo të turbullt që shfaqej pas pastrimit nga menstruacionet si diçka që duhet marrë parasysh."

Shënon Ebu Davudi me zinxhir të saktë transmetuesish.17 Këtë e ka shënuar Buhariu gjithashtu pa shtesën "pas pastrimit" dhe e ka emërtuar një nënkapitull: "Nënkapitulli i gjakut të verdhë dhe të turbullt jashtë ditëve të menstruacioneve."18

Ibn Haxheri në "Fet'hul Bari" ka thënë: "Me këtë titull Buhariu i referohet pajtimit midis hadithit të lartpërmendur të Aishes, ku thuhet: "Derisa t'i shohësh sekrecionet e bardha", dhe midis hadithit të Umu Atijjes që është cekur në këtë kapitull, duke dashur të thotë se hadithi i Aishes ka për qëllim rastin kur femra e sheh lëngun e verdhë apo të turbullt gjatë ditëve të menstruacioneve, ndërsa hadithi i Umu Atijes ka për qëllim kur ajo i sheh ato jashtë ditëve të menstruacioneve."19

Hadithi i Aishes të cilit i referohet është hadithi të cilin Buhariu e ka cituar pa zinxhirin e transmetimit para këtij kapitulli, se gratë i çonin asaj copëza pambuku që i përdornin për të kontrolluar nëse kishte ende shenja të menstruacioneve. E nëse ajo vërente në to gjak me ngjyrë të verdhë, u thoshte:20 “Mos nxitoni derisa të shihni sekrecionet e bardha.”21

Sekrecionet e bardha janë një lloj lëngu që e nxjerr mitra kur ndërpriten menstruacionet.

Lloji i katërt: shkëputje të menstruacioneve në një mënyrë që një ditë ka gjakëderdhje dhe ditën tjetër është e pastër, apo ngjashëm me këtë lloj forme. Këtu kemi të bëjmë me dy raste:

Rasti i parë, kur kjo gjendje është e përhershme dhe gjatë gjithë kohës, në këtë rast ky gjak konsiderohet gjak i çrregullt dhe ndaj femrës që e shikon këtë gjak zbatohen rregullat e gjakut të çrregullt (hemorragjisë).

Rasti i dytë, kur kjo gjendje nuk është e përhershme tek femra, por nganjëherë i shfaqet e nganjëherë i ndërpritet dhe ajo ka gjithashtu një periudhë të qartë të pastrimit. Në këtë rast dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për periudhën e ndërprerjes së rrjedhjes së gjakut, a konsiderohet periudhë pastërtie apo periudhë menstruacionesh?

Mendimi i Shafiut sipas gjykimit të tij më të saktë është se në këtë periudhë zbatohen dispozitat e menstruacioneve dhe kjo gjakrrjedhje konsiderohet pjesë e menstruacioneve. Të këtij mendimi ishin dhe shejhulislam Ibn Tejmija, autori i librit "El Faik" dhe Ebu Hanifja.222324 Arsyeja që kjo periudhë konsiderohet pjesë e menstruacioneve është se sekrecionet e bardha nuk shfaqen në të dhe se nëse kjo periudhë do të konsiderohej pjesë e pastërtisë, atëherë periudha para saj dhe pas saj do të konsiderohej periudhë menstruacionesh, gjë që nuk e ka thënë askush nga dijetarët, dhe periudha e pritjes së femrës së divorcuar në këtë rast do të përfundonte për pesë ditë. Si dhe nëse kjo periudhë do të konsiderohej pastërti, femra do të kishte siklet dhe vështirësi nga larja dhe rregullat e tjera çdo dy ditë, ndërkohë që vështirësia -lavdi Allahut- nuk ekziston në legjislacionin islam.

Ndërsa mendimi i njohur i shkollës hanbelite është se periudha e gjakrrjedhjes është pjesë e menstruacioneve, ndërsa periudha e ndërprerjes së gjakut është pjesë e pastërtisë, vetëm nëse tërësia e këtyre dy periudhave e tejkalon limitin maksimal të menstruacioneve me ç'rast rast gjaku që rrjedh në ditët pas limitit maksimal konsiderohet gjak i çrregullt (hemorragji).25

Autori i librit "El Mugni" ka thënë: "Nëse ndërprerja e gjakrrjedhjes zgjat më pak se një ditë, është e arsyeshme të themi se kjo periudhë nuk konsiderohet pastërti, duke u bazuar për këtë në variantin që kemi cekur te rasti i lehonisë, ku kemi thënë se femra lehonë nuk duhet ta përfillë ndërprerjen e gjakut kur është më pak se një ditë. Dhe ky -në dashtë Allahu- është mendimi i saktë. Sepse gjaku nganjëherë rrjedh e nganjëherë ndalon dhe obligimi i guslit (larjes) ndaj femrës e cila pastrohet herë pas here është mundim që nuk duhet të ekzistojë; për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴿...وَمَا جَعَلَ عَلَيۡكُمۡ فِي ٱلدِّينِ مِنۡ حَرَجٖ...﴾

"...dhe nuk ju ka vënë asnjë barrë në fenë tuaj..." (El Haxh, 78) Ai ka thënë: "Në bazë të kësaj, periudha më e shkurtër se një ditë e ndërprerjes së gjakrrjedhjes nuk konsiderohet pastrim, vetëm nëse ekziston një shenjë që tregon se menstruacionet kanë mbaruar, si ndërprerja e gjakderdhjes në fund të datës së zakonshme të menstruacioneve ose shfaqja e sekrecioneve të bardha."26

Kjo që ka thënë autori i librit "El Mugni" është mendim që qëndron midis dy mendimeve të lartpërmendura. Allahu e di më mirë se ku qëndron e drejta.

Lloji i pestë: Tharja e gjakut në një mënyrë që femra sheh vetëm sekrecione. Nëse kjo ndodh gjatë kohës së menstruacioneve ose është vazhdimësi e menstruacioneve para se të hyjë periudha e pastërtisë, atëherë kjo konsiderohet pjesë e menstruacioneve. E nëse kjo ndodh pasi femra të jetë pastruar, atëherë nuk është pjesë e menstruacioneve. Ngase më e shumta që mund të thuhet për këto sekrecione në këtë rast është që ato gjykohen si gjaku i verdhë dhe i turbullt, gjykimi i të cilëve është ky që thamë.

Kapitulli i katërt: Dispozitat e menstruacioneve.

Menstruacionet kanë dispozita të shumta që i tejkalojnë njëzet e ca dispozita. Më poshtë do të përmendim ato që janë më të nevojshme:

1- Namazi. Femra e cila është me menstruacione e ka të ndaluar që të falë namaz, qoftë farz apo nafile. E nëse falet, ai namaz nuk është i vlefshëm. Gjithashtu namazi nuk është detyrë për të, vetëm nëse kur pastrohet arrin një rekat të plotë nga koha e namazit. Në këtë rast, ky namaz bëhet obligim për të që ta falë, pa dallim nëse e ka arritur atë në fillim të kohës së tij apo në fund.

Shembulli i arritjes së një rekati në fillim të kohës së namazit, është kur femrës i vijnë menstruacionet pas perëndimit të diellit, pasi të ketë kaluar koha e një rekati nga hyrja e kohës së namazit të akshamit. Në këtë rast ajo e ka për detyrë që ta falë namazin e akshamit kur të pastrohet, sepse ajo arriti kohën e një rekati të plotë të kohës së namazit para se t'i vinin menstruacionet.

Shembulli i arritjes së rekatit në fund të kohës së namazit është kur femra pastrohet nga menstruacionet sa koha e një rekati të namazit, para lindjes së diellit. Në këtë rast ajo e ka për detyrë ta falë namazin e sabahut kur të pastrohet, sepse ajo e arriti një pjesë sa një rekatë të kohës së sabahut para se të lindte dielli.

Por, nëse pjesa që femra me menstruacione arrin nga koha e namazit nuk mjafton për të falur një rekatë të plotë, si për shembull nëse i vijnë menstruacionet vetëm një çast pasi ka perënduar dielli në shembullin e parë, ose nëse pastrohet vetëm një çast para se të lindë dielli në shembullin e dytë, atëherë ajo nuk e ka për detyrë ta falë këtë namaz, ngase Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ﷺ ka thënë:

«مَنْ أَدْرَكَ رَكْعَةً مِنَ الصَّلَاةِ فَقَدْ أَدْرَكَ الصَّلَاةَ».

"Ai që arrin një rekat të namazit e ka arritur të gjithë namazin." (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)27 Ajo që kuptohet nga ky hadith është se personi që arrin më pak se një rekat të namazit, nuk konsiderohet që e ka arritur namazin.

E nëse femra me menstruacione arrin një rekat të plotë nga koha e namazit të ikindisë, a e ka për detyrë të falë dhe namazin e drekës bashkë me namazin e ikindisë? Ose nëse arrin një rekat nga namazi i jacisë, a e ka për detyrë të falë dhe namazin e akshamit bashkë me namazin e jacisë?

Lidhur me këtë çështje ka mosmarrëveshje midis dijetarëve, por mendimi më i saktë është se ajo ka për detyrë të falë vetëm namazin kohën e të cilit e ka arritur, d.m.th. vetëm namazin e ikindisë dhe namazin e jacisë, për shkak të fjalës së Pejgamberit ﷺ:

«مَنْ أَدْرَكَ رَكْعَةً مِنَ الْعَصْرِ قَبْلَ أَنْ تَغْرُبَ الشَّمْسُ فَقَدْ أَدْرَكَ الْعَصْرَ».

"Ai që e arrin një rekat të namazit të ikindisë para se të perëndojë dielli, ai e ka arritur namazin e ikindisë." (E shënojnë Buhariu dhe Muslimi)28 Pejgamberi ﷺ nuk ka thënë: "Ai e ka arritur namazin e drekës dhe të ikindisë."

Ai nuk e ka përmendur se e ka obligim namazin e drekës dhe rregulla thotë se në mungesë të tekstit njeriu është i lirë nga detyrimet. Ky është dhe mendimi i Ebu Hanifes dhe Malikut, sipas asaj që ka thënë autori i librit "Sherh el Muhedhdheb".29

Sa i takon dhikrit, thënies "Allahu Ekber", "subhanallah", dhe "elhamdulilah", bërja e "bismilahit" në fillim të ngrënies së ushqimit apo në fillim të punëve të tjera, leximi i haditheve dhe të çështjeve juridike, bërja e duasë dhe bërja e aminit kur dikush bën dua dhe dëgjimi i Kuranit, asgjë nga këto nuk është e ndaluar për femrën gjatë menstruacioneve, pasiqë një gjë e tillë është e vërtetuar në dy sahihët dhe burimet e tjera të hadithit:

«أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ يَتَّكِئُ فِي حِجْرِ عَائِشَةَ رَضِيَ اللهُ عَنْهَا وَهِيَ حَائِضٌ فَيَقْرَأُ الْقُرْآنَ».

"Pejgamberi ﷺ mbështetej në prehërin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ndërkohë që ajo ishte me menstruacione dhe ai këndonte Kuran."30

Në dy sahihët gjithashtu shënohet se Umu Atije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë:

«يَخْرُجُ الْعَوَاتِقُ وَذَوَاتُ الْخُدُورِ وَالْحُيَّضُ -يَعْنِي: إِلَى صَلَاةِ الْعِيدَيْنِ- وَلْيَشْهَدْنَ الْخَيْرَ، وَدَعْوَةَ الْمُؤْمِنِينَ، وَيَعْتَزِلُ الْحُيَّضُ الْمُصَلَّى».

“Le të dalin virgjëreshat e reja, ato që veçoheshin në dhomat e tyre dhe ato që janë me menstruacione. Të marrin pjenë në mirësinë dhe lutjet e besimtarëve, e, në namaz (të Bajramit), të mos bashkëngjiten ato me menstruacione."31

Ndërsa sa i takon leximit të Kuranit nga ana e femrës e cila është me menstruacione, nëse bëhet nëpërmjet shikimit me sy apo meditimit me zemër, pa e shqiptuar me gjuhë, atëherë nuk ka asgjë të keqe si p.sh. të vendoset Kurani ose tabela në të cilën janë shkruar pjesë të Kuranit dhe të shikojë ajetet dhe t'i këndojë me mendje. Neveviu ka thënë në librin e tij "Sherh el muhedhdheb" ka thënë: ''Kjo është e lejuar pa asnjë kundërshtim."32

Por nëse ajo e lexon Kuranin duke i shqiptuar ajetet me gjuhën e saj, atëherë shumica e dijetarëve janë të mendimit që kjo gjë është e ndaluar. Buhariu, Ibn Xherir Taberiu dhe Ibn Mundhiri ishin të mendimit që kjo gjë është e lejuar.333435

Ibn Haxheri ka cituar se ky ishte dhe mendimi i Malikut dhe i Shafiut sipas mendimit të tij të vjetër. ("Fet'hul Bari").3637

Ndërkohë Buhariu ka cituar pa zinxhirin e transmetimit nga Ibrahim Nehaiu se ka thënë: "Nuk ka asgjë të keqe nëse ajo e lexon ajetin." (38)38

Shejhulislam Ibn Tejmijq në fetvatë, koleksioni i Ibn Kasimit, ka thënë: "Nuk ka asnjë sunet (hadith) që e ndalon atë nga këndimi i Kuranit, ngase fjala e tij:

«لَا تَقْرَأُ الحَائِضُ وَلَا الجُنُبُ شَيْئًا مِنَ الْقُرْآنِ».

"Femra me menstruaicone dhe mashkulli apo femra që nuk është pastruar pas marrëdhënieve intime, nuk duhet të këndojnë asgjë nga pjesët e Kuranit",39 është hadith i dobët me unanimitet të dijetarëve të hadithit."40

Është fakt që gratë kishin menstruacione në kohën e Pejgamberit ﷺ dhe nëse këndimi i Kuranit do të ishte vepër e ndaluar për to siç është namazi, atëherë kjo do të ishte prej gjërave që Pejgamberi ﷺ do t'ia kishte shpjeguar umetit të tij dhe nënat e besimtarëve do ta kishin mësuar këtë gjë dhe kjo gjë do të ishte transmetuar midis njerëzve. Përderisa askush nuk ka transmetuar asnjë ndalesë nga Pejgamberi ﷺ në lidhje me këtë çështje, atëherë nuk bën që ajo të konsiderohet e ndaluar. sidomos kur e dimë që Pejgamberi ﷺ nuk e ka ndaluar atë. Fakti që ai nuk e ka ndaluar këtë gjë edhe pse menstruacionet ishin një dukuri e përhapur në kohën e tij, dëshmon se kjo gjë nuk është e ndaluar."41

Pasi mësuam mbi mosmarrëveshjen e dijetarëve mbi këtë çështje ajo që duhet të themi është se më mirë për femrën me menstruacione është që të mos e këndojë Kuranin, duke e shqiptuar me gojë, vetëm në rast nevoje, si për shembull nëse është mësuese dhe i duhet të diktojë nxënëset ose në rast provimi, kur nxënëses i duhet të lexojë pjesë nga Kurani për shkak të provimit si dhe për arsye të tjera të ngjashme me këto që përmendëm.

2- Agjërimi. Femra me menstrucione e ka të ndaluar të agjërojë qoftë agjërim të detyrueshëm qoftë vullnetar. Agjërimi nuk është i vlefshëm nëse ajo agjëron. Mirëpo ajo e ka për detyrë të kompensojë ditët e agjërimit të detyrueshëm bazuar në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë:

"كَانَ يُصِيبُنَا ذَلِكَ -تَعْنِي: الْحَيْضَ- فَنُؤْمَرُ بِقَضَاءِ الصَّوْمِ وَلَا نُؤْمَرُ بِقَضَاءِ الصَّلَاةِ".

"Kur ishim me menstruacione urdhëroheshim të kompensojmë agjërimin dhe nuk urdhëroheshim të kompensojmë namazin." E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.42

Nëse femrës i vijnë menstruacionet gjatë agjërimit, agjërimi i saj prishet edhe nëse kjo ndodh vetëm një çast para perëndimit të diellit. E nëse ai agjërim është i detyrueshëm, atëherë ajo e ka për detyrë ta kompensojë atë ditë. E nëse ajo e ndien procesin e ardhjes së menstruacioneve para perëndimit të diellit, por gjaku i rrjedh vetëm pasi të ketë perënduar dielli, atëherë agjërimi i saj është i plotë dhe nuk prishet, sipas mendimit më të saktë, ngase gjaku që është brenda trupit nuk merret në konsideratë për ndonjë vendim fetar.

Dhe ngase kur Pejgamberin ﷺ e pyetën nëse duhet të lahet femra, e cila sheh në ëndërr gjëra që kur i shohin burrat obligohen të lahen, ai tha:

قال: «نَعَمْ إِذَا هِيَ رَأَتِ الْمَاءَ».

"Po, nëse vëren lagështi."43 Pejgamberi ﷺ e lidhi dispozitën e larjes me shikimin e spermës dhe nuk e lidhi me zhvendosjen e spermës në trup. Gjithashtu dhe dispozitat e gjakut të menstruacioneve hyjnë në fuqi pasi të shihet gjaku kur del jashtë trupit dhe jo thejsht kur zhvendoset brenda trupit.

E nëse agon, ndërkohë që ajo është me menstruacione, agjërimi i asaj dite nuk është i vlefshëm edhe nëse pastrohet nga menstruacionet vetëm një çast pas agimit.

Nëse ajo pastrohet vetëm pak çaste para agimit dhe mandej agjëron, atëherë agjërimi i saj është i saktë edhe nëse lahet pasi agimit. Njësoj siç është i saktë agjërimi i atij që është xhunub, i cili e vendos të agjërojë e ndërkohë lahet pas agimit. Bazuar në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë:

"كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُصْبِحُ جُنُبًا مِنْ جِمَاعٍ غَيْرِ احْتِلَامٍ ثُمَّ يَصُومُ فِي رَمَضَانَ".

"Pejgamberi ﷺ gdhihej xhunub prej marrëdhënieve intime, jo për shkak të ëndrrave, e ndërkohë e mbante agjërimin e Ramazanit." E shënojnë Buhariu dhe Muslimi. 44

3- Tavafi rreth Qabesë. Femra me cikël e ka të ndaluar të bëjë tavaf rreth Qabesë, qoftë tavafin e detyrueshëm qoftë tavafin vullnetar. E nëse e bën, ai nuk është i vlefshëm. Ndërsa pjesa tjetër e veprimeve si ecja ndërmjes Safasë dhe Mervasë, qëndrimi në Arafat, bujtja në Muzdelife dhe në Mina, hedhja e guralecëve si dhe ritualet e tjera të haxhit dhe të umresë, nuk janë të ndaluara për të. Bazuar në hadithin e Pejgamberit ﷺ drejtuar Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kur i erdhën menstruacionet:

«افْعَلِي مَا يَفْعَلُ الْحَاجُّ غَيْرَ أَلَّا تَطُوفِي بِالْبَيْتِ حَتَّى تَطْهُرِي».

"Bëj atë që bën pelegrini, por mos bëj tavaf rreth Qabesë derisa të pastrohesh!"45

Bazuar në këtë që thamë, nuk prish asnjë punë nëse femra bën tavafin duke qenë e pastër dhe më pas i vijnë menstruacionet menjëherë pas përfundimit të tavafit ose gjatë vrapimit në Safa dhe në Merva.

4- Shfuqizimi i tavafit të lamtumirës për të. Nëse femra i kryen ritualet e haxhit dhe të umres dhe pastaj i vijnë menstruacionet para se të niset për në vendin e saj dhe nuk i ndërpriten derisa të niset, atëherë ajo largohet nga Meka pa e bërë tavafin e lamtumirës. Bazuar në hadithin e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë:

"أُمِرَ النَّاسُ أَنْ يَكُونَ آخِرُ عَهْدِهِمْ بِالْبَيْتِ، إِلَّا أَنَّهُ خُفِّفَ عَنِ الْمَرْأَةِ الْحَائِضِ".

"Njerëzit u urdhëruan që veprimi i fundit i tyre të jetë tavafi në Qabe, përveç gruas me menstruacione, e cila u përjashtua nga urdhri si masë lehtësuese." E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.46

Nuk bën pjesë te veprat e pëlqyeshme që femra me menstruacione të shkojë te dera e Qabesë në kohën e lamtumirës dhe të lutet, sepse një gjë e tillë nuk është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ dhe sipas rregullës fetare "adhurimet ndërtohen mbi tekstet fetare". Madje ajo që transmetohet nga Pejgamberi ﷺ dëshmon për të kundërtën e kësaj; siç mund të vërehet në ngjarjen e Safijes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur asaj i erdhën menstruacionet pas tavafit të ifadës dhe Pejgamberi ﷺ i tha asaj:

«فَلْتَنْفِرْ إِذَنْ».

"Atëherë, le të niset për udhëtim!" E shënojnë Buhariu dhe Muslimi47. Burri bën mëkat nëse e divorcon gruan e tij në kohën që ajo është me menstruacione. Nëse e bën një gjë të tillë ai duhet t'i drejtohet me pendesë Allahut të Lartësuar dhe ta rikthejë gruan e tij në përgjegjësinë e tij dhe ta divorcojë sipas mënyrës fetare në përputhje me urdhrin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Pasi ta ketë rikthyer atë, ai duhet ta lërë të pastrohet nga menstruacionet në të cilat ai e pati divorcuar. Dhe pasi të jetë pastruar duhet të kalojë dhe një cikël tjetër menstruacionesh dhe pasi të jetë pastruar sërish, atëherë mundet ta mbajë nëse dëshiron ose ta ndajë para se të ketë kryer marrëdhënie intime.

Kësisoj ai nuk e urdhëroi të shkonte te dera e Qabesë, e nëse do të ishte pjesë e fesë, ai do t'ia kishte shpjeguar. Ndërsa tavafi i haxhit dhe i umres nuk shfuqizohet, por ajo duhet ta bëjë kur të pastrohet.

5- Qëndrimi i femrës me menstruacione në xhami. Femra me menstruacione e ka të ndaluar të qëndrojë në xhami, sikurse e ka të ndaluar të qëndrojë në namazgjanë e Bajramit. Bazuar në hadithin e Umu Atijes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë:

«يَخْرُجُ الْعَوَاتِقُ وَذَوَاتُ الْخُدُورِ وَالْحُيَّضُ».

“Le të dalin (për namazin e Bajramit) virgjëreshat ato që veçoheshin në dhomat e tyre ato me menstruacione të largohen prej namazgjahut”, - tha ajo. Në këtë hadith ceket:

«يَعْتَزِلُ الْحُيَّضُ الْمُصَلَّى».

"... ndërsa, ato me menstruacione të largohen prej namazgjahut.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.48

6- Marrëdhëniet intime. I ndalohet bashkëshortit të saj që të kryejë marrëdhënie intime me të, si dhe i ndalohet asaj që t'ia mundësojë atij këtë gjë, për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴿وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡمَحِيضِۖ قُلۡ هُوَ أَذٗى فَٱعۡتَزِلُواْ ٱلنِّسَآءَ فِي ٱلۡمَحِيضِ وَلَا تَقۡرَبُوهُنَّ حَتَّىٰ يَطۡهُرۡنَۖ...﴾

"Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet (menstruacionet) e femrave. Thuaju: “Ajo është gjendje e dëmshme (e neveritshme). Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen..." (El Bekare, 222) Me "të përmuajshmet" nënkuptohet periudha e menstruacioneve dhe organi gjenital i femrës. Dhe bazuar në fjalën e Pejgamberit ﷺ:

«اصْنَعُوا كُلَّ شَيْءٍ إِلَّا النِّكَاحَ».

"Bëni të gjitha veprimet, përveç marrëdhënive intime!" D.m.th. "Bëni çdo gjë përveç marrëdhënieve seksuale." (Shënon Muslimi nr. 49].49 Si dhe bazuar në faktin që të gjithë muslimanët kanë rënë dakord se marrëdhëniet seksuale me femrën me menstruacione janë të ndaluara.

Kësisoj nuk i lejohet njeriut që beson në Allahun dhe në ditën e fundit që ta kryejë këtë vepër të shëmtuar për paligjshmërinë e së cilës dëshmon Libri i Allahut të Lartësuar, suneti i Pejgamberit ﷺ dhe konsensusi i muslimanëve. E nëse e bën një gjë të tillë, atëherë ai konsiderohet kundërshtar i Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ndjekës i një rruge tjetër nga ajo e besimtarëve. Neveviu në librin e tij "El Mexhmu sherh el muhedhdheb" f. 374/2, ka cituar nga Shafiu se ka thënë: "Kush e bën këtë veprim, ka kryer një mëkat të rëndë." Dijetarët e shkollës sonë (shafite) dhe të shkollave të tjera kanë thënë: "Kush i quan të ligjshme marrëdhëniet intime me femrën me menstruacione gjykohet se ka dalë nga feja."

Atij i lejohet -lavdi Allahut- që ta shuajë epshin e tij me veprime tjera veç marrëdhënies intime si: puthja, shtrëngimi dhe ledhatimi, duke shmangur organin gjenital. Mirëpo më e mira është që të shmanget ledhatimit në pjesën midis kërthizës dhe gjurit, vetëm nëse femra e ka të mbuluar këtë pjesë. Siç ka thënë Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

"كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَأْمُرُنِي فَأَتَّزِرُ فَيُبَاشِرُنِي وَأَنَا حَائِضٌ".

“Pejgamberi ﷺ më urdhëronte të vishja izarin (rrobë të poshtme) e pastaj më ledhatonte, ndërkohë unë isha me menstruacione.” E shënojn Buhariu dhe Muslimi.50

Sepse nëse ajo divorcohet gjatë periudhës së menstruacioneve, atëherë nuk konsiderohet se është në periudhë të pritjes, ngase ajo periudhë e ciklit në të cilën është divorcuar, nuk konsiderohet pjesë e periudhës së pritjes. Gjithashtu nëse divorcohet gjatë periudhës së pastërtisë, por pasi të ketë kryer marrëdhënie intime, sërish kjo periudhë nuk konsiderohet pjesë e periudhës së pritjes, sepse nuk dihet nëse ajo ka ngelur shtatëzanë nga marrëdhënia intime, e për pasojë ta llogarisë periudhën e pritjes nëpërmjet shtatëzanisë, apo nuk ka ngelur shtatëzanë dhe për pasojë ta llogarisë periudhën e pritjes nëpërmjet menstruacioneve. Duke qenë se nuk jemi të bindur se cilën nga llojet e pritjes duhet të llogarisë, atëherë i ndalohet burrit ta divorcojë derisa të sqarohet çështja.

7- Divorcimi. I ndalohet bashkëshortit divorcimi i bashkëshortes gjatë periudhës së menstruacioneve, për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴿يَاأَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاء فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ...﴾

"O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini ato para kohës së tyre të pritjes..." (Et Talak, 1) D.m.th. të divorcohen në një situatë ku ato mund të llogarisin periudhën e pritjes në mënyrë të qartë dhe kjo është e mundur vetëm nëse bashkëshorti e divorcon gruan kur ajo është shtatëzanë ose është pastruar nga menstruacionet dhe nuk ka kryer marrëdhënie intime me të së fundmi.

Divorcimi i femrës me menstruacione është i ndaluar për shkak të ajetit të lartëpermendur; dhe për shkak të hadithit të shënuar nga Buhariu dhe Muslimi dhe nga të tjerë se kur Ibn Omeri e divorcoi gruan e tij gjatë ciklit të menstruacioneve Omeri e njoftoi Pejgamberin ﷺ për atë që kishte ndodhur dhe ai u zemërua shumë dhe i tha:

«مُرْهُ فَلْيُرَاجِعْهَا ثُمَّ لِيُمْسِكْهَا حَتَّى تَطْهُرَ، ثُمَّ تَحِيضَ، ثُمَّ تَطْهُرَ، ثُمَّ إِنْ شَاءَ أَمْسَكَ بَعْدُ، وَإِنْ شَاءَ طَلَّقَ قَبْلَ أَنْ يَمَسَّ، فَتِلْكَ الْعِدَّةُ الَّتِي أَمَرَ اللَّهُ أَنْ تُطَلَّقَ لَهَا النِّسَاءُ».

“Urdhëroje që ta kthejë gruan dhe le ta mbajë derisa të pastrohet, e pastaj t'i vijnë menstruacionet sërish, pastaj të pastrohet. Pas kësaj, nëse do, le ta mbajë, e, nëse jo, le ta lëshojë pa e prekur (pa bërë marrëdhënie). Pra, ky është afati i pritjes (ideti) në të cilin Allahu ka urdhëruar që të lëshohen gratë.”51

Tre raste të divorcimit gjatë menstruacioneve përjashtohen nga ndalesa:

Rasti i parë: Kur divorcimi bëhet para se të qëndrojë me të në vetmi ose para se ta ledhatojë (pra, nuk kanë pasur kontakt intim). Në këtë rast nuk ka asgjë të keqe nëse e divorcon gruan gjatë menstruacioneve. Për arsye se në këtë rast ajo nuk detyrohet të respektojë periudhën e pritjes, kështu që divorcimi i saj nuk bie ndesh. Bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿...فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ...﴾

"... ndajini/divorcojini ato para kohës së tyre të pritjes." (Et Talak, 1)

Rasti i dytë: Kur menstruacionet i vijnë gjatë periudhës së shtatëzanisë. Arsyen e kësaj e kemi cekur më lart.

Rasti i tretë: Kur divorcimi bëhet në këmbim të diçkaje (nga ana e gruas). Në këtë rast nuk ka asnjë të keqe nëse ai e divorcon atë gjatë menstruacioneve (me kërkesën e saj).

Si për shembull kur midis tyre ka grindje dhe keqtrajtim dhe burri pranon të marrë diçka në këmbim të divorcimit. Në këtë rast lejohet ta divorcojë edhe nëse ajo është me menstruacione. Për shkak të hadithit të Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ku thuhet se gruaja e Thabit ibn Kajs ibn Shemasit shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk kam vërejtje në moralin e as në fenë (e Thabit ibn Kajsit), mirëpo e urrej kufrin (mohimin) në Islam.” Profeti ﷺ i tha:

«أَتَرُدِّينَ عَلَيْهِ حَدِيقَتَهُ؟»

“A ia kthen kopshtin e tij?” - Po, - tha ajo. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua Thabitit:

«اقْبَلِ الْحَدِيقَةَ وَطَلِّقْهَا تَطْلِيقَةً».

“Merre kopshtin dhe shkurorëzoje atë!” Shënon Buhariu.52

Pejgamberi ﷺ nuk e pyeti nëse ajo ishte me menstracione apo ishte e pastër? Dhe për shkak se ky lloj i divorcimitt është me kërkesë të vetë femrës për të shpaguar veten e saj. Andaj ky divorcim është i lejuar në çfarëdo gjendje qoftë, për shkak të nevojës së saj për të.

Autori i librit "el Mugni" kur flet për arsyen e lejesës që gruaja të bëjë kërkesë për ndajre gjatë menstruacioneve, në f. 7/52, ka thënë: "Ngase ndalimi i divorcimitt gjatë menstruacioneve është për shkak të dëmit që i shkaktohet femrës nga tejzgjatja e periudhës së pritjes, ndërsa kërkesa e gruas për ndarje (ar. el hulu) është për të evituar dëmin që i shkaktohet femrës nga sjellja e keqe dhe bashkëjetesa me një person që ajo e urren, gjë e cila është më e rëndë se dëmi i tejzgjatjes së periudhës së pritjes. Në këtë rast lejohet të shmanget dëmi i madh nëpërmjet dëmit më të vogël. Kjo është arsyeja pse Pejgamberi ﷺ nuk e pyeti gruan që donte të ndahej (ar. el muhteliah) për gjendjen e saj!" Mbaroi citimi i tij.

Sa i takon lidhjes së kurorës me femrën gjatë kohës së menstruacioneve kjo gjë nuk përbën ndonjë problem, sepse nuk ka argument që e ndalon këtë gjë dhe sipas rregullës fetare gjërat janë të lejuara për sa kohë që nuk ka argument që ta ndalojë diçka specifike. Mirëpo sa i takon qëndrimit të bashkëshortit me të gjatë menstruacioneve kjo është diçka që i takon atij të gjykojë për të: nëse ai është i sigurt që nuk bën marrëdhënie intime me të, atëherë s'ka asgjë të keqe që të qëndrojë me të në intimitet, e nëse nuk është i sigurt, atëherë nuk duhet të qëndrojë me të në intimitet, derisa ajo të pastrohet, nga frika se mos bën mëkat.

8- Përllogaritja e periudhës së pritjes pas ndarjes me anë të menstruacioneve. Nëse burri e divorcon gruan e tij pasi të ketë kryer marrëdhënie intime me të, ose pasi të ketë qëndruar me të në intimitet, atëherë ajo duhet të presë të kalojnë tri periudha menstruacionesh të plota, nëse është nga ato femra që u vijnë menstruacionet dhe nuk është shtatëzanë; për shkak të fjalës së të Lartësuarit:

﴿وَٱلۡمُطَلَّقَٰتُ يَتَرَبَّصۡنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَٰثَةَ قُرُوٓءٖۚ...﴾

"Gratë e ndara duhet të presin tri cikle mujore..." (El Bekare, 228) D.m.th. ato duhet të presin të kalojnë tri periudha të menstruacioneve. E nëse ajo është shtatëzanë, atëherë duhet të presë derisa të lindë, pa marrë parasysh nëse periudha e shtatëzanisë është e gjatë apo e shkurtër; sepse Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...وَأُوْلَاتُ الأَحْمَالِ أَجَلُهُنَّ أَن يَضَعْنَ حَمْلَهُنَّ...﴾

"...Kurse, për gratë shtatzëna, afati i tyre është deri në lindjen e fëmijës..." (Et Talak, 4) E nëse është nga ato femra që nuk u vijnë menstruacionet, si e reja që akoma nuk i kanë filluar menstruacionet, ose ajo së cilës i janë ndërprerë përfundimisht menstruacionet, si pasojë e moshës apo si pasojë e heqjes së mitrës nga një ndërhyrje kirurgjikale apo për arsye tjera, atëherë periudha e saj e pritjes është tre muaj; ngase Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَاللَّائِي يَئِسْنَ مِنَ الْمَحِيضِ مِن نِّسَائِكُمْ إِنِ ارْتَبْتُمْ فَعِدَّتُهُنَّ ثَلَاثَةُ أَشْهُرٍ وَاللَّائِي لَمْ يَحِضْنَ...﴾

"Nëse dyshoni për ato gra tuajat, të cilave u janë ndërprerë menstruacionet, dijeni se koha e tyre e pritjes është tre muaj. Njësoj është edhe për ato që nuk u kanë ardhur ende menstruacionet..." (Et Talak, 4) E nëse asaj i vijnë menstruacionet, por i janë ndërprerë për shkak të një sëmundjeje apo për shkak të gjidhënies, atëherë ajo duhet të presë derisa të rikthehen menstruacionet dhe ta llogarisë periudhën e pritjes me to, edhe nëse i duhet të presë për një kohë të gjatë. E nëse shkaku që pengon menstruacionet largohet dhe menstruacionet nuk rikthehen, si për shembull nëse shërohet nga sëmundja ose përfundon periudha e gjidhënies e ndërkohë menstruacionet nuk janë rikthyer, atëherë ajo duhet të presë një vit të plotë. Ky është mendimi më i saktë, i cili përputhet me parimet fetare. Sepse rasti i saj është i njëjtë me rastin e asaj të cilës i janë ndërprerë menstruacionet pa asnjë arsye të qartë, e cila duhet të presë një vit të plotë, nëntë muaj për periudhën e shtatëzanisë, sepse aq zgjat zakonisht shtatëzania, dhe tre muaj për periudhën e pritjes.

E nëse divorcimi është bërë pas lidhjes së kurorës, por para ledhatimit/prekjes dhe para se të bashkëshortët të qëndrojnë në intimitet/të vetmohen, atëherë në këtë rast nuk kemi asnjë periudhë të pritjes në mënyrë absolute: as nëpërmjet menstruacioneve, e as nëpërmjet formave të tjera; për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴿يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نَكَحْتُمُ الْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ طَلَّقْتُمُوهُنَّ مِن قَبْلِ أَن تَمَسُّوهُنَّ فَمَا لَكُمْ عَلَيْهِنَّ مِنْ عِدَّةٍ تَعْتَدُّونَهَا...﴾

"O besimtarë! Kur martoheni me besimtaret dhe i ndani ato para se t’i prekni, ato nuk janë të detyruara t’ju presin në afatin kohor të caktuar..." (El Ahzab, 49)

9- Dispozita e gjykimit mbi mungesën e shtatëzanisë. Kjo dispozitë nevojitet sa herë të nevojitet gjykimi mbi mungesën e shtatëzanisë. Me këtë dispozitë lidhen disa çështje:

Një ndër këto çështje është se nëse një person vdes duke lënë një grua e cila mban në bark një fëmijë, i cili është trashëgimtar i këtij personi, e ndërkohë kjo grua është e martuar me dikë tjetër, atëherë bashkëshorti i saj nuk duhet të kryejë marrëdhënie intime me të, derisa asaj t'i vijnë menstruacionet ose të vërtetohet se është shtatëzanë. Nëse vërtetohet se është shtatëzanë, atëherë gjykojmë se fëmija që pritet të vijë në jetë është trashëgimtar i tij, sepse ai ka ekzistuar në kohën kur ka ndërruar jetë trashëgimlënësi i tij. E nëse asaj i vijnë menstruacionet, atëherë ne gjykojmë se në këtë rast nuk ka trashëgimtar bazuar në dispozitën e gjykimit mbi mungesën e shtatëzanisë për shkak të menstruacioneve.

10- Obligueshmëria e larjes së trupit tërësisht (gusli). Femra e ka për detyrë që ta lajë të gjithë trupin e saj pasi të pastrohet nga menstruacionet. Ngase Pejgamberi ﷺ i tha Fatime bint Ebu Hubejshit:

«فَإِذَا أَقْبَلَتِ الْحَيْضَةُ فَدَعِي الصَّلَاةَ، وَإِذَا أَدْبَرَتْ فَاغْتَسِلِي وَصَلِّي».

"Kur të të vijë koha e menstruacioneve, lëre namazin. E, kur të kalojë ajo kohë, pastrohu dhe falu!” Shënon Buhariu.53

Mënyra më e thjeshtë për të përmbushur obligimin e larjes së trupit është që të lahet i gjithë trupi, përfshirë dhe pjesët që mbulohen nga flokët, ndërsa mënyra më e mirë është që larja të bëhet në formën që është përshkruar në hadithin e mëposhtëm. Esma bint Shekli e pyeti Pejgamberin ﷺ lidhur me larjen nga menstruacionet dhe ai i tha:

«تَأْخُذُ إِحْدَاكُنَّ مَاءَهَا وَسِدْرَتَهَا فَتَطَهَّرُ فَتُحْسِنُ الطُّهُورَ، ثُمَّ تَصُبُّ عَلَى رَأْسِهَا فَتَدْلُكُهُ دَلْكًا شَدِيدًا، حَتَّى تَبْلُغَ شُؤُونَ رَأْسِهَا، ثُمَّ تَصُبُّ عَلَيْهَا الْمَاءَ، ثُمَّ تَأْخُذُ فِرْصَةً مُمَسَّكَةً -أَيْ: قِطْعَةَ قُمَاشٍ فِيهَا مِسْكٌ- فَتَطَهَّرُ بِهَا».

"Merre ujin dhe bimën aromatike (lotos) dhe pastrohu mirë e mirë. Pastaj hidh ujë mbi kokë dhe fërkoje fort kokën, derisa uji të depërtojë në rrënjët e flokëve. Pastaj hidh ujë mbi gjithë trupin. Mandej merr një copë pëlhure të lyer me misk dhe pastrohu (parfumosu) me të"

"Duhet të marrë ujin dhe sidrin (bimë aromatike) e të pastrohet mirë, pastaj të hedhë ujë në kokë dhe të fërkojë kokën mirë, derisa të arrijë në lëkurë të kokës, pastaj t'i hedhë ujë tërë trupit. Në fund, merr një pambuk të parfumuar dhe pastrohet me të.” Esma pyeti: “E si të pastrohem me të, vallë?”

«سُبْحَانَ اللَّهِ!»

Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Subhanallah!” Aishja, (me zë të ulët) i tha: “I ndjek gjurmët e gjakut.” Shënon Muslimi.54

Prishja e gërshetave nuk është e detyrueshme, vetëm nëse janë gërshetuar aq fort sa që ka frikë se uji nuk arrin dot deri te rrënjët e flokëve. Bazuar në hadithin e Umi Selemes që gjendet te Sahihu i Muslimit ku thuhet se ajo e pyeti Pejgamberin ﷺ: "O i Dërguari i Allahut, unë i shtrëngoj fort gërshetat, vallë, a t'i shprish ato kur të lahem nga xhunubllëku?” Në një transmetim qëndron: "Nga menstruacinet dhe xhunubllëku?"

«لَا، إِنَّمَا يَكْفِيكِ أَنْ تَحْثِيَ عَلَى رَأْسِكِ ثَلَاثَ حَثَيَاتٍ ثُمَّ تُفِيضِينَ عَلَيْكِ الْمَاءَ فَتَطْهُرِينَ».

- “Jo”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ, - “mjafton t'i hedhësh tri grushte ujë kokës, pastaj tërë trupit dhe kështu pastrohesh.”55

Nëse femra me menstruacione pastrohet gjatë kohës së namazit, ajo e ka për detyrë të lahet sa më shpejt që ta falë namazin në kohën e tij. E nëse është në udhëtim dhe nuk posedon ujë apo posedon ujë, por nuk e përdor dot, ngase i bën dëm prej sëmundjes apo diçka tjetër, atëherë le të marrë tejemum në vend të larjes, derisa të kalojë ajo situatë që e pengon nga përdorimi i ujit dhe të lahet.

Disa grave u ndërpriten menstruacionet gjatë kohës së namazit dhe ato e shtyjnë larjen me justifikimin se ato nuk kanë aq afat sa të lahen siç duhet në kohën e namazit që i kanë mbaruar menstruacionet. Ky justifikim nuk është i vlefshëm, sepse ajo mund të mjaftohet vetëm me një larje të thjeshtë që e përmbush obligimin e larjes dhe ta falë namazin në kohën e vet, pastaj më vonë nëse dëshiron mund të lahet sërish në formë më të plotë.

Kapitulli i pestë: Gjaku i çrregullt (hemorragjia) dhe dispozitat e tij

Gjaku i çrregullt është ai gjak i cili nuk ndërpritet asnjëherë ose ndërpritet për një ditë apo dy ditë në muaj dhe pastaj fillon sërish.

Argument për rastin e parë kur gjaku nuk ndërpritet asnjëherë është hadithi që e shënon Buhariu, që transmetohet nga Aishja (Alllahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ka thënë se Fatime bint Ebu Hubejsh i tha të Dërguarit të Allahut ﷺ:

"يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي لَا أَطْهُرُ".

"O i Dërguari i Allahut, nuk më ndalet (gjakderdhja) asnjëherë." Në transmetimin tjetër qëndron:

"أَسْتَحَاضُ فَلَا أَطْهُرُ".

"Kam gjakrrjedhje të vazhdueshme nga mitra dhe nuk më ndalet asnjëherë..."56

Ndërsa argument për rastin e dytë, kur gjaku ndërpritet për një kohë të shkurtër, është hadithi i Hamne bint Xhahshit, e cila erdhi te Pejgamberi  ﷺ dhe i tha:

"يَا رَسُولَ اللَّهِ إِنِّي أَسْتَحَاضُ حَيْضَةً كَثِيرَةً شَدِيدَةً".

"O i Dërguari i Allahut, unë kam rrjedhje gjaku të shpeshtë dhe të fortë." E shënojnë Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.57 Tirmidhiu e ka vlerësuar për sahih (të saktë) dhe e ka përcjellë nga imam Ahmedi se ai e ka vlerësuar për sahih (të saktë) gjithashtu, ndërsa nga Buhariu se e ka vlerësua për hasen (pranuar).58.

Situatat e ndryshme të gjakut të çrregullt (hemorragjisë):

Femra së cilës i rrjedh gjak i çrregullt ka tri situata:

Situata e parë: Kur ajo e ka një periudhë të rregullt të menstruacioneve para se të nisë gjaku i çrregullt. Në këtë situatë femra i referohet periudhës së rregullt të menstruacioneve dhe gjatë kësaj periudhe ajo zbaton dispozitat e menstruacioneve, ndërsa gjaku që i rrjedh pas kësaj periudhe konsiderohet i çrregullt dhe gjatë kësaj periudhe ajo zbaton rregullat që ndërlidhen me gjakun e çrregullt.

Shembulli i kësaj është femra të cilës i vinin menstruacionet gjashtë ditë në fillim të çdo muaji dhe më pas asaj iu shfaq gjaku i çrregullt i cili i rridhte në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë rast gjaku i gjashtë ditëve të para të muajit konsiderohet pjesë e menstruacioneve, ndërsa gjaku që i rrjedh më pas konsiderohet i çrregullt. Bazuar në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Fatime binti Ebu Hubejshi i tha Pejgamberit ﷺ: “Kam gjakrrjedhje të pandërprerë, kështu që nuk po pastrohem. A ta lë namazin?” Pejgamberi ﷺ tha:

«لَا، إِنَّ ذَلِكَ عِرْقٌ، وَلَكِنْ دَعِي الصَّلَاةَ قَدْرَ الْأَيَّامِ الَّتِي كُنْتِ تَحِيضِينَ فِيهَا ثُمَّ اغْتَسِلِي وَصَلِّي».

“Jo, ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt. Lëre namazin aq ditë sa të janë paraqitur menstruacionet (më herët), e pastaj laju dhe falu.” E shënon Buhariu59.

Në sahihun e Muslimit shënohet se Pejgamberi ﷺ i tha Umu Habibe bint Xhahshit:

«امْكُثِي قَدْرَ مَا كَانَتْ تَحْبِسُكِ حَيْضَتُكِ ثُمَّ اغْتَسِلِي وَصَلِّي».

“Ndërprite namazin për aq kohë sa të zgjasin menstruacionet zakonisht, pastaj lahu dhe falu.”60

Bazuar në këtë që thamë, femra e cila ka rrjedhje të gjakut të çrregullt dhe ka gjithashtu menstruacione të rregullta, duhet të presë të kalojë periudha e menstruacioneve të rregullta dhe pastaj të lahet e të falet dhe të mos shqetësohet për gjakun e çrregullt.

Situata e dytë: Femra e cila nuk ka pasur ende një periudhë të rregullt menstruale, por gjaku menstruacioneve dhe gjaku i çrregullt i kanë ardhur bashkë që në herën e parë. Në këtë rast kjo femër duhet të eci me metodën e dallimit midis gjakut të menstruacioneve dhe gjakut të çrregullt. Ajo e dallon gjakun e menstruacioneve nëpërmjet ngjyrës së zezë, ose trashësisë, ose erës, kësisoj i zbaton rregullat fetare që kanë të bëjnë me menstruacionet. Ndërsa pjesa tjetër konsiderohet gjak i çrregullt dhe ajo i zbatonregullat fetare që kanë të bëjnë me gjakun e çrregullt.

Shembulli i kësaj është kur një femër e shikon gjakun për herë të parë dhe ky gjak i vazhdon pandërprerë. Mirëpo dhjetë ditët e para ai është i zi, ndërsa në ditët e tjera të muajit është i kuq ose dhjetë ditët e para është i trashë, ndërsa ditët e tjera është i hollë, ose dhjetë ditët e para mban erën e menstruacioneve, ndërsa ditët e tjera nuk mban erë. Në rastin e parë menstruacionet janë ato me gjak të zi, në të dytin me gjak të trashë dhe në të tretin është ai gjak që mban erë. Ndërsa pjesa tjetër konsiderohet gjak i çrregullt. Bazuar në hadithin e Pejgamberit ﷺ, i cili i tha Fatime bint Ebu Hubejshit:

«إِذَا كَانَ دَمُ الْحَيْضَةِ فَإِنَّهُ أَسْوَدُ يُعْرَفُ، فَإِذَا كَانَ ذَلِكَ فَأَمْسِكِي عَنِ الصَّلَاةِ فَإِذَا كَانَ الْآخَرُ فَتَوَضَّئِي وَصَلِّي؛ فَإِنَّمَا هُوَ عِرْقٌ».

“Nëse është gjak menstrual, atëherë është gjak i zi i dallueshëm, e, nëse është i këtillë, mos u fal; por nëse është diçka tjetër, atëherë merr abdes dhe falu, ngase është gjakrrjedhje e çrregullt.” E shënojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu. Ibn Hibani dhe Hakimi e kanë vlerësuar për sahih (të vërtetë).61

Ndonëse ky hadith është kritikuar për çështje që lidhen me zinxhirin e transmetuesve dhe tekstin e tij, përsëri dijetarët kanë punuar me të dhe ai ka më shumë përparësi se sa të gjykohet me traditën e shumicës së grave.

Situata e tretë: Kur një femre i ka nisur gjaku që në herën e parë pa pushim dhe ajo nuk ka një periudhë të rregullt dhe nuk bën dot dallimin midis llojeve të gjakut, ngase gjaku që i vjen është i njëjtë ose është me veti të ndryshme dhe të ngatërrueshme dhe ajo nuk vendos dot se cili prej tyre është gjaku i menstruacioneve! Kjo femër ecën me traditën e shumicës së grave dhe i konsideron gjashtë apo shtatë ditët e para të çdo muaji (nga koha që ka parë rrjedhjen e gjakut për herë të parë) menstruacione dhe ditët e tjera i konsideron gjak të çrregullt.

Shembulli i kësaj është kur femra e sheh gjakun për herë të parë në ditën e pestë të muajit dhe gjakëderdhja i vazhdon, duke mos pasur asnjë shenjë të mirëfilltë për të bërë dallimin midis gjakut të menstruacioneve dhe gjakut të çrregullt, si ngjyra apo diçka tjetër. Në këtë rast periudha e menstruacioneve të saj përllogaritet gjashtë apo shtatë ditë në çdo muaj, duke filluar nga dita e pestë e çdo muaji. Bazuar në hadithin e Hamna bint Xhahshit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut ﷺ, jam duke pasur gjakrrjedhje të shumtë e të theksuar, çfarë mendon se duhet të bëj, ngase kjo gjë po më privon edhe nga namazi dhe agjërimi?” Pejgamberi ﷺ tha:

«أَنْعَتُ لَكِ (أَصِفُ لَكِ اسْتِعْـمَال) الْكُرْسُفَ (وهُـوَ القُطْنُ) تَضَعِينَهُ عَلَى الْفَرْجِ، فَإِنَّهُ يُذْهِبُ الدَّمَ».

"Të sugjeroj të përdorësh pambuk dhe ta vendosësh në vendin intim, sepse ai e ndalon gjakrrjedhjen." Ajo tha: “Por, është më shumë se kaq!” Atëherë i tha:

«إِنَّمَا هَذَا رَكْضَةٌ مِنْ رَكَضَاتِ الشَّيْطَانِ، فَتَحَيَّضِي سِتَّةَ أَيَّامٍ أَوْ سَبْعَةً فِي عِلْمِ اللَّهِ تَعَالَى، ثُمَّ اغْتَسِلِي حَتَّى إِذَا رَأَيْتِ أَنَّكِ قَدْ طَهُرْتِ وَاسْتَنْقَيْتِ فَصَلِّي أَرْبَعًا وَعِشْرِينَ أَوْ ثَلَاثًا وَعِشْرِينَ لَيْلَةً وَأَيَّامَهَا وَصُومِي».

“Në të vërtetë, kjo është një goditje e shejtanit, kështu që, llogarite që ke pasur menstruacione gjashtë ditë, apo shtatë ditë, Allahu i Lartësuar e di më mirë sa janë, pastaj merr gusël derisa ta vëresh që je pastruar mirë, e pas kësaj falu për njëzetetre ditë apo njëzetekatër ditë e net me radhë, dhe agjëro ..." E shënojnë Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Tirmidhiu e ka vlerësuar për sahih (të vërtetë), dhe e ka përcjellë ga Ahmedi se e ka vlerësuar për sahih (të vërtetë), dhe nga Buhariu se e ka vlerësuar për hasen (të pranuar).6263

Fjala e Pejgamberit ﷺ: "gjashtë ditë, apo shtatë ditë" nuk ka për qëllim që femra mund të zgjedhë midis këtyre dy numrave, por ka për qëllim që ajo duhet të mundohet të gjejë numrin më të saktë të ditëve, duke e krahasuar rastin e saj me rastin e grave që janë të ngjashme me të në fizionomi, në moshë dhe në farefisin e saj. Të shikojë gjithashtu se cili lloj i gjakut është më i përafërt me gjakun e menstruacioneve. Veç këtyre të bëjë dhe përllogaritje të tjera të ngjashme me këto. Nëse i rezulton që mundësia më e madhe është që menstruacionet të jenë gjashtë ditë, atëherë le t'i llogarisë ato gjashtë ditë, e nëse propabiliteti më i madh është që të jenë shtatë ditë, atëherë le t'i llogarisë ato shtatë ditë.

Rasti i asaj që i përngjan femrës me gjak të çrregullt:

Ndodh që femra për një arsye të caktuar të ketë hemoragji nga mitra e saj si për shembull kur i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në mitër apo diku pranë mitrës. Rasti i kësaj femre ndahet në dy variante:

Varianti i parë: kur ajo e di që pas kësaj ndërhyrjeje ajo nuk mund të ketë më menstruacione për shkak të heqjes së mitrës tërësisht ose për shkak të bllokimit të saj, duke mos e lejuar gjakun që të rrjedhë. Kjo femër nuk merr gjykimin e femrës së cilës i rrjedh gjak i çrregullt, por merr gjykimin e asaj e cila sheh gjak të verdhë apo të turbullt apo sekrecione pasi ka hyrë në periudhën pastërtisë. Kështu që ajo nuk e lë namazin dhe agjërimin dhe marrëdhëniet intime dhe as e ka për detyrë të lahet prej këtij gjaku. Ajo thjesht duhet të lajë gjakun para se të falet dhe të vendosë diçka të pambuktë në organin intim për të ndaluar rrjedhjen e gjakut gjatë namazit, e mandej të marrë abdes për faljen e namazit. Ajo duhet të marrë abdes vetëm pasi të ketë hyrë koha e namazit, kur bëhet fjalë për namazet obligative ose kur të vendosë për t'u falur, kur bëhet fjalë për namazet vullnetare.

Varianti i dytë: Kur femra nuk e di që pas ndërhyrjes kirurgjikale ndërpriten menstruacionet, por ajo që ajo di është se nga kjo ndërhyrje ajo mund të vazhdojë të ketë menstruacione. Kjo femër merr gjykimin e femrës e cila ka gjak të çrregullt. Për këtë argumenton fjala e Pejgamberit ﷺ për Fatime bint Ebu Hubejshin:

«إِنَّمَا ذَلِكَ عِرْقٌ وَلَيْسَ بِالْحَيْضَةِ، فَإِذَا أَقْبَلَتِ الْحَيْضَةُ فَاتْرُكِي الصَّلَاةَ».

“Ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt, e jo gjak menstrual. Andaj, kur të të vijë koha e menstruacioneve, lëre namazin."64

Fjala e Pejgamberit ﷺ:

«فَإِذَا أَقْبَلَتِ الْحَيْضَةُ».

"... kur të të vijë koha e menstruacioneve ..." tregon se ky është gjykimi i femrës me gjak të çrregullt, e cila mund të ketë menstruacione që i vijnë dhe i largohen, ndërsa ajo që nuk mund të ketë menstruacione, gjaku që i rrjedh asaj është gjak i çrregullt në të gjitha rastet.

Dispozitat e gjakut të çrregullt:

Nga sa thamë më herët, mësuam se në cilat raste gjaku është i menstruacioneve dhe në cilat është i çrregullt. Dhe se në rastet kur është gjak menstruacionesh zbatohen dispozitat e menstruacioneve dhe në rastet kur është i çrregullt zbatohen dispozitat e gjakut të çrregullt.

Kemi përmendur gjithashtu dhe dispozitat më të rëndësishme të menstruacioneve.

Ndërsa dispozitat e femrës me gjak të çrregullt janë pothuajse të njëjta me ato të femrës së pastër, me përjashtim të disa rasteve:

1- Femra me gjak të çrregullt e ka për detyrë të marrë abdes për çdo namaz, ngase Pejgamberi ﷺ i tha Fatime bint Ebu Hubejshit:

«ثُمَّ تَوَضَّئِي لِكُلِّ صَلَاةٍ».

"... pastaj merr abdes për çdo namaz!" (E shënon Buhariu në kapitullin: "Larjea e gjakut") Që do të thotë se ajo nuk duhet të marrë abdes për namazet me kohë specifike, vetëm pasi të ketë hyrë koha e tyre. Ndërsa për namazet që nuk kanë kohë specifike ajo duhet të marrë abdes në çastin kur vendos t'i falë ato.

2- Kur dëshiron të marrë abdes, duhet të pastrojë njollat e gjakut me ujë dhe të vendosë në organin intim një copë të pambuktë, që të ndalojë gjakrrjerdhjen; bazuar në fjalët e Pejgamberit ﷺ drejtuar Hamnes:

«أَنْعَتُ لَكِ الْكُرْسُفَ فَإِنَّهُ يُذْهِبُ الدَّمَ». قَالَتْ: فَإِنَّهُ أَكْثَرُ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: «فَاتَّخِذِي ثَوْبًا». قَالَتْ: هُوَ أَكْثَرُ مِنْ ذَلِكَ. قَالَ: «فَتَلَجَّمِي».

"Të sugjeroj të përdorësh pambuk sepse ai e ndalon gjakrrjedhjen." Ajo tha: "Gjakderdhja është më e madhe se kaq." Ai tha: "Përdor rrobë." Ajo tha: "Është më e madhe se kaq." Ai tha: "Lidhe me diçka." Për më tepër referoju hadithit të plotë. Sakaq ajo nuk duhet të shqetësohet për gjakun që mund të dalë pas kësaj sepse Pejgamberi ﷺ i tha Fatime bint Ebu Hubejshit:

«اجْتَنِبِي الصَّلَاةَ أَيَّامَ حَيْضِكِ، ثُمَّ اغْتَسِلِي وَتَوَضَّئِي لِكُلِّ صَلَاةٍ، ثُمَّ صَلِّي، وَإِنْ قَطَرَ الدَّمُ عَلَى الْحَصِيرِ».

"Mos u fal gjatë ditëve të menstruacioneve, më pas lahu dhe merr abdes për çdo namaz dhe falu edhe nëse gjaku pikon mbi qilim!"

(Ahmedi dhe Ibn Maxhe).65

3- Marrëdhëniet intime. Dijetarët kanë pasur mospajtim rreth lejueshmërisë së tyre nëse burri nuk frikësohet nga mëkatimi duke i lënë ato. Mirëpo mendimi më i saktë lidhur me këtë situatë është se marrëdhëniet intime lejohen në mënyrë absolute, sepse në kohën e Pejgamberit ﷺ shumë gra, dhjetë apo më tepër, vuanin nga rrjedhja e gjakut të çrregullt dhe Allahu apo Pejgamberi i Tij nuk i ndaluan bashkëshortët e tyre të kenë marrëdhënien intime me to. Përkundrazi, në fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿...فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ...﴾

"Prandaj, gjatë kohës së menstruacioneve, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie)..." (El Bekare, 222) është argument që qëndrimi larg tyre në çështjet e tjera nuk është i detyrueshëm. Po ashtu fakti që asaj i lejohet të falë namaz është dëshmi se marrëdhëniet intime janë të lejuara, sepse marrëdhëniet intime janë më të lehta se namazi. Ndërsa krahasimi i marrëdhënieve intime të saj me marrëdhëniet intime të femrës me menstruacione nuk është i saktë, sepse edhe sipas atyre që i ndalojnë marrëdhëniet intime me të, rasti i secilës ndryshon nga rasti i tjetrës dhe për rrjedhojë krahasimi apo analogjia nuk është e vlefshme kur ka ndryshim midis rasteve.

Kapitulli i gjashtë: Lehonia dhe dispozitat e saj

Lehonia: Gjaku që e nxjerr mitra për shkak të lindjes, gjatë lindjes ose pas saj ose dy ditë apo tre ditë para saj, i shoqëruar me dhimbjet e lindjes.

Shejhulislam Ibn Tejmija ka thënë: "Gjaku që femra sheh në kohën që i nisin dhimbjet e lindjes është gjak lehonie." Ai nuk e ka specifikuar këtë me dy apo tre ditë (para lindjes). Me "dhimbjet" ai ka për qëllim dhimbjet e lindjes, ngase dhimbjet e tjera nuk konsiderohen të lehonisë dhe gjaku që sheh nuk është lehoni. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme lidhur me periudhën minimale dhe maksimale të lehonisë. Në broshurën e tij "Emërtimet me të cilat Ligjvënësi ka lidhur dispozitat", f.37, shejh Tekijudini (Ibn Tejmija) ka thënë: "Lehonia nuk ka afat minimal apo maksimal. Nëse supozojmë se një femre i rrjedh gjak më shumë se dyzet ditë apo gjashtëdhjetë ditë apo shtatëdhejtë ditë dhe më pas i ndalon, i gjithë ky gjak konsiderohet lehoni. Por nëse i rinis prap pas ndërprerjes së periudhave të lartpërmendura, atëherë gjaku i dytë është gjak i çrregullt. Në këtë rast kufiri i gjakut të lehonisë konsiderohet dyzetëditëshi sepse ai është kufiri i shumicës së rasteve tek femrat lehonë dhe kështu ceket në transmetime që përcillen për këtë çështje."

Bazuar në këtë them se nëse gjakrrjedhja zgjat më shumë se dyzet ditë, ndërkohë që sipas ciklit të saj të zakonshëm gjakrrjedhja ndërpritej pas dyzet ditëve ose ajo evidenton shenjat e afrimit të ndërprerjes së gjakut, atëherë ajo duhet të presë derisa të ndërpritet gjakrrjedhja dhe më pas të lahet. Përndryshe ajo duhet të lahet në krye të dyzet ditëve, ngase në shumicën e rasteve periudha e lehonisë zgjat dyzet ditë. Me përjashtim kur plotësimi i dyzetditëshit përkon me kohën e ciklit të saj, me ç'rast ajo duhet të presë derisa të kalojë periudha e ciklit. E nëse gjakrrjedhja ndalon pas kësaj kohe, atëherë ajo duhet ta konsiderojë këtë si datë fikse të ciklit të saj dhe në të ardhmen duhet t'i llogarisë menstruacionet e saj në bazë të kësaj date. E nëse gjakrrjedhja vazhdon pa pushim (pas 40 ditëve), atëherë ky gjak konsiderohet i çrregullt dhe ajo duhet të zbatojë dispozitat e gjakut të çrregullt që kemi përmendur më herët. E nëse asaj i ndërpritet gjaku para se të plotësohen dyzet ditë, ajo konsiderohet e pastër e kësisoj duhet të lahet e të falet dhe të agjërojë dhe bashkëshorti i saj mund të kryejë marrëdhënie intime me të. E në rastin kur ndërprerja e gjakut është më e shkurtër se një ditë, atëherë kjo ndërprerje nuk konsiderohet pastrim. Kështu ka thënë autori i librit "El Mugni".66

Lehonia nuk vërtetohet vetëm pasi të ketë lindur një fetus i cili i ka tiparet e njeriut, sepse nëse ajo aborton një fetus i cili nuk i ka marrë akoma tiparet e njeriut, atëherë gjaku që rrjedh në këtë rast nuk konsiderohet gjak lehonie, por konsiderohet gjak i çrregullt, e për pasojë ajo duhet të zbatojë dispozitat e femrës me gjak të çrregullt. Periudha më e shkurtër në të cilën fetusi mund të marrë tiparet njerëzore është tetëdhjetë ditë nga fillimi i shtatëzanisë. Ndërkohë në të shumtën e rasteve fetusi i merr tiparet njerëzore pas nëntëdhjetë ditëve.

Mexhd ibn Tejmija (gjyshi i Ibn Tejmijes) ka thënë: "Nëse femra shtatëzanë vëren (para lindjes) gjak të shoqëruar me dhimbjet e lindjes, ajo nuk duhet t'i kushtojë rëndësi atij (por duhet të falet dhe të agjërojë). E nëse e vëren gjakun pas lindjes, atëherë ajo nuk duhet të falet e as të agjërojë. E nëse pasi të ketë lindur del e kundërta e asaj që dukej më parë, atëherë ajo duhet ta korrigjojë veten e saj, përndryshe duhet të bazohet tek ajo që duket dhe të mos korrigjojë asgjë." Këto fjalë i ka cituar prej Mexhdit autori i librit "Sherh el Ikna".67

Dispozitat e lehonisë:

Dispozitat e lehonisë janë të njëjta me ato të menstruacioneve pa asnjë dallim, përveç rasteve të mëposhtme:

1- Periudha e pritjes pas divorcit llogaritet nëpërmjet divorcit e jo nëpërmjet lehonisë, ngase nëse divorci ndodh para lindjes, atëherë periudha e pritjes përfundon me lindjen jo me lehoninë, e nëse divorci ndodh pas lindjes, atëherë ajo duhet të presë menstruacionet që t'i vijnë dhe ta llogarisë periudhën e pritjes me to. Siç e kemi cekur më lart.

2- Në rastin e periudhës së "ilasë" ku koha e menstruacioneve llogaritet si pjesë e saj, ndërsa koha e lehonisë nuk llogaritet si pjesë e saj.

"El-Ilaë" është një zakon kur burri betohet se do t'i ndërpresë përfundimisht marrëdhëniet intime me gruan e tij ose për një periudhë kohore mbi katër muaj. Nëse burri betohet dhe bën "ila", ndërkohë që gruaja ia kërkon marrëdhëniet intime, atëherë atij i jepet afat deri në katër muaj nga koha e betimit që ka bërë. Nëse ky afat plotësohet, atëherë ai është i detyruar të kryejë marrëdhënie intime me gruan ose ta ndajë atë me kërkesë nga ana e gruas. Nëse gruaja ka pasur lehoni gjatë këtij afati, kjo lehoni nuk përfshihet në pjesën e katërmuajshit, por duhet të shtohen në afatin e katërmuajshit aq ditë sa ka zgjatur lehonia, ndryshe nga koha e menstruacioneve, e cila llogaritet si pjesë e katërmuajshit.

3- Mosha e pubertetit përcaktohet nëpërmjet menstruacioneve, ejo nëpërmjet lehonisë, sepse femra nuk mund të mbetet shtatëzanë derisa të arrijë të ketë shkarkim seksual (ejakulim), kështu që ajo e arrin moshën e pubertetit me anë të shkarkimit seksual (ejakulimit) që i paraprinë shtatëzanisë.

4- Gjaku i menstruacioneve që ndërpritet dhe rikthehet gjatë ciklit të menstruacioneve konsiderohet pjesë e menstruacioneve me plot bindje. Si për shembull nëse cikli menstrual i një femre është tetë ditë dhe ajo ka gjakrrjedhje katër ditë, pastaj i ndërpritet për dy ditë dhe pastaj i rikthehet ditën e shtatë dhe të tetë. Gjaku i cili është rikthyer, në këtë rast konsiderohet me plot bindje pjesë e menstruacioneve dhe lidhur me të zbatohen dispozitat e menstruacioneve. Ndërsa gjaku i lehonisë i cili ndërpritet para plotësimit të dyzet ditëve dhe rikthehet sërish gjatë dyzet ditëve, konsiderohet i dyshimtë dhe në këtë rast femra duhet të falet dhe të agjërojë agjërimin obligativ, i cili ka një kohë specifike (si Ramazani) dhe asaj i ndalohen të gjitha gjërat që i ndalohen femrës me cikël menstrual, përveç obligimeve. Dhe pasi të pastrohet ajo duhet të kompensojë të gjitha ato gjëra që i ka për detyrë t'i kompensojë femra me menstruacione pasi pastrohet. Ky është mendimi zyrtar i shkollës hanbelite.68

Mirëpo mendimi i saktë është se nëse gjaku i rikthehet në një kohë kur është e mundshme të jetë gjak i lehonisë, atëherë ai konsiderohet si i tillë, përndryshe ai konsiderohet gjak menstruacionesh e nëse zgjat shumë, atëherë konsiderohet i çrregullt.

Ky mendim është i përafërt me mendimin e imam Malikut (Allahu e pastë mëshiruar!) të cilin e ka cituar autori i librit "El Mugni"69 ku imam Maliku ka thënë: "Nëse ajo sheh gjak dy apo tre ditë pas ndërprerjes së tij, ai konsiderohet gjak i lehonisë, përndryshe ai konsiderohet gjak i menstruacioneve." Kjo është dhe ajo që kuptohet nga mendimi i preferuar i shejhulislam Ibn Tejmijes (Allahu e pastë mëshiruar!).

Në realitet nuk ekziston ndonjë lloj i gjakut që të jetë i dyshimtë në vetvete, por çështja e dyshimit është diçka relative që ndryshon nga një njeri te tjetri sipas dijes dhe konceptimit të tyre. Kurani dhe Suneti janë sqarim për çdo gjë. Allahu i Lartësuar nuk e ka obliguar askënd që të agjërojë të njëjtin agjërim dy herë apo të bëjë të njëjtin tavaf dy herë, me përjashtim kur në veprimin e parë ka pasur një mangësi e cila nuk rikuperohet vetëm se duke e përsëritur. Ndërsa kur njeriu e kryen detyrën e tij sipas mundësisë që ka, atëherë ai është shkarkuar nga përgjegjësia, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿لَا يُكَلِّفُ ٱللَّهُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۚ...﴾

"Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka..." (El Bekare, 286) Po ashtu thotë:

﴿فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ مَا ٱسۡتَطَعۡتُمۡ...﴾

"Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni..." (Et Tegabun, 16)

5 - Dallimi i pestë midis menstruacioneve dhe lehonisë është se nëse femra pastrohet nga menstruacionet para se të plotësohen ditët e saj të zakonshme, i lejohet bashkëshortit të kryejë marrëdhënie intime me të pa asnjë problem, ndërsa kur pastrohet nga lehonia para dyzet ditëve nuk është mirë që bashkëshorti të kryejë marrëdhënie intime me të sipas mendimit zyrtar të shkollës hanbelite. Mirëpo mendimi i saktë është që në këtë rast s'ka agjë të keqe nëse ai bën marrëdhënie intime me të. Ky është dhe mendimi i shumicës së dijetarëve. Arsyeja që s'ka asgjë të keqe në këtë mes është se konsiderimi diçkaje si mekruh (e papëlqyer) është dispozitë fetare e cila ka nevojë për argument fetar për t'u vërtetuar. Lidhur me këtë çështje nuk ekziston ndonjë argument fetar, veç transmetimit që imam Ahmedi ka përcjellë nga Othman ibn Ebu Asi se bashkëshortja e tij shkoi tek ai para plotësimit të dyzet ditëve dhe ai i tha asaj që të mos i afrohej.70

Sidoqoftë ky transmetim nuk vërteton se një gjë e tillë është e papëlqyer, sepse ai mund ta ketë bërë këtë thjesht për të qenë i sigurt nga frika se mbase ajo nuk ishte siguruar mirë që është pastruar, ose ngaqë marrëdhëniet intime mund të bënin që gjaku të rikthehej sërish...etj. Allahu është më i dijshmi.

Kapitulli i shtatë: Përdorimi i barnave që parandalojnë menstruacionet apo që i përshpejtojnë ato, si dhe përdorimi i barnave që parandalojnë shtatëzaninë ose që shkaktojnë abort

Përdorimi i barnave që parandalojnë menstruacionet është i lejuar me dy kushte:

1- Të mos rrezikojë të dëmtohet nga përdorimi i tyre. E nëse rrezikon të dëmtohet, atëherë nuk lejohet; për shkak të fjalës së Allahut të Lartësuar:

﴿...وَلَا تُلۡقُواْ بِأَيۡدِيكُمۡ إِلَى ٱلتَّهۡلُكَةِ...﴾

"...mos e çoni veten tuaj në shkatërrim..." (El Bekare, 195)

﴿...وَلَا تَقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُمۡ رَحِيمٗا﴾

"...mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju." (En Nisa, 29)

2- Të ketë marrë leje nga bashkëshorti nëse kjo gjë ka lidhje me të, si për shembull nëse bashkëshortja është duke kaluar periudhën e pritjes pas divorcit dhe ai i detyrohet asaj shpenzimet gjatë periudhës së pritjes. Në këtë rast nuk i lejohet asaj të përdorë barna që parandalojnë menstruacionet dhe zgjasin periudhën e pritjes pa lejen e tij. Gjithashtu duhet t'i marrë patjetër leje bashkëshortit kur është e vërtetuar se përdorimi i tyre parandalon shtatëzaninë. Sidoqoftë edhe në rastet kur përdorimi i tyre është i lejuar më mirë është të mos përdoren, veçse për raste të nevojshme, ngase lënia e organizmit në gjendjen e tij natyrale i bën më mirë shëndetit të njeriut.

Përdorimi i barnave që përshpejtojnë menstruacionevet është i lejuar me dy kushte gjithashtu:

1- Të mos i përdorë për të shmangur obligimet fetare, si për shembull para Ramazanit, për të shmangur agjërimin ose para namazit për të shmangur faljen e tij...etj.

2- Të ketë marrë leje nga bashkëshorti, sepse përshpejtimi i menstruacioneve e privon atë nga marrëdhëniet intime. Kështu që nuk lejohet përdorimi i diçkaje që e privon atë nga një e drejtë që i takon pa lejen e tij. E në rastin kur ajo është e divorcuar nuk duhet t'i përdorë pa lejen e tij, sepse përdorimi i tyre bën që të përshpejtohet heqja e së drejtës së tërheqjes së bashkëshortit nga divorci, nëse është divorc nga i cili ai mund të tërhiqet.

Përdorimi i barnave që parandalojnë shtatëzaninë ndahet në dy lloje:

1- Kur përdorimi i tyre bën që shtatëzania të parandalohet në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë rast nuk lejohet përdorimi i tyre, sepse ai bën që të ndërpritet shtatëzania dhe të pakësohet numri i pasardhësve, gjë që bie ndesh me objektivat e sheriatit (fesë), prej objektivave të të cilit është dhe shtimi i muslimanëve. Shtoja kësaj edhe rrezikun e mundshëm të vdekjes së fëmijëve aktualë, gjë që bën që ajo të mbesë e ve dhe pa fëmijë.

2- Kur përdorimi i tyre e parandalon shtatëzaninë përkohësisht. Si për shembull kur femra është shumë pjellore dhe kjo bën që ajo të vuajë e të lodhet shumë e për këtë arsye dëshiron ta planifikojë shtatëzaninë e saj në çdo dy vjet apo në një periudhë kohore të përafërt me këtë. Kjo është e lejuar me kusht që të ketë leje nga bashkëshorti dhe me kusht që përdorimi i barnave të mos i sjellë asaj dëme. Argument për këtë është fakti që sahabët e shmangnin shtatëzaninë në kohën e Pejgamberit ﷺ, e ndërkohë nuk erdhi shpallje për ta ndaluar këtë veprim. Me shmangien e shtatëzanisë kemi për qëllim ejakulimin jashtë mitrës.71

Përdorimi i barnave që shkaktojnë abortin është dy llojesh:

1- Kur femra synon që nëpërmjet abo të dëmtojë fetusin (fëmijën në bark). Nëse këtë e bën pasi fetusit t'i jetë dhënë shpirt, atëherë kjo gjë është e ndaluar kategorikisht sepse në këtë rast kemi të bëjmë me vrasjen e një qenie njerëzore padrejtësisht, gjë të cilën e kanë ndaluar Kurani, Suneti dhe konsensusi i muslimanëve. Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme sa i takon lejueshmërisë së saj në rastin kur kjo bëhet para se t'i fryhet shpirti, disa e kanë lejuar e disa e kanë ndaluar e disa kanë thënë se lejohet për sa kohë që nuk kanë kaluar dyzet ditët e para, kurse disa të tjerë kanë thënë se lejohet për sa kohë që nuk janë shfaqur ende tiparet e njeriut.

Mirëpo mendimi më i sigurt është që edhe në këtë rast të mos lejohet abortimi pa shkaqe të nevojshme, si për shembull nëse nëna është e sëmurë dhe nuk e përballon shtatëzaninë...etj. Nëse ajo është e sëmurë dhe nuk e përballon shtatëzaninë, atëherë lejohet të kryejë abort me kusht që të mos ketë kaluar aq kohë sa fetusi të ketë marrë tiparet njerëzore, në të kundërt nuk lejohet. Allahu është më i dituri.

2- Të mos jetë qëllimi i abortit dëmtimi i fëmijës si për shembull nëse përpjekja për ta abortuar bëhet nga fundi i kohës së shtatëzanisë në prag të lindjes, atëherë kjo është e lejuar me kusht që të mos dëmtohet as nëna e as fëmija dhe me kusht që të mos jetë nevoja për ndërhyrje kirurgjike, sepse nëse është nevoja për ndërhyrje kirurgjike, atëherë kemi të bëjmë me katër raste të ndryshme:

1- Kur nëna dhe fëmija janë të dy gjallë. Në këtë rast nuk lejohet ndërhyrja kirurgjike vetëm për arsye të domosdoshme si për shembull kur lindja vështirësohet dhe lind nevoja për ndërhyrje kirurgjike. E themi këtë për arsye se trupi është amanet te njeriu, andaj atij nuk i lejohet të ndërhyjë në të me veprime që mund ta dëmtojnë atë, veçse për ndonjë dobi madhore. Dhe për arsye se nganjëherë mjekët mendojnë se nuk do të ketë dëm nga ndërhyrja kirurgjikale, por në fakt del që të ketë dëm.

2- Kur nëna dhe fëmija kanë vdekur të dy. Në këtë rast nuk lejohet ndërhyrja kirurgjike për arsye se nuk ka asnjë dobi.

3- Kur nëna është gjallë, ndërsa fëmija në bark është i vdekur. Në këtë rast lejohet ndërhyrja kirurgjike për nxjerrjen e tij, me përjashtim të rastit kur mund të dëmtohet nëna. Pra në këtë rast lejohet ndërhyrja kirurgjike,,sepse zakonisht fëmija që ka ndërruar jetë në barkun e nënës, pothuajse nuk del dot jashtë pa ndërhyrje kirurgjike. Qëndrimi i tij në barkun e nënës e pengon atë nga një shtatëzani tjetër dhe e bën atë të vuajë njëkohësisht. Si dhe mund të zgjatet për shkak të tij periudha e pritjes, nëse ajo ka qenë e martuar dhe është ndarë.

4- Kur nëna ka vdekur dhe fëmija është gjallë në barkun e saj. Në këtë rast nuk lejohet ndërhyrja kirurgjike nëse nuk shpresohet që ai të jetë gjallë.

E nëse shpresohet që ai të jetë gjallë dhe një pjesë e trupit të tij ka dalë, ndërsa pjesa tjetër është ende brenda, atëherë lejohet të çahet barku i nënës për nxjerrjen e tij jashtë. E nëse asnjë pjesë e trupit të tij nuk ka dalë jashtë, atëherë sipas dijetarëve tanë (Allahu i pastë mëshiruar!), nuk lejohet të çahet barku i nënës në këtë rast, sepse çarja e barkut të saj konsiderohet gjymtim. Mirëpo mendimi më i saktë është se barku i saj çahet nëse fëmija nuk del ndryshe. Ky është dhe mendimi i parapëlqyer i Ibn Hubejrës dhe autori i librit "El Insaf" ka thënë se ky është mendimi më i denjë.72

Them që ky mendim është më i saktë, sidomos në kohën tonë, kur ndërhyrja kirurgjike nuk konsiderohet gjymtim, sepse në këtë kohë barku çahet dhe qepet, edhe se shenjtëria e të gjallit është më e madhe se shenjtëria e të vdekurit, gjithashtu fëmija që është në barkun e nënës është i pafajshëm dhe shpëtimi i njeriut të pafajshëm është detyrë, andaj ky fëmijë duhet të shpëtohet. Allahu është më i dituri.

Vërejtje: Në rastet kur lejohet abortimi siç e cekëm më lart, duhet patjetër të merret leje nga i zoti i fetusit siç është bashkëshorti për shembull.

Këtu arritëm në fund të asaj që donim të shkruanim lidhur me këtë temë të rëndësishme. Jemi përpjekur të përmbledhim çështjet bazike dhe parimet e përgjithshme, se përndryshe çështjet dhe detajet që lidhen me femrat në këtë kontekst janë si një det pa brigje. Mirëpo njeriu i mençur dhe i ditur arrin që çështjet dytësore t'i lidhë me çështjet themelore dhe detajet t'i lidhë me thelbet dhe me parimet si dhe të bëjë analogji midis gjërave të ngjashme.

Fetvadhënësi duhet të jetë i ndërgjegjshëm se ai është ndërmjetës midis Allahut dhe krijesave të Tij në çështjen e përcjelljes dhe shpjegimit të dijes që sollën pejgamberët e Allahut. Dhe se ai është përgjegjës për të dhënë fetva nga dija që gjendet në Kuran dhe në Sunet, ngase Kurani dhe Suneti janë dy burimet që njeriu e ka për detyrë t'i kuptojë dhe t'i zbatojë. Dhe se çdo mendim që bie ndesh me Kuranin dhe Sunetin është i gabuar dhe duhet të refuzohet dhe nuk bën të zbatohet. Ndonëse ai që e ka thënë atë mendim mund të jetë i justifikuar, ngaqë ka bërë të pamundurën për të gjetur të vërtetën, e për rrjedhojë shpërblehet për mundin e tij. Ndërsa ai që është i vetëdijshëm se ky mendim është i gabuar nuk e ka të lejuar që ta pranojë dhe ta zbatojë atë.

Fetvadhënësi duhet gjithashtu të ketë qëllim të sinqertë në raport me Allahun e Madhëruar, të mbështetet tek Ai në çdo çështje që i shfaqet dhe t'i lutet Atij për qëndrueshmëri dhe orientim drejt së vërtetës.

Ai duhet të ketë gjithnjë në qendër të vëmendjes argumentet që gjenden në Kuran dhe në Sunet. Andaj ai duhet të studiojë dhe të hulumtojë në lidhje me këtë çështje si dhe të hulumtojë dhe në lidhje me fjalët e dijetarëve, të cilët shërbejnë si ndihmë për të kuptuar saktë Kuranin dhe Sunetin.

Shpeshherë ndodh që të shfaqet një çështje e caktuar dhe njeriu kërkon për përgjigjen e saj në thëniet e dijetarëve që ai mund të ketë akses, por nuk gjen shpjegim të mjaftueshëm që të mund ta qetësojë ose nganjëherë nuk gjen asgjë që të jetë përmendur lidhur me çështjen në fjalë. Mirëpo kur ai i rikthehet Kuranit dhe Sunetit, atëherë atij i bëhet i qartë gjykimi mbi çështjen në fjalë në mënyrë të përafërt dhe të qartë. Në këtë çështje njerëzit ndryshojnë në varësi të sinqeritetit, dijes dhe aftësisë për të kuptuar.

Fetvadhënësi duhet gjithashtu të jetë i matur dhe i panxituar në dhënien e gjykimit kur çështja për të cilën është pyetur nuk është e qartë, ngase shpeshherë ndodh që njeriu të nxitohet në dhënien e përgjigjes dhe kur hulumton del që e ka pasur gabim dhe bëhet pishman. Madje nganjëherë ndodh që të mos ketë mundësi që ta korrigjojë fetvanë që e ka dhënë gabim.

Kur njerëzit e dinë që filan fetvadhënës është i matur dhe i kujdeshëm, ata i besojnë atij dhe e marrin në konsideratë atë. E kur njerëzit shohin që ai është i pamatur dhe i nxituar, ata nuk i besojnë atij për fetvatë që jep, sepse ai që nxitohet bën shumë gabime. Kësisoj ai me pamaturinë dhe nxitimin e tij e privon veten dhe të tjerët nga dija dhe e vërteta që ai posedon.

 

I lutemi Allahut të Lartësuar të na udhëzojë ne dhe vëllezërit tanë muslimanë në rrugën e Tij të drejtë, të na marrë në përkujdesin e Tij dhe të na ruajë në mbrotjen e Tij nga shkarjet! Padyshim Ai është Dhënës dhe Bujar. Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi gjithë shokët e tij! Çdo falënderim i takon Allahut, me mirësinë e të Cilit përmbushen punët e mira!

Shkroi: I varfri për Allahun,

Muhamed Salih Uthejmini.

Paraditen e ditës së xhuma,

14 shaban, viti 1392 hixhri.

 

 

 

***

Përmbajtja

 

Kapitulli i parë: Përkufizimi i menstruacioneve dhe urtësia e tyre. 5

Kapitulli i dytë: Koha e menstruacioneve dhe afati i tyre. 6

Kapitulli i tretë: Situata të papritura gjatë menstruacioneve. 17

Kapitulli i katërt: Dispozitat e menstruacioneve. 24

Kapitulli i pestë: Gjaku i çrregullt (hemorragjia) dhe dispozitat e tij 49

Situatat e ndryshme të gjakut të çrregullt (hemorragjisë): 50

Rasti i asaj që i përngjan femrës me gjak të çrregullt: 56

Dispozitat e gjakut të çrregullt: 58

Kapitulli i gjashtë: Lehonia dhe dispozitat e saj 61

Dispozitat e lehonisë: 64

Kapitulli i shtatë: Përdorimi i barnave që parandalojnë menstruacionet apo që i përshpejtojnë ato, si dhe përdorimi i barnave që parandalojnë shtatëzaninë ose që shkaktojnë abort 68

***

 

sq130v2.0 - 10/08/2026

 


Shënon Buhariu: Kapitulli i menstruacioneve, nënkapitulli "Gruaja me menstruacione i kryen të gjitha ritet përveç tavafit rreth Qabesë", nr. 305, dhe Muslimi: Kapitulli i Haxhit, nënkapitulli i shpjegimit të formave të ihramit", nr. 1211.

Shënon Buhariu, Kapitulli i umres, nënkapitulli "Shpërblimi i umres është sipas lodhjes", nr. 1662 dhe Muslimi, Kapitulli i haxhit, nënkapitulli "Shpjegimi i formave të ihramit", nr. 1211.

Broshura: "Emërtimet me të cilat Ligjvënësi ka lidhur dispozitat", f.35.

Burimi i mëparshëm, f, 36).

Burimi i mëparshëm, f, 38.

Shënon Buhariu në Kapitullin: "Imani", nënkapitulli: "Feja është e lehtë", nr. 39, nga hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

E shënojnë Buhariu, në kapitullin: "Virtytet", nënkapitulli: "Forma e namazit të Pejgamberit ﷺ", nr. 3560 dhe Muslimi, në kapitullin: "Vlera", nënkapitulli: "Largësia e Pejgamberit ﷺ nga mëkatet", nr. 2327.

Ibn Tejmija, "Mexhmuul fetava", 19/238-239.

"El Eusat", 2/356.

Shih: Ibn Kudame, "El Mugni", 1/405.

Merveziu, "Ihtilaful fukaha", f. 193; "El Eusat", 2/239.

"El Mudevveneh", 1/155; "En Neuadir ue Ez Zijadat", 1/136.

Ibn Tejmija, "Mexhmuul fetava", 19/238-239.

14) "El Umm", 1/82.

16) Ibn Kudame, "El Mugni", 1/396.

Shënon Ebu Davudi: Kapitulli i pastërtisë, nënkapitull: Gruaja që sheh sekrecione me ngjyrë të turbullt dhe të verdhë pas pastërtisë", nr. 307.

Shënon Buhariu: Kapitulli i menstruacioneve, nënkapitulli: "Ngjyra e verdhë dhe e turbullt jashtë ditëve të menstruacioneve", nr. 326.

"Fet'hul bari", 1/426.

"Sahihu i Buhariut", (1/71)

Këtë hadith Buhariu e ka cituar pa zinxhirin e transmetimit: Kapitulli i menstruacioneve, nënkapitulli: "Fillimi dhe mbarimit i menstruacioneve", para hadithit nr. 320.

"El Asl", 2/19-20.

Këto mendime i ka cituar autori i librit "el- Insaf".

"El Umm", 1/ 83-84.

"El Mugni", 1/226.

26) "El Mugni", 1/257.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Kohët e Namazit", nënkapitulli: "Ai që e arrin një rekat të namazit", nr. 580 dhe Muslimi: Kapitulli: "Xhamitë dhe vendet e namazit", nënapitulli: "Ai që e arrin një rekat të namazit e ka arritur atë namaz", nr. 607, nga hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: Kohëve e namazit", nënkapitulli: "Ai që e arrin një rekat nga sabahu", nr. 579 dhe Muslimi: Kapitulli: Xhamitë dhe vendet e namazit", nënkapitulli: "Ai që e arrin një rekat, e ka arritur atë namaz", nr. 608, nga hadithi i Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!)

"El Mexhmu' sherh el Muhedhdheb", 3/70.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: Leximi i Kuranit nga ana e burrit në prehërin e gruas së tij, ndërsa ajo është me menstruacione", nr.297 dhe Muslimi: Kapitulli: "Menstruacione", nënkapitulli: "Mbështetja e burrit në prehërin e gruas së tij ndërsa ajo është me menstruacione dhe këndimi i Kuranit", nr.301, nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: Pjesëmarrja e femrës me menstruacione në dy Bajramet dhe lutjet e muslimanëve, duke qëndruar e mënjanuar nga namazgjahu", nr. (324) dhe Muslimi: Kapitulli: "Namazi i dy Bajrameve", nënkapitulli: "Përmendja se lejohet të dalin gratë në dy Bajramet në namazgjah dhe të jenë të pranishme gjatë në hutbes, (por) të ndara nga burrat", nr. (890).

"El Mexhmu", 2/357.

"El Eusat", 2/223.

Fet'h el-Bari (1/408)

Shih: "Sahihu i Buhariut", kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Gruaja me menstruacione i kryen të gjitha ritet përveç tavafit rreth Qabesë" dhe "Fet'hul Bari", (1/407-408).

"Fet'hul Bari", 1/408.

"El Mexhmu", 2/356.

E ka përmendur Buhariu pa zinxhirin e transmetimit: Kapitulli: "Menstruacionet", nënapitulli: "Gruaja me menstruacione i kryen të gjitha ritet përveç tavafit rreth Qabesë", para hadithit nr. 305.

Shënon Tirmidhiu: Kapitujt e pastrimit, nënkapitulli: "Xhunubi dhe femra me menstruacione nuk duhet të këndojnë Kuran", nr.131.

Shih librin "El Ilel" të Tirmidhiut, f. 69, dhe "Es sunen el kubra" të Bejhekiut, 1/ 309, dhe "El ahkam esh Sher'ijje" të Ibn Abdul hakut, 1/ 504, dhe "Nasbu er raje" të Zejleiut, 1/195.

"Mexhmuul fetava", 26/191.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Menstruacione", nënkapitulli: "Femra me menstruacione nuk e kompenson namazin," nr. 321 dhe Muslimi: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: Femra me menstruacione e ka detyrë kompenzimin e agjërimit, e jo namazin", nr. 335. Teksti është i Muslimit.

E shënojnë Buhariu në kapitullin: "Dituria", nënkapitulli: "Turpi në dituri", nr. 130 dhe Muslimi në kapitullin: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Detyrimi i larjes për gruan...", nr. 313.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Agjërimi", nënkapitulli: "Largja (gusli) e agjëruesit", nr. 1931 dhe Muslimi: Kapitulli: "Agjërimi", nënkapitulli: "Vlefshmëria e agjërimit të atij që e zë agimi duke qenë xhunub", nr. 1109.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Gruaja me menstruacione i kryen të gjitha ritet përveç tavafit rreth Qabesë", nr. 305 dhe Muslimi, kapitulli: "Haxhi", nënkapitulli: "Shpjegimi i formës së ihramit", nr. 1211.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Haxhi", nënkapitulli: "Tavafi lamtumirës", nr. 1755 dhe Muslimi: Kapitulli: "Haxhi", nënkapitulli: "Detyrimi i tavafit të lamtumirës dhe shfuqizimit të tij për gruan me menstruacione", nr. 1328.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Haxhi", nënkapitulli: "Nëse gruas i vijnë menstruacionet pasi e ka bërë tavafin e ifadës", nr. 1757 dhe Muslimi: Kapitulli: "Haxhi", nënkapitulli:detyrimin e tavafit të lamtumirës, nr. 1211.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Prania e femrave me menstruacione në dy Bajramet dhe lutjet e muslimanëve, duke qëndruar të mënjanuara nga namazgjaja", nr. (324) dhe Muslimi: Kapitulli: "Namazi i dy Bajrameve", nënkapitulli: "Përmendja se është e lejuar të dalin gratë në dy Bajramet për në namazgjah dhe ta dëgjojnë hutbes, (port) të ndara nga burrat", nr. (890).

E shënon Muslimi: Libri: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Lejohet larja e kokës së bashkëshortit nga gruaja me menstruacione", nr. (302).

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Ledhatimi i gruas gjatë menstruacioneve", nr. 301 dhe Muslimi: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Ledhatimi i gruan mbi izar (rrobë të poshtme)", nr. 293.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Divorcimi", nr. 5251 dhe Muslimi: Kapitulli: "Divorcimi", nënkapitulli: "Ndalohet divorcimi i gruas gjatë menstruacioneve pa pëlqimin e saj, dhe se nëse vepron ndryshe, divorcimi ndodh dhe urdhërohet rikthimi i saj", nr. 1471, nga hadithi i Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

Shënon Buhariu: Kapitulli: "Divorcimi", nënkapitull: "Kërkesa e gruas për ndarje dhe mënyra e dovorcimit në këtë rast", nr. 5273, nga hadithi i Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: " Fillimi dhe mbarimi i menstruacioneve", nr. 320, dhe Muslimi: Kapitulli: "Menstruacione", nënkapitulli: "Gruaja me gjakderdhje të çrregullt, larja e namazi i saj", nr. 333, nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të).

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Larja nga menstruacionet", nr. 315, dhe Muslimi: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Pëlqehet që femra që lahet nga menstruacionet të përdorë pambuk të parfumur për pastrimin e vendit të gjakut", nr. 332, nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

Shënon Muslimi: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Dispozita e femrës që pastrohet", nr. 330, nga hadithi i Umu Selemes (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Abdesi", nënkapitulli: "Larja e gjakut", nr. 228, dhe Muslimi: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli i gruas me gjak të çrregullt dhe larja e saj dhe namazi i saj, numër (333), nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënojnë Ahmedi (6/349), Ebu Davudi: Kapitulli: "Pastërtia", nënkapitulli: "Kur fillojnë menstruacionet, femra duhet ta lërë namazin", nr. 287, dhe Tirmidhiu: Kapitulli: "Pastërtia", nënkapitulli: "Gruaja me rrjedhje të çrregullt i bashkon dy namaze me një larje (gusël)", nr. 128, nga hadithi i Hamna bint Xhahshit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

Suneni i Tirmidhiut: Kapitulli: "Pastërtia", nënkapitulli: "Gruaja me gjak të çrregullt i bashkon dy namaze me një larje (gusël)", pas hadithit nr. 128.

E shënon Buhariu: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "A u pranohet fjala grave për çështje të menstruacioneve dhe shtatzënisë si dhe në mundësinë e paraqitjes së menstruacioneve (më shumë se sa një herë brenda muajit)", nr. 325, nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënon Muslimi: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Gruaja me gjak të çrregullt, larja dhe namazin i saj", nr. 334, nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënojnë Ebu Davudi: Kapitulli: "Pastërtia", nënkapitull: "Kur femrës i vijnë menstruacionet duhet ta lërë namazin", nr. 286, dhe Nesaiu: Kapitulli: "Pastërtia", nënkapitulli: "Hadithet që flasin për gruan me gjak të çrregullt që e di kohën e menstruacioneve të saj para se gjaku të vazhdojë pandërprerë", nr. 211, Ibn Maxheh: Kapitulli: "Pastërtia dhe sunetet e saj", nënkapitulli: "Hadithet që flasin për gruan me gjak të çrregullt që e di kohën e menstruacioneve të saj para se gjaku të vazhdojë pandërprerë", nr 620, Ibn Hibani në Sahihun e tij, nr. 1348 dhe Hakimi në Mustedrekun e tij, nr. 618, nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

Suneni i Tirmidhiut: Kapitulli: "Pastërtia", nënkapitulli: "Gruaja me gjak të çrregullt i bashkon dy namaze me një larje (gusël)", pas hadithit nr. 128.

E shënojnë Ahmedi (6/439), Ebu Davudi: Kapitulli: "Pastërtia", nënkapitulli: "Kur fillojnë menstruacionet, femra e lë namazin", nr. (287), dhe Tirmidhiu: Kapitulli: "Pastërtia", nënkapitulli: "Gruaja me gjakrrjedhje të çrregullt i bashkon dy namaze me një larje (gusël)", nr. 128, nga hadithi i Hamna bint Xhahshit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Abdesi", nënapitulli: "Larja e gjakut", nr. 228, dhe Muslimi: Kapitulli: "Menstruacionet", nënkapitulli: "Gruaja me gjak të çrregullt, larja dhe namazi i saj", nr. 333, nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

E shënojnë Ahmedi (6/204) dhe Ibn Maxheh: Kapitulli: "Pastërtia dhe sunetet e saj", nënkapitulli: "Transmetimet për gruan me rrjedhje gjaku të çrregullt që kishte një cikël të rregullt menstrual, para se të vazhdojë gjaku i çrregullt", nr. 624, nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të).

"El Mugni", 1/252-253.

"Keshaf el Kina", 1/219.

"El Mugni", 1/253.

"El Mugni", 1/253.

"El Mugni", 2/252, dhe transmetimin e Othman ibn Ebu Asit e shënon Abdurrezaku në "Musannef", 1202 dhe Ibn Ebu Shejbe në "Musannefin", 17450, Darimiu në sunenin e tij, 990, dhe Ibn Xharudi në "el Munteka", 118.

E shënojnë Buhariu: Kapitulli: "Martesa", nënkapitulli: "Shmangia e shtatëzanisë", nr. 5209 dhe Muslimi: Kapitulli: "Martesa", nënkapitulli: "Gjykimit mbi shmangien e shtatëzanisë", nr. 1440, nga hadithi i Xhabirit (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

"El Insaf", 2/556.

Darimiu, "Ahkamul mutehajjirah fil hajdi", f. 17.