PHPWord

 

 

 

 

حِرَاسَةُ التَّوحِيدِ

 

 

 

Mbrojtja e Teuhidit

 

 

لِسَمَاحَةِ الشَّيْخِ العَلَّامَةِ

عَبْدِ العَزِيزِ بْنِ عَبْدِ اللهِ بْنِ بَازٍ

رَحِمَهُ اللهُ

 

Autori: Hoxha i nderuar

Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz

 

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e parë

Besimi i saktë dhe çfarë bie ndesh me të

Çdo lavdërim i takon vetëm Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, pas të cilit nuk ka më profet, si dhe për familjen dhe shokët e tij!

Meqë besimi i saktë është baza dhe themeli i fesë islame, mendoj se është e rëndësishme të flitet për këtë temë, si dhe të bëhen trajtesa dhe të shkruhen libra për shpjegimin dhe sqarimin e saj.

Bazuar në argumentet fetare të Librit (Kuranit) dhe Sunetit, e dimë se veprat dhe fjalët janë të vlefshme e të pranuara vetëm nëse burojnë nga një besim i saktë, ndryshe, nëse besimi nuk është i saktë, të gjitha veprat dhe fjalët që rrjedhin prej tij janë të pavlefshme, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿...وَمَن يَكۡفُرۡ بِٱلۡإِيمَٰنِ فَقَدۡ حَبِطَ عَمَلُهُۥ وَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ﴾

"Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i prej të dështuarve" (El Maide, 5)

Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu:

﴿وَلَقَدۡ أُوحِيَ إِلَيۡكَ وَإِلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكَ لَئِنۡ أَشۡرَكۡتَ لَيَحۡبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ 65﴾

"Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit" (Ez Zumer, 65)

Ajetet që flasin për këtë temë janë të shumta. Libri i qartë i Allahut (Kurani) dhe Suneti i të Dërguarit të Tij të besnik ﷺ kanë dëshmuar se besimi i vërtetë përmblidhet në gjashtë çështje: besimin në Allahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe në paracaktimin (kaderin), qoftë i mirë apo i keq. Pra, këto gjashtë çështje janë bazat e besimit të saktë, të cilat janë shpallur në Kuranin famëlartë dhe me të cilat Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

E argumentet për këto gjashtë baza, në Kuran dhe në hadithet e sakta, janë të shumta, si për shembull:

Së pari: argumentet nga Libri i Allahut; ndër të cilët veçojmë fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿لَّيۡسَ ٱلۡبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمۡ قِبَلَ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَلَٰكِنَّ ٱلۡبِرَّ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلۡكِتَٰبِ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ...﴾

"Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët..." (El Bekare, 177)

Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿ءَامَنَ ٱلرَّسُولُ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مِن رَّبِّهِۦ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَۚ كُلٌّ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ لَا نُفَرِّقُ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّن رُّسُلِهِ...﴾

"I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij..." (El Bekare, 285)

Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ ءَامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلَّذِي نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِن قَبۡلُۚ وَمَن يَكۡفُرۡ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلَۢا بَعِيدًا 136﴾

"O ju të cilët keni besuar! Besoni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin, që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që e ka zbritur më parë. Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë." (En Nisa, 136)

Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ 70﴾

"A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun." (El Haxh, 70)

Së dyti: argumentet nga Suneti; ndër të cilat veçojmë hadithin e njohur, të cilin e shënon Muslimi në "Sahihun" e tij, nga prijësi i besimtarëve, Umer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Xhibrili, alejhi selam, e pyeti Profetin ﷺ për imanin, e ai i tha:

«الإِيمَانُ أَنْ تُؤْمِنَ بِاللَّهِ، وَمَلَائِكَتِهِ، وَكُتُبِهِ، وَرُسُلِهِ، وَاليَوْمِ الآخِرِ، وَتُؤْمِنَ بِالقَدَرِ خَيْرِهِ وَشَرِّهِ».

“Imani është të besosh në Allahun, në melekët e Tij, në librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në kaderin (paracaktimin), qoftë i mirë, qoftë i keq.”1 E deri në fund të Hadithit. Këtë hadith e shënojnë gjithashtu Buhariu dhe Muslimi — me një ndryshim të vogël — nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!).

Nga këto gjashtë baza rrjedh gjithçka që muslimani e ka obligim ta besojë sa i përket së drejtës së Allahut të Lartësuar, çështjes së ringjalljes dhe gjërave të tjera të botës së fshehtë (ar. gajb), nga ato që na kanë treguar Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij ﷺ.

Shpjegimi i këtyre gjashtë bazave është si vijon:

 

 

Baza e parë: besimi në Allahun e Lartësuar.

Në këtë bazë përfshihen disa çështje; disa prej të cilave janë: Besimi se Ai është i Adhuruari i vërtetë, i Cili e meriton adhurimin, e askush pos Tij nuk e meriton; sepse Ai është Krijuesi i robërve, Mirëbërësi ndaj tyre, Furnizuesi i tyre dhe i Dijshmi rreth gjërave të tyre të fshehta e të hapura, i Gjithëfuqishmi për t'i shpërblyer të bindurit dhe për t'i ndëshkuar të pabindurit.

Allahu i Lartësuar i krijoi xhinët e njerëzit për kryerjen e këtij adhurimi dhe i urdhëroi për të. Në lidhje me këtë Ai ka thënë:

﴿وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِيَعۡبُدُونِ 56 مَآ أُرِيدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقٖ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطۡعِمُونِ 57 إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ 58﴾

"Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.

Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.

Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi." (Edh Dharijat, 56-58)

Allahu i Lartësuar gjithashtu ka thënë:

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱعۡبُدُواْ رَبَّكُمُ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ 21 ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ فِرَٰشٗا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءٗ وَأَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجَ بِهِۦ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ رِزۡقٗا لَّكُمۡۖ فَلَا تَجۡعَلُواْ لِلَّهِ أَندَادٗا وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ 22﴾

"O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat);

i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun." (El Bekare, 21-22)

Allahu i dërgoi profetët dhe i zbriti librat për të shpjeguar këtë të vërtetë dhe për të thirrur tek ajo, si dhe për të tërhequr vërejtjen nga ajo që e kundërshton atë, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَلَقَدۡ بَعَثۡنَا فِي كُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱجۡتَنِبُواْ ٱلطَّٰغُوتَ...﴾

"Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt..." (En Nahl, 36)

Allahu i Lartësuar gjithashtu ka thënë:

﴿وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِيٓ إِلَيۡهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدُونِ25﴾

"Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje, e që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” (El Enbija, 25)

Gjithashtu Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:

﴿الر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِنْ لَدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ1 أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ إِنَّنِي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ2﴾

"Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Atij që është i urtë dhe i gjithëdijshëm.

Të adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij" (Hud, 1-2)

Realiteti i këtij adhurimi nënkupton që të veçohet Allahu i Lartësuar me të gjitha adhurimet që i bëjnë robërit, si: lutja, frika, shpresa, namazi, agjërimi, kurbani, zotimi dhe lloje të tjera të adhurimeve; pra, të bëhen në formën e nënshtrimit ndaj Tij, me dëshirë për shpërblimin e Tij dhe frikë nga dënimi i Tij, me dashuri të plotë për Të dhe me përulësi para madhështisë së Tij.

Kushdo që mediton në Kuranin Famëlartë, do të gjejë se pjesa më e madhe e tij ka zbritur rreth kësaj baze madhështore; siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ فَاعْبُدِ اللَّهَ مُخْلِصًا لَهُ الدِّينَ 2 أَلَا لِلَّهِ الدِّينُ الْخَالِصُ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ3﴾

"Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të sinqertë ndaj Tij!

Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues." (Ez Zumer, 2-3)

Po ashtu, fjala e të Lartësuarit:

﴿وَقَضَىٰ رَبُّكَ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّآ إِيَّاهُ...﴾

"Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij..." (El Isra, 23)

Po ashtu, fjala tjetër e Tij:

﴿فَٱدۡعُواْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ14﴾

"Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!" (Gafir, 14)

Po kështu, kush mediton mbi sunnetin profetik, do të vërejë se kësaj baze madhështore i është kushtuar rëndësi e veçantë edhe aty. Nga suneti profetik mund të veçojmë atë që përcillet në sahihun e Buhariut dhe të Muslimit, nga Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë:

«حَقُّ اللهِ عَلَى العِبَادِ أَن يَعْبُدُوهُ وَلَا يُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا».

“E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë.”2

Te besimi në Allahun përfshihet gjithashtu: besimi në pesë shtyllat e Islamit që Allahu i ka bërë të detyrueshme ndaj robërve të Tij.

Këto pesë shtylla janë: dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhillëkut në Qabe, për atë që ka mundësi për këtë, si edhe farze të tjera që i ka sjellë Sheriati i pastër.

Shtylla më e rëndësishme dhe më madhëshore e Islamit është dëshmia se s’ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij. Kjo dëshmi kërkon që adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut dhe t’i mohohet gjithkujt tjetër përveç Tij. Ky është kuptimi i la ilahe il-lallah; domethënia e saj – siç kanë thënë dijetarët, Allahu i mëshiroftë – është: nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut. Bazuar në këtë: çdo gjë që adhurohet përveç Allahut – qoftë njeri, melek, xhin apo diç tjetër – është i adhuruar me patëdrejtë, ndërsa i Adhuruari me të drejtë është vetëm Allahu, i Cili nuk ka shok, siç thotë i Lartësuari:

﴿ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ...﴾

"Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta..." (El Haxh, 62)

Më lart e kemi sqaruar se Allahu i Lartësuar i krijoi xhinët dhe njerëzit për këtë bazë themelore dhe i urdhëroi ta përmbushin atë; i dërgoi profetët e Tij për këtë gjë dhe për këtë shkak i shpalli Librat e Tij. Andaj, mendoje mirë dhe medito shumë mbi këtë gjë, në mënyrë që të të bëhet e qartë gjendja e injorancës në të cilën kanë rënë shumë muslimanë si pasojë e padijes së thellë rreth kësaj baze madhështore, saqë adhuruan bashkë me Allahun edhe të tjerë, kështu që të drejtën e Tij madhështore (adhurimin) ia kushtuan dikujt tjetër pos Tij. Allahut i kërkojmë ndihmë!

Prej besimit në Allahun e Lartësuar është besimi se Ai është Krijuesi i kësaj bote, Ai që i drejton punët e tyre dhe Ai që i dirigjon ata me dijen dhe fuqinë e Tij, ashtu siç do Ai, dhe se Ai është Sunduesi i kësaj bote e i botës tjetër dhe Zoti i të gjitha krijesave, nuk ka Krijues tjetër përveç Tij dhe nuk ka Zot pos Tij. Ai i dërgoi profetët dhe i zbriti librat për t'i përmirësuar robërit dhe për t'i thirrur ata drejt asaj që i shpëton e i përmirëson ata në të tashmen dhe në të ardhmen. Allahu i Lartësuar nuk ka ortak në të gjitha këto. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ 62﴾

"Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje." (Ez Zumer, 62)

Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

﴿إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ يُغۡشِي ٱلَّيۡلَ ٱلنَّهَارَ يَطۡلُبُهُۥ حَثِيثٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ وَٱلنُّجُومَ مُسَخَّرَٰتِۭ بِأَمۡرِهِۦٓۗ أَلَا لَهُ ٱلۡخَلۡقُ وَٱلۡأَمۡرُۗ تَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ54﴾

"Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!" (El Araf, 54)

Gjithashtu prej besimit në Allahun e Lartësuar është: besimi se Allahut i përkasin emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta, të përmendura në Librin e Tij të Madhërishëm dhe të vërtetuara nga Profeti i Tij ﷺ, pa i shtrembëruar, mohuar, pa u përshkruar formë dhe pa i shëmbëllyer.

﴿...لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ﴾

"Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha." (Esh Shura, 11)

Prandaj ato duhet të merren siç kanë ardhur, pa u përshkruar formë, duke besuar në kuptimet madhështore që ato përmbajnë, të cilat janë cilësi të Allahut të Lartësuar, dhe se është obligim për ta përshkruar Atë me to në mënyrën e denjë për Të, pa i përngjasuar krijesave të Tij në asgjë prej cilësive të Tij. GjithashtAllahu i Lartmadhëruar thotë:

﴿فَلَا تَضۡرِبُواْ لِلَّهِ ٱلۡأَمۡثَالَۚ إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ وَأَنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ74﴾

"Andaj, mos krahasoni asnjë me Allahun! Në të vërtetë, Allahu di, ndërsa ju nuk dini." (En Nahl, 74)

Ky është besimi i ehli sunetit dhe xhematit, që prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe pasuesve të tyre në mirësi; në emrat dhe cilësitë e Allahut të Lartësuar. Kjo njëherazi është ajo që imam Ebu Hasen Eshariu (Allahu e pastë mëshiruar!) e citon në librin "El Mekalat", nga ithtarët e hadithit dhe të sunetit, veç tij këtë besim (doktrinë) e kanë cituar dhe dijetarë e besimtarë të tjerë.

Euzaiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: Zuhri dhe Mekhuli u pyetën për ajetet që flasin rreth cilësive (të Allahut), dhe të dy thanë: “Kalojini (pranojini) ashtu siç kanë ardhur.”3.

Gjithashtu Euzaiu (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: Ne-ndërkohë që tabiinët ishin të shumtë-, thoshim se Allahu i Lartësuar është mbi Arshin e Tij dhe se i besojmë cilësitë e Allahut që janë cekur në hadithet e Profetit a.s.)4.

Uelid ibn Muslimi, -Allahu e mëshiroftë!-, ka thënë: "Maliku, Evzaiu, Lejth ibn Sadi dhe Sufjan Theuriu (Allahu i pastë mëshiruar!) janë pyetur për hadithet që kanë ardhur rreth cilësive (të Allahut), e ata të gjithë thanë: 'Kalojini (pranojini) ashtu siç kanë ardhur, pa u dhënë formë.'")5.

Kur Rabia ibn Ebu Abdurrahmani, mësuesi i imam Malkut, (Allahu i pastë mëshiruar të dy!) u pyet për lartësimin (e Allahut mbi Arsh, ar. el Istiva), tha: “Istivaja nuk është e panjohur, por mënyra është e papërceptueshme. Mesazhi hyjnor është prej Allahut, e Profeti e ka për obligim ta kumtojë qartë, e ne ta besojmë atë.”6 Kur imam Maliku (Allahu e pastë mëshiruar!) u pyet për këtë, tha: "Istivaja (lartësimi i Allahut mbi Arsh) është e ditur, por mënyra është e panjohur, besimi në të është obligim, ndërsa pyetja për të është bidat (risi në fe)." Pastaj i tha pyetësit: "Unë shoh se ti je njeri i keq!" Pastaj urdhëroi që ta nxirrnin jashtë.7 Ky kuptim po ashtu është transmetuar nga nëna e besimtarëve, Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!)8.

Imam Ebu Abdurrahman Ibn el-Mubarek (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: “Ne e dimë Zotin tonë të Lartësuar se Ai është mbi qiejt e Tij, mbi Arshin (Fronin Hyjnor) e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij.”9

Fjalët e imamëve rreth kësaj teme janë tejet të shumta dhe është e pamundur t'i citojmë në këtë ligjëratë. Kushdo që dëshiron të lexojë më shumë për këtë temë, le të shikojë atë që dijetarët e Sunetit kanë shkruar rreth këtij kapitulli, siç është libri "Es Sunneh", nga Abdullahu, i biri i imam Ahmedit, libri “Et Teuhid”, i imamit të nderuar, Muhamed ibn Huzejme, libri “Es Suneh”, i Ebu Kasim Lalekaiut dhe libri “Es Suneh”, i Ebu Bekër ibn Ebu Asimit, si dhe përgjigjja e shejhul-islam Ibn Tejmijes për banorët e Hamasë, e cila është një përgjigje madhështore dhe shumë e dobishme, në të cilën ai (Allahu e pastë mëshiruar!) e sqaroi besimin e ehlu sunetit, ku transmetoi shumë fjalë të tyre. Gjithashtu ai përmendi argumente fetare dhe racionale, që tregojnë vlefshmërinë e asaj që tha ehlu suneti dhe pavlefshmërinë e asaj që thanë kundërshtarët e tyre.

Si dhe libri i tij (i Ibn Tejmjijes), "Akidja Tedmurite", në të cilin i ka shtjelluar çështjet më gjerësisht dhe e sqaroi besimin e ehlu sunetit me argumente fetare dhe racionale, si dhe iu kundërpërgjigj kundërshtarëve në një mënyrë që e shfaq të vërtetën dhe e hedh poshtë të kotën, për këdo nga dijetarët që vështron në të, me qëlim të mirë dhe dëshirë për ta ditur të vërtetën. Përmbledhtazi: Akideja e ehli sunetit dhe xhematit në kapitullin e emrave dhe cilësive është se ata ia pohuan Allahut të Lartësuar atë që Ai ia pohoi Vetes në Librin e Tij, ose ia pohoi Atij i Dërguari i Tij, Muhamedi ﷺ, në Sunetin e tij; pohim pa përngjasim; dhe e lartësuan dhe e dëlirësuan Atë nga përngjasimi me krijesat e Tij, me një mënyrë të pastër nga mohimi e refuzimi; e kështu shpëtuan nga kontradikta. Ata vepruan sipas të gjitha argumenteve; me ndihmën e Allahut; sepse ky është ligj i Allahut të Lartësuar në lidhje me atë që kapet fort pas së vërtetës me të cilën Allahu i dërgoi profetët e Tij, bëri përpjekje maksimale për këtë dhe qe i sinqertë me Allahun në kërkesën e tij për ta udhëzuar në të vërtetën dhe për ta bërë ngadhënjimtar përmes argumenteve të tij. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿بَلۡ نَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَى ٱلۡبَٰطِلِ فَيَدۡمَغُهُۥ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٞ...﴾

"Por Ne e godasim të pavërtetën, me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket..." (El Enbija, 18)

Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَلَا يَأۡتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ وَأَحۡسَنَ تَفۡسِيرًا33﴾

"Sapo ata të të sjellin çfarëdo argumenti, Ne të sjellim të Vërtetën dhe shpjegimin më të mirë." (El Furkan, 33)

Kushdo që e kundërshton ehlu sunetin në atë që ata besojnë në temën e emrave dhe cilësive (të Allahut), medoemos bie në kundërshtim me argumentet fetare dhe racionale, duke qenë kështu kontradiktor i qartë në gjithçka që pohon dhe mohon. Hafidh Ibn Kethiri (Allahu e pastë mëshiruar!), në tefsirin e tij të njohur, ka cekur disa fjalë të bukura rreth kësaj çështjeje, teksa e komenton fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿إِنَّ رَبَّكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِ...﴾

"Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor..." (El Araf, 54)

Është mirë t'i citojmë këtu, sepse dobia e tyre është e madhe; ka thënë (Allahu e pastë mëshiruar!) si vijon:

"Mendimet e njerëzve rreth kësaj çështjeje janë tejet të shumta, e nuk është ky rasti për t'i përmendur në mënyrë të detajuar, por do të ndjekim në këtë çështje metodologjinë e selefu salihut (paraardhësve të drejtë): Malikut, Evzaiut, Theuriut, Lejth ibn Sadit, Shafiut, Ahmedit, Is'hak ibn Rahavejhut dhe imamëve të tjerë të muslimanëve, të hershëm dhe bashkëkohorë, që ishte: "Pranimi dhe kalimi i ajeteve të cilësive të Allahut ashtu siç kanë ardhur, pa u dhënë formë, pa i shëmbëllyer dhe pa i mohuar/refuzuar." Ajo që shfaqet në mendjet e atyre që e shëmbëllejnë Allahun, nuk i atribuohet Atij, sepse Allahut nuk i ngjan asgjë prej krijesave të Tij"

﴿...لَيۡسَ كَمِثۡلِهِۦ شَيۡءٞۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ﴾

"Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha." (Esh Shura, 11) Çështja është ashtu siç kanë thënë imamët, si Nuajm ibn Hamad Huzaiu, mësuesi i Buhariut, i cili është shprehur: "Ai që e shëmbëllen Allahun me krijesat e Tij, bën kufër; ai që e mohon atë me të cilën Allahu e përshkroi Veten, bën kufër."10 Nuk ka shëmbëllim (të Allahut me krijesat) në tekstet që Allahu e ka përshkruar Veten ose e ka përshkruar Atë i Dërguari i Tij. Së këndejmi, kushdo që ia atribuon Allahut të Lartësuar atë që ka ardhur në ajetet e qarta dhe hadithet e sakta, në atë mënyrë që i takon madhërisë së Allahut dhe ia mohon Atij çdo mangësi, ka marrë rrugën e udhëzimit11." Mbaroi fjala e Ibn Kethirit (Allahu e pastë mëshiruar!).

Në besimin në Allahun përfshihet gjithashtu bindja se imani (besimi) është fjalë dhe vepër, që shtohet me adhurim dhe pakësohet me mëkatim, dhe se nuk lejohet të shpallet qafir ndonjë prej muslimanëve për asnjë nga mëkatet që janë më të vogla se shirku dhe kufri, si: kurvëria, vjedhja, konsumimi i kamatës, pirja e pijeve dehëse, mosbindja ndaj prindërve dhe mëkatet e tjera të mëdha, përderisa nuk i quan të lejuara, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغۡفِرُ أَن يُشۡرَكَ بِهِۦ وَيَغۡفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُ...﴾

"Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë..." (En Nisa, 48) Bazuar po ashtu në atë që është transmetuar në hadithet muteuatire nga i Dërguari i Allahut ﷺ, si hadithi:

«إِنَّ اللهَ يُخْرِجُ مِنَ النَّارِ مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ مِنْ إِيْمَانٍ».

"Me të vërtetë Allahu do të nxjerrë nga Zjarri këdo që ka në zemër besim sa kokrra e sinapit."12.

Baza e dytë: besimi në melekët,

Kjo bazë përmban dy çështje: Çështja e parë: besimi në melekët në mënyrë të përgjithshme; që do të thotë se besojmë se Allahu ka melekë që i krijoi për t’iu bindur Atij dhe i përshkroi ata si:

﴿وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۚ بَلۡ عِبَادٞ مُّكۡرَمُونَ 26 لَا يَسۡبِقُونَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ وَهُم بِأَمۡرِهِۦ يَعۡمَلُونَ27 يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يَشۡفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ٱرۡتَضَىٰ وَهُم مِّنۡ خَشۡيَتِهِۦ مُشۡفِقُونَ28﴾

"Ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka për Vete një bir”. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar! Jo, ata janë robër të nderuar."

"Ata nuk flasin para (Fjalës së) Tij dhe veprojnë me Urdhrin e Tij."

"Ai e di se ç’ka para tyre (ç’kanë vepruar) dhe ç’ka pas tyre (çfarë do të veprojnë), ndërsa ata ndërmjetësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur, dhe i tremben frikës ndaj Tij (se mos i ndëshkon). (El Enbija, 26-28)

Ata janë të shumëllojshëm; ata të cilët janë ngarkuar për ta bartur  Arshin (Fronin Hyjnor), rojtarët e Xhenetit e të Xhehenemit dhe ata të cilët janë ngarkuar për ruajtjen e veprave të robërve. E dyta: besimi në melekët në mënyrë të hollësishme; që do të thotë: të besojmë në ata që Allahu dhe i Dërguari i Tij i kanë përmendur me emra; si: Xhibrilin, i ngarkuar me shpalljen hyjnore; Mikailin, i ngarkuar me shiun; dhe Malikun - rojtarin e Zjarrit dhe Israfilin, i cili është i ngarkuar për t’i fryrë surit (bririt). Ashtu siç përmenden në hadithe të sakta; si hadithi i cekur në Sahih nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti ﷺ ka thënë:

«خُلِقَتِ الـمَلَائِكَةُ مِن نُورٍ، وَخُلِقَ الجَانُّ مِنْ مَارِجٍ مِنْ نَارٍ، وَخُلِقَ آدَمُ مِمَّا وُصِفَ لَكُم».

“Melekët janë të krijuar prej dritës, kurse xhinët janë të krijuar prej flakës së zjarrit, ndërsa Ademi është krijuar prej asaj që ju është përshkruar (në Kuran).” (13)13 E shënon Muslimi në "Sahihun", e tij.

Baza e tretë: Besimi në librat. Në këtë bazë përfshihen dy çështje:

E para: besimi në librat hyjnorë në mënyrë të përgjithshme; që do të thotë se Allahu u zbriti libra profetëve dhe të dërguarve të Tij, për të sqaruar të vërtetën (se Ai meriton adhurimin) dhe për t'i ftuar njerëzit tek ajo, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَنزَلۡنَا مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلۡقِسۡطِ...﴾

"Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt..." (El Hadid, 25) Allahu i Lartësuar thotë po kështu:

﴿كَانَ ٱلنَّاسُ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ فَبَعَثَ ٱللَّهُ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَأَنزَلَ مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ لِيَحۡكُمَ بَيۡنَ ٱلنَّاسِ فِيمَا ٱخۡتَلَفُواْ فِيهِ...﴾

"Dikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime. Bashkë me ata, Ai zbriti edhe Librin me të vërtetën, për t’i gjykuar njerëzit në çështjet për të cilat nuk pajtoheshin..." (El Bekare, 213)

E dyta: besimi në Librat në mënyrë të hollësishme; pra, të besojmë në Librat që Allahu i ka përmendur me emra, si: Tevratin, Inxhilin, Zeburin dhe Kuranin, dhe të besojmë se Kurani është më i miri dhe vula e tyre; ai është mbizotërues (shfuqizues) mbi ta dhe vërtetues i tyre. I tërë umeti e ka për obligim ta ndjekë dhe ta marrë për gjykatës atë, si dhe hadithet që vërtetohen nga i Dërguari i Allahut ; sepse Allahu i Lartësuar e dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin , si të dërguar te xhinët dhe njerëzit dhe ia zbriti këtë Kuran për të gjykuar me të mes tyre, dhe e bëri atë shërim për atë që ndodhet në gjokse, sqarues për çdo gjë dhe udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ مُبَارَكٞ فَٱتَّبِعُوهُ وَٱتَّقُواْ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ155﴾

"Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni" (El Enam, 155) Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ تِبۡيَٰنٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُسۡلِمِينَ﴾

"Ne ta zbritëm ty Librin, si shpjegim për çdo çështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për myslimanët." (En Nahl, 89) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنِّي رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيۡكُمۡ جَمِيعًا ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِ ٱلنَّبِيِّ ٱلۡأُمِّيِّ ٱلَّذِي يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَكَلِمَٰتِهِۦ وَٱتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ158﴾

"Thuaj (o Muhamed): 'O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas tij, që të jeni në rrugën e drejtë!'" (El Araf, 158). Ajetet që përçojnë këtë kuptim janë të shumta.

Baza e katërt: Besimi në të dërguarit.

Kjo bazë po ashtu përmban dy çështje: E para: Besimi në të dërguarit në mënyrë të përgjithshme; që do të thotë se ne besojmë se Allahu i Lartësuar u dërgoi robërve të Tij profetë nga mesi i tyre, si përgëzues, paralajmërues dhe thirrës në të vërtetën; kushdo që u përgjigjet, do të fitojë lumturi, e kush i kundërshton, do të dëshpërohet dhe do të pendohet. Profeti i fundit dhe më i miri është profeti ynë, Muhamedi, i biri i Abdullahut ﷺ, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَلَقَدۡ بَعَثۡنَا فِي كُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱجۡتَنِبُواْ ٱلطَّٰغُوتَ...﴾

"Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt..." (En Nahl, 36) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿رُّسُلٗا مُّبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى ٱللَّهِ حُجَّةُۢ بَعۡدَ ٱلرُّسُلِ...﴾

"(Ne dërguam) të dërguar përgëzues dhe paralajmërues, në mënyrë që njerëzit të mos kenë ndonjë justifikim ndaj Allahut, pas ardhjes së të dërguarve..." (En Nisa, 165) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ...﴾

"Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve..." (El Ahzab, 40)

Çështja e dytë: Besimi në të dërguarit në mënyrë të hollësishme; që do të thotë të besojmë në mënyrë të hollësishme dhe specifike ata të dërguar që Allahu i ka përmendur me emër ose është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ përmendja e tyre me emër; si Nuhu, Hudi, Salihu, Ibrahimi e të tjerë – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta, mbi familjet e tyre dhe mbi pasuesit e tyre.

Baza e pestë: besimi në Ditën e Fundit

Kjo bazë përmban:

Besimi në çdo gjë për të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë lajmëruar se do të ndodhë pas vdekjes; siç është sprova e varrit, dënimi dhe begatia në të, si dhe çfarë do të ndodhë në Ditën e Kiametit, prej tmerreve, vështirësive, Siratit (Urës), Peshores, llogaridhënies, shpërblimit, përhapjes së fletushkave (të veprave) mes njerëzve; ku do të ketë të tillë që do ta marrin librin me dorën e djathtë, me të majtën, ose pas shpine.

Në këtë gjithashtu përfshihet besimi në Kroin (ar. Haud) që i është dhënë Profetit tonë, Muhamedit , besimi në Xhenet dhe Zjarr (të Xhehenemit), të parët e Allahut nga ana e besimtarëve dhe të folurit e Tij me ta, si dhe gjëra të tjera që kanë ardhur në Kuranin fisnik dhe Sunetin e vërtetë të të Dërguarit të Allahut . Andaj, është obligim që të besohen të gjitha këto dhe të pohohen në mënyrën që e kanë sqaruar Allahu dhe i Dërguari i Tij !

Baza e gjashtë: Besimi në kaderin.

Kjo bazë përfshin besimin në katër gjëra:

E para: besimi se Allahu i Lartësuar e di atë që ka ndodhur dhe atë çfarë do të ndodhë; Ai i di gjendjet e robërve të Vet dhe e di furnizimin e tyre, jetëgjatësinë e tyre, veprat e tyre dhe çështje të tjera që lidhen me ta. Asgjë nuk i fshihet Atij. I madhëruar dhe i lartësuar është Ai! I Lartësuari thotë:

﴿...وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ﴾

"...dhe ta dini se Allahu është i Dijshëm për çdo gjë!" (El Bekare, 231) Gjithashtu i Lartësuari thotë:

﴿...لِتَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ وَأَنَّ ٱللَّهَ قَدۡ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عِلۡمَۢا﴾

"...që ju ta dini se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë dhe se Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij." (Et Talak, 12)

E dyta: Besimi se Allahu e ka shkruar çdo gjë që e ka paracaktuar dhe çdo gjë që ka vendosur ta zbatojë. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قَدۡ عَلِمۡنَا مَا تَنقُصُ ٱلۡأَرۡضُ مِنۡهُمۡۖ وَعِندَنَا كِتَٰبٌ حَفِيظُۢ 4﴾

"Ne e dimë sa prej tyre i merr toka, tek Ne është Libri që i ruan të gjitha." (Kaf, 4) Po ashtu i Lartësuari thotë:

﴿...وَكُلَّ شَيۡءٍ أَحۡصَيۡنَٰهُ فِيٓ إِمَامٖ مُّبِينٖ﴾

"...Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë." (Jasin, 12) I Lartësuari gjithashtu thotë:

﴿أَلَمۡ تَعۡلَمۡ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَٰبٍۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٞ70﴾

"A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun." (El Haxh, 70)

E treta: Besimi në dëshirën përmbushëse të Allahut; ajo që Ai do, ndodh, e ajo që Ai nuk do, nuk ndodh. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...إِنَّ ٱللَّهَ يَفۡعَلُ مَا يَشَآءُ﴾

"Allahu, me të vërtetë, bën çfarë të dëshirojë." (El Haxh, 18) Gjithashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë:

﴿إِنَّمَآ أَمۡرُهُۥٓ إِذَآ أَرَادَ شَيۡـًٔا أَن يَقُولَ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ82﴾

"Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet." (Jasin, 82) Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَا تَشَآءُونَ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ29﴾

"Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!" [Et-Tekvir: 29]

E katërta: (Besimi se) Allahu i Lartësuar i krijoi të gjitha qeniet, nuk ka Krijues tjetër pos Tij dhe nuk ka Zot përveç Tij, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ62﴾

"Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje." (Ez Zumer, 62) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡۚ هَلۡ مِنۡ خَٰلِقٍ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ3﴾

"O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju! A ka ndonjë krijues, veç Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si po largoheni ju?" (Fatir, 3)

Besimi në kaderin (paracaktimin) përfishin besimin në të gjitha këto katër gjëra, sikurse është besimi i ehlu sunetit dhe xhematit; ndryshe nga ata bidatçinj që mohojnë disa prej tyre.

Ndër çështjet e rëndësishme të besimit të vërtetë, të cilin e beson ehlu suneti, janë: dashuria, urrejtja, miqësia dhe armiqësia për hir të Allahut; kjo është: akidja e miqësisë dhe armiqësisë për hir të Allahut, e cila bën pjesë në besimin në Allahun e Lartësuar.

Prandaj besimtari i do besimtarët e miqësohet me ta, dhe i urren jobesimtarët e armiqësohet me ta. Në krye të besimtarëve të këtij umeti (popullit musliman) janë shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, siç është e pranuar te Ehli suneti dhe xhemati, të cilët miqësohen me ta dhe besojnë se ata janë njerëzit më të mirë pas profetëve, bazuar në thënien e Profetit ﷺ:

«خَيْرُ القُرُونِ قَرْنِي ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُمْ ثُمَّ الَّذِينَ يَلُونَهُم».

“Gjenerata ime janë njerëzit më të mirë, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e këtyre.”14 E shënojnë Buhariu dhe Muslimi.

Ata besojnë se më i miri prej tyre është Ebu Bekri, pastaj Umeri, pastaj Uthmani e pastaj Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Ndërkaq, pas tyre janë pjesa tjetër e mbetur nga dhjetëshja (e përgëzuar me Xhenet), e pastaj sahabët e tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!). Ata heshtin ndaj çdo konflikti që ka ndodhur mes sahabëve dhe besojnë se ata ishin muxhtehidë (kanë bërë të pamundurën për t'ia qëlluar) në këtë mes: kush ia ka qëlluar, do t'i ketë dy shpërblime (të përpjekjes dhe që ia ka qëlluar së vërtetës), e kush ka gabuar, do të ketë një shpërblim (atë të përpjekjes).

Ata e duan ehli bejtin e (familjen profetike të) të Dërguarit të Allahut ﷺ, respektivisht ata që besuan në Profetin ﷺ; i miqësojnë dhe miqësojnë dhe respektojnë gjithashtu edhe gratë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, nënat e besimtarëve dhe i luten Allahut që të jetë i kënaqur me të gjitha ato. Ata po ashtu distancohen nga rruga e rafidinjve (shiitëve), të cilët i urrejnë shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i fyejnë dhe shkojnë në ekstrem në raport me familjen profetike, duke i ngritur mbi statusin e tyre që Allahu i Lartmadhëruar ua dha. Gjithashtu distancohen nga rruga e nasibinjve (si havarixhët etj), të cilët e lëndojnë (dhe e armiqësojnë) familjen profetike me fjalë ose me vepra.

Gjithçka që përmendëm: përfshihet në besimin e vërtetë, me të cilin Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ; dhe është besimi që duhet ta besojmë, të kapemi fort pas tij, ta jetësojmë dhe të ruhemi nga ajo që bie ndesh me të; njëherazi është besimi i grupit të shpëtuar, ehlu sunetit dhe xhematit, për të cilët Profeti ﷺ ka thënë:

«لَا تَـزَالُ طَائِفَةٌ مِنْ أُمَّتِي ‌ظَاهِرِينَ ‌عَلَى ‌الحَقِّ، لَا يَضُرُّهُمْ مَنْ خَذَلَهُمْ، حَتَّى يَأْتِيَ أَمْرُ اللهِ وَهُمْ كَذَلِكَ».

“Një grup njerëzish nga umeti im do të vazhdojnë të jenë triumfues në të vërtetën, e, ata që i tradhtojnë, nuk mund t’i dëmtojnë aspak, derisa të vijë caktimi i Allahut e ata do të jenë po në atë gjendje.”15 Në një transmetim tjetër thuhet:

«لَا تَزَالُ طَائِفَةٌ مِنْ أُمَّتِي عَلَى الحَقِّ مَنْصُورَةٌ».

“Një grup njerëzish nga umeti im do të vazhdojnë të jenë triumfues në të vërtetën”16, Profeti ﷺ gjithashtu ka thënë:

«افْتَرَقَتِ اليَهُودُ عَلَى إِحْدَى وَسَبْعِينَ فِرْقَةً، وَافْتَرَقَتِ النَّصَارَى عَلَى اثْنَتَيْنِ وَسَبْعِينَ فِرْقَةً، وَسَتَفْتَرِقُ هَذِهِ الأُمَّةُ عَلَى ثَلَاثِ وَسَبْعِينَ فِرْقَةً كُلُّهَا فِي النَّارِ إِلَّا وَاحِدَةً فَقَالَ الصَّحَابَةُ: مَنْ هِيَ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: مَنْ كَانَ عَلَى مِثْلِ مَا أَنَا عَلَيْهِ وَأَصْحَابِي».

“Hebrenjtë janë ndarë në shtatëdhjetë e një grupe, të krishterët në shtatëdhjetë e dy grupe, ndërsa umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe; të gjitha do të jenë në Zjarr, përveç njërit.” Sahabët i thanë: “Cilët janë ata, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Ata janë ata të cilët janë në atë rrugë që jam unë dhe shokët e mi.”17

Besimet që bien ndesh me besimin e vërtetë.

Sa u përket atyre që kanë devijuar nga ky besim dhe ndjekin të kundërtën e tij, ata janë të shumtë. Në mesin e tyre ka adhurues të idhujve, melekëve, evliave, xhinëve, pemëve, gurëve etj. Të tillët nuk iu përgjigjën thirrjes së të dërguarve, përkundrazi i kundërshtuan dhe u treguan inatçorë ndaj tyre, ashtu siç bënë kurejshët dhe fiset arabe me Profetin tonë, Muhamedin . Ata u kërkonin zotave të tyre që t’ua plotësonin nevojat, t’ua shëronin të sëmurët dhe t’u jepnin fitore mbi armiqtë; ata thernin (kurban) për ta e zotoheshin në emër të tyre. Kur i Dërguari i kritikoi për këtë dhe i urdhëroi që të adhurojnë vetëm Allahun, atëherë ata u habitën, refuzuan e thanë:

﴿أَجَعَلَ ٱلۡأٓلِهَةَ إِلَٰهٗا وَٰحِدًاۖ إِنَّ هَٰذَا لَشَيۡءٌ عُجَابٞ5﴾

"A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t’i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” (Sad, 5)

Profeti ﷺ vazhdimisht i ftonte për tek Allahu dhe ua tërhiqte vërejtjen nga shirku, ua shpjegonte realitetin e asaj tek e cila thirreshin, derisa Allahu i udhëzoi ata që i udhëzoi nga mesi i tyre. Më pas u futën në fenë e Allahut grupe-grupe, kështu që feja e Allahut ngadhënjeu mbi të gjitha fetë, pas një thirrjeje të vazhdueshme dhe një përpjekjeje të gjatë nga i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe ata që i pasuan ata në mirësi (tabiinët). Pastaj gjendja ndryshoi dhe mbizotëroi injoranca mbi shumicën e njerëzve, derisa shumica e tyre u kthyen në fenë e xhahilietit (periudhën paraislame, para se të vijë Profeti ﷺ), duke e tepruar në raport me profetët e evliatë, duke iu lutur atyre, duke kërkuar ndihmë prej tyre dhe duke kryer lloje të ndryshme të shirkut. Të tillët nuk e dinin domethënien (e shehadetit) "la ilahe il-lAllah - nuk ka Zot që meriton adhurimin me të drejtë pos Allahut", siç e dinin jobesimtarët arabë domethënien e saj. Allahut i kërkojmë ndihmë!

Ky shirk vazhdoi të përhapet në mesin e njerëzve deri në kohën tonë, për shkak të mbizotërimit të injorancës dhe periudhës së largët me atë të epokës profetike.

Dyshimet e këtyre të mëvonshmëve janë po ato të atyre të mëhershmëve, fjala vjen:

﴿...هَٰٓؤُلَآءِ شُفَعَٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِ...﴾

"Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu" (Junus, 18), Po ashtu, fjala e tyre:

﴿...مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ...﴾

"Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu" (Ez Zumer, 3) Allahu e ka hedhur poshtë këtë dyshim dhe e bëri të qartë se kushdo që adhuron dikë tjetër krahas Allahut, kushdo qoftë ai, ka bërë ortak me Të dhe ka mohuar, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡ وَيَقُولُونَ هَٰٓؤُلَآءِ شُفَعَٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِ...﴾

"Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: 'Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu'” (Junus, 18) Allahu i Lartësuar iu kundërpërgjigj me fjalën e Tij:

﴿قُلۡ أَتُنَبِّـُٔونَ ٱللَّهَ بِمَا لَا يَعۡلَمُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ18﴾

Thuaj: “A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!” Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! (Junus, 18)

Pra, Allahu i Lartësuar sqaroi në këtë ajet se adhurimi i dikujt tjetër përveç Tij, qofshin ata profetë apo evlija, apo të tjerë, është shirk i madh, edhe nëse vepruesit e tij e quajnë ndryshe. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ...﴾

"...Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: 'Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu'" (Ez Zumer, 3) Pastaj Allahu i Lartësuar iu kundërpërgjigj me fjalën e Tij:

﴿...إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ﴾

"Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues." (Ez Zumer, 3)

Me këtë Allahu i Lartësuar e bëri të qartë se adhurimi që ata ia kushtojnë dikujt tjetër pos Tij, qoftë me lutje, frikë, shpresë dhe të ngjashme me këto, është mosbesim (kufër) ndaj Tij. Gjithashtu i përgënjeshtroi kur thanë se zotat e tyre i afrojnë tek Allahu.

Ndër bindjet e mosbesimit (kufrit) që e kundërshton besimin e vërtetë dhe nuk është në përputhje me atë që sollën profetët (alejhim selam) është edhe ajo që besojnë ateistët e kësaj epoke, përfshirë këtu pasuesit e Marksit, Leninit dhe predikuesve të tjerë të ateizmit dhe mosbesimit, pa marrë parasysh a e quajtën këtë socializëm, komunizëm, baathizëm apo me ndonjë emër tjetër, sepse një nga parimet e këtyre ateistëve është: "Zoti nuk ekziston, jeta është thjesht materie."

Prej parimeve të tyre është mohimi i ringjalljes, mohimi i Xhenetit e i Xhehenemit dhe mohimi i të gjitha feve. Kushdo që i shikon librat e tyre dhe e studion gjendjen e tyre, do ta kuptojë bindshëm, pa kurrfarë dyshimi, se kjo bindje është në kundërshtim me të gjitha fetë dhe i çon ithtarët e saj drejt pasojave më të këqija në këtë botë dhe në botën tjetër.

Po ashtu ndër bindjet që e kundërshtojnë të vërtetën është ajo që besojnë disa sufistë, se disa nga ata që ata i quajnë evlia janë pjesëmarrës me Allahun në planifikimin (e gjërave) dhe se ata menaxhojnë punët e universit; të tillët ata i quajnë: aktabë, eutadë dhe agvathë, e emra të tjerë që i shpikën për zotat e tyre. Kjo bindje është shirk në rububije, madje konsiderohet si një nga llojet më të shëmtuara të shirkut ndaj Allahut të Lartësuar.

Kushdo që e vështron me kujdes shirkun e të parëve nga njerëzit e xhahilijes (koha e injorancës) dhe e krahason me shirkun e përhapur mes të mëvonshmëve, do të gjejë se shirku i të mëvonshmëve është më i madh dhe më i rëndë; sqarimi i kësaj është si vijon: Sepse jobesimtarët arabë në kohën e injorancës (xhahilijetit) dalloheshin për dy çështje: E para: se ata nuk i bënin ortak Allahut në rububije (atributet e të qenurit zot), por i bënin shirk vetëm në adhurim; ngase ata e pohonin rububijen për Allahun e Vetëm, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَهُمۡ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ...﴾

''Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: “Allahu...” (Ez Zuhruf, 87) Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أَمَّن يَمۡلِكُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَمَن يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۚ فَسَيَقُولُونَ ٱللَّهُۚ فَقُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ31﴾

"Thuaj: 'Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parët? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?' Ata do të thonë 'Allahu'. E ti (o Muhamed) thuaj: 'Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?'" (Junus, 31) Ajetet që përcjellin këtë kuptim janë jashtëzakonisht shumë.

E dyta: Shirku i tyre në adhurim nuk ishte i përhershëm; ai ndodhte vetëm në kohë mirëqenieje, ndërsa në kohë fatkeqësie ata i përkushtoheshin sinqerisht adhurimit të Allahut, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿فَإِذَا رَكِبُواْ فِي ٱلۡفُلۡكِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ إِذَا هُمۡ يُشۡرِكُونَ65﴾

"Kur hipin në anije, ata i luten Allahut të sinqertë në adhurimin e Tij, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në adhurim)" (El Ankebut, 65)

Sa u përket mushrikëve (idhujtarëve) të mëvonshëm, ata ua kaluan të parëve në dy aspekte: Ana e parë: shirku i disave prej tyre në teuhidin e zotërimit të (rububijes së) Allahut. E dyta: Shirku i tyre në kohë mirëqenie dhe në kohë fatkeqësie. Këtë gjë e di ai që është përzier me ta dhe e ka vëzhguar gjendjen e tyre, si dhe e ka parë se çfarë bëjnë te varri i Husejnit, Bedeviut dhe të tjerëve në Egjipt; te varri i Ajderusit në Aden; te varri i Hadit në Jemen; te varri i Ibn Arabiut në Sham; te varri i shejh Abdulkadër Xhejlanit në Irak dhe në varre të tjera të njohura, ndaj të cilëve popullata e thjeshtë e ka tepruar dhe shumë të drejta të Allahut të Lartmadhëruar atyre ua kanë kushtuar. Të paktë janë ata që ua tërheqin vërejtjen dhe ua sqarojnë atyre realitetin e teuhidit (monoteizmit) me të cilin Allahu e dërgoi Profetin e Tij (Muhamedin) ﷺ dhe para tij profetët e tjerë (alejhim es salatu ues selam). Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Po ashtu prej bindjeve që e kundërshtojnë besimin e vërtetë në kapitullin e emrave dhe cilësive (të Allahut) janë besimet e bidatçinjve, si xhehminjtë, mutezilinjtë dhe ata që ndjekin rrugën e tyre në mohimin e cilësive të Allahut të Lartmadhëruar, e refuzimin e cilësive të  përsosura që Allahu ia ka atribuuar vetes së Tij, dhe duke e përshkruar Atë me cilësitë e gjërave të paqena, të ngurta dhe të pamundura. Qoftë i lavdëruar e i lartësuar Ai nga ajo që thonë ata!

Këtu përfshihen edhe ata që mohojnë disa cilësi e pohojnë disa të tjera; siç është doktrina e esharinjve. Këta janë të detyruar që në raport me cilësitë që pohuan, të kenë të njëjtin qëndrim që patën ndaj cilësive që mohuan, të cilat i braktisën, i mohuan dhe i interpretuan. Me këtë që bënë, ata kundërshtuan argumentet fetare e racionale dhe ranë në një kontradiktë të qartë.

Sa i përket ehli sunetit dhe xhematit, ata ia pohuan Allahut të Lartësuar në formë të përkryer cilësitë që Ai ia pohoi Vetes ose ia pohoi Atij i Dërguari i Tij, Muhamedi . Ata e lartësuan dhe e dëlirësuan nga përngjasimi me krijesat e Tij, me një lartësim e dëlirësim, larg njollave të mohimit e refuzimit. Pra, ata vepruan sipas të gjitha argumenteve e nuk i shtrembëruan ose refuzuan, si dhe shpëtuan nga kontradikta në të cilën ranë të tjerët, - siç u shpjegua më lart.

Kjo është rruga e shpëtimit dhe lumturisë, në këtë botë dhe në botën tjetër. Kjo është udha e drejtë që e ndoqën të parët dhe imamët e këtij umeti, e brezat e fundit të këtij umeti nuk i përmirëson veçse ajo që i përmirësoi të parët e tij, respektivisht ndjekja e Kuranit dhe Sunetit, si dhe braktisja e gjërave që bien ndesh me Kuranin dhe Sunetin. E lusim Allahun e Lartësuar që ta udhëzojë umetin, t'i shtojë në mesin e tij thirrësit e udhëzimit, si dhe t'u japë sukses udhëheqësve e dijetarëve të muslimanëve që ta luftojnë shirkun, ta eliminojnë atë dhe të paralajmërojnë nga mjetet që çojnë drejt tij... Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha lutjet dhe është afër. Vetëm Allahu është Dhënësi i suksesit; Na mjafton Allahu, sa Mbrojtës i mirë është Ai! Dhe nuk ka fuqi as forcë veçse me Të. Salavatet dhe selamet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

 

***

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e dytë: Rreth gjykimit të kërkimit të ndihmës nga Pejgamberi

Çdo lavdërim i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet ia dërgojmë të Dërguarit të Allahut, familjes, shokëve dhe atyre që ecin sipas udhëzimit të tij.

Gazeta kuvajtiane “el-Muxhteme” në numrin e saj 15, të botuar më 19/4/1390 h., publikoi disa vargje me titull: "Në përvjetorin e lindjes së Pejgamberit të nderuar". Këto vargje përmbanin pjesë ku i kërkohej ndihmë dhe përkrahje Pejgamberit ; për t’i ardhur në ndihmë umetit, për ta ndihmuar dhe për ta çliruar nga  përçarja dhe mospajtimet. Autorja e këtyre vargjeve quhej Amine. Ja një pjesë nga vargjet e lartpërmendura:

O i dërguari i Allahut, dil në ndihmë të një bote... që ndez luftën dhe përvëlohet nga flaka e saj.

O i dërguari i Allahut! Shpëtoje umetin... të cilit në errësirat e dyshimit i është tejzgjatur nata.

O i dërguari i Allahut, dili në ndihmë umetit... të cilit në labirintet e pikëllimit i ka humbur vizioni.

Deri tek fjala e saj:

Përshpejtoje ndihmën, ashtu si e përshpejtove atë... ditën e Bedrit, kur iu lute Zotit.

Atëherë poshtërimi u shndërrua në fitore madhështore... Vërtet, Allahu ka ushtri që nuk i shihni.

Kështu, kjo shkrimtare ia drejton thirrjen dhe lutjen e saj për ndihmë Profetit -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, duke i kërkuar atij t’i dalë në ndihmë umetit me përshpejtimin e fitores, duke harruar — ose duke mos ditur — se fitorja është vetëm në dorën e Allahut, e jo në dorën e Profetit -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!- e as në dorën e dikujt tjetër prej krijesave, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij të qartë:)

﴿...وَمَا النَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ﴾

"Vërtet, fitorja është vetëm nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe i Urti." (Al Imran, 126) Gjithashtu, Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿إِنْ يَنْصُرْكُمُ اللَّهُ فَلَا غَالِبَ لَكُمْ وَإِنْ يَخْذُلْكُمْ فَمَنْ ذَا الَّذِي يَنْصُرُكُمْ مِنْ بَعْدِهِ...﴾

"Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?!" (Al Imran, 160)

Ky veprim, që përfshin lutjen dhe kërkimin e ndihmës gjatë vështirësive, nevojave dhe krizave, është kushtim i një lloji prej llojeve të adhurimit dikujt tjetër pos Allahut të Lartësuar. Është e ditur me tekst dhe konsensus: se një gjë e tillë nuk lejohet; dhe se Allahu i Madhëruar i krijoi krijesat për të adhuruar Atë, dhe i dërgoi të dërguarit dhe i shpalli Librat për ta sqaruar këtë adhurim dhe për të thirrur drejt tij, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ56﴾

"Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Edh Dharijat, 56) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ...﴾

"Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): 'Adhuroni Allahun dhe ruhuni nga idhujt!...'" (En Nahl, 36) Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu:

﴿وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ25﴾

"Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: 'S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!'” (El Enbija, 25) Gjithashtu, Zoti i Lartmadhërishëm ka thënë:

﴿الر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِنْ لَدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ1 أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا اللَّهَ إِنَّنِي لَكُمْ مِنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ2﴾

"Elif Lám Râ. Ky është një Libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm.

Adhuroni vetëm Allahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe përgëzues prej Tij" (Hud, 1, 2)

Allahu i Lartësuar e sqaroi në këto ajete të qarta se Ai nuk i krijoi xhinët dhe njerëzit veçse për të adhuruar vetëm Atë, pa ortak; dhe sqaroi se i dërgoi të dërguarit për të urdhëruar njerëzimin për përmbushjen e këtij adhurimi dhe për t'i ndaluar nga bërja e gjërave që bien ndesh me të; gjithashtu i Lartmadhëruari njoftoi se i ka bërë të qarta ajetet e Librit të Tij dhe i ka shpjeguar hollësisht, në mënyrë që të mos adhurohet askush tjetër përveç Tij.

Dihet se adhurimi nënkupton: njësimin e Allahut të Lartësuar me adhurim dhe bindje ndaj Tij, duke zbatuar urdhrat dhe duke braktisur ndalesat e Tij. Allahu ka urdhëruar dhe ka lajmëruar për këtë në shumë ajete; ndër të cilat veçojmë: fjalën e Allahut të Lartësuar:

﴿وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ...﴾

"E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit)..." (El Bejineh, 5) Po ashtu, fjala tjetër e Tij:

﴿وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ...﴾

"Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij..." (El Isra, 23) Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ2 أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ3﴾

"Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun dhe përkushtoju Atij me sinqeritet!"

"Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: 'Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu', Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues." (Ez Zumer, 2-3)

Ajetet që përçojnë këtë kuptim janë të shumta; të gjitha tregojnë se është obligim që adhurimi t’i kushtohet sinqerisht vetëm Allahut dhe të braktiset adhurimi i çdokujt tjetër përveç Tij, qoftë ai profet apo dikush tjetër.

Pa dyshim se lutja është prej llojeve më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të adhurimit; prandaj duhet të jetë e gjitha e sinqertë vetëm ndaj Allahut, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿فَادْعُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ14﴾

"Andaj, lutjuni Allahut duke qenë të sinqertë në adhurimin e Tij, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!" (Gafir, 14) Gjithashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë:

﴿وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا18﴾

"Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt krahas Allahut!" (El Xhin, 18) Ky udhëzim në lidhje me njësimin e Allahut në lutje i përfshin të gjitha krijesat, pejgamberët dhe të tjerët;  Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَلَا تَدْعُ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ فَإِن فَعَلۡتَ فَإِنَّكَ إِذٗا مِّنَ ٱلظَّٰلِمِينَ106﴾

"Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës." (Junus, 106) Këto fjalë i drejtohen Profetit ﷺ, ndonëse dihet se Allahu i Madhëruar e ka ruajtur atë nga shirku (idhujtaria); mirëpo qëllimi me këtë është paralajmërimi i të tjerëve. Pastaj i Lartmadhërishmi tha:

﴿وَلَا تَدۡعُ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكَ وَلَا يَضُرُّكَ فَإِنْ فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظَّالِمِينَ106﴾

"Përveç Allahut, mos iu lut tjetërkujt nga ata që nuk të sjellin as dobi, as dëm. Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës." (Junus, 106) Këto fjalë i drejtohen Profetit ﷺ, por qëllimi këtu është paralajmërimi i të tjerëve; sepse është e ditur se Zoti i Madhëruar e ka ruajtur të Dërguarin e Tij nga shirku (idhujtaria). Pastaj Zoti e ashpërsoi ndalesën dhe paralajmërimin, dhe tha:

﴿...فَإِنْ فَعَلْتَ فَإِنَّكَ إِذًا مِنَ الظَّالِمِينَ﴾

"Nëse do ta bëje këtë, atëherë, ti do të ishe vërtet keqbërës." Padrejtësia, kur përmendet e paspecifikuar, nënkupton shirkun e madh, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿...وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ﴾

"Jobesimtarët janë keqbërësit e vërtetë." (El Bekare, 254) Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë:

﴿...إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ﴾

"Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe." (Lukman, 13) Sikur më i nderuari i bijve të Ademit (Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) t’i lutej dikujt tjetër pos Allahut, do të ishte prej të padrejtëve; e atëherë ç’të thuhet për të tjerët?!

Nga këto ajete dhe të tjera si ato kuptohet se lutja drejtuar dikujt tjetër përveç Allahut — qofshin ata të vdekur, pemë, idhuj...etj — është shirk ndaj Allahut të Madhëruar dhe bie ndesh me njësimin e Allahut në adhurim, i cili është qëllimi për të cilin Allahu i ka krijuar xhinët dhe njerëzit, i ka dërguar të dërguarit dhe i ka zbritur librat; si dhe është në kundërshtim me kuptimin e: La ilahe il-lallah; e cila mohon adhurimin për këdo tjetër përveç Allahut dhe e pohon atë vetëm për Allahun. Allahu i Madhëruar ka thënë:

﴿ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلۡبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡكَبِيرُ62﴾

"Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe më i Madhërishmi." (El Haxh, 62)

Kjo është baza dhe themeli i fesë dhe adhurimet nuk janë të vlefshme e të pranuara veç pasi të jetë e saktë kjo bazë, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ65﴾

"Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: 'Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.'" (Ez Zumer, 65) Po ashtu, i Madhërishmi thotë:

﴿...وَلَوْ أَشْرَكُوا لَحَبِطَ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ﴾

"Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë." (El Enam, 88)

Nga sa u përmend më sipër, bëhet e qartë se feja islame dhe dëshmia: (se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut) kanë dy baza madhore:

Njëra prej tyre: që të adhurohet vetëm Allahu, pa i shoqëruar Atij asgjë; kështu që kush i lutet të vdekurve, qofshin ata profetë apo të tjerë, ose u lutet idhujve, ose pemëve, ose gurëve, ose krijesave të tjera; ose kërkon ndihmë prej tyre; ose afrohet tek ata nëpërmjet kurbaneve dhe zotimeve; ose ua kushton namazin apo u bën sexhde atyre; ai i ka marrë ata për zota përveç Allahut, i ka bërë ata të barabartë me të Madhëruarin dhe të Lartësuarin, dhe e ka kundërshtuar e mohuar kuptimin e dëshmisë “La ilahe il-la Allah”.

E dyta: që të mos adhurohet Allahu i Lartësuar veçse sipas sheriatit të Profetit dhe të Dërguarit të Tij ﷺ. Prandaj, kush shpik në fe atë që Allahu nuk e ka lejuar, ai nuk e përmbush kuptimin e dëshmisë se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Allahut; vepra e tij nuk i sjell dobi dhe nuk i pranohet tek Allahu. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَقَدِمْنَا إِلَى مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَنْثُورًا23﴾

"Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi." (El Furkan, 23) Me veprat e përmendura në ajet nënkuptohen veprat e atij që vdes duke i bërë shok Allahut të Madhëruar."

Në këtë përfshihen gjithashtu: veprat e shpikura në fe që Allahu nuk i ka lejuar; ato Ditën e Kiametit do të jenë si pluhur i shpërndarë, ngase nuk përputhen me Ligjin e Tij të pastër, siç ka thënë Profeti ﷺ:

«مَنْ أَحْدَثَ فِي أَمْرِنَا هَذَا مَا لَيْسَ مِنْهُ فَهُوَ رَدٌّ».

"Kushdo që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, ajo gjë është e refuzuar." Unanimisht i saktë.

Për ta përmbledhur atë që thamë: kjo shkrimtare ia ka drejtuar thirrjen e saj për ndihmë dhe lutjen e saj të Dërguarit të Allahut, duke treguar indiferencë ndaj Zotit të botëve, i Cili ka në dorë fitoren, dëmin dhe dobinë, e askush tjetër, veç Tij, nuk ka në dorë asgjë prej tyre.

Nuk ka dyshim se kjo është padrejtësi e madhe dhe e rëndë. Allahu ka urdhëruar që t’i lutemi Atij, u ka premtuar atyre që i luten se do t’u përgjigjet, dhe i ka kërcënuar ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk e lusin Allahun, me hyrje në Xhehenem, sikurse ka thënë:

﴿وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ 60

"Zoti juaj ka thënë: 'Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar'" (Gafir, 60) D.m.th: të përbuzur e të poshtëruar. Ky ajet fisnik dëshmon se lutja është vetë adhurimi dhe se ai që tregohet mendjemadh e nuk e lut Allahun, vendbanimi i tij është Xhehenemi. Nëse e tillë është gjendja e atij që u tregua mendjemadh ndaj lutjes drejtuar Allahut, atëherë si do të jetë gjendja e atij që i lutet dikujt tjetër përpos Tij dhe i kthen shpinën Atij, ndërkohë që Ai është afër, Zotërues i çdo gjëje dhe i Fuqishëm mbi çdo gjë, sikurse ka thënë:

﴿وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ 186﴾

"Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë." (El Bekare, 186) Profeti ﷺ në hadithin e saktë na tregon se lutja është vetë adhurimi, ai i tha kushëririt të tij Abdullah ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!):

«احْفَظِ اللهَ يَحْفَظْكَ، احْفَظِ اللهَ تَجِدْهُ تُجَاهَكَ، إِذَا سَأَلْتَ فَاسْأَلِ اللهَ، وَإِذَا اسْتَعْنَتَ فَاسْتَعِنْ بِاللهِ».

“Ruaje Allahun, që Ai të të ruajë ty! Ruaje Allahun, që ta kesh pranë! Kur të lypësh, lypi Allahut e, kur të kërkosh ndihmë, kërko nga Allahu!” [Hadithin e shënojnë Tirmidhiu dhe të tjerë]

Po kështu ka thënë:

«مَنْ مَاتَ وَهُوَ يَدْعُو لِلَّهِ نِدًّا؛ دَخَلَ النَّارَ».

“Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.” (Hadithin e shënon Buhariu) Në dy Sahihët transmetohet nga Profeti ﷺ se është pyetur: “Cili është gjynahu më i madh?” Ai tha:

«أَنْ تَجْعَلَ لِلَّهِ نِدًّا وَهُوَ خَلَقَكَ».

"T’i bësh Allahut rival, ndërkohë që Allahu është Ai që të ka krijuar." Rival quhet ai që është i njëjtë dhe i barabartë. Prandaj, kushdo që i lutet dikujt tjetër përveç Allahut, ose i kërkon atij ndihmë a shpëtim, ose zotohet në emër të tij, ose ther kurban në emër të tij, ose i kushton atij diçka nga format e adhurimit, përveç atyre që kemi përmendur më lart, e ka bërë atë rival me Allahun, qoftë ai profet, evlija, engjëll, xhind, idhull, apo ndonjë krijesë tjetër.

Këtu mund të thotë dikush: Cili është gjykimi për t’i kërkuar njeriut të gjallë që e ke pranë diçka që është përbrenda mundësive të tij, si dhe për të kërkuar ndihmë prej tij në çështjet fizike që ai i përballon? Përgjigjja: Kjo nuk bën pjesë në shirk (idhujtari), por është prej çështjeve të zakonshme të lejuara ndër muslimanët, siç ka thënë Allahu i Madhërishëm lidhur me tregimin e Musait (paqja qoftë mbi të!):

﴿...فَاسْتَغَاثَهُ الَّذِي مِنْ شِيعَتِهِ عَلَى الَّذِي مِنْ عَدُوِّهِ...﴾

"Ai i grupit të vet i kërkoi ndihmë kundër atij që i përkiste popullit armik." (El Kasas, 15) Ashtu siç i Madhërishmi thotë edhe lidhur me tregimin e Musait (paqja qoftë mbi të!):

﴿فَخَرَجَ مِنْهَا خَائِفًا يَتَرَقَّبُ...﴾

"Musai doli prej qytetit i frikësuar, duke pritur se ç’do të ndodhte..." (El Kasas, 21) Ashtu siç njeriu kërkon ndihmë nga shokët e tij në luftë, po ashtu edhe në çështje të tjera që u ndodhin njerëzve, në të cilat kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Profetin e Tij ﷺ që t’ia bëjë me dije umetit të tij se ai (profeti) nuk ka kurrfarë mundësie t’i bëjë dobi a dëm askujt; dhe lidhur me këtë Allahu i Madhërishëm e i Lartësuar ka thënë:

﴿قُلْ إِنَّمَا أَدْعُو رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِهِ أَحَدًا21 قُلْ إِنِّي لَا أَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّا وَلَا رَشَدًا22﴾

"Thuaj (o Muhamed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim)”.

"Thuaj: 'Unë nuk mund t’ju largoj ndonjë dëm e as t’ju sjell ndonjë dobi'". (El Xhin, 21, 22) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قُلْ لَا أَمْلِكُ لِنَفْسِي نَفْعًا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ وَلَوْ كُنْتُ أَعْلَمُ الْغَيْبَ لَاسْتَكْثَرْتُ مِنَ الْخَيْرِ وَمَا مَسَّنِيَ السُّوءُ إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ188﴾

"Thuaj: 'Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë'". (El Araf, 188)

Ajetet që përmbajnë këtë kuptim janë të shumta.

Dihet se Profeti ﷺ nuk i lutet askujt tjetër përveç Zotit të tij; siç është vërtetuar se ai, në ditën e Bedrit, i përgjërohej Allahut, kërkonte prej Tij fitoren kundër armikut të tij dhe këmbëngulte në këtë, duke thënë: “O Zot! Përmbushe për mua atë që më premtove.” Derisa Ebu Bekri es-Siddik (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: “Mjafton, o i Dërguari i Allahut, se Allahu do ta përmbushë për ty atë që të ka premtuar.” Dhe Allahu i Madhëruar, lidhur me këtë, shpalli fjalën e Tij:

﴿إِذۡ تَسۡتَغِيثُونَ رَبَّكُمۡ فَٱسۡتَجَابَ لَكُمۡ أَنِّي مُمِدُّكُم بِأَلۡفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُرۡدِفِينَ9﴾

"Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj e Ai ju përgjigj: 'Unë do t’ju ndihmoj me një mijë engjëj të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit'". (El Enfal, 9), Allahu i Lartësuar, në këto ajete, ua përkujtoi kërkimin e tyre për ndihmë dhe njoftoi se iu përgjigj atyre, e i ndihmoi me engjëj, për t’i përgëzuar me fitoren dhe për t’u dhënë qetësi. Ai gjithashtu sqaroi se fitorja nuk është prej engjëjve, por është fitore nga ana e Tij. Pastaj i Lartësuari tha:

﴿وَمَا النَّصْرُ إِلَّا مِنْ عِنْدِ اللَّهِ...﴾

"Fitorja vjen vetëm nga Allahu..." (Al Imran, 126), Gjithashtu, Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿وَلَقَدْ نَصَرَكُمُ اللَّهُ بِبَدْرٍ وَأَنْتُمْ أَذِلَّةٌ فَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ123﴾

"Allahu ju ndihmoi në Bedër, kur qetë të pafuqishëm, andaj frikësojuni Allahut, për të qenë falënderues." (Al Imran, 123) Allahu i Lartësuar sqaroi në këtë ajet se Ai u dha atyre fitoren në ditën e Bedrit; kështu kuptohet se gjithçka që Ai u dha prej armëve dhe forcës, si edhe përforcimi i tyre me engjëj, janë të gjitha prej shkaqeve të fitores, të lajmit të gëzuar dhe të qetësimit të zemrave; por fitorja nuk është prej tyre; ajo vjen vetëm nga Allahu. Si guxon kjo shkrimtare, apo kushdo tjetër, t’ia drejtojë thirrjen e saj për ndihmë dhe kërkesën për fitore Profetit ﷺ, duke e shmangur Zotin e botëve, Zotëruesin e çdo gjëje dhe të Plotfuqishmin mbi çdo gjë?!

Pa dyshim se kjo bën pjesë ndër format më të shëmtuara të paditurisë, madje ndër format më të mëdha të idhujtarisë. Prandaj, është obligim për autoren që të pendohet te Allahu — i Madhërishëm — me një pendim të sinqertë. E pendimi i sinqertë është ai që përmbush disa kritere, e ato janë: Së pari: Keqardhja për atë që ka bërë. E dyta: Heqja dorë nga ajo që ka bërë. E treta: Vendosmëria për të mos iu kthyer më kurrë atij mëkati, në shenjë madhërimi dhe sinqeriteti ndaj Allahut, dhe duke përmbushur urdhrin e Tij e duke u ruajtur nga gjërat që i ka ndaluar; kjo është pendesa e sinqertë. E katërta: kur padrejtësia bëhet ndaj krijesave, në këtë rast duhet t'i japë të drejtën atij që i takon, ose t'i kërkojë t'ia bëjë hallall. 

Allahu i urdhëroi robërit e Tij që të pendohen dhe u premtoi se do ua pranojë pendimin, siç thotë i Lartësuari:

﴿وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ31﴾

"Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!" (En Nur, 31), E për të krishterët, tha:

﴿أَفَلَا يَتُوبُونَ إِلَى اللَّهِ وَيَسْتَغْفِرُونَهُ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ74﴾

"Përse ata nuk kthehen me pendesë tek Allahu e t’i kërkojnë falje Atij?! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë!" (El Maide, 74) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَهًا آخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَلِكَ يَلْقَ أَثَامًا68 يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا69 إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا70﴾

"Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.

Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar.

Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (El Furkan, 68-70), Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَهُوَ الَّذِي يَقْبَلُ التَّوْبَةَ عَنْ عِبَادِهِ وَيَعْفُو عَنِ السَّيِّئَاتِ وَيَعْلَمُ مَا تَفْعَلُونَ25﴾

"Ai e pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju." (Esh Shura, 25)

Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ se ka thënë:

«الإِسْلَامُ يَهْدِمُ مَا كَانَ قَبْلَهُ، وَالتَّوْبَةُ تَجُبُّ مَا كَانَ قَبْلَهَا».

"Islami i rrëzon gjynahet e kaluara, dhe pendimi i shlyen gjynahet e mëparshme."

I kam shkruar këto fjalë të shkurtra, për shkak të rrezikut të madh të shirkut (idhujtarisë), ngase ai është mëkati më i madh, nga droja se mos mashtrohen me atë që ka dalë nga kjo shkrimtare, si dhe për të përmbushur detyrimin e këshillimit për Allahun dhe për robërit e Tij. E lus Allahun e Lartësuar t'i bëjë të dobishme për ne këto fjalë, të përmirësojë gjendjen tonë dhe gjendjen e mbarë muslimanëve, të na begatojë të gjithëve me kuptim të drejtë në fe dhe me qëndrueshmëri në të, dhe të na ruajë ne dhe muslimanët nga të këqijat e vetvetes dhe nga të këqijat e veprave tona. Padyshim Ai është i Denjë dhe i Plotfuqishëm për këtë.

Salavatet, selamet dhe bekimet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

 

 

***

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e tretë.

Rreth gjykimit të kërkimit të ndihmës prej xhinëve dhe djajve dhe zotimit për ta.

Nga Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi, drejtuar gjithë  muslimanëve që e lexojnë këtë shkrim, Allahu më dhëntë mua dhe atyre vullnet për t’u kapur fort pas fesë së Tij dhe për të qëndruar të palëkundur në të. Amin.

Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!

Disa prej vëllezërve më pyetën në lidhje me atë që bëjnë disa injorantë që i luten dikujt tjetër përveç Allahut dhe i kërkojnë ndihmë në çështje madhore; si, për shembull, i luten xhinëve dhe kërkojnë prej tyre ndihmë, bëjnë zotime dhe kurbane në emër të tyre.  Një nga këto gjëra që ata bëjnë është edhe shprehja: (O shtatëshja), domethënë: shtatëshja e krerëve të xhinëve; merreni atë, thyejani kockat, pijani gjakun, gjymtojeni; o ju të shtatët, bëjini atij kështu e ashtu! Ose shprehja e disave prej tyre: “Merreni atë, o xhinnët e drekës, o xhinnët e pasdrekës”. Kjo haset shumë në disa krahina jugore. Ndër gjërat që hyjnë në këtë çështje janë: lutja drejtuar të vdekurve nga profetët, të devotshmëve dhe të tjerëve, si dhe lutja drejtuar engjëjve dhe kërkimi i ndihmës prej tyre. Të gjitha këto dhe raste të ngjashme me to i gjen te shumë prej atyre që pretendojnë se janë muslimanë, për shkak të padijes dhe pasimit të atyre që i kanë paraprirë; madje disa e marrin të lehtë këtë dhe arsyetohen duke thënë: Kjo është diçka që del vetevetiu nga goja; nuk e kemi për qëllim e as e besojmë.

Më pyeti gjithashtu për gjykimin e martesës me ata që janë të njohur për këto vepra, për mishin e kafshëve që ata therin, për faljen e xhenazes së tyre dhe faljen e namazit pas tyre, si edhe për besimin në atë që thonë sharlatanët dhe fallxhorët; si p.sh. ai që pretendon se e njeh sëmundjen dhe shkaqet e saj vetëm nga hedhja e një vështrimi mbi rrobat që kanë prekur trupin e të sëmurit, si çallma, pantallonat, mbulesa e gruas e të ngjashme me to.

Përgjigjja: Çdo lavdërim i takon vetëm Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin për atë, pas të cilit nuk ka profet, për familjen dhe shokët e tij dhe ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Vërtet Allahu i Lartësuar i krijoi xhinët dhe njerëzit që ta adhurojnë Atë, dhe të mos adhurojnë asgjë tjetër pos Tij, dhe ta veçojnë Atë me lutje dhe kërkimshpëtim, me kurban dhe zotim dhe me të gjitha adhurimet. Ai i dërgoi të dërguarit e Tij me këtë mision, i urdhëroi që ta përmbushin atë dhe shpalli Librat qiellorë, më i madhërishmi prej të cilëve është Kurani i madhërishëm, për ta sqaruar këtë çështje dhe për të ftuar njerëzimin në të, si dhe për t’i paralajmëruar ata nga idhujtaria dhe nga adhurimi i dikujt tjetër pos Tij. Ky është themeli i themeleve dhe baza e fesë dhe e besimit; kjo është domethënia e dëshmisë se s’ka të adhuruar përveç Allahut, dhe kuptimi i vërtetë i: nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Ajo mohon hyjnitetin dhe adhurimin për këdo tjetër përveç Allahut, dhe e pohon vetëm për Allahun, e jo për ndonjë tjetër nga të gjitha krijesat. Argumentet për këtë, nga Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Tij ﷺ, janë të shumta; prej tyre është Fjala e Allahut të Lartmadhëruar:

﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ56﴾

"Xhindët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Edh Dharijat, 56) Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ...﴾

"Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij..." (El Isra, 23) Po ashtu, fjala e Tij:

﴿وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ...﴾

"E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit)..." (El Bejineh, 5) Po ashtu, fjala e Tij:

﴿وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ60﴾

"Zoti juaj ka thënë: 'Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar'"! (Gafir, 60) Allahu i Lartësuar po ashtu thotë:

﴿وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ...﴾

"Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua..." (El Bekare, 186)

Allahu i Lartësuar e sqaroi në këto ajete se Ai i krijoi xhinët dhe njerëzit për ta adhuruar Atë, dhe se Ai i urdhëroi dhe i porositi robërit e Tij, në Kur’anin e Tij të qartë dhe nëpërmjet gjuhës së të Dërguarit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, që të mos adhurojnë askënd tjetër pos Zotit të tyre.

Allahu i Lartmadhërishëm e ka sqaruar se lutja është një adhurim madhështor; kush tregohet mendjemadh ndaj saj, do të hyjë në ferr. Ai i urdhëroi robërit e Tij të lusin vetëm Atë dhe njoftoi se Ai është afër e u përgjigjet lutjeve të tyre. Prandaj është obligim për të gjithë robërit ta veçojnë Zotin e tyre me lutje, sepse ajo është një lloj adhurimi për të cilin janë krijuar dhe janë urdhëruar. Allahu i Lartmadhërishëm thotë:

﴿قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ162 لَا شَرِيكَ لَهُ وَبِذَلِكَ أُمِرْتُ وَأَنَا أَوَّلُ الْمُسْلِمِينَ163﴾

"Thuaj: 'Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.

Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.'" (El Enam, 162-163)

Allahu i Madhërishëm e ka porositur Profetin e Tij ﷺ që t’u bëjë me dije njerëzve se namazi i tij, therja e kurbanit, jeta e tij dhe vdekja e tij janë për Allahun, Zotin e botëve, pa i shoqëruar Atij askënd. Prandaj kushdo që ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut, i ka shoqëruar Allahut dikë tjetër, ashtu si edhe sikur të falej për dikë tjetër përveç Tij; ngase Allahu i Madhërishëm i ka përmendur bashkë namazin dhe therjen e kurbanit, dhe ka bërë të ditur se ato janë vetëm për Allahun, pa i shoqëruar Atij askënd. Kushdo që ther ndonjë kurban për dikë tjetër përveç Allahut, qoftë për xhinët, engjëjt, të vdekurit a të tjerë, për t’u afruar tek ata, ai është si ai që i falet dikujt tjetër përveç Allahut. Dhe në hadithin e saktë thuhet se Profeti, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, ka thënë:

«لَعَنَ اللهُ مَنْ ذَبَحَ لِغَيْرِ اللهِ».

"Allahu e lëshoftë mallkimin e Tij mbi atë që ther kurban për dikë tjetër përveç Allahut!" Imam Ahmedi e shënon me zinxhir të mirë hadithin që e përcjell Tarik ibn Shihabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë:

«مرَّ رَجُلَانِ عَلَى قَومٍ لَهُم صَنَمٌ لَا يَجُوزُهُ أَحَدٌ حَتَّى يُقرِّبَ لَهُ شَيئًا، فَقَالُوا لِأَحَدِهِمَا: قَرِّبْ. قَالَ: لَيسَ عِندِي شَيءٌ أَقَرِّبُهُ، قَالُوا: قَرِّبْ وَلَوْ ذَبَابًا، فَقَرَّبَ ذُبَابًا، فَخَلُّوا سَبِيلَهُ، فَدَخَلَ النَّارَ، وَقَالُوا لِلآخَرِ: قَرِّبْ. قَالَ: مَا كُنْتُ لِأُقَرِّبَ لِأَحَدٍ شَيْئًا دُونَ اللهِ جَلَّ جَلَالُهُ، فَضَرَبُوا عُنُقَه، فَدَخَلَ الجَنَّةَ».

"Dy burra kaluan pranë një populli që kishin një idhull, të cilin nuk e kalonte askush pa bërë një kurban për të. I thanë njërit prej tyre: 'Bëj dhe ti diçka kurban!' Ai tha: 'Nuk kam asgjë për të bërë kurban' Ata thanë: 'Bëj qoftë edhe një mizë.' Ai bëri kurban një mizë, kështu që ia liruan rrugën, dhe hyri në Zjarr. Pastaj i thanë tjetrit: 'Bëj dhe ti një kurban!' Ai tha: 'Unë kurrë nuk do të bëja diçka kurban për dikë përveç Allahut të Lartmadhëruar' Atëherë ata e vranë atë dhe ai hyri në Xhenet."

Pra, nëse ai që i bën kurban një statuje apo diçkaje të ngjashme me të, duke i ofruar madje edhe një mizë si kurban, bëhet idhujtar dhe e meriton hyrjen në zjarr; atëherë ç’të thuhet për ata që u luten xhinëve, engjëjve dhe evlijave? E ç’të thuhet për atë që u kërkon shpëtim, u bën zotime atyre dhe u afrohet me therje kafshësh, duke shpresuar me këtë ruajtjen e pasurisë së tij, shërimin e të sëmurit të tij, ose sigurinë e bagëtive dhe të mbjellave të tij? E ç’të thuhet për atë që e bën këtë nga frika e së keqes së xhinëve, apo për arsye të ngjashme me këtë?! S’ka dyshim se kush bën këtë apo gjëra tjera të ngjashme me të, e meriton më tepër të quhet idhujtar dhe e meriton më tepër të hyjë në zjarr se ai njeri që i ofroi statujës një mizë si kurban.

Gjithashtu, ndër ato që janë përmendur në këtë çështje, është dhe fjala e të Lartësuarit:

﴿إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ2 أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ3﴾

"Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!"

"Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: 'Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu', Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues." (Ez Zumer, 1-3) Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنْفَعُهُمْ وَيَقُولُونَ هَؤُلَاءِ شُفَعَاؤُنَا عِنْدَ اللَّهِ قُلْ أَتُنَبِّئُونَ اللَّهَ بِمَا لَا يَعْلَمُ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ18﴾

"Ata adhurojnë në vend të Allahut ato që as nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: 'Këta janë ndërmjetësit tanë tek Allahu'! Thuaj: 'A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!' Qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!" (Junus, 18)

Pra, Allahu i Lartësuar në këto dy ajete bëri të ditur se idhujtarët, pos Tij, morën mbrojtës nga krijesat, të cilët i adhuronin krahas Tij me lutje, frikë, shpresë, flijime, zotime e gjëra të tjera të ngjashme, duke pretenduar se ata mbrojtës e afrojnë tek Allahu atë që i adhuron dhe se ndërmjetësojnë për ta pranë Tij. Më pas Allahu i Lartësuar i përgënjeshtroi, ua qartësoi kotësinë, dhe i quajti gënjeshtarë, jobesimtarë e idhujtarë, si dhe e pastroi Veten nga idhujtaria e tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...سُبْحَانَهُ وَتَعَالَى عَمَّا يُشْرِكُونَ﴾

"Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!" (En Nahl, 1) Prandaj kuptohet se kush e merr një engjëll, ose një profet, ose një xhind, ose një pemë ose një gur, dhe i lutet atij krahas Allahut, i kërkon ndihmë, dhe i afrohet me zotim dhe me therjen e kurbanit, me shpresë se ai do të ndërmjetësojë te Allahu dhe do ta afrojë tek Ai, ose me shpresën e shërimit të sëmurit, ruajtjen e pasurisë, sigurinë e atij që është në udhëtim, apo të tjera të ngjashme; ai ka rënë në këtë shirk të madh dhe në këtë bela të kobshme, për të cilën Allahu i Madhëruar ka thënë:

﴿إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا48﴾

"Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm." (En Nisa, 48), Allahu i Lartësuar thotë:

﴿إِنَّهُ مَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ72﴾

"Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës." (El Maide, 72)

Ndërmjetësimi (shefati) në Ditën e Gjykimit është vetëm për muvehidët (monoteistët, besimtarët e drejtë) dhe për ata me sinqeritet, e jo për njerëzit e shirkut (idhujtarisë), ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ, kur i thanë: “O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tënd Ditën e Gjykimit?” Tha:

«مَنْ قَالَ: لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ خَالِصًا مِنْ قَلْبِهِ».

"Ai që thotë: "La ilahe il-lallah" me zemër të sinqertë." Ai gjithashtu ka thënë:

«لِكُلِّ نَبِيٍّ دَعْوَةٌ مُسْتَجَابَةٌ، فَتَعَجَّلَ كُلُّ نَبِيٍ دَعْوَتَهُ، وَإِنِّي اخْتَـبَأْتُ دَعْوَتِي شَفَاعَةً لِأُمَّتِي يَومَ القِيَامَةِ، فَهِيَ نَائِلَةٌ إِنْ شَاءَ اللهِ مَن مَاتَ مِنْ أُمَّتِي لَا يُشْرِكُ بِاللهِ شَيْئًا».

“Çdo profet ka një lutje të pranuar. Secili profet e ka përshpejtuar lutjen e tij, ndërsa unë e kam ruajtur lutjen time si ndërmjetësim për umetin tim Ditën e Kiametit. Ajo, në dashtë Allahu, do të përfshijë këdo nga umeti im që vdes pa i bërë shok Allahut.”

Mushrikët (idhujtarët) e parë besonin se Allahu është Zoti i tyre, Krijuesi i tyre dhe Furnizuesi i tyre; por vetëm se u lidhën me profetët, evlijatë, engjëjt, drunjtë, gurët e gjëra të tjera të ngjashme, duke shpresuar ndërmjetësimin e tyre tek Allahu dhe që ata t’i afrojnë pranë Tij, siç u përmend në ajetet e mëparshme. Allahu nuk i arsyetoi me këtë, përkundrazi, i qortoi për këtë në Librin e Tij madhështor, i quajti mohues dhe idhujtarë, dhe i përgënjeshtroi në pretendimin e tyre se zotat e tyre ndërmjetësojnë për ta dhe i afrojnë tek Allahu. As i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i arsyetoi; përkundrazi, i luftoi për këtë shirk, derisa t'ia kushtonin adhurimin vetëm Allahut, duke vepruar sipas fjalës së të Lartësuarit:

﴿وَقَاتِلُوهُمْ حَتَّى لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ الدِّينُ لِلَّهِ...﴾

"Luftojini ata derisa të zhduket mosbesimi dhe derisa të mbretërojë besimi vetëm për Allahun..." (El Bekare, 193) Po kështu ka thënë Pejgamberi ﷺ:

«أُمِرْتُ أَنْ أُقَاتِلَ النَّاسَ حَتَّى يَشْهَدُوا أَنْ لَا إِلهَ إِلَّا اللهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللهِ، وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ، وَيُؤتُوا الزَّكَاةَ، فَإِذَا فَعَلُوا ذَلِكَ عَصَمُوا مِنِّي دِمَاءَهُم وَأَمْوَالَهُمْ إِلَّا بِحَقِّ الإِسْلَامِ، وَحِسَابُهُم عَلَى اللهِ».

"Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se askush përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, të falin namazin dhe të japin zekatin. E, kur ta bëjnë këtë, unë ua mbroj gjakun dhe pasurinë, përveçse me të drejtën e Islamit, ndërkaq llogaria e tyre është tek Allahu." Kuptimi i fjalës së tij ﷺ:

«حَتَّى يَشْهَدُوا أَن لَا إِلهَ إِلَّا اللهُ».

«Derisa të dëshmojnë se s'ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut» Është që ta veçojnë Allahun me adhurim, duke mos adhuruar askënd tjetër pos Tij.

Idhujtarët i frikësoheshin xhindeve dhe kërkonin mbrojtje nga xhindet; e në lidhje me këtë Allahu i Lartësuar shpalli fjalën e Tij:

﴿وَأَنَّهُ كَانَ رِجَالٌ مِنَ الْإِنْسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٍ مِنَ الْجِنِّ فَزَادُوهُمْ رَهَقًا6﴾

"Në të vërtetë, ka pasur njerëz që kërkonin mbrojtje nga xhindet, por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime." (El Xhin, 6) Dijetarët e tefsirit kanë thënë për këtë ajet fisnik se kuptimi i fjalës së të Lartësuarit:

﴿...فَزَادُوهُمْ رَهَقًا﴾

"...por kjo vetëm sa i çoi më tej në gabime." Domethënë: i çoi më tej në panik e frikë; sepse xhinët vetëmadhështohen dhe bëhen mendjemëdhenj, kur i shohin njerëzit që kërkojnë mbrojtje nga ata; dhe atëherë ua shtojnë frikën dhe panikun, që të shtojnë adhurimin ndaj tyre dhe t’u drejtohen atyre për mbrojtje.

Allahu ua zëvendësoi myslimanëve atë me kërkimin e mbrojtjes nga Ai, dhe nëpërmjet fjalëve të Tij të plota; e për këtë Allahu i Madhëruar shpalli:

﴿وَإِمَّا يَنْزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ200﴾

"Nëse djalli përpiqet të të shtyjë drejt së keqes, kërko strehim tek Allahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka." (El Araf, 200) Po ashtu, fjala e Tij:

﴿قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ1﴾

"Thuaj: 'Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit'" Është vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:

«مَنْ نَزَلَ مَنْزِلًا فَقَالَ: (أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ)؛ لَم يَضُرَّهُ شَيءٌ حَتَّى يَرْتَحِلَ مِنْ مَنْزِلِهِ ذَلِكَ».

"Atij që shkon në një vend dhe thotë: 'Eudhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halek (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar)!', nuk i bën dëm asgjë derisa të largohet nga ai vend."

Nga ajetet dhe hadithet e lartpërmendura, e kupton kërkuesi i shpëtimit, ai që dëshiron ta ruajë fenë e tij dhe të jetë i shpëtuar nga shirku, i qarti dhe i paqarti, se lidhja me të vdekurit, me engjëjt, me xhindët dhe me krijesa të tjera; t’i lusësh ata, të kërkosh strehim tek ata e gjëra të tjera të ngjashme; janë prej veprave të njerëzve të kohës së injorancës pagane, idhujtarëve, dhe prej llojeve më të shëmtuara të shirkut ndaj Allahut të Madhëruar. Andaj është obligim të braktiset, të kihet kujdes prej tij, të këshillohen mes vete për ta braktisur, dhe të kundërshtohet e qortohet ai që e bën.

Sa i përket atij që është i njohur ndër njerëzit për këto vepra të shirkut: nuk lejohet martesa me të, as të hahet nga ajo që ai ka therur, as të falet namazi i xhenazes për të, e as të falet namazi pas tij, derisa ta shpallë haptazi pendimin te Allahu i Lartësuar për këtë dhe t’ia përkushtojë me sinqeritet lutjen dhe adhurimin vetëm Allahut. Lutja është vetë adhurimi, madje thelbi i adhurimit, siç ka thënë Profeti ﷺ:

«الدُّعَاءُ هُوَ العِبَادَةُ».

"Lutja është vetë adhurimi" Gjithashtu është transmetuar nga Profeti (paqja qoftë mbi të!) në një version tjetër se ka thënë:

«الدُّعَاءُ مُخُّ العِبَادَةِ».

"Lutja është thelbi i adhurimit." Sa i përket martesës me idhujtarët: Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَلَا تَنْكِحُوا الْمُشْرِكَاتِ حَتَّى يُؤْمِنَّ وَلَأَمَةٌ مُؤْمِنَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكَةٍ وَلَوْ أَعْجَبَتْكُمْ وَلَا تُنْكِحُوا الْمُشْرِكِينَ حَتَّى يُؤْمِنُوا وَلَعَبْدٌ مُؤْمِنٌ خَيْرٌ مِنْ مُشْرِكٍ وَلَوْ أَعْجَبَكُمْ أُولَئِكَ يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ وَاللَّهُ يَدْعُو إِلَى الْجَنَّةِ وَالْمَغْفِرَةِ بِإِذْنِهِ وَيُبَيِّنُ آيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ221﴾

"Mos u martoni me paganet, gjersa të bëhen besimtare. Skllavja besimtare është më e mirë se pagania, edhe nëse kjo e fundit mund t’ju pëlqejë. Mos i martoni myslimanet me paganë, gjersa ata të bëhen besimtarë. Skllavi besimtar është më i mirë se pagani, edhe nëse ky i fundit mund t’ju pëlqejë. Ata ju thërrasin në zjarr, kurse Allahu, me mirësinë e Tij, ju thërret në Xhenet e falje (të gjynaheve). Ai ua shpjegon njerëzve shpalljet e Veta, që ata të mendojnë" (El Bekare, 221) Kështu Allahu, i Lartësuar, i ndaloi myslimanët të martohen me paganet, nga radhët e adhurueseve të idhujve, xhindëve, engjëjve e gjërave të tjera, derisa ato të besojnë dhe t’ia kushtojnë adhurimin me sinqeritet vetëm Allahut, ta besojnë të Dërguarin në atë që ka sjellë dhe ta ndjekin udhën e tij. Po ashtu, Ai e ndaloi martesën e paganëve me gratë myslimane, derisa ata të besojnë duke ia kushtuar adhurimin me sinqeritet vetëm Allahut, ta besojnë të Dërguarin dhe ta ndjekin atë.

Allahu i Madhëruar ka bërë të ditur se robëresha besimtare është më e mirë se femra e lirë idhujtare, edhe nëse e mahnit shikuesin me bukurinë e saj dhe dëgjuesin me bukurinë e të folurit të saj; dhe se robi besimtar është më i mirë se i liri idhujtar, edhe sikur ta mahnitë dëgjuesin dhe shikuesin me bukurinë, oratorinë, trimërinë e tij etj; pastaj i ka sqaruar shkaqet e kësaj përparësie me fjalën e Tij të Lartësuar:

﴿...أُولَئِكَ يَدْعُونَ إِلَى النَّارِ...﴾

"Ata ju thërrasin në zjarr" (El Bekare, 221) Me këtë synohen: idhujtarët dhe idhujtaret; sepse ata, me fjalët, veprat, sjelljen dhe moralin e tyre, janë thirrës për në Zjarr. Ndërsa besimtarët dhe besimtaret, me moralin, veprat dhe sjelljen e tyre, janë thirrës për në Xhenet. E si mund të barazohen këta me ata!

Sa i përket faljes së namazit të xhenazës për idhujtarët: Allahu i Lartësuar, në lidhje me mynafikët, ka thënë:

﴿وَلَا تُصَلِّ عَلَى أَحَدٍ مِنْهُمْ مَاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَى قَبْرِهِ إِنَّهُمْ كَفَرُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَمَاتُوا وَهُمْ فَاسِقُونَ84﴾

"Askujt prej hipokritëve, kur të vdesin, mos ia fal xhenazen, as mos rri afër varrit të hipokritit, sepse ata e kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe qëndruan të pabindur deri në vdekje." (Et Teube, 84) Allahu i Lartësuar e ka sqaruar në këtë ajet fisnik se as hipokritit e as mohuesit nuk u falet xhenazja, për shkak të mohimit të tyre ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Po kështu, nuk falet namazi pas tyre dhe nuk caktohen imamë për muslimanët, për shkak të mohimit të tyre dhe mungesës së besueshmërisë së tyre, si edhe për armiqësinë e madhe që ekziston mes tyre dhe muslimanëve, dhe sepse ata nuk janë prej njerëzve të namazit dhe adhurimit; sepse mohimi dhe idhujtaria e asgjësojnë çdo vepër. Kërkojmë prej Allahut shpëtim nga kjo! Ndërsa sa i përket ngrënies së theroreve të politeistëve: Allahu i Lartësuar ka thënë, duke sqaruar ndalimin e ngordhësirës dhe të theroreve të politeistëve:

﴿وَلَا تَأْكُلُوا مِمَّا لَمْ يُذْكَرِ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهِ وَإِنَّهُ لَفِسْقٌ وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَى أَوْلِيَائِهِمْ لِيُجَادِلُوكُمْ وَإِنْ أَطَعْتُمُوهُمْ إِنَّكُمْ لَمُشْرِكُونَ121﴾

"Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah! Në të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që t’ju kundërshtojnë ju. E nëse ju u bindeni atyre, me siguri që edhe ju do të jeni idhujtarë. (El Enam, 121), Allahu i Lartësuar i ndaloi muslimanët nga ngrënia e ngordhësirës dhe e kafshës së therur nga idhujtari, sepse idhujtari është i papastër; prandaj ajo që ther ai është në gjykimin e ngordhësirës, edhe sikur të përmendë emrin e Allahut mbi të, sepse përmendja e emrit nga ana e tij është e pavlefshme dhe nuk ka asnjë efekt, ngase ajo është adhurim, ndërsa idhujtaria e prish adhurimin dhe e bën të pavlefshëm atë, derisa idhujtari të pendohet tek Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartmadhëruar e ka lejuar vetëm ushqimin e ithtarëve të Librit, në fjalën e Tij:

﴿...وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حِلٌّ لَكُمْ وَطَعَامُكُمْ حِلٌّ لَهُمْ...﴾

"...ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata..." (El Maide, 5) Sepse ata e lidhin veten me një fe qiellore dhe pretendojnë se janë nga pasuesit e Musait dhe Isait, edhe pse në këtë janë gënjeshtarë. Allahu e ka shfuqizuar fenë e tyre dhe e ka bërë të pavlefshme me dërgimin e Muhamedit ﷺ për mbarë njerëzit. Por Allahu i Lartësuar na e ka lejuar ushqimin e ithtarëve të Librit dhe gratë e tyre, për një urtësi të thellë dhe konsiderata të posaçme, të cilat i kanë sqaruar dijetarët. Kjo, ndryshe nga idhujtarët, adhuruesit e idhujve dhe të të vdekurve – qofshin nga profetët, evlijatë apo të tjerë – sepse feja e tyre nuk ka asnjë bazë e as ndonjë shkas që ta arsyetojë; përkundrazi, ajo është e pavërtetë që në themel. Prandaj kafsha e therur prej ithtarëve të saj (idhujtarëve pra) konsiderohet e ngordhur dhe nuk lejohet ngrënia e saj.

Ndërsa kur një person i thotë tjetrit: “Të pushtofshin xhindët!”, “Të marrshin xhindët!”, “Të marrtë dreqi!”, dhe shprehje tjera të ngjashme me këto, bëjnë pjesë te sharjet dhe fyerjet, dhe kjo nuk lejohet mes myslimanëve, ashtu si të gjitha llojet e tjera të sharjeve dhe fyerjeve. Kjo nuk është prej shirkut, përveç nëse ai që e thotë këtë beson se xhinët ndërhyjnë te njerëzit pa lejen e Allahut dhe pa dëshirën e Tij. Prandaj, kush e ka këtë bindje për xhindët ose për ndonjë krijesë tjetër, është jobesimtar me këtë bindje; sepse Allahu, qoftë i Lartësuar, është Sunduesi dhe Pronari i çdo gjëje, i Fuqishëm për çdo gjë, Ai që sjell dobi dhe dëm, dhe asgjë nuk ndodh veçse me lejen, dëshirën dhe kaderin e Tij të shkruar më herët, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar, duke e urdhëruar të Dërguarin e Tij ﷺ që t’ua bëjë të ditur njerëzve këtë parim të madh:

﴿قُلْ لَا أَمْلِكُ لِنَفْسِي نَفْعًا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ وَلَوْ كُنْتُ أَعْلَمُ الْغَيْبَ لَاسْتَكْثَرْتُ مِنَ الْخَيْرِ وَمَا مَسَّنِيَ السُّوءُ إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ188﴾

"Thuaj: 'Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë'". (El Araf, 188) E nëse zotëria i krijesave dhe më i miri ndër ta, Profeti ﷺ, nuk posedon as dëm e as dobi për vete, veçse aq sa do Allahu, atëherë ç’mund të thuhet për të tjerët prej krijesave?! Ajetet në këtë kuptim janë të shumta.

Sa i përket pyetjes së fatthënësve, mashtruesve dhe astrologëve, e të ngjashmëve me ta, nga ata që japin lajme për të fshehtën, ajo është e qortueshme dhe e ndaluar; t’u besosh atyre është edhe më e rëndë dhe më e shëmtuar; madje është prej degëve të kufrit (mosbesimit), për shkak të fjalës së Profetit ﷺ:

«مَنْ أَتَى عَرَّافًا فَسَأَلَهُ عَنْ شَيءٍ؛ لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلَاةٌ أَرْبَعِينَ يَومًا».

Atij që shkon te falltari dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë. E shënon Muslimi në "Sahihun" e tij. Gjithashtu në “Sahihun” e tij përcillet nga Muavije ibn el-Hakem es-Sulemi (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

«أَنَّ النَّبيَّ ﷺ نَهَى عَنْ إِتْيَانِ الكُهَّانِ وَسُؤَالِهِم».

"Profeti ﷺ e ka ndaluar shkuarjen te falltarët dhe pyetjen e tyre."

Autorët e suneneve kanë transmetuar nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:

«مَنْ أَتَى كَاهِنًا، فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ؛ فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ».

"Kush shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ." Hadithet që përcjellin këtë kuptim janë të shumta. Andaj është obligim për myslimanët: të ruhen nga pyetja e falltarëve dhe fatthënësve, si edhe nga të gjithë sharlatanët që merren me informimin e njerëzve për të fshehtën dhe me mashtrimin e myslimanëve, qoftë kjo në emër të mjekësisë apo të diçkaje tjetër, ngase Profeti ﷺ e ka ndaluar këtë dhe ka paralajmëruar prej saj. Në këtë hyn edhe ajo që disa njerëz e pretendojnë në emër të mjekësisë, nga çështjet e së fshehtës: kur nuhat çallmën e të sëmurit, ose shaminë e të sëmurës, ose të ngjashme me këto, e pastaj thotë: ky burrë i sëmurë ose kjo grua e sëmurë ka bërë kështu e ashtu, ka vepruar kështu e ashtu, tregon për gjëra që lidhen me të fshehtën, për të cilat në çallmën e të sëmurit apo në sendet e tjera të tij nuk ka asnjë shenjë që të dëshmojë. Qëllimi i kësaj është vetëm mashtrimi i popullit të thjeshtë që të thonë: ai është i ditur në mjekësi, në llojet e sëmundjeve dhe shkaqet e tyre. Ndoshta u jep edhe ndonjë ilaç, dhe mund të përkojë që shërimi të ndodhë me caktimin e Allahut, e pastaj ata mendojnë se ishte për shkak të ilaçit të tij. Ndodh që sëmundja të vijë nga shkaqet e disa xhindëve dhe shejtanëve, të cilët i shërbejnë atij që e pretendon mjekësinë dhe e njoftojnë për disa nga të fshehtat që i zbulojnë; ai mbështetet tek ata dhe i kënaq me forma adhurimi që u përshtaten atyre, ndaj ata largohen prej atij të sëmuri dhe e lënë dëmin të cilin ia shkaktonin. Kjo është diçka e njohur për xhindët, shejtanët dhe për ata që i përdorin ata.

Është obligim për muslimanët gjithashtu: të ruhen prej kësaj gjëje, të këshillojnë njëri-tjetrin për ta braktisur atë, të mbështeten tek Allahu i Madhëruar në këtë çështje dhe në të gjitha çështjet. Nuk ka të keqe të përdoren rukje legjitime dhe barnat e lejuara, si edhe të mjekohen te mjekët që kryejnë ekzaminimin e të sëmurit dhe e konfirmojnë sëmundjen e tij me shkaqe shqisore dhe të arsyeshme. Është transmetuar në mënyrë të saktë nga Profeti ﷺ se ka thënë:

«مَا أَنْزَلَ اللهُ دَاءً إِلَّا أَنْزَلَ لَهُ شِفَاءً، عَلِمَهُ مَنْ علِمه، وَجَهِلَهُ مَنْ جَهِلَهُ».

“Nuk e ka lëshuar Zoti ndonjë sëmundje, veçse ka zbritur për të një shërim; e diti kush e diti, s’e diti kush s’e diti!” Po kështu ka thënë:

«لِكُلِّ دَاءٍ دَوَاءٌ، فإِذَا أُصِيبَ دَوَاءٌ الدَّاءَ بََرَأَ بِإِذْنِ اللهِ».

“Për çdo sëmundje ka ilaç; e nëse ilaçi i sëmundjes është gjetur, atëherë sëmundja shërohet me lejen e Allahut.” Po kështu ka thënë:

«عِبَادَ اللهِ، تَدَاوَوا وَلَا تَدَاوَوا بِحَرَامٍ».

“O robër të Allahut, kurohuni, por mos e bëni atë me diçka të ndaluar!” Hadithet që përcjellin këtë kuptim janë të shumta.

Allahun e Madhëruar e lusim të përmirësojë gjendjen e të gjithë muslimanëve, t’u shërojë zemrat dhe trupat nga çdo e keqe, t’i bashkojë në udhëzim, dhe të na ruajë ne dhe ata nga sprovat devijuese, si dhe nga bindja ndaj shejtanit dhe miqve të tij! Ai, me të vërtetë, është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Nuk ka as forcë e as fuqi përveçse me Allahun, të Lartin, të Madhërishmin.

Salavatet, selamet dhe bekimet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

 

 

***

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e katërt:

Në lidhje me gjykimin mbi euradet (programet e përditshme të adhurimit vullnetar) me përmbajtje heretike dhe pagane.

Nga Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi, drejtuar vëllait të nderuar (.........), Allahu e udhëzoftë drejt çdo të mire, Amin.

Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!

Më arriti letra juaj e nderuar – Allahu ju begatoftë me udhëzimin e Tij – dhe nga përmbajtja e saj mësova se në vendin tuaj ka njerëz që i përmbahen euradeve për të cilat Allahu nuk ka zbritur kurrfarë argumenti; disa prej tyre janë bidate, e disa bien në idhujtari, dhe këtë ia atribuojnë Emirit të besimtarëve: Ali bin Ebi Talibit – Allahu qoftë i kënaqur me të – dhe të tjerëve. Ata i lexojnë këto evrade në mbledhjet e dhikrit, ose në xhami pas namazit të akshamit, duke pretenduar se kjo është mjet për t’iu afruar Allahut, siç thonë: “Për hir të Allahut; o njerëzit e Allahut; na ndihmoni me ndihmën e Allahut; dhe bëhuni ndihma jonë me ndihmën e Allahut.” Dhe si thënia e tyre: “O aktab, o zotërinj, përgjigjuni o ju që na jepni ndihmë dhe ndërmjetësoni tek Allahu për ne! Ky është shërbëtori juaj që qëndron, i përkushtuar në derën tuaj dhe i frikësuar nga mangësitë e tij. Na eja në ndihmë, o i Dërguari i Allahut. Nuk kam tjetër veç jush ku të shkoj; prej jush plotësohet kërkesa, dhe ju jeni miqtë e Allahut; për hir të Hamzës, prijësit të dëshmorëve; dhe për hir të gjithë atyre prej jush që janë ndihmëtarë për ne, ndihmona o i Dërguari i Allahut!.” Dhe siç thonë: "O Allah bekoje atë që Ti e bëre shkak për zbulimin e sekreteve të Plotfuqishmërisë Tënde dhe për shfaqjen e dritave të Mëshirës Sate, e kështu ai u bë përfaqësues i Pranisë Hyjnore dhe mëkëmbës i sekreteve Tua".

Si dhe mësuam nga përmbajtja e letrës suaj për dëshirën tuaj që t'ju sqaroj se çfarë është bidat (risi) e çfarë është shirk, dhe a është i vlefshëm namazi prapa imamit që bën këtë lutje?

Përgjigjja: Çdo lavdërim i takon vetëm Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin për atë, pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij, dhe për ata që ecin sipas udhëzimit të tij deri në Ditën e Gjykimit!

Dije — Allahu të dhëntë sukses — se Allahu i Lartësuar nuk i krijoi krijesat dhe nuk i dërgoi të dërguarit — paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta — veçse që të adhurohet vetëm Ai, pa ortak, e jo dikush tjetër përveç Tij, siç thotë i Lartësuari:

﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ56﴾

"Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Edh Dharijat, 56)

Adhurimi — siç e sqaruam më herët — është: bindja ndaj Tij dhe ndaj të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ; duke bërë atë që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe duke lënë atë që Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar; mbi bazën e besimit në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, me dëlirësi për Allahun në vepra; shoqëruar me dashurinë maksimale për Allahun dhe me përuljen e plotë vetëm ndaj Tij, e jo ndaj dikujt tjetër; ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿وَقَضَى رَبُّكَ أَلَّا تَعْبُدُوا إِلَّا إِيَّاهُ...﴾

"Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij..." (El Isra, 23) Pra, ka urdhëruar dhe porositur që të adhurohet vetëm Ai. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ2 الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ3 مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ4 إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ5﴾

"Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. (El-Fatiha, 2-5) Me këto ajete, Allahu i Lartësuar e bëri të qartë se Ai është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe se ndihma kërkohet vetëm prej Tij. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu:

﴿إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ2 أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ...﴾

"Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!

Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë..." (Ez Zumer, 2-3) Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu:

﴿فَادْعُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ14﴾

"Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!" (Gafir, 14) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا18﴾

"Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt krahas Allahut!" (El Xhin, 18), Ajetet që përcjellin këtë kuptim janë të shumta, dhe që të gjitha tregojnë se është obligim që adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut.

Është e ditur se lutja, me të gjitha llojet e saj, është adhurim; prandaj nuk i lejohet askujt prej njerëzve t’i lutet dikujt tjetër përpos Allahut të Lartësuar, dhe as të kërkojë ndihmë e as shpëtim veçse prej Tij, duke vepruar sipas këtyre ajeteve fisnike dhe ajeteve të tjera me kuptim të ngjashëm. Ndryshe është puna me çështjet e zakonshme dhe shkaqet materiale, të cilat janë brenda mundësive të njeriut të gjallë dhe të pranishëm; sepse ato nuk bëjnë pjesë në adhurim. Përkundrazi, me tekst dhe me konsensus lejohet që njeriu t’i kërkojë ndihmë njeriut të gjallë e të aftë, në çështje të zakonshme që ai i ka në dorë; si p.sh. t’i kërkojë ndihmë ose t’i kërkojë shpëtim për të zmbrapsur ndonjë të keqe nga i biri, shërbëtori apo qeni i tij, e të ngjashme. Po ashtu, njeriut i lejohet të kërkojë ndihmë nga njeriu i gjallë që e ka pranë dhe që është i aftë, si edhe nga ai që s’është i pranishëm, përmes shkaqeve materiale si, letërkëmbimi etj, në ndërtimin e shtëpisë së tij, në riparimin e makinës së tij, e gjëra të këtilla. Ngjashëm me këto është edhe kërkimi i ndihmës nga shokët e tij në xhihad dhe në luftë etj. Në këtë kuadër është dhe fjala e Allahut lidhur me tregimin e Musait (alejhi selam):

﴿...فَاسْتَغَاثَهُ الَّذِي مِنْ شِيعَتِهِ عَلَى الَّذِي مِنْ عَدُوِّهِ...﴾

"Ai që i përkiste palës së vet i kërkoi ndihmë kundër atij që i përkiste popullit armik." (El Kasas, 15)

Sa i përket kërkimit të ndihmës nga të vdekurit, xhindët, engjëjt, pemët e gurët, kjo gjë konsiderohet është shirk i madh dhe është i të njëjtës natyrë me veprimin e idhujtarëve të hershëm me hyjnitë e tyre, si el-‘Uzza, el-Lat etj. Po ashtu, kërkimi i ndihmës dhe mbështetjes nga të gjallët që konsiderohen evlija, në çështje që askush pos Allahut nuk i ka në dorë – si shërimi i të sëmurëve, udhëzimi i zemrave, hyrja në Xhenet, shpëtimi nga zjarri – e të ngjashme.

Ajetet e mëparshme dhe ato që bartin kuptimin e tyre nga ajetet dhe hadithet: të gjitha tregojnë se është obligim që zemrat të drejtohen kah Allahu në të gjitha çështjet, dhe që adhurimi t’i kushtohet sinqerisht vetëm Allahut; sepse robërit janë krijuar për këtë dhe për këtë janë urdhëruar, siç është përmendur në ajetet më lart dhe ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا...﴾

"Adhuroni Allahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim)..." (En Nisa, 36) Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ...﴾

"E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë..." (El Bejineh, 5) Profeti ﷺ ka thënë në hadithin e Muadhit (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

«حَقُّ اللهِ عَلَى العِبَادِ أَنْ يَعْبُدُوهُ وَلَا يُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا».

“E drejta e Allahut kundrejt njerëzve është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i bëjnë ortak asgjë.” E shënojnë Buhariu dhe Muslimi. Dhe thënia e tij ﷺ në hadithin e Ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

«مَنْ مَاتَ وَهُوَ يَدْعُو لِلَّهِ نِدًّا؛ دَخَلَ النَّارَ».

“Ai që vdes duke i bërë Allahut shok, do të hyjë në Zjarr.” (E shënon Buhariu) Në dy koleksionet e haditheve të vërteta, atë të Buhariut dhe të Muslimit, përcillet nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ, kur e dërgoi Muadhin në Jemen, i tha:

«إِنَّكَ تَأْتِي قَومًا أَهْلَ كِتَابٍ، فَلْيَكُنْ أَوَّلَ مَا تَدْعُوهُم إِلَيهِ شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلهَ إِلَّا اللهُ».

“Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të Librit, gjëja e parë në të cilën do t'i thërrasësh le të jetë dëshmia se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.” Në një transmetim tjetër thuhet:

«اُدْعُهُمْ إِلَى شَهَادَةِ أَنْ لَا إِلهَ إِلَّا اللهُ وَأَنِّي رَسُولُ اللهِ».

"Ftoi ata të dëshmojnë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut." Ndërkaq, në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet:

«فَلْيَكُنْ أَوَّلَ مَا تَدْعُوهُم إِلَى أَنْ يُوَحِّدُوا اللهَ».

"Gjëja e parë në të cilën do t'i ftosh le të jetë njësimi i Allahut." Në “Sahihun” e Muslimit shënohet se Tarik ibn Ushejm Eshxheiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se Profeti ﷺ ka thënë:

«مَنْ قَالَ: لَا إِلهَ إِلَّا اللهُ، وَكَفَرَ بِمَا يُعْبَدُ مِن دُونِ اللهِ؛ حَرُمَ مَالُهُ وَدَمُهُ، وَحِسَابُهُ عَلَى اللهِ جَلَّ جَلَالُهُ».

"Kush thotë:'La ilahe il-lallah' dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë të ndaluara, e llogaria e tij është tek Allahu i Madhëruar" Hadithet që kanë këtë kuptim janë të shumta.

Ky teuhid është baza e fesë së Islamit; është themeli i kësaj feje; është kryeçështja dhe më e rëndësishmja ndër detyrat; është urtësia e krijimit të xhinëve dhe njerëzve, si dhe urtësia e dërgimit të të gjithë të dërguarve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta; siç dëshmojnë për këtë ajetet e lartpërmendura, ndër të cilat është dhe fjala e të Lartësuarit: 

﴿وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ56﴾

"Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë." (Edh Dharijat, 56) Prej argumenteve që e vërtetojnë këtë gjë është edhe Fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَسُولًا أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ وَاجْتَنِبُوا الطَّاغُوتَ...﴾

"Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): 'Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!...'" (En Nahl, 36) Po ashtu fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ25﴾

"Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar para teje e që të mos i kemi shpallur se: 'S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!'" (El Enbija, 25) Po ashtu, Allahu i Lartmadhërishëm na tregon se çfarë u kishin thënë Nuhu, Hudi, Salihu e Shuajbi, -alejhimus-selam!-, popujve të tyre:

﴿...اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ...﴾

"Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij" (El Araf, 59), Dhe kjo është thirrja e të gjithë të dërguarve, ashtu siç e dëshmojnë dy ajetet e mëparshme; madje armiqtë e të dërguarve e pranuan se të dërguarit i kanë urdhëruar që adhurimi t’i kushtohet vetëm Allahut dhe i kanë urdhëruar për mohimin e çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar në tregimin e Adëve, se ata i thanë Hud-it (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):

﴿...أَجِئْتَنَا لِنَعْبُدَ اللَّهَ وَحْدَهُ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعْبُدُ آبَاؤُنَا...﴾

"...A mos na ke ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e t’i lëmë zotat që kanë adhuruar prindërit tanë..." (El Araf, 70) E duke cituar Kurejshët, kur Pejgamberi ynë Muhamedi ﷺ i thirri që t'ia kushtonin adhurimin vetëm Allahut dhe t'i linin ato që adhuronin përveç Tij nga engjëjt, evliatë, idhujt, pemët e të tjera gjëra, Allahu i Lartësuar tha:

﴿أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَهًا وَاحِدًا إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ5﴾

"A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t’i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!" (Sad, 5) Gjithashtu, i Madhërishmi thotë për ta:

﴿إِنَّهُمْ كَانُوا إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ35 وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ36﴾

"Sepse, kur u thuhej atyre: 'Nuk ka zot tjetër (të vërtetë) veç Allahut!' - ata tregoheshin mendjemëdhenj"

"...dhe thoshin: 'Vallë, a t’i braktisim hyjnitë tona për shkak të një poeti të marrë?" [Es-Saffat: 35-36] Ajetet që kanë këtë kuptim janë të shumta.

Nga ajetet dhe hadithet që kemi përmendur, bëhet e qartë për ty — Allahu na dhëntë mua dhe ty sukses në kuptimin e fesë dhe qartësi rreth së drejtës së Zotit të botëve — se këto lutje dhe llojet e kërkimit të ndihmës — të cilat i ke përmendur në pyetjen tënde — të gjitha janë prej llojeve të shirkut të madh; sepse ato janë adhurime të bëra për dikë tjetër përveç Allahut dhe kërkesa drejtuar të vdekurve dhe atyre që nuk janë të pranishëm, për gjëra që askush tjetër veç Tij nuk i ka në dorë; dhe kjo është më e shëmtuar se shirku i idhujtarëve të parë, sepse ata bënin shirk vetëm në kohë mirëqenie, ndërsa në kohë vështirësie ishin të sinqertë në adhurimin e Allahut; sepse e dinin se Ai është i Vetmi që mund t’i shpëtojë nga vështirësia, e askush tjetër, siç thotë Zoti i Lartësuar në Librin e Tij të qartë për ata që i bëjnë Atij ortak:

﴿فَإِذَا رَكِبُواْ فِي ٱلۡفُلۡكِ دَعَوُاْ ٱللَّهَ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَ فَلَمَّا نَجَّىٰهُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ إِذَا هُمۡ يُشۡرِكُونَ65﴾

"Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me nënshtrim të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i përshkruajnë Atij ortakë (në adhurim)" (El Ankebut, 65) Po ashtu, i Madhërishmi, duke iu drejtuar atyre në një ajet tjetër, thotë:

﴿وَإِذَا مَسَّكُمُ ٱلضُّرُّ فِي ٱلۡبَحۡرِ ضَلَّ مَن تَدۡعُونَ إِلَّآ إِيَّاهُۖ فَلَمَّا نَجَّىٰكُمۡ إِلَى ٱلۡبَرِّ أَعۡرَضۡتُمۡۚ وَكَانَ ٱلۡإِنسَٰنُ كَفُورًا67﴾

"Kur ju, ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpëton në tokë, ju i ktheni shpinën. Me të vërtetë njeriu është mosmirënjohës i madh." (El Isra, 67)

Nëse thotë dikush prej këtyre idhujtarëve të mëvonshëm: "Ne nuk themi se ata na bëjnë dobi nga vetja e tyre, apo se shërojnë të sëmurët tanë dhe se na sjellin dobi apo dëm; por kërkojmë vetëm që ata të ndërmjetësojnë për ne tek Allahu i Lartësuar!"

Në përgjigje të kësaj themi: Ky ishte pikërisht qëllimi i idhujtarëve të hershëm dhe synimi i tyre; dhe nuk është se ata pretendonin se zotat e tyre krijojnë apo furnizojnë, ose se bëjnë dobi a dëm nga vetja e tyre, sepse këtë e e hedh poshtë ajo që Allahu ka përmendur për ta në Kuran; përkundrazi, ata kërkonin që ata të ndërmejtësonin me pozitën e tyre dhe t'i afronin ata më pranë Allahut, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡ وَيَقُولُونَ هَٰٓؤُلَآءِ شُفَعَٰٓؤُنَا عِندَ ٱللَّهِ...﴾

"Ata adhurojnë në vend të Allahut idhuj që as nuk u bëjnë dëm, as nuk u sjellin dobi dhe thonë: 'Këta janë ndërmjetësit tanë te Allahu'". (Junus, 18) Allahu i Lartësuar iu kundërpërgjigj për këtë me fjalën e Tij:

﴿...قُلۡ أَتُنَبِّـُٔونَ ٱللَّهَ بِمَا لَا يَعۡلَمُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَلَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ﴾

"Thuaj: 'A po i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në qiej dhe në Tokë?!' Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!" (Junus, 18), E sqaroi Allahu i Lartësuar se në qiej e në Tokë nuk ka ndonjë ndërmjetës pranë Tij ashtu siç pretendojnë idhujtarët; dhe çdo gjë që Allahu nuk e di se ekziston, nuk ekziston, sepse Allahut nuk i fshihet asgjë. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ 1 إِنَّآ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ فَٱعۡبُدِ ٱللَّهَ مُخۡلِصٗا لَّهُ ٱلدِّينَ2 أَلَا لِلَّهِ ٱلدِّينُ ٱلۡخَالِصُۚ وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ3﴾

"Ky Libër është shpallur nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm!"

"Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!"

"Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: 'Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu', Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues." (Ez Zumer, 1-3)

Kuptimi i fesë këtu është: adhurimi, i cili është bindje ndaj Allahut dhe bindje ndaj të Dërguarit të Tij ﷺ – siç u sqarua më parë. Në të përfshihen: lutja dhe kërkimi i ndihmës, frika dhe shpresa, therja (e kurbanit) dhe zotimi; po ashtu në të përfshihen: namazi dhe agjërimi, si dhe çdo gjë tjetër nga ato që Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë urdhëruar të veprohet. Kështu, Allahu i Madhërishëm sqaroi se adhurimi i përket vetëm Atij, dhe se robërit duhet t’ia kushtojnë atë sinqerisht Atij; ngase urdhri i Tij për Profetin ﷺ që t’ia kushtojë adhurimin vetëm Atij, është urdhër për të gjithë pjesëtarët e këtij ummeti.

Pastaj Allahu i Lartësuar, pas kësaj, sqaroi për jobesimtarët dhe tha:

﴿...وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ مَا نَعۡبُدُهُمۡ إِلَّا لِيُقَرِّبُونَآ إِلَى ٱللَّهِ زُلۡفَىٰٓ...

"Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: 'Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu'". (Ez Zumer, 3) Allahu i Lartësuar iu kundërpërgjigj me fjalën e Tij:

﴿...إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ﴾

"Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues." (Ez Zumer, 3) Allahu i Lartësuar e bëri të ditur në këtë ajet fisnik se: mohuesit nuk i kanë adhuruar mbrojtësit e tyre, përveç Tij, veçse që t’i afrojnë tek Allahu. Ky ka qenë synimi i mohuesve, në të kaluarën e në të tashmen. Allahu e ka hedhur poshtë këtë me Fjalën e Tij:

﴿...إِنَّ ٱللَّهَ يَحۡكُمُ بَيۡنَهُمۡ فِي مَا هُمۡ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي مَنۡ هُوَ كَٰذِبٞ كَفَّارٞ﴾

"Allahu me siguri që do t’i gjykojë për mospajtimet që kanë pasur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues." (Ez Zumer, 3) Allahu i Lartësuar e bëri të qartë gënjeshtrën e tyre në pretendimin se zotat e tyre i afrojnë tek Allahu, si dhe mosbesimin (kufrin) e tyre për adhurimin që ia kanë kushtuar atyre. Me këtë, çdo njeri me sado pak arsyetim e kupton se jobesimtarët e parë e kishin mosbesimin e tyre pikërisht në marrjen e pejgamberëve dhe evlijave, si edhe pemëve, gurëve e krijesave të tjera, si ndërmjetës mes tyre dhe Allahut. Dhe bindja e tyre se ata ua plotësojnë nevojat pa lejen dhe kënaqësinë e Tij, Qoftë i lavdëruar Ai, ashtu siç ndërmjetësojnë ministrat te mbretërit; ata e krahasuan Atë – i Madhëruar qoftë Ai – me mbretërit dhe udhëheqësit. Dhe thanë: ashtu si ai që nevojë për mbretin apo prijësin kërkon ndërmjetësim tek ai përmes të afërmve të besuar dhe ministrave të tij, po kështu edhe ne i afrohemi Allahut duke adhuruar profetët e Tij dhe miqtë e Tij. E ky është justifikimi më i pavlefshëm, sepse Allahu i Lartësuar s’ka të ngjashëm dhe s’krahasohet me krijesat e Tij; askush nuk ndërmjetëson tek Ai veçse me lejen e Tij për ndërmjetësim, dhe Ai nuk e lejon ndërmjetësimin veçse për ithtarët e teuhidit. Ai është mbi çdo gjë Fuqiplotë dhe për çdo gjë i Dijshëm; Ai është Më i Mëshirshmi i mëshiruesve; nuk i frikësohet askujt e as i trembet kujt, sepse Ai është Ngadhënjyesi mbi robërit e Vet dhe i rregullon çështjet e tyre si të dojë Ai. Ndryshe nga mbretërit dhe udhëheqësit, të cilët nuk munden të bëjnë gjithçka dhe u duhen njerëz që t'i ndihmojnë për gjërat që nuk mund t'i bëjnë vetë si, ministrat, besnikët dhe ushtarët e tyre. Po ashtu kanë nevojë që dikush t'ua transmetojë nevojat e atyre për të cilët nuk janë në dijeni; andaj u duhen ministra dhe njerëz të besueshëm që t’ua zbusin zemrat dhe t’ua fitojnë kënaqësinë. Sa i përket Zotit të lartësuar: Ai nuk ka nevojë për krijesat e Tij; Ai është më i mëshirshëm me ta se nënat e tyre. Ai është Gjykatësi i drejtë: i vë gjërat në vendin e tyre, në përputhje me urtësinë, dijen dhe fuqinë e Tij; prandaj nuk lejohet të krahasohet me krijesat e Tij në asnjë mënyrë. Prandaj Allahu i Lartësuar e ka sqaruar në Librin e Tij: se idhujtarët e kanë pranuar se Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Rregulluesi; dhe se vetëm Ai i përgjigjet të dëshpëruarit, e largon të keqen, jep jetë dhe bën që krijesa të vdesë, e të tjera si këto prej veprave të Tij, i Lartësuar qoftë Ai. Me të vërtetë polemika midis idhujtarëve dhe të dërguarve ka qenë lidhur me kushtimin e adhurimit sinqerisht vetëm Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَهُمۡ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ...﴾

"Nëse i pyet ata se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: 'Allahu...'" (Ez Zuhruf, 87), Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قُلۡ مَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ أَمَّن يَمۡلِكُ ٱلسَّمۡعَ وَٱلۡأَبۡصَٰرَ وَمَن يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَيُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتَ مِنَ ٱلۡحَيِّ وَمَن يُدَبِّرُ ٱلۡأَمۡرَۚ فَسَيَقُولُونَ ٱللَّهُۚ فَقُلۡ أَفَلَا تَتَّقُونَ31﴾

"Thuaj: 'Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush e mundëson dëgjimin dhe shikimin? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli? Kush i drejton gjërat? Ata do të thonë 'Allahu'. E ti (o Muhamed) thuaj: 'Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?'" (Junus, 31), Ajetet që kanë këtë kuptim janë të shumta.

Më sipër kemi përmendur ajetet që tregojnë se mosmarrëveshja ndërmjet të dërguarve dhe popujve ishte pikërisht rreth faktit që adhurimi t’i kushtohet sinqerisht vetëm Allahut, siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿وَلَقَدۡ بَعَثۡنَا فِي كُلِّ أُمَّةٖ رَّسُولًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَٱجۡتَنِبُواْ ٱلطَّٰغُوتَ...﴾

"Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): 'Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt...'" (En Nahl, 36) Dhe ajete të tjera që kanë ardhur në këtë kontekst. Allahu i Lartmadhëruar e ka sqaruar në shumë vende të Librit të Tij fisnik çështjen e ndërmjetësimit, dhe thotë:

﴿...مَن ذَا ٱلَّذِي يَشۡفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذۡنِهِ...﴾

"Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij?" (El Bekare, 255) Gjithashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë:

﴿وَكَم مِّن مَّلَكٖ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ لَا تُغۡنِي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـًٔا إِلَّا مِنۢ بَعۡدِ أَن يَأۡذَنَ ٱللَّهُ لِمَن يَشَآءُ وَيَرۡضَىٰٓ26﴾

"Sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën asnjë dobi, veçse pasi të japë leje Allahu, për kë të dojë e të pëlqejë Vetë!" (En Nexhm, 26)

Duke përshkruar melekët ka thënë:  

﴿...وَلَا يَشۡفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ٱرۡتَضَىٰ وَهُم مِّنۡ خَشۡيَتِهِۦ مُشۡفِقُونَ﴾

"Ata ndërmjetësojnë vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur, e prej frikës së Tij qëndrojnë me nderim dhe frikë (se mos i ndëshkon)." (El Enbija, 28)

Allahu i Lartmadhëruar bëri të ditur se Ai nuk është i kënaqur me mohimin e robërve të Tij, por prej tyre kënaqet me falënderimin; e falënderimi është ta njësojnë Atë në adhurim dhe të zbatohen urdhrat e Tij. I Larti ka thënë:

﴿إِن تَكۡفُرُواْ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمۡۖ وَلَا يَرۡضَىٰ لِعِبَادِهِ ٱلۡكُفۡرَۖ وَإِن تَشۡكُرُواْ يَرۡضَهُ لَكُمۡ...﴾

"Nëse ju e mohoni Atë, dijeni se Allahu është vërtet i pavarur prej jush. Megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosmirënjohjen e robërve të Tij, por kënaqet me ju, nëse e falënderoni..." (Ez Zumer, 7)

Buhariu e transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: "O i Dërguari i Allahut ﷺ! Kush është njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tënd?" Profeti ﷺ tha:

«مَنْ قَالَ: لَا إِلهَ إِلَّا اللهُ خَالِصًا مِنْ قَلْبِهِ».

"Ai që thotë: 'La ilahe il-lallah' me zemër të sinqertë." Ose tha:

«مِنْ نَفْسِهِ».

«nga vetja e tij».

Në Sahih ceket se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

«لِكُلِّ نَبِيٍّ دَعْوَةٌ مُسْتَجَابَةٌ، فَتَعَجَّلَ كُلُّ نَبِيٍّ دَعْوَتَهُ، وَإِنِّي اخْتَبَأْتُ دَعْوَتِي شَفَاعَةً لِأُمَّتِي يَوْمَ الْقِيَامَةِ، فَهِيَ نَائِلَةٌ إِنْ شَاءَ اللَّهُ مَنْ مَاتَ مِنْ أُمَّتِي لَا يُشْرِكُ بِاللَّهِ شَيْئًا».

"Çdo profet ka një lutje të pranuar dhe çdo profet e shpejtoi lutjen e tij, ndërsa unë e kam ruajtur lutjen time si ndërmjetësim për umetin tim Ditën e Kiametit. Ajo, nëse do Allahu, do të përfshijë këdo që vdes nga umeti im pa i bërë shok Allahut." Hadithet në këtë kontekst janë të shumta.

Të gjitha ajetet dhe hadithet që përmendëm tregojnë se adhurimi duhet t’i kushtohet vetëm Allahut, dhe se nuk lejohet që asgjë prej adhurimeve t’i kushtohet dikujt tjetër pos Allahut, as profetëve e as të tjerëve; dhe se ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut, i Madhëruar qoftë Ai, siç ka thënë:

﴿قُل لِّلَّهِ ٱلشَّفَٰعَةُ جَمِيعٗا...﴾

"Thuaju: 'Ndërmjetësimi është i gjithi në duart e Allahut...'" (Ez Zumer, 44) Askush nuk e meriton ndërmjetësimin, përveçse pasi Ai t’i ketë dhënë leje ndërmjetësit dhe të jetë i kënaqur me atë për të cilin po ndërmjetësohet. Dhe Ai – I Lartësuar qoftë! – nuk është i kënaqur me gjë tjetër përveç teuhidit, siç e cekëm më parë. Si rrjedhojë: idhujtarët nuk kanë kurrfarë pjese në ndërmjetësim, dhe këtë e ka sqaruar Allahu në Fjalën e Tij të Lartësuar:

﴿فَمَا تَنفَعُهُمۡ شَفَٰعَةُ ٱلشَّٰفِعِينَ 48﴾

"Prandaj, ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve nuk do t’i bëjë dobi atyre." (El Mudethir, 48), Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...مَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ حَمِيمٖ وَلَا شَفِيعٖ يُطَاعُ﴾

"Për njerëzit e këqij nuk ka asnjë mik të afërt dhe as ndërmjetësues të pranueshëm." (Gafir, 18)

Është e ditur se padrejtësia, kur përmendet në mënyrë të përgjithshme, është shirku (idhujtaria) ndaj Allahut, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:

﴿...وَٱلۡكَٰفِرُونَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ﴾

"Jobesimtarët janë pikërisht të padrejtët." (El Bekare, 254) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...إِنَّ ٱلشِّرۡكَ لَظُلۡمٌ عَظِيمٞ﴾

"Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe." (Lukman, 13)

Ndërsa sa i përket asaj që e përmende në pyetje lidhur me thëniet e disa sufistëve nëpër xhami e gjetiu: "O Allah, dërgo salavate për atë që Ti e bëre shkak për shpalosjen e sekreteve të madhështisë Tënde dhe për rrezatimin e dritave të tua mëshironjëse, e falë kësaj ai u bë zëvendës i pranisë hyjnore dhe mëkëmbës i sekreteve të tua vetjake... etj."

Përgjigjja e kësaj është se këto fjalë dhe të tjera të ngjashme me to, klasifikohen si fjalë jo të natyrshme dhe të ekzagjeruara, për të cilat na ka paralajmëruar Profeti ynë, Muhamedi ﷺ; siç e transmeton Muslimi në Sahihun e tij, nga Abdullah ibn Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti ﷺ ka thënë:

«هَلَكَ المُتَنَطِّعُونَ» قَالَهَا ثَلَاثًا.

"Janë shkatërruar ata që e ekzagjerojnë." Këtë e tha tri herë.

Imami Hatabi (Allahu e pastë mëshiruar!) ka thënë: "Ekzagjerues është ai që zhytet thellë në një çështje dhe stërmundohet në hulumtimin rreth saj sipas metodave të Ehlul-Kelamit (teologëve), që hyjnë në atë që s’u përket dhe zhyten në çështje që nuk i arrijnë dot mendjet e tyre."

Ebu Sa'adat Ibën el-Ethir ka thënë: "Bëhet fjalë për ata që thellohen shumë dhe e ekzagjerojnë në të folur, që flasin duke e shtyrë zërin deri në skajin më të largët të fytit; term i marrë nga rrënja e kësaj fjale që lidhet me hapësirën e sipërme të gojës; pastaj u përdor për çdo njeri që e ekzagjeron në fjalë dhe në vepër."

Duke u bazuar në shpjegimin e bërë nga këta dy imamë të gjuhës, bëhet e qartë për ty dhe për këdo që ka sadopak mendje të kthjellët se kjo formë e dërgimit të salavateve dhe selameve mbi Pejgamberin dhe zotërinë tonë, të Dërguarin e Allahut , klasifikohet si formë e ndaluar e teprimit dhe ekzagjerimit. Forma e lejuar për muslimanin në këtë çështje është të ndjekë me përpikëri mënyrën e vërtetuar nga Profeti për dërgimin e salavateve dhe selameve mbi të, dhe kjo mjafton, pa qenë nevoja për të shtuar diçka tjetër.

Një prej formave të lejuara është ajo që e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi në koleksionet e tyre të haditheve të vërteta, nga Ka'b ibn Uxhreh (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thanë: "O Profet i Allahut! Allahu na ka urdhëruar të dërgojmë salavate për ty; si t’i dërgojmë salavatet për ty?" Ai tha:

«قُولُوا: اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى إِبرَاهِيمَ وَعَلَى آلِ إِبرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ، وَبَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ كَمَا بَارَكْتَ عَلَى إِبرَاهِيمَ وَعَلَى آلِ إِبرَاهِيمَ إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ».

'Thoni: "All-llãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã ṣal-lejte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Hamídun Mexhíd, ue bãrik ‘alã Muḥammedin ue ‘alã ãli Muḥammed, kemã bãrakte ‘alã Ibrãhĩme ue ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Hamídun Mexhíd.'"

Po ashtu në dy koleksionet e haditheve të vërteta, atë të Buhariut dhe të Muslimit, përcillet nga Ebu Humejd es-Sa‘idi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ata (sahabët) i thanë: "O Profet i Allahut! Si të dërgojmë salavate mbi ty?" Ai tha:

«قُولُوا: اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى أَزْوَاجِهِ وَذُرِّيَّتِهِ كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى آلِ إِبرَاهِيمَ، وَبَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى أَزْوَاجِهِ وَذُرِّيَّتِهِ كَمَا بَارَكْتَ عَلَى آلِ إِبرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ».

«Thuani: All-llãhumme ṣal-li ‘alã Muḥammedin we ‘alã ezvaxhihi we dhurrijetihi kemã ṣal-lejte ‘alã ãli Ibrãhĩme, we bãrik ‘alã Muḥammedin we ‘alã ezvaxhihi we dhurrijetihi kemã bãrakte ‘alã ãli Ibrãhĩme, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd.»

Në Sahihun e Muslimit, nga Ebu Mesud el-Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmetohet se Beshir ibn Sa‘di tha: "O Profet i Allahut! Allahu na ka urdhëruar të lutemi për bekime për ty; si të lutemi për bekime për ty?" Profeti (paqja qoftë mbi të!) heshti, pastaj tha:

«قُولُوا: اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ؛ كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى آلِ إِبرَاهِيمَ، وَبَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ؛ كَمَا بَارَكْتَ عَلَى آلِ إِبرَاهِيمَ فِي العَالَمِينَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ، وَالسَّلَامُ كَمَا عَلِمتُم».

"Thoni: 'Allãhumme ṣal-li ‘alã Muḥam-medin ue ‘alã ãli Muḥammed; kemã ṣal-lejte ‘alã ãli Ibrãhĩme, ue bãrik ‘alã Muḥam-medin ue ‘alã ãli Muḥammed; kemã bãrakte ‘alã ãli Ibrãhĩme fi-l-‘ãlemin, inneke Ḥamĩdun Mexhĩd, dhe selamin ashtu siç keni mësuar.'"

Pra, këto fjalë, të tjera të ngjashme me to që janë vërtetuar nga Profeti ﷺ janë ato që i takon muslimanit t’i përdorë në salavatet dhe selamet e tij mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ; sepse i Dërguari ﷺ është më i dituri ndër njerëz për atë që i ka hije të përdoret për të, ashtu siç është më i dituri ndër njerëz për fjalët që duhet të përdoren ndaj Zotit të Tij.

Sa u përket shprehjeve të stisura dhe të shpikura, si edhe atyre që mund të bartin kuptim të pasaktë – siç janë shprehjet e përmendura në pyetje – nuk duhet të përdoren; për shkak të ekzagjerimit që përmbajnë dhe ngase mund të interpretohen me kuptime të pavlefshme, sikurse janë dhe në kundërshtim me fjalët që i zgjodhi Profeti ﷺ dhe me të cilat e udhëzoi umetin e tij, i cili ishte më i dituri i krijesave, më i sinqerti në këshillë për umetin dhe më i largëti nga stisja dhe ekzagjerimi, mbi të qofshin nga Zoti i tij salavatet dhe selamet më të mira.

Me kaq e mbyll përgjigjen time duke shpresuar që ajetet, hadithet dhe etheret (transmetimet nga gjeneratat e para) që përmendëm si argumente rreth sqarimit të realitetit të monoteizmit, realitetit të shirkut (idhujtarisë), dhe dallimit ndërmjet gjendjes së dhujtarëve të parë dhe idhujtarëve të mëvonshëm në këtë çështje, si dhe rreth sqarimit të mënyrës së salavatit të ligjësuar mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ, të jenë të mjaftueshme dhe bindëse për kërkuesin e së vërtetës. Ndërsa ai që nuk ka dëshirë ta njohë të vërtetën; ai është pasues i epshit të vet. Allahu thotë:

﴿فَإِن لَّمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَكَ فَٱعۡلَمۡ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَمَنۡ أَضَلُّ مِمَّنِ ٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ بِغَيۡرِ هُدٗى مِّنَ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ50﴾

"E nëse ata nuk të përgjigjen ty, dije se ata janë skllevër të dëshirave të veta. E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës." (Kurani, 28:50)

Allahu i Lartësuar e ka bërë të qartë në këtë ajet fisnik se njerëzit, lidhur me udhëzimin dhe fenë e vërtetë me të cilën Allahu e dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin ﷺ,  ndahen në dy grupe:

Grupi i parë janë ata që i përgjigjen Allahut dhe të Dërguarit të tij.

Grupi i dytë janë ata që ndjekin dëshirat dhe epshet e tyre. Pastaj Allahu i Lartësuar njoftoi se nuk ka më të humbur se ai që ndjek epshin e tij pa udhëzim prej Allahut.

I lutemi Allahut të Madhëruar të na shpëtojë nga pasimi i epshit, dhe të na bëjë ne, ju dhe mbarë vëllezërit tanë, prej atyre që i përgjigjen Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, që e respektojnë sheriatin e Tij dhe paralajmërojnë nga çdo gjë që bie ndesh me të, bidate apo epshe! Padyshim Ai është Dhënës dhe Bujar.

Salavatet dhe selamet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe ata që i ndjekin ata me vepra të mira deri në ditën e gjykimit!

 

 

***

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e pestë:

Gjykimi mbi festimin e datëlindjes së Profetit ﷺ dhe i datëlindjeve të tjera.

Falënderimet i takojnë Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen, shokët dhe ata që ecin sipas udhëzimit të tij!

Është përsëritur shpesh nga shumëkush pyetja rreth gjykimit mbi festimin e mevludit të Pejgamberit ﷺ, ngritjes në këmbë në shenjë nderimi për të gjatë festimit dhe dërgimit të selamit mbi të, si dhe gjërave të tjera që bëhen në mevlude.

Përgjigjja është: Nuk lejohet festimi i mevludit (datëlindjes) të Profetit (paqja qoftë mbi të) e as i të tjerëve; sepse kjo bën pjesë te bidatet (risi) të shpikura në fe; këtë nuk e ka bërë Profeti (paqja qoftë mbi të), as kalifët e drejtë, as shokët e tij të tjerë, e as ata që i pasuan me mirësi në brezat më të mirë; ata ishin njerëzit më të ditur për sunetin, më të përsosur në dashurinë për Profetin (paqja qoftë mbi të), dhe më të përsosur në pasimin e sheriatit të tij, sesa ata që erdhën pas tyre. I Madhërishmi në Librin e Tij të qartë thotë:

﴿...وَمَآ ءَاتَىٰكُمُ ٱلرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَىٰكُمۡ عَنۡهُ فَٱنتَهُواْ...﴾

"Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t'ua ndalojë, hiqni dorë prej saj."

(El Hashr, 7) Po ashtu Allahu i Madhërishëm ka thënë:

﴿...فَلۡيَحۡذَرِ ٱلَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنۡ أَمۡرِهِۦٓ أَن تُصِيبَهُمۡ فِتۡنَةٌ أَوۡ يُصِيبَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ﴾

"Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, se mos i kap ndonjë sprovë ose mos i godet një dënim i dhembshëm." [En-Nur: 63] Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

﴿لَّقَدۡ كَانَ لَكُمۡ فِي رَسُولِ ٱللَّهِ أُسۡوَةٌ حَسَنَةٞ لِّمَن كَانَ يَرۡجُواْ ٱللَّهَ وَٱلۡيَوۡمَ ٱلۡأٓخِرَ وَذَكَرَ ٱللَّهَ كَثِيرٗا21﴾

"Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun." (El Ahzab, 21) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلۡأَوَّلُونَ مِنَ ٱلۡمُهَٰجِرِينَ وَٱلۡأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحۡسَٰنٖ رَّضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي تَحۡتَهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ100﴾

"Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!" (Et Teube, 100) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗا...﴾

"Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj." (El Maide, 3) Ajetet në këtë kontekst janë të shumta. Është e vërtetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«مَنْ أَحْدَثَ فِي أَمْرِنَا هَذَا مَا لَيْسَ مِنهُ فَهُوَ رَدٌّ».

"Kushdo që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar." Pra, i refuzohet atij. Po ashtu ka thënë në një hadith tjetër:

«عَلَيكُم بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ المَهْدِيَّينَ مِنْ بَعدِي، تَمَسَّكُوا بِهَا، وَعَضُّوا عَلَيهَا بِالنَّوَاجِذِ، وَإِيَّاكُمْ وَمُحْدَثَاتِ الأُمُورِ، فَإِنَّ كُلَّ مُحْدَثَةٍ بِدْعَةٌ وَكُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالةٌ».

"Kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur pas meje, përmbajuni asaj dhe shtrëngojeni fort me dhëmballë, ruajuni nga gjërat e shpikura, ngase çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është lajthitje!" Në këto dy hadithe gjendet paralajmërim i ashpër kundër shpikjes së bidateve (risive) në fe dhe veprimit sipas tyre.

Shpikja e mevludeve të tilla nënkupton se Allahu i Lartësuar nuk ia ka plotësuar fenë këtij umeti, dhe se Profeti ﷺ nuk e përcolli atë që i duhet umetit të veprojë, derisa erdhën këta të mëvonshmit dhe shpikën në sheriatin e Allahut atë që Ai nuk e ka ligjësuar; duke pretenduar se kjo i afron tek Allahu. Ky, pa dyshim, është rrezik i madh dhe një kundërshtim ndaj Zotit Fuqiplotë dhe ndaj të Dërguarit të Tij ﷺ. Zoti Fuqiplotë ua ka përkryer robërve të Vet fenë dhe ua ka përsosur mirësinë hyjnore, dhe i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, e ka kryer kumtimin e qartë. Ai nuk ka lënë asnjë rrugë që të çon në xhenet dhe të largon nga zjarri, pa e sqaruar për umetin, siç është vërtetuar në hadithin e saktë nga Abdullahu ibn Amr, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: "Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«مَا بَعَثَ اللهُ مِن نَبِيٍ إِلَّا كَانَ حَقًّا عَلَيهِ أَن يَدُلَّ أُمَّتَهُ عَلَى خَيرِ مَا يَعْلَمُهُ لَهُم، وَيُنْذِرَهُمْ شَرَّ مَا يَعْلَمُهُ لَهُمْ».

'Nuk ka dërguar Allahu asnjë profet, veçse e kishte për  detyrë që ta udhëzonte umetin e tij drejt më të mirës që dinte për ta, dhe t’i paralajmëronte nga më e keqja që dinte për ta.'" E shënon Muslimi në "Sahihun" e tij.

Është e ditur se Pejgamberi ynë ﷺ është më i miri i profetëve dhe vula e tyre, dhe më i përsosuri në kumtim dhe këshillim. Po të ishte festimi i mevludit prej ritualeve të fesë që Allahu i Madhëruar e pëlqen, do t'ia kishte sqaruar umetit i Dërguari ﷺ, ose do ta kishte bërë vetë gjatë jetës së tij, ose do ta kishin bërë shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. E meqë asgjë nga këto nuk ka ndodhur, kuptohet se mevludi nuk është aspak prej Islamit; përkundrazi, është prej risive të shpikura, nga të cilat i Dërguari ﷺ e ka paralajmëruar umetin e tij, siç u përmend në hadithet e mësipërme. Ajetet dhe hadithet në këtë kontekst janë të shumta.

Një grup dijetarësh e kanë deklaruar hapur kundërshtimin e mevludeve dhe kanë paralajmëruar prej tyre, bazuar në argumentet e lartpërmendura dhe të tjera. Ndërsa disa nga të mëvonshmit kanë vepruar ndryshe: ata i lejuan ato nëse nuk përmbajnë asgjë të keqe; si ekzagjerimi ndaj Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!), përzierja e grave me burrat, përdorimi i veglave të muzikës, e të tjera të kësaj natyre që i ndalon sheriati i pastër; dhe menduan se mevludet janë prej bidateve të mira.

Parimi sheriatik është: t’i referohemi Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ, në çdo çështje për të cilën njerëzit kanë mosmarrëveshje, ashtu siç ka thënë Allahu i Madhëruar:

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَأُوْلِي ٱلۡأَمۡرِ مِنكُمۡۖ فَإِن تَنَٰزَعۡتُمۡ فِي شَيۡءٖ فَرُدُّوهُ إِلَى ٱللَّهِ وَٱلرَّسُولِ إِن كُنتُمۡ تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ وَأَحۡسَنُ تَأۡوِيلًا59﴾

"O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur." (En Nisa, 59) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَا ٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِيهِ مِن شَيۡءٖ فَحُكۡمُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ ...﴾

"Për çfarëdo gjëje që ju të keni mospajtime, gjykimi për të i përket Allahut ..." (Esh Shura, 10)

Ne e kthyem këtë çështje, që është: festimi i mevludeve, te Libri i madhëruar i Allahut dhe e gjetëm se ai na urdhëron ta pasojmë të Dërguarin e Allahut ﷺ në atë që solli, na paralajmëron nga ajo që e ndaloi, dhe na njofton se Allahu i Lartësuar e ka përsosur për këtë umet fenë e tij. Ndërkohë, ky festim nuk bën pjesë në atë që solli i Dërguari i Allahut ﷺ; rrjedhimisht, nuk është nga feja që Allahu na e ka përsosur dhe na ka urdhëruar ta pasojmë të Dërguarin në të.

Po ashtu e kthyem këtë çështje te suneti i Profetit (paqja qoftë mbi të); dhe nuk gjetëm se ai e ka bërë, as që ka urdhëruar për të, e as që e kanë bërë shokët e tij (kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta). Kështu kuptuam se kjo nuk është prej fesë, por është prej risive të shpikura dhe prej përngjasimit me hebrenjtë dhe të krishterët në festat e tyre.

Me këtë bëhet e qartë për çdo njeri që ka sadopak vetëdije dhe dëshirë për të vërtetën, si dhe paanshmëri në kërkimin e saj: se festimi i mevludeve nuk bën pjesë në fenë islame; përkundrazi, është prej bidateve (risive) të shpikura, të cilat Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij ﷺ kanë urdhëruar të braktisen dhe të kihet kujdes prej tyre. Nuk i takon të mençurit të mashtrohet nga numri i madh i atyre që e bëjnë atë në të gjitha viset; sepse e vërteta nuk njihet me numrin e shumtë të atyre që e bëjnë, por njihet me argumentet sheriatike, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar për hebrenjtë dhe të krishterët:

﴿وَقَالُواْ لَن يَدۡخُلَ ٱلۡجَنَّةَ إِلَّا مَن كَانَ هُودًا أَوۡ نَصَٰرَىٰۗ تِلۡكَ أَمَانِيُّهُمۡۗ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ111﴾

"Ata thonë: 'Askush nuk do të hyjë në Xhenet, përveç hebrenjve ose të krishterëve'. Këto janë dëshirat e tyre boshe! Thuaju (o Muhamed): 'Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!'" (El Bekare, 111) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَإِنْ تُطِعْ أَكْثَرَ مَنْ فِي الْأَرْضِ يُضِلُّوكَ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ...﴾

"Nëse i bindesh shumicës së njerëzve që gjenden në tokë, ata do të të shmangin nga rruga e Allahut..." (El Enam, 116)

Për më tepër, shumica e këtyre festimeve të mevludeve, ndonëse janë risi, nuk shpëtojnë pa u përfshirë në to edhe të këqija të tjera; si p.sh. përzierja e grave me burrat, përdorimi i këngëve dhe veglave muzikore, pirja e pijeve dehëse dhe përdorimi i narkotikëve, e të tjera ligësi. Mund të ketë në të edhe gjëra më të rënda se kaq si, është shirku i madh kur ata e ekzagjerojnë në lidhje me madhërimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ ose në lidhje me të tjerë prej evliave, duke i lutur ata, duke u kërkuar atyre ndihmë, duke u kërkuar mbështetje, duke besuar se ata e dinë të fshehtën, dhe të tjera të ngjashme prej çështjeve të kufrit që shumë njerëz i bëjnë kur festojnë datëlindjen e Pejgamberit ﷺ dhe datëlindjet e të tjerëve që i quajnë evlià. Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:

«إِيَّاكُم وَالغُلُوُّ فِي الدِّينِ، فَإِنَّمَا أَهْلَكَ مَن كَانَ قَبْلَكُم الغُلُوَّ فِي الدِّينِ».

"Ruhuni nga ekstremizmi në fe, sepse pikërisht ekstremizmi në fe i shkatërroi ata që ishin para jush." Po ashtu Profeti ﷺ ka thënë:

«لَا تُطْرُونِي كَمَا أَطْرَتِ النَّصَارَى ابْنَ مَرْيَمَ، إِنَّمَا أَنَا عَبدٌ، فَقُولُوا: عَبدُ اللهِ وَرَسُولُه».

"Mos e teproni duke më lavdëruar ashtu siç e kanë tepruar të krishterët me (Isain) të birin e Merjemes. Vërtet unë jam vetëm rob i Tij, andaj thoni (për mua): 'Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.'" E shënon Buhariu në "Sahihun", e tij, nga hadithi i Umerit, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Ndër gjërat e çuditshme dhe të habitshme është se shumë njerëz tregojnë zell e përpjekje për të marrë pjesë në këto festime të shpikura – bidate –, madje i mbrojnë ato, ndërsa lënë pas dore atë që Allahu ua ka bërë detyrë: pjesëmarrjen në namazin e xhumasë dhe në namazet me xhemat; nuk i kushtojnë kësaj asnjë rëndësi dhe nuk e shohin se kanë bërë ndonjë të keqe të madhe. S’ka dyshim se kjo vjen nga dobësia e besimit, mungesa e qartësisë, dhe nga shumëçka që u ka mbuluar zemrat prej llojeve të ndryshme të mëkateve dhe mosbindjeve. I kërkojmë Allahut mirësi e mbrojtje për ne dhe për mbarë muslimanët!

Pjesë e gjërave të çuditshme është se disa mendojnë se Profeti ﷺ merr pjesë në mevlud; prandaj ngrihen në këmbë për të, duke e përshëndetur e duke i uruar mirëseardhjen. Kjo është nga të pavërtetat më të mëdha dhe nga padituria më e shëmtuar, sepse Profeti ﷺ nuk del nga varri i tij para Ditës së Kiametit, nuk komunikon me askënd prej njerëzve dhe nuk merr pjesë në tubimet e tyre; përkundrazi, ai qëndron në varrin e tij deri në Ditën e Kiametit, ndërsa shpirti i tij është në vendin më të lartë të Ilijjinit, pranë Zotit të tij, në Banesën e Nderimit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿ثُمَّ إِنَّكُمْ بَعْدَ ذَلِكَ لَمَيِّتُونَ15 ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ تُبْعَثُونَ16﴾

"Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,

pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit." (El Muminun, 15, 16)

Po ashtu Profeti ﷺ ka thënë:

«أَنَا أَوَّلُ مَنْ يَنْشَقُّ عَنْهُ القَبْرُ يَومَ القِيَامَةِ، وَأَنَا أَوَّلُ شَافِعٍ، وَأَوًّلُ مُشَفَّعٍ».

"Unë jam i pari që do t’i çahet varri Ditën e Kiametit; unë jam i pari ndërmjetësues dhe i pari që do t’i pranohet ndërmjetësimi." Paqja dhe bekimet me të mira nga Zoti i tij qofshin mbi të!

Këto dy ajete fisnike, hadithi profetik, si dhe të gjitha ajetet dhe hadithet e tjera që janë në këtë kontekst: të gjitha tregojnë se Profeti ﷺ dhe të tjerët prej të vdekurve do të dalin nga varret e tyre vetëm Ditën e Kiametit. Kjo është çështje e pranuar unanimisht ndër dijetarët muslimanë dhe në lidhje me të nuk ka asnjë mospajtim mes tyre. Duhet që çdo musliman t’u kushtojë kujdes këtyre çështjeve dhe të ruhet nga risitë dhe besëtytnitë që i kanë shpikur injorantët dhe soji i tyre, për të cilat Allahu nuk ka zbritur asnjë argument. Allahu është Ai që i kërkohet ndihmë, dhe tek Ai është mbështetja dhe nuk ka fuqi e as forcë veçse me Të.

Sa i përket dërgimit të salavateve dhe selameve mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ, kjo është prej adhurimeve më të vlefshme dhe prej veprave të mira, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَٰٓئِكَتَهُۥ يُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِيِّۚ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ صَلُّواْ عَلَيۡهِ وَسَلِّمُواْ تَسۡلِيمًا56﴾

"Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!" (El Ahzab, 56) Profeti ﷺ ka thënë:

«مَنْ صَلَّى عَلَيَّ وَاحِدَةً؛ صَلَّى اللهُ عَلَيهِ بِهَا عَشْرًا».

"Ai që dërgon salavate për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavërojë) për të dhjetë herë." Dërgimi i salavateve është i ligjshëm në të gjitha kohët, por më i theksuar është në fund të çdo namazi, madje sipas një grupi dijetarësh, në teshehhudin e fundit të çdo namazi është i detyrueshëm. Sunetësia e tij bëhet më e theksuar në rrethana të ndryshme, si: pas ezanit, kur përmendet Pejgamberi ﷺ, dhe në ditën e xhuma dhe natën e saj, siç dëshmojnë për këtë hadithe të shumta.

Allahut i lutemi që të na japë sukses neve dhe gjithë muslimanëve në kuptimin e fesë së Tij dhe qëndrueshmërinë në të, dhe t’u dhurojë të gjithëve përqafimin e Sunetit dhe ruajtjen nga bidati. Padyshim Ai është Dhënës dhe Bujar.

Salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e gjashtë:

Dispozita e festimit të Natës së Israsë dhe Miraxhit.

Çdo lavdërim i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet ia dërgojmë të Dërguarit të Allahut, familjes dhe shokëve të tij.

Nuk ka dyshim se Israja dhe Miraxhi janë prej shenjave madhore të Allahut, që dëshmojnë për vërtetësinë e të Dërguarit të Tij, Muhamedit -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, dhe për madhështinë e pozitës së tij pranë Allahut të Madhërishëm; po ashtu, ato janë ndër dëshmitë për fuqinë e jashtëzakonshme të Allahut dhe për Lartësinë e Tij mbi tërë krijesat e Tij. Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِيٓ أَسۡرَىٰ بِعَبۡدِهِۦ لَيۡلٗا مِّنَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ إِلَى ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡأَقۡصَا ٱلَّذِي بَٰرَكۡنَا حَوۡلَهُۥ لِنُرِيَهُۥ مِنۡ ءَايَٰتِنَآۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ1﴾

"I lavdëruar qoftë Ai që e bëri robin e Tij (Muhamedin) të udhëtojë natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jerusalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë." (El Isra, 1)

Është përcjellë nga burime të shumta nga i Dërguari ﷺ se ai u ngrit në qiej, dhe iu hapën dyert e tyre derisa kaloi qiellin e shtatë. Atëherë Zoti i tij, i Lartësuar qoftë Ai, i foli ashtu siç deshi, dhe i bëri obligim faljen e pesë namazeve. Allahu i Lartësuar fillimisht i kishte bërë obligim pesëdhjetë namaze, por Profeti ynë Muhamed ﷺ vazhdimisht i drejtohej Atij duke i kërkuar lehtësim, derisa i uli në pesë. Kështu, ato janë pesë sa i takon detyrës dhe pesëdhjetë sa i takon shpërblimit sepse vepra e mirë shpërblehet me dhjetëfishin e saj. Prandaj, vetëm Allahut i takojnë lavdërimi dhe falënderimi për të gjitha begatitë e Tij.

Specifikimi i kësaj nate në të cilën ndodhën Israja dhe Miraxhi, nuk është cekur në hadithet e sakta, as në muajin Rexheb e as në ndonjë muaj tjetër. Çdo gjë që përmendet në lidhje me specifikimin e saj nuk është e vërtetuar nga Profeti ﷺ, sipas dijetarëve të hadithit. Allahu i Lartësuar ka urtësinë e Tij të përsosur në faktin që ua ka bërë njerëzve ta harrojnë atë. Edhe sikur të ishte vërtetuar përcaktimi i saj, nuk do t’u lejohej muslimanëve ta veçonin me ndonjë adhurim, e as ta festonin atë natë; sepse Profeti ﷺ dhe shokët e tij – Allahu qoftë i kënaqur me ta – nuk e kanë festuar dhe nuk e kanë veçuar me asgjë. Po të ishte kremtimi i saj i ligjshëm, Profeti ﷺ do ta kishte sqaruar për umetin: qoftë me fjalë, qoftë me vepër. Dhe po të kishte ndodhur diçka nga kjo, do të ishte bërë e njohur dhe e përhapur, dhe shokët e Profetit ﷺ – Allahu qoftë i kënaqur me ta – do ta kishin transmetuar deri te ne, sepse ata kanë transmetuar nga Profeti i tyre ﷺ çdo gjë që i nevojitet umetit dhe nuk kanë lënë pas dore asgjë nga feja; përkundrazi, ata janë të parët në çdo të mirë. Prandaj, po të ishte i ligjshëm kremtimi i kësaj nate, ata do të kishin qenë të parët që do ta bënin. Profeti ﷺ është këshilluesi më i sinqertë për njerëzit, ai e përcolli mesazhin në mënyrën më të plotë dhe e kreu amanetin. Sikur madhërimi i kësaj nate dhe festimi i saj të ishte prej fesë së Allahut, Profeti ﷺ nuk do ta linte pas dore dhe nuk do ta fshihte. Meqë nuk ndodhi asgjë prej kësaj, u bë e qartë se festimi apo madhërimi i saj nuk janë aspak prej Islamit. Allahu i Lartësuar këtij ummeti ia ka përsosur fenë dhe ia ka plotësuar mirësinë, dhe e ka qortuar atë që shpik në fe atë që Allahu nuk e ka lejuar. Për këtë i Lartësuari në Librin e Tij të qartë ka thënë:

﴿...ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗا...﴾

"Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj." (El Maide, 3) Po ashtu Zoti i Lartmadhërishëm tha:

﴿أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْ شَرَعُواْ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمۡ يَأۡذَنۢ بِهِ ٱللَّهُۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةُ ٱلۡفَصۡلِ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ21﴾

"A kanë ata idhuj, të cilët u kanë ligjësuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?! Sikur të mos kishte qenë fjala e vendimit të mëparshëm, ata do të ishin gjykuar menjëherë. Për keqbërësit është përgatitur një dënim i dhembshëm." (Esh Shura, 21)

Është vërtetuar nga Profeti ﷺ në hadithet e sakta paralajmërimi nga bidatet dhe sqarimi i qartë se bidati është devijim, këtë Profeti (paqja qoftë mbi të) e bëri për t’ia tërhequr vërejtjen umetit mbi madhësinë e rrezikut të tyre dhe për t’i larguar ata nga kryerja e tyre. Një nga këto hadithe është dhe hadithi i saktë që është cekur në dy Sahihët nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Profeti ﷺ se ka thënë:

«مَنْ أَحْدَثَ فِي أَمْرِنَا هَذَا مَا لَيْسَ مِنْهُ؛ فَهُوَ رَدٌّ».

"Kushdo që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është e saj, ajo gjë është e refuzuar." Në një transmetim të Muslimit thuhet:

«مَنْ عَمِلَ عَمَلًا لَيْسَ عَلَيهِ أَمْرَنَا؛ فَهُوَ رَدٌّ».

"Kushdo që bën ndonjë vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, ajo (vepër) është e refuzuar." Muslimi shënon në "Sahihun" e tij, nga Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte në hutben e tij ditën e xhumasë:

«أَمَا بَعْدَ، فَإِنَّ خَيرَ الحَدِيثِ كِتَابُ اللهِ، وَخَيرَ الهَدْيِ هَدْيُ مُحَمَّدٍ ﷺ، وَشَرَّ الأُمُورِ مُحْدَثَاتُهَا، وَكُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ».

"Vërtet fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit ﷺ, kurse gjërat më të këqija janë gjërat e shpikura dhe bidatet (risitë) në fe, dhe çdo bidat është devijim." Nesaiu ka tansmetuar një shtesë me zinxhir të mirë transmetimi:

«وَكُلَّ ضَلَالَةٍ فِي النَّارِ».

"Dhe çdo humbje të shpie në zjarr." Në librat e suneneve transmetohet nga Irbad ibn Sarije (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai ka thënë: "I Dërguari i Allahut ﷺ na këshilloi me një këshillë drithëruese, prej së cilës zemrat u tronditën dhe sytë u përlotën. Atëherë ne i thamë: 'O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, ndaj na porosit!' Ai tha:

«أُوصِيكُم بِتَقْوَى اللهِ وَالسَّمعِ وَالطَّاعَةِ وَإِنْ تَأَمَّرَ عَلَيكُم عَبدٌ، فَإِنَّهُ مَنْ يَعِشْ مِنْكُم فَسَيَرَى اخْتِلَافًا كَثِيرًا، فَعَلَيكُم بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الخلُفَاءِ الرَّاشِدِينَ المَهْدِيِّينَ مِنْ بَعْدِي، تَمَسَّكُوا بِهَا وَعَضُّوا عَلَيْهَا بِالنَّوَاجِذِ، وَإِيَّاكُم وَمُحْدَثَاتِ الأُمُورِ، فَإِنَّ كُلَّ مُحْدَثَةٍ بِدْعَةٍ وَكُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ».

'Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob, sepse ai që jeton më gjatë nga ju do të shohë kundërshti të shumta. Andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur pas meje, shtrëngojeni me dhëmballë, dhe ruhuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është lajthitje.'" Hadithet në këtë kontekst janë të shumta.

Është vërtetuar nga shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, dhe nga selefët e drejtë pas tyre se kanë paralajmëruar dhe frikësuar nga bidatet (risitë) në fe sepse ato janë shtesë në fe dhe një legjislacion fetar që Allahu nuk e ka lejuar, si edhe përngjasim me armiqtë e Allahut prej hebrenjve dhe të krishterëve në shtesat që ata bënë në fenë e tyre dhe në shpikjen e gjërave që Allahu nuk i ka lejuar, dhe sepse pasoja e tyre e pashmangshme është nënvlerësimi i fesë islame dhe akuzimi i saj për mosplotësim. Dihet se në këtë ka prishje të madhe dhe ligësi të shëmtuar, si dhe përplasje me Fjalën e Allahut të Madhërishëm:

﴿...ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ...﴾

"Sot jua përsosa fenë tuaj" (El Maide, 3) Dhe kundërshtimi i qartë i haditheve të Profetit ﷺ që paralajmërojnë nga bidatet (risitë) në fe dhe që i bëjnë ato të urryeshme.

Shpresoj që ato që përmendëm prej argumenteve të jenë të mjaftueshme dhe bindëse për kërkuesin e së vërtetës në hedhjen poshtë të këtij bidati, d.m.th.: bidatit të festimit të Natës së Israsë dhe Miraxhit, dhe në tërheqjen e vërejtjes prej tij, dhe se ai nuk është aspak prej fesë islame.

Për shkak se Allahu e ka bërë detyrë këshillimin për muslimanët, sqarimin e çështjeve që u ka ligjësuar Allahu në fe dhe ndalimin e fshehjes së diturisë, e pashë të udhës t’u tërheq vërejtjen vëllezërve të mi muslimanë për këtë bidat (në fe), i cili është përhapur në shumë vise, saqë disa njerëz e konsiderojnë pjesë të fesë.

Allahut i lutemi që ta përmirësojë gjendjen e të gjithë muslimanëve, t’u japë atyre aftësinë e të kuptuarit në fe, dhe të na japë sukses neve dhe atyre për t’u kapur fort pas së vërtetës dhe për të qëndruar në të, si dhe për të lënë atë që bie ndesh me të. Allahu është i Plotfuqishëm ta bëjë të mundur një gjë të tillë.

Salavatet, selamet dhe bekimet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

 

 

***

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e shtatë:

Gjykimi mbi festimin e Natës së mesit të muajit të Shabanit.

Falënderimi i takon Allahut, i Cili na e përsosi fenë dhe na e plotësoi mirësinë, dhe salavatet dhe selamet qofshin për Profetin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, Profetin e pendimit dhe të mëshirës.

Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗا...﴾

"Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj." (El Maide, 3) Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

﴿أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْ شَرَعُواْ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمۡ يَأۡذَنۢ بِهِ ٱللَّهُ...﴾

"A kanë ata idhuj, të cilët u kanë caktuar një fe që nuk e ka lejuar Allahu?!" (Esh Shura, 21), Në dy Sahihët, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

«مَنْ أَحْدَثَ فِي أَمْرِنَا هَذَا مَا لَيْسَ مِنْهُ؛ فَهُوَ رَدٌّ».

"Kushdo që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar." Muslimi e shënon në "Sahihun" e tij hadithin që e përcjell Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ zakonisht thoshte në hutben e xhumasë:

«أَمَّا بَعْدُ: فَإِنَّ خَيرَ الحَدِيثِ كِتَابُ اللهِ، وَخَيرَ الهَدْيِ هَدْيُ مُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عَلَيهِ وَسَلَّمَ، وَشَرَّ الأُمُورِ مُحْدَثَاتُهَا، وَكُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ».

"Vërtet, fjala më e mirë është Libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit Muhamed ﷺ, ndërsa më të këqijat e çështjeve janë risitë (bidatet), dhe çdo bidat është devijim." Ajetet dhe hadithet në këtë kuptim janë të shumta, dhe ato dëshmojnë qartazi se Zoti i Lartmadhëruar e përkreu fenë e këtij ummeti dhe e përsosi mbi të mirësinë hyjnore, dhe Ai nuk e mori nga kjo botë Profetin e Tij, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, veçse pasi ai e përcolli mesazhin e qartë dhe ia sqaroi umetit gjithçka që Zoti i ka ligjësuar atij prej fjalëve e veprave. Profeti ﷺ e sqaroi qartë se çdo gjë që njerëzit e shpikin pas tij dhe ia atribuojnë fesë islame, qoftë fjalë apo vepër, është bidat që do t’i refuzohet vepruesit të saj, edhe nëse qëllimi i tij është i mirë. Këtë çështje e kanë ditur shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), dhe po ashtu edhe dijetarët e Islamit pas tyre; prandaj i kanë kundërshtuar bidatet dhe kanë paralajmëruar prej tyre, ashtu siç e kanë përmendur të gjithë ata që kanë shkruar për madhërimin e Sunetit dhe kundërshtimin e bidatit; si Ibn Uedah, Turtushi, Ebu Shameh, e të tjerë.

Ndër bidatet që i kanë shpikur disa njerëz është: bidati i festimit të Natës së mesit të Shabanit dhe veçimi i ditës së saj me agjërim. Për këtë nuk ka argument mbi të cilin lejohet të mbështetemi. Për vlerën e saj kanë ardhur hadithe të dobëta, në të cilat nuk lejohet të mbështetemi.

Sa i përket haditheve që janë transmetuar për vlerën e namazit në të, të gjitha janë të sajuara, sikurse kanë tërhequr vërejtjen për këtë shumë prej dijetarëve. Dhe, nëse do Allahu, do t'i përmendim disa prej fjalëve të tyre.

Në këtë çështje janë përcjellë gjithashtu transmetime nga disa selefë të Shamit e të tjerë.

Ajo mbi të cilën është rënë dakord nga shumica e dijetarëve është se festimi i saj është bidat, dhe se hadithet që përcillen për vlerën e saj janë të gjitha të dobëta, e disa prej tyre të trilluara. Ndër ata që e kanë vënë në dukje këtë është Hafidh Ibën Rexhebi, në librin e tij: (Lataif el-Ma'arif), po ashtu dhe disa të tjerë. Dihet se hadithet e dobëta praktikohen vetëm në ato adhurime të cilave u është vërtetuar origjina me argumente të sakta. Sa i përket festimit të Natës së mesit të Shabanit, ai nuk ka asnjë bazë të saktë që të përkrahet qoftë edhe me hadithe të dobëta. Këtë parim të vyer e ka përmendur imami Ebu’l-Abbas Shejhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Lexues i nderuar, unë po të përcjell atë që kanë thënë disa prej dijetarëve lidhur me këtë çështje, në mënyrë që të jesh i qartë rreth saj.

Ka konsensus te dijetarët — Allahu i mëshiroftë — se është detyrë që çështjet për të cilat njerëzit kanë mospajtime të kthehen te Libri i Allahut dhe te Suneti i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe cilido të jetë gjykimi i të dyve apo i njërit prej tyre, ai është dhe ligji islam që detyrimisht duhet të pasohet, e çfarë bie ndesh me këto dy burime duhet të refuzohet. Ndërsa adhurimet që nuk janë cekur në to, janë bidat dhe nuk është e lejuar të bëhen, e aq më tepër të thirret në to dhe të përkrahen. Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka thënë:

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَأُوْلِي ٱلۡأَمۡرِ مِنكُمۡۖ فَإِن تَنَٰزَعۡتُمۡ فِي شَيۡءٖ فَرُدُّوهُ إِلَى ٱللَّهِ وَٱلرَّسُولِ إِن كُنتُمۡ تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ وَأَحۡسَنُ تَأۡوِيلًا59﴾

"O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur." (En Nisa, 59) Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَا ٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِيهِ مِن شَيۡءٖ فَحُكۡمُهُۥٓ إِلَى ٱللَّهِ...﴾

"Për çfarëdo gjëje që ju të polemizoni, gjykimi i saj është tek Allahu..." (Esh Shura, 10) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قُلۡ إِن كُنتُمۡ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحۡبِبۡكُمُ ٱللَّهُ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡ...﴾

"Thuaju (o Muhamed): 'Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet...'" (Al Imran, 31) Gjithashtu, Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤۡمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيۡنَهُمۡ ثُمَّ لَا يَجِدُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ حَرَجٗا مِّمَّا قَضَيۡتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسۡلِيمٗا65﴾

"Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht." (En Nisa, 65) Ajetet në këtë kontekst janë të shumta, ato janë argument i prerë për obligimin e kthimit të çështjeve për të cilat ka mosmarrëveshje te Libri i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Allahut ﷺ, si dhe për obligimin e kënaqjes me gjykimin e tyre. Kjo është ajo që e kërkon besimi, dhe kjo është më e mira për robërit në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe përfundimi i saj është më i miri.

Hafidh ibn Rexhebi (Allahu e pastë mëshiruar!), në librin e tij: "Lataif el-me'arif", lidhur me këtë çështje – pas fjalëve paraprake – shprehet:

"Sa i përket natës së mesit të Shabanit, tabiinët nga banorët e Shamit, si Halid ibn Ma‘dan, Mekhul, Lukman ibn Amir e të tjerë, e madhëronin dhe i përkushtoheshin adhurimit gjatë saj. Prej tyre njerëzit mësuan rreth vlerës dhe madhërimit të kësaj nate. Është thënë se atyre u kishin arritur, lidhur me këtë, rrëfime israilijate. E kur u përhap mendimi i tyre nëpër qytete, njerëzit u ndanë në mendime për këtë. Disa e pranuan mendimin e tyre dhe u pajtuan me ta në madhërimin e saj; ndër të cilët ishte edhe një grup prej adhuruesve të devotshëm nga njerëzit e Basrës dhe të tjerë. Ndërsa shumica e dijetarëve të Hixhazit e refuzuan këtë gjë. Prej tyre ishte dhe Ibën Ebi Mulejke. Këtë mendim e ka cituar Abdurrahman ibën Zejd ibën Eslem nga juristët e Medinës, dhe ky është mendimi i nxënësve të Malikut dhe i disa të tjerëve. Ata thanë: "E gjitha kjo është bidat."

Dijetarët e Shamit kanë dy mendime të ndryshme lidhur me mënyrën e adhurimit në të:

Mendimi i parë: është e pëlqyeshme që ajo të kalohet në adhurim në mënyrë kolektive në xhami. Halid ibn Me’dani, Lukman ibn Amiri dhe  disa dijetarë të tjerë vishnin rrobat e tyre më të mira, përdornin temjan dhe lyheshin me surmë, dhe e kalonin atë natë në namaz në xhami. Po ashtu dhe Is’hak ibn Rah'uejh ishte i këtij mendimi. Sa i përket faljes gjatë kësaj nate në xhami me xhemat, ai (Is'hak ibn Rah'uejhi) ka thënë: "Kjo nuk është bidat." Këtë e ka transmetuar Harb el-Kirmani në “Mesail”.

Mendimi i dytë: është i papëlqyeshëm tubimi gjatë kësaj nate, në xhami, për namaz, këshilla dhe lutje. Por nuk ka asgjë të keqe që njeriu të falet në këtë natë në mënyrë individuale. Ky është mendimi i Euzaiut, imamit të banorëve të Sham-it, juristit dhe dijetarit të tyre, dhe ky është mendimi më afërt me të vërtetën, në dashtë Allahu i Lartësuar." Mandej Ibn Rexhebi vazhdon dhe thotë: Nuk njihet ndonjë fjalë e imam Ahmedit lidhur me natën e mesit të Sha‘banit. Ndërsa lidhur me pëlqyeshmërinë e faljes së namazit të natës në të, prej tij mund të nxirren dy përfundime, duke u bazuar në dy transmetimet prej tij për faljen e namazit të natës në dy netët e Bajrameve; sipas një transmetimi nga ai, ai nuk e ka pëlqyer namazin e natës, në natën e bajramit të falet në xhemat, ngase një gjë e tillë nuk është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ dhe shokët e tij. Dhe sipas një transmetimi tjetër ai e ka pëlqyer për shkak se Abdurrahman ibn Jezid ibn el-Esved i cili ishte nga brezi i tabiinëve e ka vepruar këtë. Lidhur me namazin e natës së mesit të Sha’banit nuk është vërtetuar asgjë nga Profeti ﷺ e as nga shokët e tij, por është vërtetuar nga një grup tabiinësh, nga juristë të shquar të Shamit."

Këto ishin fjalët e hafidh Ibn Rexhebit, Allahu e mëshiroftë, në to ai e shpreh qartë se nuk është vërtetuar asgjë nga Profeti ﷺ e as nga shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, lidhur me natën e mesit të muajit të Shabanit.

Sa i përket preferencës së Euzait (Allahu e pastë mëshiruar!) se është e pëlqyeshme që namazi në të, të falet në mënyrë individuale dhe preferencës hafidh Ibn Rexhebit për këtë mendim, themi se ky mendim është i panjohur dhe i dobët, ngase çdo gjë që nuk vërtetohet me argumente fetare se është e ligjshme (me Kuran dhe Sunet), nuk i lejohet muslimanit ta shpikë në fenë e Allahut, është njësoj si ta bëjë në mënyrë individuale apo kolektive, në vetmi apo në publik, për shkak të përgjithshmërisë së fjalës së Profetit ﷺ:

«مَنْ عَمِلَ عَمَلًا لَيْسَ عَلَيهِ أَمْرُنَا؛ فَهُوَ رَدٌّ».

"Kushdo që bën ndonjë vepër që nuk është në përputhje me çështjen (fenë) tonë, ajo (vepër) është e refuzuar." Dhe të tjera prej argumenteve që tregojnë për refuzimin e bidateve (risive) dhe paralajmërimin kundër tyre.

Imami Ebu Bekr Turtushi (Allahu e mëshiroftë!), në librin e tij: "El-havadithu uel-bideu'", shprehet:

Ka transmetuar Ibn Veddah nga Zejd ibn Eslem, i cili ka thënë: Ne nuk kemi hasur asnjë prej hoxhallarëve tanë e as prej dijetarëve tanë të fikhut që t’i kushtonte rëndësi natës së mesit të Shabanit, as që t’i kushtonte rëndësi hadithit të Mekhulit, dhe nuk e shihnin se ajo kishte ndonjë vlerë të veçantë mbi netët e tjera."

Dikush i tha Ibn Ebi Mulejkës: "Zijad en-Numejri thotë: 'Vërtet, shpërblimi i Natës së mesit të Shabanit është si shpërblimi i Natës së Kadrit.'" Ai tha: "Po ta dëgjoja dhe të kisha një shkop në dorë, do ta godisja." Zijadi ishte predikues. Këto ishin fjalët e Ebu Bekër Turtushit.

Dijetari i madh, Sheukani (Allahu e pastë mëshiruar!), në librin: "El-Fevaid el mexhmuah", shprehet:

Hadithi: "O Ali, atij që fal njëqind rekate në natën e mesit të Shabanit, duke lexuar në çdo rekat Fatiha-n  dhe "Kul huvallahu ehad" dhjetë herë, Allahu do t’ia plotësojë çdo nevojë..." Ky hadith është i shpikur (ar. meudu). Shpërblimi i cekur në tekstin e tij që i premtohet atij që e fal këtë namaz dëshmon për pavërtetësinë e këtij hadithi. Kushdo që e njeh shkencën e hadithit nuk dyshon se ky hadith është i shpikur. Transmetuesit e tij janë të panjohur. Është transmetuar edhe përmes një rruge të dytë e të tretë, por të gjitha  janë të shpikura, dhe transmetuesit e tyre janë të panjohur. Në librin "el-Muhtasar" ka thënë: "Hadithi i namazit të gjysmës së Shabanit është i pavlefshëm. Ndërsa hadithi i Ibn Hibbanit, që e përcjell nga Aliu: 'Kur të jetë nata e gjysmës së Shabanit, qëndroni në namaz gjatë saj dhe agjëroni ditën e saj' është hadith i dobët." Në librin "el-Leali" ka thënë: "Njëqind rekate në natën e mesit të Shabanit, duke e lexuar suren ‘Ihlas’ dhjetë herë", me gjithë përshkrimin e gjatë të vlerave të tij, e shënojnë Dejlemiu dhe të tjerë, është hadith i shpikur dhe shumica e transmetuesve të tij në tre rrugët (zinxhirët) janë të panjohur e të dobët" Po ashtu ka thënë: Hadithi "Dhe dymbëdhjetë rekate duke e kënduar suren El-Ihlas tridhjetë herë." Është hadith i sajuar. Po ashtu me tekstin: "Dhe katërmbëdhjetë rekate." Është i sajuar.

Me këtë hadith u mashtrua një grup prej dijetarëve të fikhut, si autori i (Ihjaut) e të tjerë, ashtu edhe disa prej komentatorëve të Kuranit. Namazi i kësaj nate — nata e mesit të Shabanit — është transmetuar në forma të ndryshme, por të gjitha janë të pavërteta dhe të sajuara. Kjo nuk bie ndesh me transmetimin e Tirmidhiut nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që flet për shkuarjen e Pejgamberit në varrezat e Bekisë, dhe as me zbritjen e Zotit të Lartësuar (ashtu siç i takon madhërisë së Tij) natën e mesit të Shabanit në qiellin e kësaj bote, e as me faktin se Ai fal më shumë se numri i qimeve të dhenve të fisit Kelb, sepse këtu bëhet fjalë vetëm për këtë falje (namaz) të sajuar në këtë natë. Ndonëse, hadithi i Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është i dobët dhe me shkëputje në zinxhir. Po ashtu, hadithi i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që u përmend më herët rreth namazit të kësaj nate, nuk e kundërshton faktin se ky namaz është i sajuar, edhe pse ai vetë ka dobësi, sikurse e përmendëm atje. (këtu përfundon citati nga libri "El-Leali)

Hafidh el Irakiu ka thënë: "Hadithi i namazit të natës së mesit të Shabanit është i sajuar ndaj të Dërguarit të Allahut dhe është gënjeshtër ndaj tij." Imam Neveviu ka thënë në librin (el-Mexhmu‘): "Namazi i njohur si Namazi i Regaibit, që është dymbëdhjetë rekate mes akshamit dhe jacisë, natën e xhumasë së parë të Rexhebit, dhe namazi i natës së mesit të Shabanit me njëqind rekate: këto dy namaze janë bidate të urryera. Mos u mashtro nga përmendja e tyre në librat (Kutul-kulub) dhe (Ihja Ulumid-Din), e as nga hadithi i përmendur në to, sepse e tëra kjo është e pavërtetë. Mos u mashtro as nga ndonjëri prej imamëve tek i cili nuk ka e ka pasur të qartë gjykimin mbi to dhe ka shkruar disa faqe duke i konsideruar të pëlqyeshme, sepse pa dyshim ai ka gabuar në këtë."

Shejhu, imami, Ebu Muhamed Abdur-Rrahman ibn Ismail el-Makdisi, ka shkruar një libër të vyer mbi pavërtetësinë e këtyre dy namazeve dhe e ka trajtuar çështjen me përsosmëri e mjeshtëri. Fjalët e dijetarëve rreth kësaj çështjeje janë tejet të shumta. E sikur të fillonim t’i sillnim të gjitha ato që kemi parë nga fjalët e tyre në këtë çështje, do të na zgjatej diskutimi. Shpresoj që ajo që përmendëm të jetë e mjaftueshme dhe bindëse për kërkuesin e së vërtetës.

Përmes ajeteve, haditheve dhe fjalëve të dijetarëve të përmendura më sipër, i bëhet e qartë kërkuesit të së vërtetës se festimi i Natës së mesit të Sha’banit me namaz ose me adhurime të tjera, dhe specifikimi i ditës së saj me agjërim, është një bidat i keq sipas shumicës së dijetarëve. Një gjë e tillë nuk ka asnjë bazë në Sheriatin e pastër. Përkundrazi, ajo është prej gjërave që u shfaqën në Islam pas kohës së sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Dhe kërkuesit të së vërtetës i mjafton, në këtë çështje dhe në të tjera, Fjala e Allahut të Lartmadhëruar:

﴿...ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ...﴾

"Sot jua përsosa fenë tuaj" (El Maide, 3) Dhe ajetet e tjera që janë shpallur në këtë kontekst, si edhe fjala e Pejgamberit ﷺ:

«مَنْ أَحْدَثَ فِي أَمْرِنَا هَذَا مَا لَيْسَ مِنْهُ فَهُوَ رَدٌّ».

"Kushdo që shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është prej saj, ajo gjë është e refuzuar." Si dhe hadithet e tjera që janë transmetuar në këtë kontekst.

Në Sahihun e Muslimit, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«لَا تَخُصُّوا لَيْلَةَ الْجُمُعَةِ بِقِيَامٍ مِنْ بَيْنِ اللَّيَالِي، وَلَا تَخُصُّوا يَوْمَهَا بِالصِّيَامِ مِنْ بَيْنِ الْأَيَّامِ، إِلَّا أَنْ يَكُونَ فِي صَوْمٍ يَصُومُهُ أَحَدُكُمْ».

"Mos veçoni natën e xhumasë me namaz nga netët e tjera, e as mos e veçoni ditën e xhuma me agjërim nga ditët e tjera, përveç nëse përkon me një agjërim që ndokush prej jush e mban (rregullisht)." Sikur të ishte i lejuar veçimi i ndonjë nate me ndonjë lloj adhurimi, nata e së premtes do të ishte më e denjë se të tjerat; sepse dita e saj është dita më e mirë në të cilën lind dielli, sipas haditheve të sakta nga Profeti ﷺ. Meqë Profeti ﷺ paralajmëroi kundër veçimit të kësaj nate me namaz ndër netët e tjera, kjo tregon se veçimi i netëve të tjera me ndonjë formë të caktuar të adhurimit është akoma më e palejueshme. Me përjashtim kur ekziston argumenti i saktë që dëshmon për veçimin e ndonjë nate apo dite.

E meqenëse në Natën e Kadrit dhe në netët e Ramazanit është i ligjësuar namazi i natës dhe përkushtimi në to, Profeti ﷺ e tërhoqi vëmendjen umetit dhe e inkurajoi për faljen natën dhe ai vetë e zbatoi këtë siç transmetohet në dy Sahihët nga Profeti ﷺ se ka thënë:

«مَنْ قَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا، غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ، وَمَنْ قَامَ لَيْلَةَ الْقَدْرِ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا، غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ».

"Atij që falet në Ramazan, duke besuar dhe shpresuar në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës. Dhe atij që falet Natën e Kadrit, duke besuar dhe shpresuar në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës." Po të ishte e ligjshme që Nata e mesit të Shabanit, nata e xhumasë së parë të Rexhebit, ose Nata e Israsë dhe e Mi’raxhit të veçohej me kremtim ose me ndonjë akt adhurimi, Profeti ﷺ do ta kishte udhëzuar umetin për këtë, ose do ta kishte bërë vetë. E sikur të kishte ndodhur diçka e tillë, shokët e tij – Allahu qoftë i kënaqur me ta – do t'ia kishin transmetuar umetit dhe nuk do ta kishin mbajtur të fshehtë, sepse ata janë më të mirët e njerëzve dhe këshilltarët më të sinqertë të njerëzve pas pejgamberëve, paqja qoftë mbi ta. Allahu qoftë i kënaqur me shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i bëftë të kënaqur.

E mësuam më lart nga fjalët e dijetarëve se nuk është vërtetuar nga Profeti ﷺ, e as nga shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta), asgjë rreth vlerës së natës së të premtes së parë të muajit Rexhep, e as rreth natës së mesit të muajit Shaban. Prandaj kuptohet se festimi i tyre është risi e shpikur në Islam. Po ashtu, veçimi i tyre me ndonjë adhurim të caktuar është risi e qortueshme. Po kështu edhe nata e 27‑të e muajit Rexheb, që disa njerëz besojnë se është Nata e Israsë dhe Miraxhit, nuk lejohet të veçohet me ndonjë adhurim, ashtu siç nuk lejohet të festohet, për shkak të argumenteve të përmendura më sipër. Kjo, nëse do të supozonim se ajo natë dihet se kur është, e çfarë mund të themi kur mendimi më i saktë në këtë çështje është se ajo natë nuk dihet se kur është saktësisht?! Thënia e atyre që thonë se ajo është nata e 27-të e muajit Rexheb është thënie e pavlefshme, pa asnjë bazë në hadithet e sakta, dhe me të vërtetë mirë ka thënë ai që ka thënë:

"Më të mirat e çështjeve janë ato të hershmet në udhëzim... ndërsa më të këqijat e çështjeve janë të shpikurat, bidatet (risitë) në fe."

Allahut i lutemi të na japë sukses neve dhe mbarë muslimanëve për t’u kapur pas Sunnetit dhe për të qëndruar të palëkundur në të, dhe të na ruaj nga çdo gjë që e kundërshton atë. Padyshim Ai është Dhënës dhe Bujar.

Salavatet dhe selamet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e tetë:

Paralajmërim i rëndësishëm lidhur me gënjeshtrën e testamentit që i atribuohet

Shejh Ahmedit, shërbëtorit të Haremit të Nderuar Profetik.

Nga Abdulaziz ibn Abdullah ibn Bazi, për këdo prej muslimanëve që e lexon. Allahu i ruajtë me Islamin dhe na mbrojtë neve dhe ata nga e keqja e sajimeve të injorantëve të ulët. Amin.

Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju!

Kam hasur një shkrim që i atribuohet shejh Ahmedit, shërbëtorit të Haremit të Nderuar Profetik, me titull: «Testament nga Medina e Ndriçuar, prej shejh Ahmedit, shërbëtorit të Haremit të Nderuar Profetik», në të ai thotë:

Natën e xhuma po rrija zgjuar duke recituar Kur’anin Fisnik, dhe pasi recitova Emrat e bukur të Allahut (Esmaul-Husna) dhe u bëra gati të bie në gjumë, pashë të hijshmin, të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili u dërgua me ajetet kuranore dhe ligjet fisnike si mëshirë për botët, i nderuari ynë Muhamedi ﷺ. Ai tha: ‘O shejh Ahmed.’ Unë thashë: ‘Në shërbimin tënd, o i Dërguari i Allahut, o më i nderuari i krijesave të Allahut,’ Më tha: "Më vjen turp nga veprat e shëmtuara të njerëzve dhe nuk mund të përballem me Zotin tim e as melekët, sepse nga e premtja në të premte vdiqën njëqind e gjashtëdhjetë mijë njerëz, jo në fenë islame." Pastaj përmendi disa prej mëkateve në të cilat kanë rënë njerëzit. Më pas tha: "Kjo porosi është mëshirë për ta nga i Githëfuqishmi, Fuqiploti" Më pas përmendi disa nga Shenjat e Kiametit, dhe tha: "Njoftoji, o shejh Ahmed, për këtë porosi, sepse ajo është përcjellë me penën e kaderit nga Leuhi Mahfudh. Kush e shkruan dhe e dërgon nga një vend në tjetrin dhe nga një vendbanim në tjetrin, i ndërtohet një pallat në Xhenet, e kush nuk e shkruan dhe nuk e dërgon, i ndalohet ndërmjetësimi im Ditën e Kiametit. Kush e shkruan këtë dhe është i varfër, Allahu e pasuron, nëse është i borxhli, Allahu ia shlyen borxhin, nëse ka bërë ndonjë mëkat, Allahu e fal atë dhe prindërit e tij, me bereqetin e kësaj porosie. E kush nga robërit e Allahut nuk e shkruan atë, do t’i nxihet fytyra në këtë jetë dhe në jetën tjetër." Shejh Ahmedi tha: "Pasha All-llahun e Madhërishëm, tri herë, kjo është e vërtetë. Nëse jam gënjeshtar, dalsha nga kjo botë jo si musliman. E kush e beson këtë, shpëton nga dënimi i zjarrit të Xhehennemit, e kush e përgënjeshtron atë, ka dalë nga feja."

Kjo është përmbledhja e asaj që përmban testamenti i trilluar ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ. Këtë testament të trilluar e kemi dëgjuar shumë herë që prej shumë vitesh, ai përhapet ndër njerëz herë pas here dhe promovohet shumë midis popullit të thjeshtë, ndërsa në formulimet e tij ka ndryshime. Sajuesi i këtij testamenti thotë se e ka parë Profetin ﷺ në gjumë dhe e ka ngarkuar me këtë testament. Në  fletushkën të fundit që e cituam më lart, shpifësi ka pretenduar se e ka parë Profetin ﷺ kur po përgatitej për të rënë në gjumë. Pra, kuptimi i kësaj është se e ka parë Profetin ﷺ zgjuar!

Ky shpifës ka pretenduar në këtë testament shumë gjëra, të cilat janë nga gënjeshtrat më të qarta dhe nga të pavërtetat më të dukshme. Së shpejti do të njoftoj për to në këtë shkrim, nëse do Allahu. Madje, në vitet e kaluara u kam tërhequr vëmendjen lidhur me to dhe ua kam sqaruar njerëzve se ato janë disa nga gënjeshtrat më të qarta dhe nga të pavërtetat më të dukshme. Kur u njoha me versionin e fundit të kësaj fletushke, hezitova të shkruaj rreth saj, për shkak të qartësisë së pavërtetësisë së saj dhe guximit të madh të shpifësit për të gënjyer. Nuk mendoja se pavërtetësia e saj do të gjente jehonë tek ai njeri që ka sado pak vetëdije, ose natyrë të pastër. Mirëpo shumë prej vëllezërve më njoftuan se ajo është përhapur midis shumë njerëzve, dhe se ata e kanë futur në qarkullim ndërmjet tyre dhe disa prej tyre madje e kanë besuar si të vërtetë, andaj gjykova që njerëzit si unë e kanë për detyrë të shkruajnë rreth saj, për të sqaruar se është e pavërtetë dhe se është shpifje ndaj Profetit ﷺ, që askush të mos mashtrohet prej saj. Kush e shqyrton me vëmendje atë, nga njerëzit e besimit dhe të diturisë, ose nga ata me natyrë të pastër dhe arsye të shëndoshë, e kupton se është gënjeshtër dhe shpifje nga shumë këndvështrime.

Unë kam pyetur disa të afërm të shejh Ahmedit, të cilit i atribuohej kjo shpifje, rreth këtij testamenti dhe njëri prej tyre m’u përgjigj se ajo është e trilluar në emër të shejh Ahmedit, dhe se ai nuk e ka thënë kurrsesi. Shejh Ahmedi i lartpërmendur ka ndërruar jetë prej kohësh. Edhe sikur të supozojmë se shejh Ahmedi i lartpërmendur, ose ndonjë më i madh se ai, ka pretenduar se e ka parë Profetin ﷺ në gjumë apo i zgjuar dhe se ai e ka porositur me këtë porosi, do ta dinim me siguri të plotë se ai është gënjeshtar, ose se ai që ia tha këtë ishte thjesht një shejtan, e jo Profeti ﷺ, për shumë arsye, disa nga të cilat janë:

Së pari: Profeti ﷺ nuk shihet në gjendje zgjimi pas vdekjes së tij ﷺ. E kush nga injorantët e sufive pretendon se e sheh Profetin ﷺ në gjendje zgjimi, ose se ai merr pjesë në mevlud, apo gjëra të ngjashme me këto, ai ka bërë gabimin më të shëmtuar, është mashtruar në shkallën më të lartë, ka rënë në një gabim të madh dhe ka kundërshtuar Librin e Allahut, Sunetin dhe ixhmanë e dijetarëve, sepse të vdekurit dalin prej varreve vetëm në Ditën e Kiametit, e jo në këtë botë. E kushdo që thotë të kundërtën e kësaj, është gënjeshtar i hapur, ose gabimtar i cili është ngatërruar dhe nuk ka arritur të njohë të vërtetën që e kanë njohur selefët e mirë, në të cilën kanë ecur shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe pasuesit e tyre me mirësi. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿ثُمَّ إِنَّكُم بَعۡدَ ذَٰلِكَ لَمَيِّتُونَ15 ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ تُبْعَثُونَ16﴾

"Mandej, pas kësaj ju do të vdisni,

pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit." (El Muminun, 15, 16) Profeti ﷺ ka thënë:

«أَنَا أَوَّلُ مَنْ تَنْشَقُّ عَنْهُ الْأَرْضُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، وَأَنَا أَوَّلُ شَافِعٍ وَأَوَّلُ مُشَفَّعٍ».

"Unë jam i pari për të cilin do të çahet toka Ditën e Kiametit, dhe unë jam i pari ndërmjetësues dhe i pari, të cilit do t’i pranohet ndërmjetësimi." Ajetet dhe hadithet që kanë këtë kuptim janë të shumta.

E dyta: se Profeti ﷺ nuk thotë gjë të kundërt me të vërtetën, as gjatë jetës së tij e as pas vdekjes së tij. Ndërsa ky testament bie ndesh haptazi me sheriatin e tij, dhe kjo nga shumë aspekte — siç do të ceket më poshtë. Profeti ﷺ mund të shihet në gjumë. Dhe kush e sheh Profetin ﷺ në ëndërr në pamjen e tij të nderuar, vërtet e ka parë, sepse shejtani nuk mund të marrë pamjen e tij, siç ceket në hadithin e saktë. Mirëpo thelbi i tërë çështjes lidhet me besimin e ëndërrimtarit, sinqeritetin, besueshmërisë, përpikmërinë, devotshmërinë dhe besnikërinë e tij, si edhe nëse e ka parë Profetin ﷺ në pamjen e tij të vërtetë apo në ndonjë pamje tjetër.

Edhe po të vinte nga Profeti ﷺ një hadith që ai e ka thënë gjatë jetës së tij, por që nuk ka ardhur përmes transmetuesve të besueshëm, të drejtë dhe të saktë (të fortë në kujtesë), ai nuk do të merrej për bazë dhe nuk do të argumentoheshim me të, ose të vijë përmes transmetuesve të besueshëm e të saktë, por të bjerë ndesh me transmetimin e atij që është më i fortë në kujtesë se transmetuesit e tij dhe më i besueshëm, dhe ky kundërshtim është i atillë që nuk lejon pajtimin ndërmjet dy transmetimeve, atëherë njëri prej tyre do të ishte i shfuqizuar, i pavlefshëm për t'u vepruar, ndërsa tjetri shfuqizues, i vlefshëm për t'u vepruar. E nëse nuk është i mundur as pajtimi e as shfuqizimi, atëherë detyrimisht hidhet poshtë transmetimi i atij që ka kujtesë më të dobët dhe besueshmëri më të ulët, dhe transmetimi i tij kalsifikohet si i papranueshëm dhe i pavlefshëm për t'u vepruar.

E ç'mund të themi për një testament, kur nuk njihet ai që e ka transmetuar atë nga Profeti ﷺ dhe nuk njihet besueshmëria e besnikëria e tij? Në këtë gjendje, ai është për t’u hedhur poshtë dhe të mos i kushtohet asnjë vëmendje, edhe sikur të mos kishte në të diçka që bie ndesh me Sheriatin. E ç’duhet thënë kur testamenti përmban shumë elementë që tregojnë pavlefshmërinë e tij dhe se është i trilluar ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe se përfshin ligjësimin e një feje që Allahu nuk e ka lejuar?!

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«مَنْ قَالَ عَلَيَّ مَا لَمْ أَقُلْ؛ فَلْيَتَـبَوَّأْ مَقْعَدَهُ مِنَ النَّارِ».

"Ai që thotë për mua atë që nuk e kam thënë, le ta përgatisë ulësen e tij në Zjarr." Sajuesi i këtij testamenti i ka atribuar të Dërguarit të Allahut ﷺ atë që ai nuk e ka thënë, dhe ka gënjyer kundër tij me një gënjeshtër të qartë e të rëndë. Sa shumë e meriton ai këtë kërcënim të rëndë, e sa i denjë është për të, nëse nuk nxiton të pendohet dhe të bëjë të ditur ndër njerëz gënjeshtrën e kësaj porosie ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ, sepse kushdo që përhap të pavërteta ndër njerëz dhe ia atribuon ato fesë, pendimi i tij nuk është i vlefshëm veçse me shpalljen dhe shfaqjen e pendimit të tij, derisa njerëzit të dinë se ai është tërhequr nga gënjeshtra e tij dhe e ka përgënjeshtruar veten. Bazuar në fjalën e Allahut të Madhërishëm:  

﴿إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡتُمُونَ مَآ أَنزَلۡنَا مِنَ ٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلۡهُدَىٰ مِنۢ بَعۡدِ مَا بَيَّنَّٰهُ لِلنَّاسِ فِي ٱلۡكِتَٰبِ أُوْلَٰٓئِكَ يَلۡعَنُهُمُ ٱللَّهُ وَيَلۡعَنُهُمُ ٱللَّٰعِنُونَ159 إِلَّا ٱلَّذِينَ تَابُواْ وَأَصۡلَحُواْ وَبَيَّنُواْ فَأُوْلَٰٓئِكَ أَتُوبُ عَلَيۡهِمۡ وَأَنَا ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ160﴾

"Me të vërtetë, ata që fshehin faktet dhe udhëzimin që kemi shpallur, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë.

Përveç atyre që pendohen, përmirësohen dhe e tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti." (El Bekare, 159-160) Pra, Zoti i Lartmadhëruar e ka bërë të qartë në këtë ajet fisnik se ai që fsheh diçka nga e vërteta, pendimi i tij nuk i pranohet veçse pasi përmirësohet dhe të japë sqarime. Zoti Fuqiplotë ua ka përkryer robërve të Tij fenë dhe ua ka përsosur mirësinë hyjnore me dërgimin e Profetit Muhamed, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, dhe me legjislacionin e përkryer që ia shpalli atij duke mos e marrë pranë Vetes vetëm pasi feja u plotësua dhe pasi u sqaruan gjërat. Siç ka thënë Zoti i Lartmadhëruar:

﴿...ٱلۡيَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِينَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ نِعۡمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَٰمَ دِينٗا...﴾

"Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj." (El Maide, 3)

Trilluesi i kësaj porosie ka dalë në shekullin e katërmbëdhjetë, duke dashur t’i mashtrojë njerëzit me një fe të re, nëpërmjet së cilës hyjnë në xhenet ata që i përmbahen ligjeve të këtij testamenti, dhe privohen nga xheneti dhe hyjnë në zjarr ata që nuk i përmbahen atyre ligjeve. Dhe dëshiron ta konsiderojë këtë testament, që e ka sajuar, më të madh e më të vlefshëm se Kurani, me fjalët e trilluara: "kush e shkruan dhe e dërgon nga një vend në një tjetër, ose nga një vendbanim në një tjetër; do t’i ndërtohet një pallat në xhenet, e kush nuk e shkruan dhe nuk e dërgon, do t’i ndalohet ndërmjetësimi i Profetit (paqja qoftë mbi të!) në Ditën e Kiametit.!" Kjo është prej gënjeshtrave më të shëmtuara dhe prej dëshmive më të qarta se kjo porosi është e rreme, si dhe dëshmon për paturpësinë e trilluesit të saj dhe guximin e tij të madh për të gënjyer, ngase ai që e shkruan Kuranin dhe e dërgon nga një vend në një tjetër, apo nga një vendbanim në një tjetër, nuk e fiton këtë shpërblim nëse nuk vepron sipas Kuranit, e si do ta fitojë atë shkruajtësi i kësaj shpifjeje dhe përcjellësi i saj nga njëri vend në tjetrin!? Kush nuk e ka shkruar Kuranin dhe nuk e ka dërguar nga një vend në tjetrin, nuk privohet nga ndërmjetësimi i Profetit ﷺ, nëse e beson Profetin ﷺ dhe është ndjekës i sheriatit të tij. Kjo shpifje e vetme në këtë testament mjafton për të treguar pavlefshmërinë e tij dhe se ai që e përhap është gënjeshtar, si edhe për të dëshmuar paturpësinë, marrëzinë dhe largësinë e tij nga njohja e udhëzimit të cilin e solli i Dërguari ﷺ.

Në këtë porosi — përveç asaj që u përmend — ka edhe çështje të tjera, të gjitha dëshmojnë për pavërtetësinë dhe trillimin e saj edhe sikur shpifësi i saj të bënte be një mijë herë a më shumë për vërtetësinë e saj, edhe sikur të mallkonte veten me dënimin më të madh e me ndëshkimin më të rëndë, duke pohuar se është i sinqertë, ai nuk do të ishte i sinqertë dhe ajo nuk do të ishte e saktë. Përkundrazi, pasha Allahun dhe pasha Allahun, ajo është një nga të pavërtetat më të mëdha e më të shëmtuara. Dhe ne e bëjmë dëshmitar Allahun e Lartësuar dhe engjëjt që janë të pranishëm si dhe të gjithë muslimanët që e lexojnë këtë shkrim — dëshmi me të cilën do ta takojmë Zotin tonë të Madhëruar—: se kjo porosi është gënjeshtër dhe shpifje ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ. Allahu e poshtëroftë atë që e trilloi dhe e trajtoftë siç e meriton.

Për trillimin e këtij testamenti dhe për pavërtetësinë e tij, përveç asaj që u përmend më parë, dëshmojnë edhe shumë gjëra nga vetë teksti i saj i cituar, prej tyre:

E para: fjalët e trilluesit: "Sepse nga xhumaja në xhuma kanë vdekur njëqind e gjashtëdhjetë mijë njerëz, jo në fenë islame" Ky pretendim bën pjesë në dijen e të fshehtës. Ndërsa të Dërguarit ﷺ, pas vdekjes së tij, i është ndërprerë shpallja dhe ai, edhe kur ishte gjallë, nuk e dinte të fshehtën, e si e ditka atë pas vdekjes! Allahu i Madhëruar thotë:

﴿قُل لَّآ أَقُولُ لَكُمۡ عِندِي خَزَآئِنُ ٱللَّهِ وَلَآ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ...﴾

"Thuaj:'Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të fshehtën'" (El Enam, 50) Po ashtu, fjala e Tij:

﴿قُل لَّا يَعۡلَمُ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلۡغَيۡبَ إِلَّا ٱللَّهُ...﴾

Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat... (En Neml, 65) E në hadithin autentik, Profeti, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem!-, thotë:

«يُذَادُ رِجَالٌ عَنْ حَوْضِي يَوْمَ القِيَامَةِ، فَأَقُولُ: يَا رَبِّ! أَصْحَابِي أَصْحَابِي، فَيُقَالُ لِي: إِنَّكَ لَا تَدْرِي مَا أَحْدَثُوا بَعْدَكَ، فَأَقُولُ كَمَا قَالَ العَبْدُ الصَّالِحُ: ﴿وَكُنتُ عَلَيۡهِمۡ شَهِيدٗا مَّا دُمۡتُ فِيهِمۡۖ فَلَمَّا تَوَفَّيۡتَنِي كُنتَ أَنتَ ٱلرَّقِيبَ عَلَيۡهِمۡۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ [المائدة: 117]».

"Disa njerëz do të dëbohen nga Kroi im Ditën e Kiametit, e unë do të them: 'O Zot! Shokët e mi, shokët e mi!'. Atëherë do të më thuhet: 'Ti nuk e di çfarë kanë vepruar pas teje.' Unë do të them ashtu siç tha robi i mirë: 'Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë.'" (El Maide, 117).”

E dyta: Prej çështjeve që tregojnë për pavërtetësinë e kësaj porosie dhe se ajo është gënjeshtër, është thënia në të: (kush e shkruan atë dhe është i varfër, Allahu e pasuron, ose borxhli, Allahu ia shlyen borxhin, ose ka bërë një mëkat, Allahu ia fal atij dhe prindërve të tij me bereqetin e kësaj porosie), e kështu me radhë. Kjo është prej gënjeshtrave më të mëdha dhe prej dëshmive më të qarta për gënjeshtrën e trilluesit të saj, si edhe shenjë e mungesës së turpit të tij ndaj Allahut dhe ndaj robërve të Tij,  sepse këto tri gjëra nuk fitohen as me shkrimin e Kuranit madhështor, e si mund t'i fitojë ai që ka shkruar këtë porosi të pavërtetë?! Ky njeri i lig thjesht dëshiron t’i mashtrojë njerëzit dhe t’ua lidhë shpresat me këtë testament që ta shkruajnë dhe të shpresojnë në këtë shpërblim të trilluar, e të lënë mënjanë shkaqet që Allahu i Lartmadhëruar ua ka ligjësuar robërve të Tij, që të çojnë drejt pasurisë, shlyerjes së borxhit dhe faljes së gjynaheve. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga shkaqet e poshtërimit dhe nga bindja ndaj epshit dhe djallit.

E treta: prej çështjeve që tregojnë pavërtetësinë e kësaj porosie, është thënia në të: "E kush prej robërve të Allahut nuk e shkruan atë, i nxihet fytyra në këtë botë dhe në botën tjetër." Edhe kjo — gjithashtu — është prej gënjeshtrave më të shëmtuara dhe nga dëshmitë më të qarta për pavlefshmërinë e kësaj porosie dhe gënjeshtrën e trilluesit të saj. Si mund të pranojë një njeri me arsye të shëndoshë ta shkruaj këtë porosi, të cilën e përhapi një burrë i panjohur në shekullin e katërmbëdhjetë, duke shpifur për të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe duke pretenduar se atij që nuk e shkruan i nxihet fytyra në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa kush e shkruan do të bëhet i pasur nëse është i varfër, do të shpëtojë nga borxhet e grumbulluara dhe do t'i falen të gjitha mëkatet që ka bërë!?

I Lartësuar qoftë Allahu, kjo është shpifje e madhe!! Dhe vërtet argumentet dhe realiteti dëshmojnë për gënjeshtrën e këtij shpifësi, për guximin e tij të madh kundër Allahut dhe për mungesën e turpit të tij para Allahut dhe para njerëzve. Janë shumë popuj që nuk e kanë shkruar atë, e megjithatë fytyrat e tyre nuk u nxinë. Ndërkohë këtu është një turmë madhe njerëzish që nuk i numëron askush përveç Allahut, që e kanë shkruar atë shumë herë, por borxhet e tyre nuk u shlyen dhe varfëria e tyre nuk u zhduk. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga devijimi i zemrave dhe nga ndryshku i mëkateve. Këto janë cilësi dhe shpërblime që sheriati fisnik nuk i ka cekur as për atë që e shkruan Librin më të mirë dhe më madhështor – Kuranin Famëlartë, e si mund t'i takojnë këto shpërblime atij që ka shkruar një testament të rremë, që përmban lloje të ndryshme të të pavërtetave dhe shprehje të ndryshme të mohimit? I Lartësuar është Allahu!! Sa i butë e i durueshëm është Ai ndaj atyre që guxojnë të trillojnë gënjeshtra në emrin e Tij.

E katërta: Ndër gjërat që dëshmojnë se kjo porosi është më se e pavërtetë dhe gënjeshtër më se e qartë, është thënia në të: (Kush i beson këtij testamenti, shpëton prej dënimit të Zjarrit, e kush e përgënjeshtron atë, ka rënë në kufër). Dhe kjo — po ashtu — është prej guximeve më të mëdha për të gënjyer dhe prej gjërave më të shëmtuara dhe më të pavërteta, ky shpifës i thërret të gjithë njerëzit që ta besojnë shpifjen e tij dhe pretendon se me këtë ata shpëtojnë nga dënimi i Zjarrit, e kush e përgënjeshtron atë, del nga islami! Për Allahun,  ky gënjeshtar ka trilluar në emër të Allahut një gënjeshtër të madhe, dhe për Allahun, ka thënë të pavërtetën. Kush e beson atë, ai është që e meriton të quhet jobesimtar, e jo ai që e përgënjeshtron atë, sepse ajo është shpifje, e pavërtetë dhe gënjeshtër pa asnjë bazë vërtetësie. Dhe ne e marrim Allahun dëshmitar se ajo është gënjeshtër, dhe se shpifësi i saj është gënjeshtar, që dëshiron t’u ligjësojë njerëzve atë që Allahu nuk e ka lejuar, dhe të fusë në fenë e tyre atë që nuk është prej saj. Ndërsa Allahu e ka përkryer fenë dhe e ka plotësuar atë për këtë umet katërmbëdhjetë shekuj para kësaj shpifjeje. Prandaj, bëhuni të vëmendshëm, o lexues dhe vëllezër, bëni kujdes dhe mos i besoni shpifjeve të tilla dhe mos lejoni që ato të kenë jehonë mes jush, sepse e vërteta ka mbi vete një dritë që nuk i mbetet e paqartë atij që e kërkon. Kërkojeni të vërtetën me argumentin e saj dhe pyesni dijetarët për atë që ju mbetet e paqartë. Mos u mashtroni nga betimet e gënjeshtarëve, sepse Iblisi i mallkuar u betua para prindërve tuaj, Ademit dhe Havasë, se ishte këshillues i tyre, ndërsa ai është më i madhi i tradhtarëve dhe më gënjeshtari i gënjeshtarëve, siç na ka treguar Allahu për të, kur tha:

﴿وَقَاسَمَهُمَآ إِنِّي لَكُمَا لَمِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ21﴾

"Dhe iu betua atyre (duke thënë): 'Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!'" (El Araf, 21) Prandaj, kini kujdes prej tij dhe kini kujdes edhe nga pasuesit e tij që trillojnë. Sa e sa betime të rreme, premtime të pabesa dhe fjalë të stolisura për joshje e mashtrim bën ai dhe ndjekësit e tij! Sa i përket asaj që ka përmendur ky shpifës lidhur me shfaqjen e ligësive, ky është një realitet i pamohueshëm dhe Kurani fisnik e Suneti i pastër kanë paralajmëruar rreptësisht kundër këtyre ligësive, dhe në to ka udhëzim të mjaftueshëm.

Sa i përket asaj që ka cekur rreth shenjave të Kiametit, hadithet profetike e kanë sqaruar se çfarë do të ndodhë prej shenjave të Kiametit, dhe Kur’ani i Madhërishëm ka aluduar për disa prej tyre. Prandaj, kush dëshiron ta dijë këtë, e gjen në vendin e duhur në librat e Sunetit dhe në veprat e njerëzve të dijes dhe të besimit. Njerëzit nuk kanë nevojë për sqarimet e një shpifësi të tillë, për pështjellimet e tij dhe për përzierjen e së vërtetës me të pavërtetën. Allahu na ruajtë mua, ju dhe mbarë muslimanët nga e keqja e shejtanëve, nga sprovat e atyre që çojnë në humbje, nga shkarjet e të lajthiturve dhe nga pështjellimi i armiqve të Allahut, përhapësve të së pavërtetës, të cilët duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre dhe t’ua ngatërrojnë njerëzve fenë e tyre. Por Allahu i Lartmadhërishëm e plotëson dritën e Tij dhe e ndihmon fenë e Tij, edhe sikur ta urrejnë këtë gjë armiqtë e Allahut, shejtanët dhe pasuesit e tyre, jobesimtarët dhe ateistët. I lutemi Allahut që të përmirësojë gjendjen e muslimanëve, t’i begatojë me pasimin e së vërtetës dhe qëndrueshmërinë në të, si dhe pendimin te Allahu i Lartësuar prej të gjitha mëkateve! Ai, me të vërtetë, është Pranues i pendimit, Mëshirëplotë dhe i Plotfuqishëm mbi çdo gjë. Na mjafton Allahu, sa Mbrojtës i mirë është Ai! Nuk ka ndryshim dhe forcë veçse nëpërmjet Allahut të Lartë dhe të Madhërishëm!

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi robin dhe të dërguarin e Tij, i sinqerti, i besueshmi, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi pasuesit e tij me mirësi deri në Ditën e Gjykimit!

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e nëntë: Gjykimi mbi magjinë dhe fallin dhe mbi gjithçka që ka lidhje me to18

Çdo lavdërim i takon vetëm Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin për atë, pas të cilit nuk ka profet tjetër.

Duke marrë parasysh shtimin e sharlatanëve në kohët e fundit, të cilët pretendojnë se janë mjekë dhe trajtojnë nëpërmjet sihrit ose fallit, përhapjen e tyre në disa vende dhe shfrytëzimin e njerëzve naivë, te të cilët mbizotëron padituria, e pashë të arsyeshme, në kuadër të këshillës për hir të Allahut, të sqaroj rrezikun e madh që kjo bart për Islamin dhe muslimanët, ngase kjo bën që njerëzit të mbështeten te dikush tjetër përveç Allahut të Lartësuar në kundërshtim të urdhrit të Tij dhe të urdhrit të Profetit ﷺ.

Prandaj them, duke kërkuar ndihmë prej Allahut të Lartësuar: Mjekimi lejohet unanimisht, dhe muslimanit i lejohet të shkojë te mjeku i sëmundjeve të brendshme, te kirurgu, te neurologu e të ngjashëm me ta, që t’ia diagnostikojë sëmundjen dhe ta mjekojë me ilaçet e përshtatshme, të lejuara fetarisht, sipas dijes së tij në shkencën e mjekësisë, sepse kjo klasifikohet te marrja e shkaqeve të zakonshme dhe nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu. Allahu i Lartësuar e ka zbritur sëmundjen dhe bashkë me të edhe ilaçin, por disa e gjejnë ilaçin e disa nuk arrijnë ta gjejnë.  Mirëpo Allahu i Lartësuar nuk e ka vendosur shërimin e robërve të Tij në atë që ua ka ndaluar atyre.

Prandaj nuk i lejohet të sëmurit të shkojë te falltarët që pretendojnë se e dinë të fshehtën, për të marrë prej tyre vesh sëmundjen e tij, ashtu siç nuk i lejohet t’u besojë atyre në atë që i tregojnë, sepse ata flasin me hamendje për të fshehtën, ose thërrasin xhinët për t’u ndihmuar në atë që duan. Këta, nëse pretendojnë njohjen e së fshehtës, gjykohen që kanë bërë kufër (mosbesim) dhe devijim.

Muslimi e shënon në "Sahihun" e tij se Profeti ﷺ ka thënë:

«مَنْ أَتَى عَرَّافًا فَسَأَلَهُ عَنْ شَيْءٍ، لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلَاةٌ أَرْبَعِينَ يَوْمًا».

"Atij që shkon te falltari dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

«مَنْ أَتَى كَاهِنًا فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ، فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ».

"Kush shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ." E transmeton Ebu Davudi dhe e shënojnë autorët e katër Suneneve. Hakimi e ka klasifikuar hadith të saktë nga Pejgamberi ﷺ me fjalët:

«مَنْ أَتَى عَرَّافًا أَوْ كَاهِنًا فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ، فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ».

"Kush shkon tek një falltar a fatthënës dhe i beson atij në atë që ai e thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ."

Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«لَيْسَ مِنَّا مَنْ تَطَيَّرَ أَوْ تُطُيِّرَ لَهُ، أَوْ تَكَهَّنَ أَوْ تُكُهِّنَ لَهُ، أَوْ سَحَرَ أَوْ سُحِرَ لَهُ، وَمَنْ أَتَى كَاهِنًا فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ، فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ».

"Nuk është prej nesh ai që bazohet në ogurin e zi e as ai i cili i kërkon dikujt të bazohet në ogurin e zi për të, e as ai që që bën fall ose shkon tek ai që bën fall, e as ai që bën magji ose i kërkon dikujt të bëjë magji për të. Ai që shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ." E transmeton Bezzari me sened (zinxhir) të mirë.

Në këto hadithe fisnike ndalohet të shkosh te fatthënësit (ar. arraf), falltarët (ar. kahin), magjistarët dhe të ngjashmit me ta, si edhe t’i pyesësh dhe t’u besosh dhe në to ka kërcënim të ashpër për këtë.

Nuk lejohet të mashtrohet njeriu nga vërtetësia e fjalëve të tyre në disa çështje, e as nga numri i madh i njerëzve që u shkojnë, sepse ata janë injorantë dhe nuk lejohet që njerëzit të mashtrohen prej tyre. I Dërguari Allahut ﷺ e ka ndaluar shkuarjen tek ata, t’i pyesësh dhe t’u besosh atyre, sepse në këtë ka ligësi të madhe, rrezik të rëndë dhe pasoja të kobshme, dhe sepse ata janë gënjeshtarë e të prishur.

Po ashtu, në këto hadithe ka dëshmi për kufrin e falltarit dhe të atij që bën magji, sepse të dy pretendojnë se e dinë të fshehtën, dhe kjo është kufër. Gjithashtu, ata nuk arrijnë te qëllimi i tyre veçse duke u shërbyer xhindëve dhe duke i adhuruar ata përveç Allahut, e kjo është kufër ndaj Allahut dhe shirk, i Lartësuar qoftë Ai. Edhe ai që u beson atyre në pretendimin e tyre për njohjen e të fshehtës, është si ata. Dhe kushdo që i merr këto gjëra nga ata që i ushtrojnë, i Dërguari i Allahut ﷺ është i distancuar prej tij.

Po ashtu nuk i lejohet muslimanit t’i nënshtrohet asaj që ata pretendojnë se është mjekim, siç janë pëshpëritjet e tyre me talismane ose hedhja e plumbit të shkrirë, si dhe bestytni të tjera të ngjashme me ato që ata i praktikojnë, sepse kjo bën pjesë te falli dhe është mashtrim ndaj njerëzve. Kush pajtohet me këtë, ai i ka ndihmuar ata në të pavërtetën e tyre dhe në kufrin e tyre.

Po ashtu nuk lejohet që asnjë musliman të shkojë tek ata për t’i pyetur se me kë do të martohet i biri i tij ose i afërmi i tij, apo rreth asaj që do të ketë mes bashkëshortëve dhe familjeve të tyre nga dashuria dhe besnikëria, ose nga armiqësia dhe ndarja, e të ngjashme. Sepse kjo është nga të fshehtat, të cilat nuk i di askush tjetër pos Allahut të Gjithëdijshëm.

Prandaj është obligim për udhëheqësit, për vëzhguesit dhe për çdo njeri tjetër që ka mundësi e pushtet t'i ndalojnë njerëzit nga shkuarja te falltarët, parashikuesit e fatit etj. T'i ndalojnë të gjithë ata që merren me diç prej këtyre gjërave në tregje e gjetiu, t'i qortojnë me qortimin më të ashpër, si edhe të qortojnë dhe ata që u shkojnë.

Ashtu edhe sihri është prej gjërave të ndaluara që janë kufër (mosbesim), siç thotë Allahu i Lartësuar sa i përket dy melekëve:

﴿...وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنۡ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَآ إِنَّمَا نَحۡنُ فِتۡنَةٞ فَلَا تَكۡفُرۡۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنۡهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِۦ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَزَوۡجِهِۦۚ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِۦ مِنۡ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡۚ وَلَقَدۡ عَلِمُواْ لَمَنِ ٱشۡتَرَىٰهُ مَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنۡ خَلَٰقٖۚ وَلَبِئۡسَ مَا شَرَوۡاْ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمۡۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ﴾

"Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: 'Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!' Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!" (El Bekare, 102)

Këto ajete fisnike tregojnë se magjia është kufër (mosbesim) dhe se magjistarët i ndajnë bashkëshortët nga njëri tjetri. Po ashtu tregojnë se magjia nuk ndikon nga vetja e vet, as në dobi e as në dëm të dikujt, por ndikon vetëm me lejen e Allahut, lejen e Tij krijuese dhe përcaktuese, sepse Allahu i Lartësuar është Ai që ka krijuar të mirën dhe të keqen.

Ajeti fisnik tregon gjithashtu se ata që mësojnë magjinë, në të vërtetë mësojnë vetëm atë që i dëmton e nuk u bën dobi, dhe se ata nuk kanë te Allahu kurrfarë hiseje, domethënë: (fat a pjesë). Ky është një kërcënim i ashpër që tregon humbjen e rëndë të tyre në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe se ata i kanë shitur shpirtrat e tyre për çmimin më të ulët. Prandaj Allahu i Lartësuar i ka qortuar për këtë duke thënë:

﴿...وَلَبِئۡسَ مَا شَرَوۡاْ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمۡۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ﴾

"Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!" (El Bekare, 102) Në këtë ajet është përdorur fjala "blej" në kontekstin e shitjes.

Me të vërtetë, ka pasur dëme të mëdha dhe sprova të rënda për shkak të këtyre trilluesve, të cilët i trashëguan këto dije nga idhujtarët dhe me to i mashtruan naivët. Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. Na mjafton Allahu – vetëm Atij i jemi dorëzuar!

I lutemi Allahut të Madhëruar për mirëqenie dhe ruajtje nga e keqja e magjistarëve, falltarëve dhe gjithë sharlatanëve! Atë e lusim t’i ruajë muslimanët nga e keqja e tyre, si dhe t’u japë sukses udhëheqësve të muslimanëve për të treguar kujdes ndaj tyre dhe për të zbatuar gjykimin e Allahut mbi ta, derisa robërit të çlirohen nga dëmet dhe veprat e tyre të liga. Padyshim Ai është Dhënës dhe Bujar.

Allahu i Lartësuar ua ka ligjësuar robërve të Tij mënyrat me të cilat ata mund të ruhen nga e keqja e magjisë para se të ndodhë, dhe ua ka sqaruar atyre si të trajtohet ajo pas ndodhjes së saj, si mëshirë dhe mirësi nga ana e Tij për ta.

Në vijim po shpjegojmë mënyrat e ruajtjes nga rreziku i sihrit (magjisë) para se të ndodhë, si edhe mënyrat e ligjshme fetarisht, me të cilat trajtohet pasi të ketë ndodhur:

Së pari: Mjetet me të cilat shmanget rreziku i magjisë para se të ndodhë ku më i rëndësishmi e më i dobishmi prej të cilëve është mbrojtja përmes dhikrit të ligjësuar nga Sheriati, si dhe me lutjet dhe suret mbrojtëse që janë transmetuar nga Profeti (alejhis selam). Ndër të cilat është: leximi i Ajetul-Kursij, i cili është ajeti më madhështor në Kuranin Famëlartë, pas çdo namazi farz, pas selamit. Ajeti i Kursisë është si vijon:

﴿ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡحَيُّ ٱلۡقَيُّومُۚ لَا تَأۡخُذُهُۥ سِنَةٞ وَلَا نَوۡمٞۚ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ مَن ذَا ٱلَّذِي يَشۡفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦۚ يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيۡءٖ مِّنۡ عِلۡمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَۚ وَسِعَ كُرۡسِيُّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۖ وَلَا يَـُٔودُهُۥ حِفۡظُهُمَاۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ255﴾

"Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!" (El Bekare, 255) Gjithashtu lexohet edhe para gjumit, sepse është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:

«مَنْ قَرَأَ آيَةَ الْكُرْسِيِّ فِي لَيْلَةٍ، لَمْ يَزَلْ عَلَيْهِ مِنَ اللَّهِ حَافِظٌ، وَلَا يَقْرَبُهُ شَيْطَانٌ حَتَّى يُصْبِحَ».

"Atë që e lexon Ajetin Kursij gjatë natës, mbi të do të ketë një ruajtës nga Allahu, dhe nuk i afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes."

Prej këtyre sureve dhe lutjeve mbrojtëse është edhe leximi i:

﴿قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ1﴾

"Kul Huvallahu ehad..."

﴿قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ1﴾

"Kul eudhu birabbil felek..."

﴿قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ1﴾

"Kul eudhu birabbin nas..." (En Nas) Pas çdo namazi farz dhe leximi i këtyre tri sureve nga tri herë në fillim të ditës pas namazit të sabahut dhe në fillim të natës pas namazit të akshamit.

Gjithashtu: leximi i dy ajeteve të fundit të sures el Bekare në fillim të natës. Këto dy ajete janë si vijon:

﴿ءَامَنَ ٱلرَّسُولُ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مِن رَّبِّهِۦ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَۚ كُلٌّ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ لَا نُفَرِّقُ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّن رُّسُلِهِۦۚ وَقَالُواْ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۖ غُفۡرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيۡكَ ٱلۡمَصِيرُ285﴾

"I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): 'Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij'. Ata thonë: 'Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!'" Deri në fund të sures El Bekare.

Pasi është transmetuar  në mënyrë të saktë nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:

«مَنْ قَرَأَ الآيَتَيْنِ مِنْ آخِرِ سُورَةِ البَقَرَةِ فِي لَيْلَةٍ كَفَتَاهُ».

"Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë." Kuptimi i fjalës "do t'i mjaftojnë" është se ato do t'i mjaftojnë për ta mbrojtur nga çdo e keqe (Allahu është më i Dijshmi). Gjithashtu shtimi i kërkimit të mbrojtjes me: "Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek" (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar), natën dhe ditën, si dhe kur zbret për të pushuar apo bujtur në çfarëdo vendi, qoftë në ndërtesë apo në shkretëtirë, ose në ajër apo në det, bazuar në thënien e Profetit ﷺ:

«مَن نَزَلَ مَنْزِلًا فَقالَ: أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللهِ التَّامَّاتِ مِن شَرِّ ما خَلَقَ، لَمْ يَضُرَّهُ شَيءٌ حتَّى يَرْتَحِلَ مِن مَنْزِلِهِ ذَلِكَ».

"Ai që zbret për të pushuar apo bujtur në një vend dhe thotë: 'Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek' (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar)!, nuk do të dëmtohet nga asgjë derisa të largohet nga ai vend."

Gjithashtu të thuhet në fillim të ditës dhe në fillim të natës, tri herë:

«بِسْمِ اللهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيءٌ فِي الأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ، وَهُوَ السَّمِيعُ العَلِيمُ».

"Bismil-lãhil-ledhĩ lã jeḍurr-rru me’asmihi shej’un fil-erḍi ue lã fis-semãi ue huves-Semĩ’ul ‘Alĩm"

(Me emrin e Allahut, me emrin e të Cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në Tokë e as në qiell. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.)

Këto duhet t'i themi sepse rekomandimi për t'i thënë këto lutje përcillet në mënyrë të saktë nga Profeti ﷺ, dhe sepse këto lutje janë shkak për ruajtje nga çdo e keqe.

Së dyti: Mënyrat e trajtimit të sihrit (magjisë) pas ndodhjes së saj. Trajtimi ka disa mënyra të cilat janë:

E para: Lutja dhe përgjërimi i shpeshtë ndaj Allahut të Madhëruar që të të ndihmojë në largimin e të keqes dhe eliminimin e dëmit.

E dyta: Bërja e përpjekjeve për të zbuluar vendndodhjen e magjisë, qoftë në tokë, në mal apo gjetiu. Nëse zbulohet dhe nxirret e asgjësohet, magjia prishet. Kjo është prej trajtimeve më të dobishme të magjisë.

E treta: Rukja me dhikër dhe lutje të ligjëruara në sheriat. Ato janë të shumta por këtu veçojmë:

Lutjet e sakta të thëna nga i Dërguari i Allahut ﷺ:

«اللَّهُمَّ رَبَّ النَّاسِ، أَذْهِبِ الْبَأْسَ، وَاشْفِ أَنْتَ الشَّافِي، لَا شِفَاءَ إِلَّا شِفَاؤُكَ، شِفَاءً لَا يُغَادِرُ سَقَمًا».

"All-llãhumme Rabben-nãs, edhhib el-be’s, veshfi, ente esh-Shâfi, lâ shifâ’e illâ shifâ’uke, shifâ’en lâ jugâdiru sekama!" (O Allah, Zoti i njerëzve! Largoje të keqen dhe shëroje,Ti je Shëruesi; nuk ka shërim përveç shërimit Tënd, shërim që nuk lë asnjë sëmundje.) Kjo thuhet tri herë.

Gjithashtu rukja që ia bëri Xhibrili Pejgamberit ﷺ, e cila është:

«بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ، مِنْ كُلِّ شَيْءٍ يُؤْذِيكَ، وَمِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عَيْنِ حَاسِدٍ، اللَّهُ يَشْفِيكَ، بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ».

"Me emrin e Allahut të bëj rukje, nga çdo gjë që të dëmton, dhe nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar. Allahu të shëroftë! Me emrin e Allahut të bëj rukje." Dhe kjo përsëritet tri herë.

Gjithashtu – ky është një trajtim i dobishëm për burrin kur i bëhet magji që të mos bëjë dot marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij –: të marrë shtatë gjethe të siderit të gjelbër, t’i shtypë me një gur ose diçka të ngjashme, t’i vendosë në një enë, të hedhë mbi to aq ujë sa i mjafton për gusël dhe të lexojë mbi të:

Ajeti Kursinë, dhe

﴿قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡكَٰفِرُونَ1﴾

"Kul ja ejjuhel kafirun" (El-Kafirun), dhe

﴿قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ1﴾

"Kul huvallahu ehad" (El-Ihlas), dhe

﴿قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ1﴾

"Kul eudhu birabbil felek" (el-Felek), dhe

﴿قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ1﴾

"Kul eudhu birabbin nas" (en-Nas)

Si dhe ajetet e magjisë që janë në suren el Araf, të cilat janë:

﴿وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَلۡقِ عَصَاكَۖ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ117 فَوَقَعَ ٱلۡحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ118 فَغُلِبُواْ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُواْ صَٰغِرِينَ119﴾

"Atëherë Ne i kumtuam Musait: 'Hidhe shkopin tënd!' dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata.

Në këtë mënyrë, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata.

Kështu, Faraoni dhe njerëzit e tij u mundën dhe u kthyen të poshtëruar." (El Araf, 117-119)

Gjithashtu ajetet në Suren Junus, të cilat janë:

﴿وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ٱئۡتُونِي بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٖ79 فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ80 فَلَمَّآ أَلۡقَوۡاْ قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئۡتُم بِهِ ٱلسِّحۡرُۖ إِنَّ ٱللَّهَ سَيُبۡطِلُهُۥٓ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُصۡلِحُ عَمَلَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ81 وَيُحِقُّ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُجۡرِمُونَ82﴾

"Faraoni tha: 'M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!'

Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: 'Hidhni ç’keni për të hedhur'!

Kur ata i hodhën, Musai tha: 'Kjo që keni sjellë ju, është magji dhe vërtet, Allahu do ta shkatërrojë atë. Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve.

Allahu, me fjalën e Tij e forcon të Vërtetën, edhe sikur ta urrejnë keqbërësit këtë!'" (Junus, 79-82)

Dhe ajetet që janë në Suren Taha:

﴿قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَلۡقَىٰ65 قَالَ بَلۡ أَلۡقُواْۖ فَإِذَا حِبَالُهُمۡ وَعِصِيُّهُمۡ يُخَيَّلُ إِلَيۡهِ مِن سِحۡرِهِمۡ أَنَّهَا تَسۡعَىٰ66 فَأَوۡجَسَ فِي نَفۡسِهِۦ خِيفَةٗ مُّوسَىٰ67 قُلۡنَا لَا تَخَفۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡأَعۡلَىٰ68 وَأَلۡقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلۡقَفۡ مَا صَنَعُوٓاْۖ إِنَّمَا صَنَعُواْ كَيۡدُ سَٰحِرٖۖ وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّاحِرُ حَيۡثُ أَتَىٰ69﴾

"Ata thanë: 'O Musa, ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët'.

Ai tha: 'Jo, hidhni ju!' Dhe ja tek i dukeshin atij litarët dhe shkopinjtë e tyre se po rendnin vërtet, për shkak të magjisë së tyre.

Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete.

Ne i thamë: 'Mos u frikëso, se, në të vërtetë, ti do të fitosh!'

Hidhe atë që mban në dorën e djathtë: do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata, sepse ajo që kanë bërë ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve; e, magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet." (Taha, 65-69)

Pas leximit mbi ujë të pjesëve që përmendëm më sipër, pin prej ujit tri gllënjka dhe me pjesën e mbetur lahet. Dhe me këtë largohet sëmundja, në dashtë Allahu. E nëse paraqitet nevoja që të përdoret dy herë a më shumë, mund ta bëjë derisa të largohet sëmundja.

Prandaj këto dhikre (përmendje të Allahut), lutje të mbrojtjes dhe këto mënyra janë prej shkaqeve më të mëdha për t’u ruajtur nga e keqja e magjisë dhe nga të këqijat e tjera. Po ashtu ato janë arma më e fuqishme për largimin e magjisë pasi të ketë ndodhur, për atë që u përmbahet atyre me sinqeritet dhe besim, me bindje tek Allahu, me mbështetje tek Ai dhe me zemër të ngushëlluar nga përmbajtja e këtyre lutjeve dhe ajeteve.

Kjo ishte ajo që pata mundësi të sqaroj në lidhje me çështjet me të cilat njeriu mbrohet nga magjia dhe trajtohet nga ajo. Allahu është Zotëruesi i suksesit.

Këtu parashtrohet një çështje e rëndësishme që është trajtimi i magjisë me anë të veprave të magjistarëve, që bëhet duke iu afruar xhinëve me therje kurbani ose me ndonjë afrim tjetër, gjë e cila nuk lejohet, sepse është punë e shejtanit, madje është prej shirkut të madh. Po ashtu, nuk lejohet shërimi i tij duke pyetur falltarët, fatthënësit dhe sharlatanët, dhe duke përdorur metodat që thonë, sepse ata nuk besojnë dhe janë gënjeshtarë të shthurur që pretendojnë njohjen e së fshehtës dhe i mashtrojnë njerëzit. Profeti ﷺ ka paralajmëruar nga shkuarja tek ata, interesimi tek ata dhe besimi në ta, siç është sqaruar më herët në fillim të kësaj broshure. Prandaj është obligim të kihet kujdes nga kjo, dhe është vërtetuar në mënyrë të saktë nga i Dërguari i Allahut ﷺ se është pyetur për prishjen e magjisë (ar. nushrah), e në atë rast ka thënë:

«هِيَ مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ».

«Ajo është prej punëve të shejtanit» Shënon Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi me zinxhir të mirë.

Prishja e magjisë (ar. nushrah) është zgjidhja e magjisë nga ai të cilit i është bërë magji. Qëllimi i tij ﷺ me këtë fjalë është: prishja e magjisë sipas mënyrës që e praktikonin njerëzit e periudhës paraislame të cilët i  kërkonin magjistarit ta prishë magjinë, ose prishja e saj me një magji të ngjashme nga një magjistar tjetër.

Sa i përket zgjidhjes - prishjes së magjisë me rukje dhe me lutjet mbrojtëse sheriatike, si edhe me ilaçe të lejuara, nuk ka asgjë të keqe në këtë, siç u përmend më parë. Këtë e kanë pohuar qartë: Imam Ibn Kajimi dhe shejh Abdurrahman ibn Hasen, në Fet'hu-l-Mexhid (Allahu i mëshiroftë të dy!), dhe këtë e kanë pohuar gjithashtu edhe të tjerë prej dijetarëve.

Allahut i lutemi t’u japë muslimanëve mbarëvajtje, mbarësi e mbrojtje nga çdo e keqe, t’ua ruajë fenë e tyre, t’u japë atyre kuptim të saktë në fe, si dhe shpëtim nga çdo gjë që bie ndesh me Sheriatin e Tij.

Salavatet dhe selamet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

 

 

***

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e dhjetë: Paralajmërimi nga ndërtimi i xhamive mbi varre.

Me emrin e Allahut! Çdo lavdërim i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet ia dërgojmë të Dërguarit të Allahut.

Duke lexuar botimin e numrit të tretë të revistës së Lidhjes së Shkencave Islame, në rubrikën (Lajmet e botës islame përgjatë një muaji), mësova se Lidhja e Shkencave Islame në Mbretërinë Hashimite të Jordanisë synon të ndërtojë një xhami mbi shpellën që është zbuluar rishtazi në fshatin er-Ruhejb, për të cilën thuhet se është shpella ku fjetën djelmoshat, të cilët përmenden në Kur’anin Famëlartë.

Duke qenë se këshillimi për Allahun dhe për robërit e Tij është obligim, e pashë të udhës që përmes vetë revistës t’i drejtoj një fjalë Lidhjes së Shkencave Islame në Mbretërinë Hashimite të Jordanisë, e cila përmban një këshillë për "Lidhjen" lidhur me zbatimin e asaj që e ka synuar, ndërtimin e një xhamie mbi shpellën e përmendur. E pashë të udhës ta bëj këtë sepse ndërtimi i xhamive mbi varret e profetëve dhe të njerëzve të mirë dhe mbi gjurmët e tyre është prej gjërave që sheriati i përsosur islam e ndalon dhe paralajmëron prej saj. Si dhe e ka mallkuar këdo që e bën këtë, ngase kjo është nga mjetet që të çojnë në shirk (idhujtari), dhe teprim në raport me profetët dhe njerëzit e mirë. Realiteti dëshmon për vërtetësinë e asaj që ka sjellë ky sheriat dhe dëshmon se ai është prej Allahut të Lartësuar dhe se është një provë e qartë dhe një argument i prerë për vërtetësinë e të Dërguarit të Allahut ﷺ në atë që e solli nga Allahu dhe ua përcolli umetit. Kushdo që vështron gjendjen e botës islame dhe atë që ka ndodhur në të prej shirkut (idhujtarisë) dhe teprimit, për shkak të ndërtimit të xhamive mbi varre, madhërimit të tyre, shtrimit me qilima dhe zbukurimit të tyre, si dhe caktimit të shërbestarëve në to, e di me siguri se këto janë prej shkaqeve që çojnë në shirk, dhe se prej vlerave të Sheriatit Islam është se ai ndalon këto gjëra dhe paralajmëron nga stolisja e tyre. .

Prej haditheve që janë transmetuar lidhur me këtë është ai i Buhariut dhe Muslimit (Allahu i mëshiroftë të dy!), nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e cila tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«لَعَنَ اللَّهُ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى، اتَّخَذُوا قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ مَسَاجِدَ، قالَتْ عَائِشَةُ: يُحَذِّرُ مَا صَنَعُوا، قالَتْ: وَلَوْلَا ذَلِكَ لَأُبْرِزَ قَبْرُهُ، غَيْرَ أَنَّهُ خُشِيَ أَنْ يُتَّخَذَ مَسْجِدًا».

"Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët të cilët varret e të dërguarve i shndërruan në faltore!" Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: 'Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.' Dhe tha: 'Po të mos ishte kjo, varri i tij do të ekspozohej, megjithatë ai kishte frikë mos (varri i tij) shndërrohej në faltore.'" Në dy sahihët gjithashtu transmetohet se Umu Seleme dhe Umu Habibe (Allahu qoftë i kënaqur me to të dyja!) i përmendën të Dërguarit të Allahut ﷺ një kishë që e kishin parë në Abisini dhe pikturat (e frymorëve) që i kishin parë në to. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha:

«أُولَئِكَ إِذَا مَاتَ فِيهِمُ الرَّجُلُ الصَّالِحُ؛ بَنَوْا عَلَى قَبْرِهِ مَسْجِدًا، وَصَوَّرُوا فِيهِ تِلْكَ الصُّوَرَ، أُولَئِكَ شِرَارُ الْخَلْقِ عِنْدَ اللَّهِ».

"Ata, kur u vdes ndonjë burrë i devotshëm, mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe vizatojnë brenda saj piktura të atilla. Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu."

Në koleksionin e haditheve të vërteta të Muslimit shënohet nga Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: "Pesë ditë para se të vdiste, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

«إِنِّي أَبْرَأُ إِلَى اللَّهِ أَنْ يَكُونَ لِي مِنْكُمْ خَلِيلٌ، فَإِنَّ اللَّهَ قَدِ اتَّخَذَنِي خَلِيلًا، كَمَا اتَّخَذَ إِبْرَاهِيمَ خَلِيلًا، وَلَوْ كُنْتُ مُتَّخِذًا مِنْ أُمَّتِي خَلِيلًا، لَاتَّخَذْتُ أَبَا بَكْرٍ خَلِيلًا، أَلَا وَإِنَّ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ كَانُوا يَتَّخِذُونَ قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ وَصَالِحِيهِمْ مَسَاجِدَ، أَلَا فَلَا تَتَّخِذُوا الْقُبُورَ مَسَاجِدَ، فَإِنِّي أَنْهَاكُمْ عَنْ ذَلِكَ».

'Unë i deklaroj Allahut se nuk kam mik të afërt nga mesi juaj, sepse Allahu më ka zgjedhur mik të afërt, ashtu siç e ka zgjedhur Ibrahimin. Sikur të doja të kisha ndonjë mik të afërt nga umeti im, do të zgjidhja Ebu Bekrin. Dijeni se popujt para jush varret e profetëve të vet dhe të njerëzve të devotshëm i shndërronin në faltore. Prandaj, mos i shndërroni varret në faltore. Unë po ju ndaloj nga një vepër e tillë.'" Hadithet në lidhje me këtë kapitull janë të shumta.

Imamët prej dijetarëve të muslimanëve, nga të katër medhhebet dhe të tjerë, e kanë shprehur qartë ndalimin e ndërtimit të faltoreve mbi varre dhe kanë paralajmëruar nga kjo, duke vepruar sipas Sunnetit të të Dërguarit ﷺ, si këshillë për umetin dhe për ta paralajmëruar atë që të mos bjerë në atë ku ranë ata që jetuan më herët, nga ekstremistët e çifutëve dhe të krishterëve, si edhe të ngjashmit e tyre nga të humburit e këtij umeti.

Është obligim për Lidhjen e Shkencave Islame në Jordani dhe për muslimanët e tjerë të kapen fort pas traditës profetike (sunetit), të ndjekin metodologjinë e imamëve dhe të kenë kujdes nga ato për të cilat kanë paralajmëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, sepse në këtë qëndron përmirësimi i gjendjes së robërve, lumturia dhe shpëtimi i tyre në këtë botë dhe në botën tjetër. Disa njerëz, në këtë çështje, janë mbështetur te fjala e të Lartmadhëruarit në rrëfimin e banorëve të Shpellës:

﴿...قَالَ ٱلَّذِينَ غَلَبُواْ عَلَىٰٓ أَمۡرِهِمۡ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيۡهِم مَّسۡجِدٗا﴾

"Ata që ishin më të shumtë thanë: 'Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta!"' (El Kehf, 21)

Në përgjigje të kësaj themi: Allahu i Lartësuar na njofton për prijësit dhe zotëruesit e pushtetit të asaj kohë se ata i thanë këto fjalë, dhe kjo nuk është në shenjë kënaqësie dhe miratimi për atë që thanë ata, por në formë qortimi, fajësimi dhe për t’i larguar njerëzit nga sjellja e tyre. Dhe për këtë dëshmon se Profeti ﷺ, të cilit iu zbrit ky ajet dhe i cili është më i dituri ndër njerëz për shpjegimin e tij, e ka ndaluar umetin e tij nga ndërtimi i xhamive mbi varre, i ka paralajmëruar për këtë, dhe i ka mallkuar e i ka qortuar ata që e kanë bërë.

Sikur kjo gjë të ishte e lejuar, Profeti ﷺ nuk do të kishte folur ashpër në lidhje me këtë çështje, madje ai e çoi deri aty ashpërsinë sa e mallkoi atë që e bën dhe lajmëroi se ai është prej krijesave më të këqija tek Allahu i Lartësuar. Kaq mjafton për atë që kërkon të vërtetën. Edhe sikur të supozonim se ndërtimi i faltoreve mbi varre ka qenë i lejuar për ata që ishin para nesh, ne nuk do ta ksihim të lejuar të merrnim shembull prej tyre në këtë çështje, sepse sheriati ynë i ka shfuqizuar sheriatet e mëparshëm, dhe i Dërguari ynë ﷺ është vula e të dërguarve, ndërsa sheriati i tij është i plotë dhe i përgjithshëm. Ai na e ka ndaluar ndërtimin e faltoreve mbi varre, prandaj nuk na lejohet ta kundërshtojmë, por e kemi për detyrë ta pasojmë, t'i përmbahemi fort asaj që ai solli dhe të lëmë mënjanë çdo gjë që bie ndesh me këtë, qoftë nga sheriatet e vjetra, qoftë nga zakonet e pëlqyera tek ata që i kryejnë, ngase nuk ka më të përsosur se sheriati i Allahut dhe as udhëzim më të mirë se udhëzimi i të Dërguarit të Allahut ﷺ.

Allahut i lutemi të na japë sukses neve dhe të gjithë muslimanëve, të jemi të qëndrueshëm në fenë e Tij, dhe të mbahemi fort pas Sheriatit të Pejgamberit të Tij, Muhamedit – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të – në fjalë e në vepra, në të jashtmen e në të brendshmen, dhe në të gjitha çështjet derisa ta takojmë Allahun e Madhëruar. Padyshim Ai është Dëgjues dhe i Afërt.

Salavatet dhe selamet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe ata që u udhëzuan me udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit!

 

 

***

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e njëmbëdhjetë: Varrimi i të vdekurve në xhami

Me emrin e Allahut! Lavdërimi i takon Allahut! Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij dhe mbi ata që ecin sipas udhëzimit të tij. E më tej:

Lexova gazetën «El-Hartum» të datës: 17/4/1415 h.; dhe pashë se në të ishte botuar një njoftim për varrosjen e Sejjid Muhamed el-Hasan el-Idrisit pranë babait të tij, në xhaminë e tyre në qytetin Um Durman... 

Nisur nga detyra e këshillimit të muslimanëve dhe kritikimit të së keqes që Allahu na e ka ngarkuar, e pashë të arsyeshme të tërheq vëmendjen se varrosja në xhami është çështje e palejuar, madje është prej rrugëve që shpien në shirk (idhujtari), dhe prej veprave të hebrenjve dhe të krishterëve, për të cilat Allahu i ka qortuar dhe i Dërguari i Zotit, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem- i ka mallkuar, siç ceket në sahihun e Buhariut dhe të Muslimit, nga Aisheja, -radijallahu anha!-, se Profeti, sal-lallahu alejhi ue sel-lem!, ka thënë:

«لَعَنَ اللَّهُ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى، اتَّخَذُوا قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ مَسَاجِدَ».

"Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët, ata i shndërruan varret e të dërguarve në faltore!" Në “Sahihun” e Muslimit shënohet se Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se Profeti ﷺ ka thënë:

«أَلَا وَإِنَّ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ كَانُوا يَتَّخِذُونَ قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ وَصَالِحِيهِمْ مَسَاجِدَ، أَلَا فَلَا تَتَّخِذُوا الْقُبُورَ مَسَاجِدَ؛ فَإِنِّي أَنْهَاكُمْ عَنْ ذَلِكَ».

"Vërtet, ata që kanë qenë para jush i shndërruan varret e profetëve dhe të devotshmëve të tyre në faltore, mos i shndërroni varret në faltore, sepse unë ju ndaloj nga kjo!" Hadithet që kanë këtë kuptim janë të shumta.

Është obligim për muslimanët në çdo vend – si qeveritë ashtu edhe popujt –: ta kenë frikë Allahun, të ruhen prej asaj që Ai e ka ndaluar, dhe t’i varrosin të vdekurit e tyre jashtë xhamive, ashtu siç bënin Profeti ﷺ dhe shokët e tij, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, duke i varrosur të vdekurit jashtë xhamive, dhe kështu veproi edhe brezi i mirë pas tyre.

Sa i përket ekzistencës së varrit të Profetit ﷺ dhe të dy shokëve të tij, Ebu Bekrit dhe Umerit, – Allahu qoftë i kënaqur me ta! –, në xhaminë e tij ﷺ, kjo nuk merret si argument për varrosjen e të vdekurve në xhami, sepse ai ﷺ u varros në shtëpinë e tij – në shtëpinë e Aishes, – Allahu qoftë i kënaqur me të! –, pastaj u varrosën pranë tij dy shokët e tij. Kur Uelidi ibn Abdul-Melik e zgjeroi xhaminë, e futi dhomën brenda saj. Kjo ndodhi në krye të shekullit të parë të Hixhretit. Dijetarët e kundërshtuan një gjë të tillë, por ai e mendoi se kjo nuk duhej ta pengonte zgjerimin dhe se çështja ishte e qartë e nuk kishte arsye për keqkuptim.

Me këtë bëhet e qartë për çdo mysliman, se Profeti ﷺ dhe dy shokët e tij, nuk u varrosën në xhami, dhe futja e tyre në të për shkak të zgjerimit nuk është argument për lejimin e varrimit në xhami, sepse ata nuk janë në xhami, por janë në shtëpinë e tij ﷺ, dhe se vepra e El-Uelidit nuk është argument i vlefshëm për askënd në këtë çështje. Argumenti është në Librin e Allahut dhe dhe Sunnetin e Pejgamberit, dhe në konsensusin e brezit të parë të umetit –Allahu qoftë i kënaqur me ta–, dhe na bëftë prej pasuesve të tyre me punë të mira.

E shkrova këtë artikull si këshillë dhe lirim nga përgjegjësia, më datë: 14/5/1415 h.

Vetëm Allahu e jep suksesin. Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe ata që i ndoqën ata në mirësi!

 

***

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e dymbëdhjetë: Sqarim mbi kufrin dhe devijimin e atij që pretendon se dalja nga sheriati i Muhamedit (paqja qoftë mbi të) është i lejuar për këdo.

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, paqja e bekimet qofshin mbi Vulën e pejgamberëve dhe e të dërguarve, profetin tonë, Muhamedin, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij!

Jam njohur me artikullin e botuar në gazetën “Esh-Sharkul-Evsat”, në numrin e saj nr. (5824), me datë 5/6/1415 hixhri, shkruar nga një person i prezantuar me emrin: Abdulfettah el-Hajik, nën titullin: (Koncepti i Gabuar).

Mesazhi i përmbledhur i këtij artikulli është: mohimi i një çështjeje të fesë islame që është e bazuar mbi dije kategorike,tekst konkret dhe konsensus të botës islame. Kjo çështje është universaliteti i mesazhit të Muhamedit dhe përfshirja e tij mbarë njerëzimin. Autori i këtij artikulli pretendon se kush nuk e pason Muhamedin e as nuk i bindet atij, por mbetet hebre apo i krishterë, është në fe të drejtë! Ai gjithashtu i ka tejkaluar normat e etikës në raport me Zotin e gjithësisë lidhur me urtësinë e Tij në ndëshkimin e mosbesimtarëve dhe mëkatarëve, duke thënë se një gjë e tillë është absurde!

Ai i ka shtrembëruar tekstet sheriatike, i ka vendosur jashtë kontekstit të tyre të duhur dhe i ka interpretuar ashtu siç ia dikton epshi i tij duke i shmangur argumentet sheriatike dhe tekstet e qarta që dëshmojnë për universalitetin e mesazhit të Muhamedit , për mosbesimin e atij që ka dëgjuar për të e nuk e ka pasuar, dhe se Allahu nuk pranon fe tjetër pos Islamit, si dhe shumë tekste të tjera të qarta, të cilat i ka anashkaluar me qëllim që të mashtrojë të paditurit. Ky veprim i tij është kufër i qartë (dalje prej fesë), dalje nga Islami, dhe përgënjeshtrim ndaj Allahut të Lartësuar dhe të Dërguarit të Tij , siç e di këtë kushdo nga njerëzit e dijes dhe të besimit që e ka lexuar artikullin.

Është detyrë mbi prijësin musliman ta dorëzojë këtë njeri në gjykatë ku t'i kërkohet të pendohet nga këto mendime dhe të gjykohet sipas ligjeve të sheriatit të pastër.

Allahu i Madhërishëm e ka sqaruar universalitetin e mesazhit të Muhamedit dhe detyrimin e pasimit të tij nga të dyja palët: njerëzit dhe xhindët, gjë e cila njihet nga çdo musliman që ka qoftë edhe sado pak dije.

Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنِّي رَسُولُ ٱللَّهِ إِلَيۡكُمۡ جَمِيعًا ٱلَّذِي لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِ ٱلنَّبِيِّ ٱلۡأُمِّيِّ ٱلَّذِي يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَكَلِمَٰتِهِۦ وَٱتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ158﴾

"Thuaj (o Muhamed): 'O njerëz, unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju, i Atij që i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Nuk ka zot tjetër të vërtetë veç Atij; Ai jep jetë dhe vdekje, prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas tij, që të jeni në rrugën e drejtë!'" (El Araf, 158) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَ...﴾

"...Ky Kuran më është shpallur, në mënyrë që nëpërmjet tij t’ju tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i arrin.." (El Enam, 19) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قُلۡ إِن كُنتُمۡ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحۡبِبۡكُمُ ٱللَّهُ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ31﴾

"Thuaju (o Muhamed): 'Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.'" (Al Imran, 31) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَن يَبۡتَغِ غَيۡرَ ٱلۡإِسۡلَٰمِ دِينٗا فَلَن يُقۡبَلَ مِنۡهُ وَهُوَ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ85﴾

"Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur." (Al Imran, 85) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا كَآفَّةٗ لِّلنَّاسِ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗا...﴾

"Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin..." (Sebe, 28) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا رَحۡمَةٗ لِّلۡعَٰلَمِينَ107﴾

"Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët." (El Enbija, 107) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...وَقُل لِّلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡأُمِّيِّـۧنَ ءَأَسۡلَمۡتُمۡۚ فَإِنۡ أَسۡلَمُواْ فَقَدِ ٱهۡتَدَواْۖ وَّإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّمَا عَلَيۡكَ ٱلۡبَلَٰغُۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِٱلۡعِبَادِ﴾

"Dhe thuaju atyre që u është dhënë Libri si dhe analfabetëve: 'A i përuleni Allahut?' Nëse e pranojnë Islamin, atëherë kanë gjetur udhën e drejtë. Por, nëse refuzojnë, detyra jote është vetëm që t’ua përcjellësh dijen. Allahu i vrojton robërit e Vet." (Al Imran, 20) Po ashtu Allahu i Lartësuar thotë:

﴿تَبَارَكَ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡفُرۡقَانَ عَلَىٰ عَبۡدِهِۦ لِيَكُونَ لِلۡعَٰلَمِينَ نَذِيرًا1﴾

"I lartësuar qoftë Ai që i ka zbritur Librin dallues robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët" (El Furkan, 1)

Buhariu dhe Muslimi e shënojnë hadithin që e përcjell Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se Profeti ﷺ ka thënë:

«أُعْطِيتُ خَمْسًا لَمْ يُعْطَهُنَّ أَحَدٌ قَبْلِي: نُصِرْتُ بِالرُّعْبِ مَسِيرَةَ شَهْرٍ، وَجُعِلَتْ لِيَ الْأَرْضُ مَسْجِدًا وَطَهُورًا، فَأَيُّمَا رَجُلٍ مِنْ أُمَّتِي أَدْرَكَتْهُ الصَّلَاةُ، فَلْيُصَلّ، وَأُحِلَّتْ لِيَ الْمَغَانِمُ، وَلَمْ تُحَلَّ لِأَحَدٍ قَبْلِي، وَأُعْطِيتُ الشَّفَاعَةَ، وَكَانَ النَّبِيُّ يُبْعَثُ إِلَى قَوْمِهِ خَاصَّةً، وَبُعِثْتُ إِلَى النَّاسِ عَامَّةً».

"Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje: jam ndihmuar me panikun (që i zë armiqtë e mi) në largësinë e një muaji rrugëtim, toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj këdo prej umetit tim që namazi e zë, le të falet aty ku të jetë (duke marrë tejemum me dhé të pastër). Më është lejuar plaçka e luftës, gjë që nuk i është lejuar askujt para meje. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësim (shefat). Të dërguarit para meje janë dërguar te një popull i caktuar, kurse unë jam dërguar te të gjithë njerëzit."

Kjo është një deklaratë e qartë për universalitetin dhe  gjithëpërfshirjen e mesazhit të Profetit tonë, Muhamedit ﷺ, për mbarë njerëzimin dhe se sheriati i tij i ka shfuqizuar të gjitha sheriatet e mëparshme dhe se kush nuk e pason Muhamedin ﷺ dhe nuk i bindet atij, është jobesimtar e mëkatar, meriton dënimin e Allahut. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...وَمَن يَكۡفُرۡ بِهِۦ مِنَ ٱلۡأَحۡزَابِ فَٱلنَّارُ مَوۡعِدُهُۥ...﴾

"Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vendi i premtuar." (Hud, 17) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...فَلۡيَحۡذَرِ ٱلَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنۡ أَمۡرِهِۦٓ أَن تُصِيبَهُمۡ فِتۡنَةٌ أَوۡ يُصِيبَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ﴾

"Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i kapë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm." (En Nur, 63) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُۥ يُدۡخِلۡهُ نَارًا خَٰلِدٗا فِيهَا وَلَهُۥ عَذَابٞ مُّهِينٞ14﴾

"Ndërsa atë që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkel kufijtë e vënë prej Tij, Allahu e shpie në zjarr, ku do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues." (En Nisa, 14) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿...وَمَن يَتَبَدَّلِ ٱلۡكُفۡرَ بِٱلۡإِيمَٰنِ فَقَدۡ ضَلَّ سَوَآءَ ٱلسَّبِيلِ﴾

"Cilido që e ndërron besimin me mohim, pa dyshim që e ka humbur rrugën e drejtë." (El Bekare, 108) Ajetet që kanë këtë kuptim janë të shumta.

Allahu i Madhëruar e ka bashkëlidhur bindjen ndaj të Dërguarit me bindjen ndaj Tij, dhe ka sqaruar se kushdo që përqafon fe tjetër veç Islamit është i humbur; atij nuk do t’i pranohet as shpagim e as kompensim. Allahu i Lartësuar thotë:

﴿وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الْآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ85

"Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur." (Al Imran, 85) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿مَنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ...

"Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut." (En Nisa, 80) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿قُلْ أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمِّلَ وَعَلَيْكُمْ مَا حُمِّلْتُمْ وَإِنْ تُطِيعُوهُ تَهْتَدُوا...

"Thuaj: 'Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!' Nëse shmangeni, (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë." (En Nur, 54) Allahu i Lartësuar thotë:

﴿إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ وَالْمُشْرِكِينَ فِي نَارِ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أُولَئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ 6

"Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija." (El Bejineh, 6)

Transmeton Muslimi në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ ka thënë:

«وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ؛ لَا يَسْمَعُ بِي أَحَدٌ مِنْ هَذِهِ الْأُمَّةِ، يَهُودِيٌّ وَلَا نَصْرَانِيٌّ، ثُمَّ يَمُوتُ وَلَمْ يُؤْمِنْ بِالَّذِي أُرْسِلْتُ بِهِ؛ إِلَّا كَانَ مِنْ أَهْلِ النَّارِ».

"Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre apo i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit."

Profeti ﷺ, me veprimet dhe fjalët e tij, e ka bërë të qartë pavlefshmërinë e fesë së atyre që nuk kanë hyrë në fenë islame; ai luftoi hebrenjtë dhe të krishterët, ashtu siç luftoi edhe të tjerët prej jobesimtarëve, dhe mori xhizjen prej tyre që pranuan t'ia japin, në mënyrë që të mos pengonin arritjen e thirrjes islame te pjesa tjetër e njerëzve, dhe që të hyjë në Islam kushdo që dëshiron prej tyre, pa ia pasur frikën popullit të tij se mos e pengon ose ta vrasë.

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: "Teksa ne ishim në xhami, doli i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha:

«انْطَلِقُوا إِلَى يَهُودَ، فَخَرَجْنَا مَعَهُ حَتَّى جِئْنَا بَيْتَ الْمِدْرَاسِ، فَقَامَ النَّبِيُّ ﷺ، فَنَادَاهُمْ فَقَالَ :يَا مَعْشَرَ يَهُودَ، أَسْلِمُوا تَسْلَمُوا، فَقَالُوا: قَدْ بَلَّغْتَ يَا أَبَا الْقَاسِمِ، فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ذَلِكَ أُرِيدُ، أَسْلِمُوا تَسْلَمُوا، فَقَالُوا: قَدْ بَلَّغْتَ يَا أَبَا الْقَاسِمِ، فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ذَلِكَ أُرِيدُ، ثُمَّ قَالَهَا الثَّالِثَةَ...».

"Le të shkojmë te hebrenjtë. U nisëm me të derisa arritëm te Bejtul-Midras. Profeti qëndroi në këmbë dhe i thirri e u tha: 'O bashkësi e hebrenjve, pranojeni Islamin që të shpëtoni.' Ata thanë: 'E ke përcjellë mesazhin, o Ebu’l-Kasim.' I Dërguari i Allahut u tha: 'Pikërisht këtë dua. Pranojeni Islamin që të shpëtoni.' Ata thanë: 'E ke përcjellë mesazhin, o Ebu’l-Kasim.' I Dërguari i Allahut u tha: 'Pikërisht këtë dua.' Pastaj e tha edhe për të tretën herë..." ...deri në fund të hadithit.

Qëllimi i kësaj është se Profeti shkoi te njerëzit e fesë prej hebrenjve, në vatrën e tyre të studimit, i thirri në Islam dhe u tha atyre: "Pranoni Islamin që të shpëtoni", dhe ua përsëriti këtë disa herë.

Po ashtu, ai i dërgoi Herakliut letrën e tij duke e ftuar në Islam dhe e njoftoi se, nëse ai zmbrapset dhe refuzon, atëherë mbi të do të rëndojë mëkati i atyre që u zmbrapsën nga Islami për shkak të refuzimit të tij. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar në dy Sahihët e tyre se Herakliu kërkoi t’i sillnin letrën e të Dërguarit të Allahut , e lexoi, e në të thuhej:

«بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ، مِنْ مُحَمَّدٍ رَسُولِ اللَّهِ إِلَى هِرَقْلَ عَظِيمِ الرُّومِ، سَلَامٌ عَلَى مَنِ اتَّبَعَ الْهُدَى، أَمَّا بَعْدُ: فَإِنِّي أَدْعُوكَ بِدِعَايَةِ الْإِسْلَامِ، أَسْلِمْ تَسْلَمْ، وَأَسْلِمْ يُؤْتِكَ اللَّهُ أَجْرَكَ مَرَّتَيْنِ، فَإِنْ تَوَلَّيْتَ، فَإِنَّ عَلَيْكَ إِثْمَ الْأَرِيسِيِّينَ وَ

"Me emrin e Allahut, të Mëshirshmit, Mëshiruesit! Nga Muhamedi, i Dërguari i Zotit, për perandorin e Bizantit, Herakliun. Paqja qoftë për atë që e ndjek udhëzimin! Unë të thërras në Islam. Bëhu musliman, do të shpëtosh, ashtu si edhe do të shpërblehesh dyfish nga Zoti. Po nëse zmbrapsesh dhe refuzon, atëherë mbi ty bie mëkati i arianëve (ithtarëve të Ariusit, pra mëkati i atyre që i ke nën pushtet)" dhe

﴿يَٰٓأَهۡلَ ٱلۡكِتَٰبِ تَعَالَوۡاْ إِلَىٰ كَلِمَةٖ سَوَآءِۭ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَكُمۡ أَلَّا نَعۡبُدَ إِلَّا ٱللَّهَ وَلَا نُشۡرِكَ بِهِۦ شَيۡـٔٗا وَلَا يَتَّخِذَ بَعۡضُنَا بَعۡضًا أَرۡبَابٗا مِّن دُونِ ٱللَّهِۚ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُولُواْ ٱشۡهَدُواْ بِأَنَّا مُسۡلِمُونَ64﴾

"O ithtarët e Librit, ejani të biem dakord në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut! Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: 'Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!'" (Al Imran, 64)

Pastaj, kur nuk pranuan dhe refuzuan të hyjnë në Islam, Profeti ﷺ dhe shokët e tij — Allahu qoftë i kënaqur me ta — i luftuan, dhe i detyruan të paguajnë xhizjen.

Për ta theksuar humbjen e tyre dhe se ata janë në një fe të kotë e shfuqizuar nga feja e Muhamedit ﷺ, Allahu e ka urdhëruar muslimanin që, çdo ditë, në çdo namaz e në çdo rek’at, t’i kërkojë Allahut ta udhëzojë në rrugën e drejtë, të saktë e të pranuar, e cila është: Islami. Dhe ta largojë nga rruga e atyre që janë nën hidhërimin e Allahut; hebrenjtë dhe të ngjashmit me ta, të cilët e dinë se janë në të pavërtetën dhe këmbëngulin në të. Dhe ta ruajë nga rruga e të devijuarve, të cilët adhurojnë pa dituri, duke pretenduar se janë në rrugë të drejtë, ndërkohë janë në rrugë të devijuar; të krishterët, si edhe kush u ngjan atyre nga kombet e tjera që adhurojnë Zotin përmes devijimit dhe padijes. Dhe e gjitha kjo për faktin që muslimani ta dijë me bindje të plotë se çdo fe tjetër përveç Islamit është e kotë dhe se kushdo që i drejton adhurim Zotit jashtë Islamit është i humbur, e kush nuk e beson këtë, nuk është prej muslimanëve. Argumentet e Kuranit dhe Sunetit në këtë kontekst  janë të shumta.

Prandaj, është obligim për autorin e artikullit në fjalë— Abdul-Fettahun — të shpejtojë të pendohet me një pendim të sinqertë, dhe të shkruajë një artikull të dytë ku të shpallë pendimin e tij. E kush pendohet tek Allahu me një pendim të sinqertë, Allahu ia pranon pendimin; sepse Allahu i Madhërishëm thotë:

﴿...وَتُوبُوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ﴾

"Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!" (En Nur, 31), Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar:

﴿وَٱلَّذِينَ لَا يَدۡعُونَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ وَلَا يَقۡتُلُونَ ٱلنَّفۡسَ ٱلَّتِي حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَلَا يَزۡنُونَۚ وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ يَلۡقَ أَثَامٗا68 يُضَٰعَفۡ لَهُ ٱلۡعَذَابُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وَيَخۡلُدۡ فِيهِۦ مُهَانًا69 إِلَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ عَمَلٗا صَٰلِحٗا فَأُوْلَٰٓئِكَ يُبَدِّلُ ٱللَّهُ سَيِّـَٔاتِهِمۡ حَسَنَٰتٖۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا70﴾

"Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.

Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar."

Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë." (El Furkan, 68-70) Pejgamberi ﷺ ka thënë:

«الإِسْلَامُ يَهْدِمُ مَا كَانَ قَبْلَهُ، وَالتَّوبَةُ تَهْدِمُ مَا كَانَ قَبْلَهَا».

"Islami i shkatërron gjynahet që janë bërë më parë, dhe pendimi i fshin gjynahet e kaluara." Si dhe hadithi i Profetit (paqja qoftë mbi të!):

«التَّائِبُ مِنَ الذَّنْبَ كَمَنْ لَا ذَنْبَ لَهُ».

"Ai që pendohet nga mëkati është si ai që nuk ka asnjë mëkat."

Ajetet dhe hadithet që kanë këtë kuptim janë të shumta.

I lutem Allahut të Madhëruar e të Lartësuar të na e tregojë të vërtetën si të vërtetë dhe të na e bëjë të mundur pasimin e saj, të na e tregojë të pavërtetën si të pavërtetë dhe të na e bëjë të mundur shmangien e saj, të na e bëjë të mundur neve dhe autorit të artikullit Abdul-Fettahut dhe të gjithë muslimanëve, pendimin e sinqertë. Të na ruajë të gjithëve nga sprovat mashtruese dhe nga nënshtrimi ndaj epshit dhe shejtanit. Padyshim Allahu është i Plotfuqishëm ta bëjë të mundur një gjë të tillë.

Salavatet dhe selamet qofshin për profetin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij, dhe për të gjithë ata që i ndjekin ata me vepra të mira deri në ditën e gjykimit!

 

 

***

Përmbajtja

 

Besimi i saktë dhe çfarë bie ndesh me të 2

Baza e parë: besimi në Allahun e Lartësuar. 6

Baza e dytë: besimi në melekët, 20

Baza e tretë: Besimi në librat. Në këtë bazë përfshihen dy çështje: 21

Baza e katërt: Besimi në të dërguarit. 23

Baza e pestë: besimi në Ditën e Fundit 25

Baza e gjashtë: Besimi në kaderin. 25

Besimet që bien ndesh me besimin e vërtetë. 31

Broshura e dytë: Rreth gjykimit të kërkimit të ndihmës nga Pejgamberi 40

Broshura e tretë. 58

Rreth gjykimit të kërkimit të ndihmës prej xhinëve dhe djajve dhe zotimit për ta. 58

Broshura e katërt: 80

Në lidhje me gjykimin mbi euradet (programet e përditshme të adhurimit vullnetar) me përmbajtje heretike dhe pagane. 80

Broshura e pestë: 106

Gjykimi mbi festimin e datëlindjes së Profetit dhe i datëlindjeve të tjera. 106

Broshura e gjashtë: 117

Dispozita e festimit të Natës së Israsë dhe Miraxhit. 117

Broshura e shtatë: 124

Gjykimi mbi festimin e Natës së mesit të muajit të Shabanit. 124

Broshura e tetë: 139

Paralajmërim i rëndësishëm lidhur me gënjeshtrën e testamentit që i atribuohet 139

Shejh Ahmedit, shërbëtorit të Haremit të Nderuar Profetik. 139

Broshura e nëntë: Gjykimi mbi magjinë dhe fallin dhe mbi gjithçka që ka lidhje me to 155

Broshura e dhjetë: Paralajmërimi nga ndërtimi i xhamive mbi varre. 172

Broshura e njëmbëdhjetë: Varrimi i të vdekurve në xhami 178

Broshura e dymbëdhjetë: Sqarim mbi kufrin dhe devijimin e atij që pretendon se dalja nga sheriati i Muhamedit (paqja qoftë mbi të) është i lejuar për këdo. 181

 

***

 


Transmetuan Buhariu nr.2856 dhe Muslimi nr.30

E shënojnë Lalekai në Sherh Usul el-I’tikad (735); dhe Ibn Abdi el-Berri në Xhamiu’l-ilm ue fadlihi (1801), por me fjalën “hadithet (e cilësive)” në vend të “ajeteve të cilësive”; teksti i tij është: “Transmetoni këto hadithe ashtu siç kanë ardhur dhe mos polemizoni për to.”

(E shënon Bejhekiu në “El-Esma ues-Sifat”, numër 865; zinxhirin e tij e ka saktësuar Ibn Tejmije në “El-Hamevije” (f. 269); dhe Dhehebiu ka thënë në “El-Ard” (2/223): “Transmetuesit e tij janë imamë të besueshëm.”)

(E shënojnë Lalekai në “Sherhu usulil itikad”, numër 930; Bejhekiu në “El-esma ues-sifat”, numër 955)

E shënojnë Lalekai, në “Sherhu usulil itikad”, numër 665 dhe Bejhekiu, në “El-esma ues-sifat”, numër 868)

E shënojnë Lalekai në “Sherhu usulil itikad”, numër 664; Ebu Nuajmi në “Hiljetul evlija”, 325/6; dhe Bejhekiu në “El-esma ues-sifat”, numër 867).

E shënojnë Muzekiu në “El-Muzekijat”, nr. 29, Ibn Bettah në “El-Ibaneh”, nr. 120, dhe Lalekai në “Sherh Usulil itikad”, nr. 663

Transmetoi Darimiu në "Refuzimi ndaj Xhehmive" nr.67 dhe Bejhekiu në "Emrat dhe Cilësitë" nr.903

E shënon Dhehebiu në “El-Uluv” (464), ndërsa Albani në “Muhtesar el-Uluv” (f. 184) ka thënë: "Ky është zinxhir i saktë, transmetuesit e tij janë të besueshëm e të njohur."

Shih Tefsir Ibn Kethir, 3/426,427.

Transmetoi Buhariu nr.22, nga hadithi i Ebu Seid el-Hudriut, Allahu qoftë i kënaqur me të!

Transmetoi Muslimi nr.2996 nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të)

Transmetuan Buhariu nr. 3651 dhe Muslimi nr. 2533, nga hadithi i Abdullah ibn Mes'udit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)

E shënon Muslimi nr.1920, nga hadithi i Theubanit, Allahu qoftë i kënaqur me të!

E shënon Ibën Maxheja nr. 3952, nga hadithi i Theubanit (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe e kanë vlerësuar të saktë Ibn Hibani nr. 6714 dhe Hakimi nr. 8653.

E shënoi Tirmidhiu nr. 2641, nga hadithi i Abdullah ibn Amrit - Allahu qoftë i kënaqur me të. Munavi në Fejdul-Kadir (5/347) ka thënë: "Në të është Abdurrahman ibn Zijad el-Ifriki; Dhehebiu ka thënë: 'E kanë cilësuar të dobët'." Dhe e cilësoi të saktë Albani në Sahihu-l-Xhami' nr. 5343.

Kjo porosi u botua në një broshurë me numër 17 nga Kryesia e Përgjithshme e Drejtorive të Kërkimeve Shkencore, të Fetvave, të Thirrjes dhe të Orientimit, në vitin 1402, hixhri.

Transmetoi Muslimi nr. 8.