حُكْمُ السِّحْرِ وَالكِهَانَةِ
وَمَا يَتَعَلَّقُ بِهَا
Gjykimi i magjisë dhe i fallit dhe çështjet që lidhen me to
لِسَمَاحَةِ الشَّيْخِ العَلَّامَةِ
عَبْدِ العَزِيزِ بْنِ عَبْدِ اللهِ بْنِ بَازٍ
رَحِمَهُ اللهُ
Autori: Hoxha i nderuar
Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Broshura e nëntë:
Gjykimi mbi magjinë dhe fallin dhe mbi gjithçka që ka lidhje me to1
Çdo lavdërim i takon vetëm Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin për atë, pas të cilit nuk ka profet tjetër.
Duke marrë parasysh shtimin e sharlatanëve në kohët e fundit, të cilët pretendojnë se janë mjekë dhe trajtojnë nëpërmjet sihrit ose fallit, përhapjen e tyre në disa vende dhe shfrytëzimin e njerëzve naivë, te të cilët mbizotëron padituria, e pashë të arsyeshme, në kuadër të këshillës për hir të Allahut, të sqaroj rrezikun e madh që kjo bart për Islamin dhe muslimanët, ngase kjo bën që njerëzit të mbështeten te dikush tjetër përveç Allahut të Lartësuar në kundërshtim të urdhrit të Tij dhe të urdhrit të Profetit ﷺ.
Prandaj them, duke kërkuar ndihmë prej Allahut të Lartësuar: Mjekimi lejohet unanimisht, dhe muslimanit i lejohet të shkojë te mjeku i sëmundjeve të brendshme, te kirurgu, te neurologu e të ngjashëm me ta, që t’ia diagnostikojë sëmundjen dhe ta mjekojë me ilaçet e përshtatshme, të lejuara fetarisht, sipas dijes së tij në shkencën e mjekësisë, sepse kjo klasifikohet te marrja e shkaqeve të zakonshme dhe nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu. Allahu i Lartësuar e ka zbritur sëmundjen dhe bashkë me të edhe ilaçin, por disa e gjejnë ilaçin e disa nuk arrijnë ta gjejnë. Mirëpo Allahu i Lartësuar nuk e ka vendosur shërimin e robërve të Tij në atë që ua ka ndaluar atyre.
Prandaj nuk i lejohet të sëmurit të shkojë te falltarët që pretendojnë se e dinë të fshehtën, për të marrë prej tyre vesh sëmundjen e tij, ashtu siç nuk i lejohet t’u besojë atyre në atë që i tregojnë, sepse ata flasin me hamendje për të fshehtën, ose thërrasin xhinët për t’u ndihmuar në atë që duan. Këta, nëse pretendojnë njohjen e së fshehtës, gjykohen që kanë bërë kufër (mosbesim) dhe devijim.
Muslimi e shënon në "Sahihun" e tij se Profeti ﷺ ka thënë:
«مَنْ أَتَى عَرَّافًا فَسَأَلَهُ عَنْ شَيْءٍ، لَمْ تُقْبَلْ لَهُ صَلَاةٌ أَرْبَعِينَ يَوْمًا».
"Atij që shkon te falltari dhe e pyet për diçka, nuk do t’i pranohet namazi dyzet ditë."
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
«مَنْ أَتَى كَاهِنًا فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ، فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ».
"Kush shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ." E transmeton Ebu Davudi dhe e shënojnë autorët e katër Suneneve. Hakimi e ka klasifikuar hadith të saktë nga Pejgamberi ﷺ me fjalët:
«مَنْ أَتَى عَرَّافًا أَوْ كَاهِنًا فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ، فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ».
"Kush shkon tek një falltar a fatthënës dhe i beson atij në atë që ai e thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ."
Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«لَيْسَ مِنَّا مَنْ تَطَيَّرَ أَوْ تُطُيِّرَ لَهُ، أَوْ تَكَهَّنَ أَوْ تُكُهِّنَ لَهُ، أَوْ سَحَرَ أَوْ سُحِرَ لَهُ، وَمَنْ أَتَى كَاهِنًا فَصَدَّقَهُ بِمَا يَقُولُ، فَقَدْ كَفَرَ بِمَا أُنْزِلَ عَلَى مُحَمَّدٍ ﷺ».
"Nuk është prej nesh ai që bazohet në ogurin e zi e as ai i cili i kërkon dikujt të bazohet në ogurin e zi për të, e as ai që që bën fall ose shkon tek ai që bën fall, e as ai që bën magji ose i kërkon dikujt të bëjë magji për të. Ai që shkon te falltari dhe i beson asaj që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit ﷺ." E transmeton Bezzari me sened (zinxhir) të mirë.
Në këto hadithe fisnike ndalohet të shkosh te fatthënësit (ar. arraf), falltarët (ar. kahin), magjistarët dhe të ngjashmit me ta, si edhe t’i pyesësh dhe t’u besosh dhe në to ka kërcënim të ashpër për këtë.
Nuk lejohet të mashtrohet njeriu nga vërtetësia e fjalëve të tyre në disa çështje, e as nga numri i madh i njerëzve që u shkojnë, sepse ata janë injorantë dhe nuk lejohet që njerëzit të mashtrohen prej tyre. I Dërguari Allahut ﷺ e ka ndaluar shkuarjen tek ata, t’i pyesësh dhe t’u besosh atyre, sepse në këtë ka ligësi të madhe, rrezik të rëndë dhe pasoja të kobshme, dhe sepse ata janë gënjeshtarë e të prishur.
Po ashtu, në këto hadithe ka dëshmi për kufrin e falltarit dhe të atij që bën magji, sepse të dy pretendojnë se e dinë të fshehtën, dhe kjo është kufër. Gjithashtu, ata nuk arrijnë te qëllimi i tyre veçse duke u shërbyer xhindëve dhe duke i adhuruar ata përveç Allahut, e kjo është kufër ndaj Allahut dhe shirk, i Lartësuar qoftë Ai. Edhe ai që u beson atyre në pretendimin e tyre për njohjen e të fshehtës, është si ata. Dhe kushdo që i merr këto gjëra nga ata që i ushtrojnë, i Dërguari i Allahut ﷺ është i distancuar prej tij.
Po ashtu nuk i lejohet muslimanit t’i nënshtrohet asaj që ata pretendojnë se është mjekim, siç janë pëshpëritjet e tyre me talismane ose hedhja e plumbit të shkrirë, si dhe bestytni të tjera të ngjashme me ato që ata i praktikojnë, sepse kjo bën pjesë te falli dhe është mashtrim ndaj njerëzve. Kush pajtohet me këtë, ai i ka ndihmuar ata në të pavërtetën e tyre dhe në kufrin e tyre.
Po ashtu nuk lejohet që asnjë musliman të shkojë tek ata për t’i pyetur se me kë do të martohet i biri i tij ose i afërmi i tij, apo rreth asaj që do të ketë mes bashkëshortëve dhe familjeve të tyre nga dashuria dhe besnikëria, ose nga armiqësia dhe ndarja, e të ngjashme. Sepse kjo është nga të fshehtat, të cilat nuk i di askush tjetër pos Allahut të Gjithëdijshëm.
Prandaj është obligim për udhëheqësit, për vëzhguesit dhe për çdo njeri tjetër që ka mundësi e pushtet t'i ndalojnë njerëzit nga shkuarja te falltarët, parashikuesit e fatit etj. T'i ndalojnë të gjithë ata që merren me diç prej këtyre gjërave në tregje e gjetiu, t'i qortojnë me qortimin më të ashpër, si edhe të qortojnë dhe ata që u shkojnë.
Ashtu edhe sihri është prej gjërave të ndaluara që janë kufër (mosbesim), siç thotë Allahu i Lartësuar sa i përket dy melekëve:
﴿...وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنۡ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَآ إِنَّمَا نَحۡنُ فِتۡنَةٞ فَلَا تَكۡفُرۡۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنۡهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِۦ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَزَوۡجِهِۦۚ وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِۦ مِنۡ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمۡ وَلَا يَنفَعُهُمۡۚ وَلَقَدۡ عَلِمُواْ لَمَنِ ٱشۡتَرَىٰهُ مَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنۡ خَلَٰقٖۚ وَلَبِئۡسَ مَا شَرَوۡاْ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمۡۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ﴾
"Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: 'Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!' Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!" (El Bekare, 102)
Këto ajete fisnike tregojnë se magjia është kufër (mosbesim) dhe se magjistarët i ndajnë bashkëshortët nga njëri tjetri. Po ashtu tregojnë se magjia nuk ndikon nga vetja e vet, as në dobi e as në dëm të dikujt, por ndikon vetëm me lejen e Allahut, lejen e Tij krijuese dhe përcaktuese, sepse Allahu i Lartësuar është Ai që ka krijuar të mirën dhe të keqen.
Ajeti fisnik tregon gjithashtu se ata që mësojnë magjinë, në të vërtetë mësojnë vetëm atë që i dëmton e nuk u bën dobi, dhe se ata nuk kanë te Allahu kurrfarë hiseje, domethënë: (fat a pjesë). Ky është një kërcënim i ashpër që tregon humbjen e rëndë të tyre në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe se ata i kanë shitur shpirtrat e tyre për çmimin më të ulët. Prandaj Allahu i Lartësuar i ka qortuar për këtë duke thënë:
﴿...وَلَبِئۡسَ مَا شَرَوۡاْ بِهِۦٓ أَنفُسَهُمۡۚ لَوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ﴾
"Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!" (El Bekare, 102) Në këtë ajet është përdorur fjala "blej" në kontekstin e shitjes.
Me të vërtetë, ka pasur dëme të mëdha dhe sprova të rënda për shkak të këtyre trilluesve, të cilët i trashëguan këto dije nga idhujtarët dhe me to i mashtruan naivët. Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi. Na mjafton Allahu – vetëm Atij i jemi dorëzuar!
I lutemi Allahut të Madhëruar për mirëqenie dhe ruajtje nga e keqja e magjistarëve, falltarëve dhe gjithë sharlatanëve! Atë e lusim t’i ruajë muslimanët nga e keqja e tyre, si dhe t’u japë sukses udhëheqësve të muslimanëve për të treguar kujdes ndaj tyre dhe për të zbatuar gjykimin e Allahut mbi ta, derisa robërit të çlirohen nga dëmet dhe veprat e tyre të liga. Padyshim Ai është Dhënës dhe Bujar.
Allahu i Lartësuar ua ka ligjësuar robërve të Tij mënyrat me të cilat ata mund të ruhen nga e keqja e magjisë para se të ndodhë, dhe ua ka sqaruar atyre si të trajtohet ajo pas ndodhjes së saj, si mëshirë dhe mirësi nga ana e Tij për ta.
Në vijim po shpjegojmë mënyrat e ruajtjes nga rreziku i sihrit (magjisë) para se të ndodhë, si edhe mënyrat e ligjshme fetarisht, me të cilat trajtohet pasi të ketë ndodhur:
Së pari: Mjetet me të cilat shmanget rreziku i magjisë para se të ndodhë ku më i rëndësishmi e më i dobishmi prej të cilëve është mbrojtja përmes dhikrit të ligjësuar nga Sheriati, si dhe me lutjet dhe suret mbrojtëse që janë transmetuar nga Profeti (alejhis selam). Ndër të cilat është: leximi i Ajetul-Kursij, i cili është ajeti më madhështor në Kuranin Famëlartë, pas çdo namazi farz, pas selamit. Ajeti i Kursisë është si vijon:
﴿ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡحَيُّ ٱلۡقَيُّومُۚ لَا تَأۡخُذُهُۥ سِنَةٞ وَلَا نَوۡمٞۚ لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ مَن ذَا ٱلَّذِي يَشۡفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذۡنِهِۦۚ يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡۖ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيۡءٖ مِّنۡ عِلۡمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَۚ وَسِعَ كُرۡسِيُّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۖ وَلَا يَـُٔودُهُۥ حِفۡظُهُمَاۚ وَهُوَ ٱلۡعَلِيُّ ٱلۡعَظِيمُ255﴾
"Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!" (El Bekare, 255) Gjithashtu lexohet edhe para gjumit, sepse është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ka thënë:
«مَنْ قَرَأَ آيَةَ الْكُرْسِيِّ فِي لَيْلَةٍ، لَمْ يَزَلْ عَلَيْهِ مِنَ اللَّهِ حَافِظٌ، وَلَا يَقْرَبُهُ شَيْطَانٌ حَتَّى يُصْبِحَ».
"Atë që e lexon Ajetin Kursij gjatë natës, mbi të do të ketë një ruajtës nga Allahu, dhe nuk i afrohet asnjë shejtan deri në mëngjes."
Prej këtyre sureve dhe lutjeve mbrojtëse është edhe leximi i:
﴿قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ1﴾
"Kul Huvallahu ehad..."
﴿قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ1﴾
"Kul eudhu birabbil felek..."
﴿قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ1﴾
"Kul eudhu birabbin nas..." (En Nas) Pas çdo namazi farz dhe leximi i këtyre tri sureve nga tri herë në fillim të ditës pas namazit të sabahut dhe në fillim të natës pas namazit të akshamit.
Gjithashtu: leximi i dy ajeteve të fundit të sures el Bekare në fillim të natës. Këto dy ajete janë si vijon:
﴿ءَامَنَ ٱلرَّسُولُ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مِن رَّبِّهِۦ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَۚ كُلٌّ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ لَا نُفَرِّقُ بَيۡنَ أَحَدٖ مِّن رُّسُلِهِۦۚ وَقَالُواْ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَاۖ غُفۡرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيۡكَ ٱلۡمَصِيرُ285﴾
"I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): 'Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij'. Ata thonë: 'Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe te Ti do të kthehemi!'" Deri në fund të sures El Bekare.
Pasi është transmetuar në mënyrë të saktë nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:
«مَنْ قَرَأَ الآيَتَيْنِ مِنْ آخِرِ سُورَةِ البَقَرَةِ فِي لَيْلَةٍ كَفَتَاهُ».
"Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë." Kuptimi i fjalës "do t'i mjaftojnë" është se ato do t'i mjaftojnë për ta mbrojtur nga çdo e keqe (Allahu është më i Dijshmi). Gjithashtu shtimi i kërkimit të mbrojtjes me: "Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek" (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar), natën dhe ditën, si dhe kur zbret për të pushuar apo bujtur në çfarëdo vendi, qoftë në ndërtesë apo në shkretëtirë, ose në ajër apo në det, bazuar në thënien e Profetit ﷺ:
«مَن نَزَلَ مَنْزِلًا فَقالَ: أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللهِ التَّامَّاتِ مِن شَرِّ ما خَلَقَ، لَمْ يَضُرَّهُ شَيءٌ حتَّى يَرْتَحِلَ مِن مَنْزِلِهِ ذَلِكَ».
"Ai që zbret për të pushuar apo bujtur në një vend dhe thotë: 'Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek' (Kërkoj mbrojtje nëpërmjet fjalëve të përsosura të Allahut nga e keqja që ka krijuar)!, nuk do të dëmtohet nga asgjë derisa të largohet nga ai vend."
Gjithashtu të thuhet në fillim të ditës dhe në fillim të natës, tri herë:
«بِسْمِ اللهِ الَّذِي لَا يَضُرُّ مَعَ اسْمِهِ شَيءٌ فِي الأَرْضِ وَلَا فِي السَّمَاءِ، وَهُوَ السَّمِيعُ العَلِيمُ».
"Bismil-lãhil-ledhĩ lã jeḍurr-rru me’asmihi shej’un fil-erḍi ue lã fis-semãi ue huves-Semĩ’ul ‘Alĩm"
(Me emrin e Allahut, me emrin e të Cilit nuk mund të bëjë dëm asgjë në Tokë e as në qiell. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi.)
Këto duhet t'i themi sepse rekomandimi për t'i thënë këto lutje përcillet në mënyrë të saktë nga Profeti ﷺ, dhe sepse këto lutje janë shkak për ruajtje nga çdo e keqe.
Së dyti: Mënyrat e trajtimit të sihrit (magjisë) pas ndodhjes së saj. Trajtimi ka disa mënyra të cilat janë:
E para: Lutja dhe përgjërimi i shpeshtë ndaj Allahut të Madhëruar që të të ndihmojë në largimin e të keqes dhe eliminimin e dëmit.
E dyta: Bërja e përpjekjeve për të zbuluar vendndodhjen e magjisë, qoftë në tokë, në mal apo gjetiu. Nëse zbulohet dhe nxirret e asgjësohet, magjia prishet. Kjo është prej trajtimeve më të dobishme të magjisë.
E treta: Rukja me dhikër dhe lutje të ligjëruara në sheriat. Ato janë të shumta por këtu veçojmë:
Lutjet e sakta të thëna nga i Dërguari i Allahut ﷺ:
«اللَّهُمَّ رَبَّ النَّاسِ، أَذْهِبِ الْبَأْسَ، وَاشْفِ أَنْتَ الشَّافِي، لَا شِفَاءَ إِلَّا شِفَاؤُكَ، شِفَاءً لَا يُغَادِرُ سَقَمًا».
"All-llãhumme Rabben-nãs, edhhib el-be’s, veshfi, ente esh-Shâfi, lâ shifâ’e illâ shifâ’uke, shifâ’en lâ jugâdiru sekama!" (O Allah, Zoti i njerëzve! Largoje të keqen dhe shëroje,Ti je Shëruesi; nuk ka shërim përveç shërimit Tënd, shërim që nuk lë asnjë sëmundje.) Kjo thuhet tri herë.
Gjithashtu rukja që ia bëri Xhibrili Pejgamberit ﷺ, e cila është:
«بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ، مِنْ كُلِّ شَيْءٍ يُؤْذِيكَ، وَمِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ أَوْ عَيْنِ حَاسِدٍ، اللَّهُ يَشْفِيكَ، بِسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ».
"Me emrin e Allahut të bëj rukje, nga çdo gjë që të dëmton, dhe nga e keqja e çdo shpirti apo syri ziliqar. Allahu të shëroftë! Me emrin e Allahut të bëj rukje." Dhe kjo përsëritet tri herë.
Gjithashtu – ky është një trajtim i dobishëm për burrin kur i bëhet magji që të mos bëjë dot marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij –: të marrë shtatë gjethe të siderit të gjelbër, t’i shtypë me një gur ose diçka të ngjashme, t’i vendosë në një enë, të hedhë mbi to aq ujë sa i mjafton për gusël dhe të lexojë mbi të:
Ajeti Kursinë, dhe
﴿قُلۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡكَٰفِرُونَ1﴾
"Kul ja ejjuhel kafirun" (El-Kafirun), dhe
﴿قُلۡ هُوَ ٱللَّهُ أَحَدٌ1﴾
"Kul huvallahu ehad" (El-Ihlas), dhe
﴿قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلۡفَلَقِ1﴾
"Kul eudhu birabbil felek" (el-Felek), dhe
﴿قُلۡ أَعُوذُ بِرَبِّ ٱلنَّاسِ1﴾
"Kul eudhu birabbin nas" (en-Nas)
Si dhe ajetet e magjisë që janë në suren el Araf, të cilat janë:
﴿وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَلۡقِ عَصَاكَۖ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ117 فَوَقَعَ ٱلۡحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ118 فَغُلِبُواْ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُواْ صَٰغِرِينَ119﴾
"Atëherë Ne i kumtuam Musait: 'Hidhe shkopin tënd!' dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata.
Në këtë mënyrë, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata.
Kështu, Faraoni dhe njerëzit e tij u mundën dhe u kthyen të poshtëruar." (El Araf, 117-119)
Gjithashtu ajetet në Suren Junus, të cilat janë:
﴿وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ ٱئۡتُونِي بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٖ79 فَلَمَّا جَآءَ ٱلسَّحَرَةُ قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلۡقُواْ مَآ أَنتُم مُّلۡقُونَ80 فَلَمَّآ أَلۡقَوۡاْ قَالَ مُوسَىٰ مَا جِئۡتُم بِهِ ٱلسِّحۡرُۖ إِنَّ ٱللَّهَ سَيُبۡطِلُهُۥٓ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُصۡلِحُ عَمَلَ ٱلۡمُفۡسِدِينَ81 وَيُحِقُّ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُجۡرِمُونَ82﴾
"Faraoni tha: 'M’i sillni të gjithë magjistarët e shkathët!'
Pasi erdhën magjistarët, Musai u tha: 'Hidhni ç’keni për të hedhur'!
Kur ata i hodhën, Musai tha: 'Kjo që keni sjellë ju, është magji dhe vërtet, Allahu do ta shkatërrojë atë. Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve.
Allahu, me fjalën e Tij e forcon të Vërtetën, edhe sikur ta urrejnë keqbërësit këtë!'" (Junus, 79-82)
Dhe ajetet që janë në Suren Taha:
﴿قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَلۡقَىٰ65 قَالَ بَلۡ أَلۡقُواْۖ فَإِذَا حِبَالُهُمۡ وَعِصِيُّهُمۡ يُخَيَّلُ إِلَيۡهِ مِن سِحۡرِهِمۡ أَنَّهَا تَسۡعَىٰ66 فَأَوۡجَسَ فِي نَفۡسِهِۦ خِيفَةٗ مُّوسَىٰ67 قُلۡنَا لَا تَخَفۡ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡأَعۡلَىٰ68 وَأَلۡقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلۡقَفۡ مَا صَنَعُوٓاْۖ إِنَّمَا صَنَعُواْ كَيۡدُ سَٰحِرٖۖ وَلَا يُفۡلِحُ ٱلسَّاحِرُ حَيۡثُ أَتَىٰ69﴾
"Ata thanë: 'O Musa, ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët'.
Ai tha: 'Jo, hidhni ju!' Dhe ja tek i dukeshin atij litarët dhe shkopinjtë e tyre se po rendnin vërtet, për shkak të magjisë së tyre.
Atëherë Musai ndjeu frikë në vetvete.
Ne i thamë: 'Mos u frikëso, se, në të vërtetë, ti do të fitosh!'
Hidhe atë që mban në dorën e djathtë: do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata, sepse ajo që kanë bërë ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve; e, magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet." (Taha, 65-69)
Pas leximit mbi ujë të pjesëve që përmendëm më sipër, pin prej ujit tri gllënjka dhe me pjesën e mbetur lahet. Dhe me këtë largohet sëmundja, në dashtë Allahu. E nëse paraqitet nevoja që të përdoret dy herë a më shumë, mund ta bëjë derisa të largohet sëmundja.
Prandaj këto dhikre (përmendje të Allahut), lutje të mbrojtjes dhe këto mënyra janë prej shkaqeve më të mëdha për t’u ruajtur nga e keqja e magjisë dhe nga të këqijat e tjera. Po ashtu ato janë arma më e fuqishme për largimin e magjisë pasi të ketë ndodhur, për atë që u përmbahet atyre me sinqeritet dhe besim, me bindje tek Allahu, me mbështetje tek Ai dhe me zemër të ngushëlluar nga përmbajtja e këtyre lutjeve dhe ajeteve.
Kjo ishte ajo që pata mundësi të sqaroj në lidhje me çështjet me të cilat njeriu mbrohet nga magjia dhe trajtohet nga ajo. Allahu është Zotëruesi i suksesit.
Këtu parashtrohet një çështje e rëndësishme që është trajtimi i magjisë me anë të veprave të magjistarëve, që bëhet duke iu afruar xhinëve me therje kurbani ose me ndonjë afrim tjetër, gjë e cila nuk lejohet, sepse është punë e shejtanit, madje është prej shirkut të madh. Po ashtu, nuk lejohet shërimi i tij duke pyetur falltarët, fatthënësit dhe sharlatanët, dhe duke përdorur metodat që thonë, sepse ata nuk besojnë dhe janë gënjeshtarë të shthurur që pretendojnë njohjen e së fshehtës dhe i mashtrojnë njerëzit. Profeti ﷺ ka paralajmëruar nga shkuarja tek ata, interesimi tek ata dhe besimi në ta, siç është sqaruar më herët në fillim të kësaj broshure. Prandaj është obligim të kihet kujdes nga kjo, dhe është vërtetuar në mënyrë të saktë nga i Dërguari i Allahut ﷺ se është pyetur për prishjen e magjisë (ar. nushrah), e në atë rast ka thënë:
«هِيَ مِنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ».
«Ajo është prej punëve të shejtanit» Shënon Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi me zinxhir të mirë.
Prishja e magjisë (ar. nushrah) është zgjidhja e magjisë nga ai të cilit i është bërë magji. Qëllimi i tij ﷺ me këtë fjalë është: prishja e magjisë sipas mënyrës që e praktikonin njerëzit e periudhës paraislame të cilët i kërkonin magjistarit ta prishë magjinë, ose prishja e saj me një magji të ngjashme nga një magjistar tjetër.
Sa i përket zgjidhjes - prishjes së magjisë me rukje dhe me lutjet mbrojtëse sheriatike, si edhe me ilaçe të lejuara, nuk ka asgjë të keqe në këtë, siç u përmend më parë. Këtë e kanë pohuar qartë: Imam Ibn Kajimi dhe shejh Abdurrahman ibn Hasen, në Fet'hu-l-Mexhid (Allahu i mëshiroftë të dy!), dhe këtë e kanë pohuar gjithashtu edhe të tjerë prej dijetarëve.
Allahut i lutemi t’u japë muslimanëve mbarëvajtje, mbarësi e mbrojtje nga çdo e keqe, t’ua ruajë fenë e tyre, t’u japë atyre kuptim të saktë në fe, si dhe shpëtim nga çdo gjë që bie ndesh me Sheriatin e Tij.
Salavatet dhe selamet qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
***
Kjo porosi u botua në një broshurë me numër 17 nga Kryesia e Përgjithshme e Drejtorive të Kërkimeve Shkencore, të Fetvave, të Thirrjes dhe të Orientimit, në vitin 1402, hixhri.