PHPWord

 

 

 

 

دَفْنُ المَوتَى فِي المَسَاجِدِ

 

 

 

Varrosja e të vdekurve në xhami

 

لِسَمَاحَةِ الشَّيْخِ العَلَّامَةِ

عَبْدِ العَزِيزِ بْنِ عَبْدِ اللهِ بْنِ بَازٍ

رَحِمَهُ اللهُ

 

Autori: Hoxha i nderuar

Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz

 

 


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Broshura e njëmbëdhjetë:

Varrimi i të vdekurve në xhami

Me emrin e Allahut! Lavdërimi i takon Allahut! Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij dhe mbi ata që ecin sipas udhëzimit të tij. E më tej:

Lexova gazetën «El-Hartum» të datës: 17/4/1415 h.; dhe pashë se në të ishte botuar një njoftim për varrosjen e Sejjid Muhamed el-Hasan el-Idrisit pranë babait të tij, në xhaminë e tyre në qytetin Um Durman... 

Nisur nga detyra e këshillimit të muslimanëve dhe kritikimit të së keqes që Allahu na e ka ngarkuar, e pashë të arsyeshme të tërheq vëmendjen se varrosja në xhami është çështje e palejuar, madje është prej rrugëve që shpien në shirk (idhujtari), dhe prej veprave të hebrenjve dhe të krishterëve, për të cilat Allahu i ka qortuar dhe i Dërguari i Zotit, -sal-lallahu alejhi ue sel-lem- i ka mallkuar, siç ceket në sahihun e Buhariut dhe të Muslimit, nga Aisheja, -radijallahu anha!-, se Profeti, sal-lallahu alejhi ue sel-lem!, ka thënë:

«لَعَنَ اللَّهُ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى، اتَّخَذُوا قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ مَسَاجِدَ».

"Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët, ata i shndërruan varret e të dërguarve në faltore!" Në “Sahihun” e Muslimit shënohet se Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcjell se Profeti ﷺ ka thënë:

«أَلَا وَإِنَّ مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ كَانُوا يَتَّخِذُونَ قُبُورَ أَنْبِيَائِهِمْ وَصَالِحِيهِمْ مَسَاجِدَ، أَلَا فَلَا تَتَّخِذُوا الْقُبُورَ مَسَاجِدَ؛ فَإِنِّي أَنْهَاكُمْ عَنْ ذَلِكَ».

"Vërtet, ata që kanë qenë para jush i shndërruan varret e profetëve dhe të devotshmëve të tyre në faltore, mos i shndërroni varret në faltore, sepse unë ju ndaloj nga kjo!" Hadithet që kanë këtë kuptim janë të shumta.

Është obligim për muslimanët në çdo vend – si qeveritë ashtu edhe popujt –: ta kenë frikë Allahun, të ruhen prej asaj që Ai e ka ndaluar, dhe t’i varrosin të vdekurit e tyre jashtë xhamive, ashtu siç bënin Profeti ﷺ dhe shokët e tij, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, duke i varrosur të vdekurit jashtë xhamive, dhe kështu veproi edhe brezi i mirë pas tyre.

Sa i përket ekzistencës së varrit të Profetit ﷺ dhe të dy shokëve të tij, Ebu Bekrit dhe Umerit, – Allahu qoftë i kënaqur me ta! –, në xhaminë e tij ﷺ, kjo nuk merret si argument për varrosjen e të vdekurve në xhami, sepse ai ﷺ u varros në shtëpinë e tij – në shtëpinë e Aishes, – Allahu qoftë i kënaqur me të! –, pastaj u varrosën pranë tij dy shokët e tij. Kur Uelidi ibn Abdul-Melik e zgjeroi xhaminë, e futi dhomën brenda saj. Kjo ndodhi në krye të shekullit të parë të Hixhretit. Dijetarët e kundërshtuan një gjë të tillë, por ai e mendoi se kjo nuk duhej ta pengonte zgjerimin dhe se çështja ishte e qartë e nuk kishte arsye për keqkuptim.

Me këtë bëhet e qartë për çdo mysliman, se Profeti ﷺ dhe dy shokët e tij, nuk u varrosën në xhami, dhe futja e tyre në të për shkak të zgjerimit nuk është argument për lejimin e varrimit në xhami, sepse ata nuk janë në xhami, por janë në shtëpinë e tij ﷺ, dhe se vepra e El-Uelidit nuk është argument i vlefshëm për askënd në këtë çështje. Argumenti është në Librin e Allahut dhe dhe Sunnetin e Pejgamberit, dhe në konsensusin e brezit të parë të umetit –Allahu qoftë i kënaqur me ta–, dhe na bëftë prej pasuesve të tyre me punë të mira.

E shkrova këtë artikull si këshillë dhe lirim nga përgjegjësia, më datë: 14/5/1415 h.

Vetëm Allahu e jep suksesin. Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe ata që i ndoqën ata në mirësi!

 

***